Selman Muhamedi (speciale për ditën e përkujtimit të Selman Farisi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i100487-selman_muhamedi_(speciale_për_ditën_e_përkujtimit_të_selman_farisi
Selman mund të jetë shëmbëlltyrë për çdo njeri që e kërkon të vërtetën dhe kërkon të arrijë përkryerjen njerëzore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 04, 2020 13:45 Europe/Tirane
  • Selman Muhamedi (speciale për ditën e përkujtimit të Selman Farisi

Selman mund të jetë shëmbëlltyrë për çdo njeri që e kërkon të vërtetën dhe kërkon të arrijë përkryerjen njerëzore.

Selman mund të jetë shëmbëlltyrë për çdo njeri që e kërkon të vërtetën dhe kërkon të arrijë përkryerjen njerëzore. Ai i cili për të arritur deri te liria e vërtetë, sakrifikon edhe lirinë e vet dhe vendos prangat e skllavërisë në qafë në mënyrë që vetë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. t’i vendosë atij kurorën e dinjitetit dhe krenarisë mbi kokën e tij dhe në lidhje me atë të thotë atë çfarë nuk ka thënë në lidhje me asnjërin prej shokëve të tij: “Selmani është prej neve Ehli Bejtit”.

Sot në shoqëritë islame të rrallë janë ata të cilët nuk e kanë dëgjuar emrin e Selman Farisi dhe kjo tregon pozitën dhe respektin e madh që gëzon ai në mesin e myslimanëve. Mirëpo fakti se një joarab të arrijë deri në këtë shkallë kaq të madhe të rëndësisë sa që vet Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. në lidhje me atë të thotë: “Selman është prej neve Ehli Bejtit”, tregon një të vërtetë që njohja e saj mund ta udhëzojë çdo njeri besimtar te Zoti dhe kërkues i të vërtetës, drejt arritjes së qëllimit final.

Busti i Selman Farisi në qytetin Kazerun

Ruzbe ose po ai Selman Farisi ishte rritur në një shoqëri e cila zjarrin e kishte idhull. Babai i tij ishte prej personaliteteve të shquara dhe parisë së rajonit në të cilin jetonte dhe ishte udhëheqës i komunitetit fetar në qytetin Xhej, një prej zonave të vjetra të qytetit Esfahan të sotshëm. Ai mundohej që djalin e vet ta bënte zëvendës të tij në këtë post. Mirëpo zemra dhe shpirti i Ruzbeut të ri e urrente shumë pozitën fetare të babait të vet. Selman Farisi nuk ishte i gëzuar dhe i lumtur as duke bredhur nëpër kopshte të bukura dhe të gjelbëruara që kishte në dispozicion familja e tij. Atë e mundonte shumë dallimi mes shtresave ose klasave që sundonte në shoqërinë në të cilën jetonte ai. Ai kur shikonte adhurimin e njerëzve që bënin, thoshte me vete: “Si adhurojnë zjarrin flakët e jetës të së cilit janë ndezur me duart e vet atyre? Përndryshe, mjafton një sasi e vogël e ujit që të shuaj flakën e shenjtë të atij zjarri dhe gjithashtu po t’i hedhës një grusht dhe, do të shuhet ai zjarr dhe sidoqoftë fundi i tij është shuarja dhe ai bëhet hir dhe era e bartë atë andej dhe këndej”. Me padyshim se rezultat i këtij mendimi racional në zemrën e Selman Farisi krijonte mosinteresim dhe padashuri ndaj zjarrit dhe ndaj të gjitha mësimeve fetare të babait të vet.

Të menduarit e urtë të Ruzbeut e udhëzoi atë drejt kësaj të vërtete se kjo botë ka një krijues. Një krijues i cili e ka krijuar zjarrin që ta shfrytëzojë njeriu. Ai nuk mund ta pranonte se Zoti i tij është i kënaqur nga superioriteti dhe sundimi i të pasurve mbi popullin e varfër. Si është e mundur që Zoti ta pranojë se robërit e tij të adhurojnë zjarrin të cilin Ai e ka krijuar për ta shfrytëzuar njerëzit për të mirën dhe nevojat e tyre dhe për t’u mbrojtur nga dëmet e mundshme?! Ruzbe filloi të reflektonte të thellohej me urtësi në mendimet e veta, ndërsa pastaj me irritim të madh, bërtiste: “Ky adhurim është adhurim i gabuar dhe i papranuar, ndërsa kjo shoqëri është shoqëri e degjeneruar!” Atëherë kur qetësohej nga irritomi, me dhimbje thoshte me vete: “Ku ta gjejë një person i cili do të më udhëzojë mua drejt atij Zoti të madh, krijuesit të botës së ekzistencës dhe krijuesit të çdo gjëje që ekziston?!”

