Luksemburgu paralajmëron Tel Avivin se njohja e Palestinës është e pashmangshme
Ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut në një intervistë me revistën “Spiegel”, ka paralajmëruar regjimin sionist në lidhje me zbatimin e planit për pushtimin e Bregut Perëndimor dhe ka deklaruar se në rast të zbatimit të këtij plani, njohja zyrtare e shtetit të pavarur të Palestinës nga ana e Bashkimit Evropian do të bëhet e pashmangshme.
Jean Asselborn në intervistë me “Spiegel”, ka kërkuar marrjen e qëndrimeve të ashpra nga ana e Bashkimit Evropian kundër planit për pushtimin dhe aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës nga ana e regjimit sionist.
Jean Asselborn me këtë rast deklaroi: “Veprimet e tilla si vendosja e sanksioneve kundër regjimit sionist ose njohja e shtetit të pavarur palestinez nga ana e Bashkimit Evropian, janë prej opsioneve të mundshme në këtë drejtim. Diskutimet në lidhje me njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës, do të marrin një energji plotësisht të re dhe unë njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës e konsideroj të pashmangshme”.
Ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut i cili më parë kishte bërë të ditur kundërshtimin e Austrisë dhe Hungarisë me planin e propozuar për ta paralajmëruar Tel Avivin, në intervistë me “Spiegel”, ka deklaruar se vendimi për njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës nuk ka nevojë për konsensus dhe pëlqimin e të gjithë 27 vendeve anëtare të BE.