Situatë emergjente në veri të Shqipërisë
(last modified Sat, 07 Jan 2017 06:03:40 GMT )
Janar 07, 2017 07:03 Europe/Tirane
  • Situatë emergjente në veri të Shqipërisë

Siç pritej në bazë të buletineve meteorologjike, moti i ftohtë dhe me reshje dëbore ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si dhe duke shkaktuar probleme të tjera në rrjetet e energjisë, ujit të pijshëm etj.

Bora e dendur ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit dhe megjithë punën e pandërprerë të mjeteve borëpastruese, ka pasur zona që janë bllokuar ose mund të kalohen vetëm me ndihmën e zinxhirëve.Pasditen e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka kryer një inspektim të gjendjes në një segment të “Rrugës së Kombit” ku u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët e njëherësh të reduktojnë së më shumë të jetë e mundur, qarkullimin në këto kushte acari.Ministri Tahiri ka konfirmuar gadishmërinë e strukturave shtetërore dhe atyre të emergjencave për t’iu gjendur pranë shtetasve që mund të kenë probleme të shkaktuara nga kushtet e motit.Ndërkaq edhe Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka kryer një inspektim në aksin Peshkopi – Maqellarë, ku kishte pasur bllokim të rrugës, duke konfirmuar se nuk kishte asnjë mjet të bllokuar në rrugë, dhe se ky aks ishte funksional për qarkullimin e mjeteve./ora/

Tags