Vaksina e virusit korona në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99798-vaksina_e_virusit_korona_në_evropë
Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 do të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Vaksina e virusit korona në Evropë

Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 do të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

Sipas njohurive të tanishme pritet “që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik”. Sidoqoftë pritet që edhe në Gjermani të mos ketë që në fillim në dispozicion vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime “si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, thuhet në njoftimet e RKI. Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike. Disa ditë më parë Instituti federal gjerman për Vaksinat dhe Barnat Biomjekësore “Paul Ehrlich” shprehu shpresën se vaksinat e para do të aprovoheshin në fillim të vitit. Në deklaratën e tij të fundit RKI paralajmëron për kujdes: sikurse në vendet e tjera edhe në Gjermani ka një rritje të re të infeksioneve me patogjenin SARS-CoV-2.