Shqipëri: Flakët marrin jetën e foshnjës tetë muajshe
Nëna dhe foshnja vetëm 8 muajsh kanë humbur jetën, pasi flakët e zjarrit përfshinë banesën në katin e parë të një pallati në Tepelenë.
Burime të policisë bënë të ditur se 32 vjeçarja sapo është ngritur nga gjumi me të voglin e saj, ka ndezur llampën më pas banesa është përfshirë nga flakët. Dyshohet se në dhomën që ngrohej me sobë me gaz ka patur rrjedhje gazi dhe elektriciteti ka shkaktuar flakë dhe shpërthim të bombulës. Ngjarja tragjike u shënua pasditen e së martës në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë. Edhe pse shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ka qënë e pamundur të shpëtohej jeta e nënës dhe foshnjes së saj. Ndërkaq mësohet se bashkëshorti dhe djali i madh i moshës 5 vjeç kishin dalë për të ndjekur një koncert që bashkia organizonte për festat e fundvitit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë bashkia e anuloi aktivitetin./oranews/