OBI organizon takim mbi agresionet e sionistëve në BPLJ
Sekretariati i OBI njoftoi organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm në nivel ministrash të jashtëm për t’i përgjigjur kërcënimeve të qeverisë pushtuese sioniste për aneksimin e rajonit BPLJ.
Takimi do të organizohet në formën e një uebinari. Më herët Liga Arabe me anë të një deklarate të publikuar me rastin e 53-vjetori të pushtimit të rajonit BPLJ, Kodsit Lindor, Rripit të Gazës dhe lartësive Golan, planin për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara nga ana e regjimit sionist e ka cilësuar një krim lufte. Kryeministri i regjimit sionist kohët e fundit ka prezantuar një plan për aneksimin e rajonit BPLJ në fillim të muajit të ardhshëm. Ky vendim është pjesë e planit racist të shekullit të propozuar nga Donald Trump më 28 janar të këtij viti. Marrëveshja e Shekullit e propozuar nga Donald Trump u heq të gjitha të drejtat palestinezëve ndërkohë që plani është hartuar me akordimin e disa vendeve arabe si Arabia Saudite. Shumë vende të botës, personalitete, funksionarë, politikanë dhe fetarë kudo në botë e kanë dënuar këtë plan racist.