Babai i Ruzbeut dëshironte që djali i tij të bëhet zëvendësues i tij në qendrën fetare të qytetit Xhi. Ai vet në lidhje me babanë e vet thoshte: “Dashuria e babait ndaj meje u bë shkak që ai mua të më mbyllë në shtëpi sikur një vajzë derisa u bëra shërbyes në faltoren e zjarrit”. Edhe pse mbyllja e Ruzbeut në shtëpi ishte bërë nga dashuria dhe mirësia e babait të tij dhe në mënyrë sipërfaqësore tregonte shqetësimin dhe brengosjen e babait për të birin e vet, mirëpo në realitet tregon brengosjen e tij në lidhje me shpirtin kërkues të së vërtetës që nuk e linte të qetë Ruzbeun. Me padyshim babai i tij e dinte shumë mirë se shpirti kërkues i të vërtetë i Ruzbeut, nuk do të qetësohet.

Megjithatë, me të gjitha përkujdesjet, babai në një ditë me plotë preokupime e punë të veta, i kërkoi Ruzbeut që në vend të tij, ai të shkonte në një fshat për t’u përkujdesur për pronat dhe pasuritë e tij, ndërsa pas shumë porosive, babai ia caktojë edhe kohën e kthimit dhe theksoi se ai duhet të kthehet me kohë dhe të mos vonohet. Ruzbe u nis drejt atij fshati për të zbatuar urdhrin e babait të vet. Mirëpo gjatë rrugës e pa një kishë dhe u ndal para asaj dhe dëgjoi zërin e bukur që vinte nga brenda asaj kishe dhe pastaj hyri në kishë. Aty pa një grup të njerëzve që faleshin. Përulja dhe përkushtimi drejt Zotit në namazin e tyre, e mahniti Ruzbeun. Ai shkoi pranë priftit të kishës dhe me ngadalë filloi të bisedojë me atë. Kaloi një kohë e gjatë dhe biseda e Ruzbeut me priftin zgjati shumë. Në fund, prifti i asaj kishe foli në lidhje me Shamin, vendlindjen e profetit Isa a.s..

Ruzbe kur u kthye në shtëpi, u përball me babanë e vet që ishte shqetësuar dhe me një ton të zemëruar, filloi ta qortojë djalin e vet duke i thënë: “Ku ishe deri më tani?”. Ruzbe me qetësi, i tha: “Gjatë rrugës takova një grup besimtarë të krishterë të cilët kryenin namaz dhe luteshin në një kish. U çudita nga veprimet që bënin ata dhe e kuptova se feja e tyre është më e mirë se sa feja jonë”. Babai i cili gjithnjë e përgatiste djalin e tij që të bëhet përgjegjës i faltores së zjarrit pas tij dhe për këtë arsye e detyronte atë që të kryejë të gjitha ceremonitë dhe ritualet e zoroastrizmit, tani e shikonte djalin e tij që thoshte: “Me padyshim, feja e krishterë është më e mirë se feja jonë”.

Babai në fillim u mundua që në mënyra të ndryshme ta bindte djalin e vet, mirëpo Ruzbe i refuzonte argumentet e babait të tij njërin pas tjetrit, ndërsa në fund ai i tha babait të tij: “I dashur baba! Ti në adhurimin e zjarrit po imiton etërit e tuaj, mirëpo më thuaj mua se çfarë pozite dhe rëndësie ka ky zjarr të cilin e ndezim me duart tona dhe me dru të tharë? Me të vërtetë jeta dhe vdekja e atij zjarri është në duart tona, atëherë si është e mundur që ai zjarr të jetë perëndia ynë?” Babai zemërohet shumë dhe e mbyll atë në shtëpi. Ruzbe për disa ditë qëndron në burg derisa një ditë një prej shërbëtorëve të tyre, të cilin Ruzbe kohë pas kohe e dërgonte te ai prift për të komunikuar me atë, erdhi pranë tij dhe i tha: “Prifti më ka informuar mua se nesër pasdite një karvan do të niset në drejtim të rajonit Sham”. Ruzbe u gëzua shumë dhe para se të agoi dita, me ngadalë dhe në errësirën e natës, iku nga shtëpia e vet dhe u iu bashkua atij karvani që shkonte në drejtim të rajonit Sham.

Ruzbe në çastet e para të arritjes në Damask si qendër e rajonit Sham, pyeti se ku ndodhet kleriku më i ditur i fesë së krishterë. Njerëzit e drejtuan atë drejt një prifti që jetonte në lagjen Mughare Al-Dem në bjeshkën Kasijun. Ruzbe me një përkushtim të madhe dhe me një vullnet të lartë, me kokën e përulur shkoi deri në shtëpinë e atij prifti të krishterë. Kur arriti atje, prifti e pyeti atë: “Kush je tij dhe çfarë po kërkon këtu?” Ruzbe iu përgjigj: “Unë jam nga qyteti Xhi i Iranit. Kam ardhur këtu që të bëhem nxënës i yti!” Këto fjalë të mira, e çuditën priftin tërësisht dhe filloi ta shikonte me vëmendje më të madhe fytyrën e të riut iranian. Ai shikonte Ruzbeun në sy dhe vërente zgjuarsinë dhe maturinë e tij, prandaj duke i shprehur mirëseardhje, e ftoi atë që të hyjë brenda në faltore.

Muajit kaluan me ngadalë. Ruzbe qëndroi pranë priftit dhe një kohë përkushtoj në mësime e hulumtime, një kohë në adhurim dhe një kohë dëgjonte shpjegimin e frazave dhe fjalive të paqarta të librit të shenjtë Inxhilit. Më pas fati ishte ashtu që me vdekjen e priftit, u ndanë ata dytë dhe Ruzbe përsëri u nis për të kërkuar të vërtetën. Ai një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kalo në udhëtime dhe kaloi bjeshkë e shkretëtira dhe në çdo vend ku gjente një njeri të ditur e të urtë, mundohej të mësonte diçka. Ai udhëtonte e kërkonte pa u lodhur as për një çast me të vetmen shpresë se do të gjente një person i cili do t’i mësonte atij gnosticizmin hyjnor dhe njohjen e Zotit të vërtetë, një person te i cili do të gjente dashurinë, lirinë, vëllazërinë dhe barazinë. Ai udhëtoi dhe kërkoi derisa në udhëtimin e fundit, arriti në qytetin e Medinës. Një vend ky në të cilin Ruzbe u takua me Profetin e nderuar të Islamit, Hazretin Muhamed s.a.v.s. të i cili gjeti të gjithë atë çfarë i kërkonte shpirti dhe të gjithë atë që dëshironin ndjenjat e pastra njerëzore të tij. Atëherë, ai e pranoi fenë Islame dhe Hazreti Muhamed s.a.v.s. e emëroi atë me emrin “Selman”.

Një ditë u përhap një lajm në Medine që Abu Sufjan, armiku më i ashpër dhe më i përbetuar i Hazretit Muhamed s.a.v.s, ka dërguar delegacione të shumta nëpër fiset arabe dhe u ka kërkuar atyre që ta ndihmojnë atë kundër Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili dëshiron të ndryshojë trashëgimin fetare dhe shoqërore të baballarëve dhe të etërve të tyre. Disa fise arabe i janë përgjigjur kësaj thirrje për ndihmë të Abu Sufjanit dhe kanë zbatuar urdhrin e tij dhe në këtë mënyrë ishte mbledhur një ushtri rreth 10 mijë luftëtar nën komandën e Abu Sufjanit.

Ky lajm futi frikën në zemrën e shumë myslimanëve. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. mblodhi shokët e tij dhe formoi këshillin e luftës për të diskutuar dhe planifikuar mbrojtjen përball një ushtrie me rreth 10 mijë luftëtarë të cilët ishin të mbushur me urrejtjen dhe armiqësinë e periudhës së injorancës. Kur mendimet e shtruara filluan të shqyrtoheshin, Selman Farisi tha: “O i Dërguari i Zotit, na lejoni që të hapim një hendek rreth qytetit Medine  në mënyrë që ushtria e armikut të mos mund të hyjë në qytet!”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. mirëpriti këtë ide dhe menjëherë urdhëroi të hapet hendeku. Gjatë kohës së hapjes së hendekut të gjithë figurat e shquara të myslimanëve muhaxhir dhe vendas vlerësuan lartë propozimin e Selman Farisi dhe tregonin respekt e bujari ndaj tij. Muhaxhirët thoshin: “Selmani është prej neve”. Vendasit gjithashtu thoshin: “Selmani është prej neve dhe ne e meritojmë më shumë atë”. Ndërkohë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e gëzuar nga kjo dashuri mes myslimanëve dhe tha: “Selmani është prej neve Ehli Bejtit”.

Me të vërtetë ky është një nderim dhe respekt të cilin nuk e ka arritur asnjëri nga shokët e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Shokët e Profetit s.a.v.s mblidheshin rreth tij dhe i thoshin atij: “Urime o Selman Farisi, sepse Profeti i nderuar i Islamit të ka dhënë një nderim dhe privilegj shumë të madh ty!”. Në këtë situatë Hazreti Muhamed s.a.v.s me një shikim me plotë dashuri, tha: “Mos e quani atë “Selman Farisi”, por thirreni atë me emrin Selman Muhamedi”.

Tyrbja dhe varri i Selman Farisi i njohur me epitetin “Selman Muhamed”, ndodhet 30 kilometra në juglindje të Bagdadit, në qytetin Medain.