Vendi i idesë së unitetit islamik në diskursin e Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i103822-vendi_i_idesë_së_unitetit_islamik_në_diskursin_e_revolucionit_islamik
Të dashur dëgjues! Në ditët e fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik të Iranit, ne jemi në shërbimin tuaj me një program të veçantë të titulluar "Vendi i idesë së unitetit Islam në diskursin e Revolucionit Islamik" dhe do të shpjegojmë dimensionet e ndryshme të këtij debati.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 05, 2021 09:41 Europe/Tirane
  • Vendi i idesë së unitetit islamik në diskursin e Revolucionit Islamik

Të dashur dëgjues! Në ditët e fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik të Iranit, ne jemi në shërbimin tuaj me një program të veçantë të titulluar "Vendi i idesë së unitetit Islam në diskursin e Revolucionit Islamik" dhe do të shpjegojmë dimensionet e ndryshme të këtij debati.

Fitorja e Revolucionit Islamik në Iran, që u arrit më 11 shkurt 1979, ishte fundi i një rënie të gjatë historike që kishte ndodhur në këtë vend në periudha të ndryshme. Irani, gjatë dinastive Pahlavi dhe Kaxhar, ishte një bazë e besueshme e Amerikës në Lindjen e Mesme dhe varësia e Shahut tek Shtetet e Bashkuara ishte e atillë që e bëri atë një element të varur dhe të pavullnetshëm. Gjatë sundimit të Mohammad Reza Shah, Irani u poshtërua rëndë dhe mbeti i prapambetur, por me Revolucionin Islamik, ai eci në rrugën e përparimit të shpejtë, të përsosmërisë dhe zhvillimit. Falë fitores së Revolucionit Islamik, uniteti dhe kohezioni kombëtar, i cili është baza e përparimit të gjithanshëm dhe real, rrodhi në trupin e vendit dhe Irani nga një vend i varur u bë një vend i pavarur. Të dashur dëgjues! Në ditët e fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik të Iranit, ne jemi në shërbimin tuaj me një program të veçantë të titulluar "Vendi i idesë së unitetit Islam në diskursin e Revolucionit Islamik" dhe do të shpjegojmë dimensionet e ndryshme të këtij debati.

 

Uniteti është thelbi dhe qëndrueshmëria e ekzistencës dhe për këtë arsye profetët hyjnorë kanë qenë të gjithë në një farë mënyre përgjegjës për vendosjen e unitetit në shoqërinë njerëzore.

Prandaj, i Dërguari i Zotit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) gjithmonë u drejtohej shoqërive islamike që të mbështeteshin në litarin e fortë hyjnor në hijen e shërbimit ndaj Zotit, duke cituar vargjet e Kuranit të Shenjtë dhe urdhrin hyjnor. Në Kuranin e Shenjtë, mund të gjenden shumë ajete në të cilat përmendet çështja e unitetit. Boshti i unitetit në pikëpamjen kuranore është "monoteizmi dhe mohimi i politeizmit". Në ajetin 64 të sures Al-Imran, Kurani Famëlartë flet se Profeti i Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) shkon tek njerëzit e Librit dhe i fton ata të besojnë në monoteizëm dhe të distancohen nga cdo gjë tjetër që nuk është zot dhe thotë:

«قُلْ یَا أَهْلَ الْکِتَابِ تَعَالَوْا إِلَی کَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَیْنَنَا وَبَیْنَکُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِکَ بِهِ شَیْئًا وَلَا یَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ ...»،

 

64. Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!” 

Në fjalimin e 146 të Nahj al-Balaghah, Amir al-Mu'minin imam Aliu (as) çështjen e udhëheqjes islamike e përshkroi si vijon: "Pozicioni i sundimtarit në qeveri është si pozicioni i telit që mbledh rruazat dhe i bashkon ato dhe nëse teli këputet, rruazat shpërndahen dhe secila shkon diku". Uniteti në botën islame ka qenë gjithashtu një nga mesazhet dhe idealet e Revolucionit Islamik.

 

Republika Islamike e Iranit, që nga fillimi i revolucionit, ka qenë një lajmëtar i unitetit të vendeve islamike dhe zgjerimit të bashkëpunimit midis këtyre vendeve dhe gjithmonë ka pasur bashkëpunim konstruktiv me vendet në rajon dhe fqinjët e saj dhe në vitet pas revolucionit  dhe në vitet pas revolucionit, ajo ka shkuar përtej ndërveprimit dhe ka kërkuar të adresojë kërcënimet dhe sfidat e botës islamike. Predikuesi më i madh i unitetit islamik, në formën e diskursit të Revolucionit Islamik, është arkitekti i tij i madh, përkatësisht Imam Khomeini (ra). Ai e konsideroi unitetin e botës islamike si një ideal të madh dhe solidaritetin e myslimanëve në të gjithë botën si një faktor të fuqisë dhe ndasinë dhe ndryshimin midis tyre si shkakun e dobësisë së umetit mysliman. Besnikëria e sinqertë e imamit ndaj "unitetit" e bëri atë të fitojë një pozitë të lartë midis sekteve të ndryshme islamike dhe të bëhet figura revolucionare më e shquar në botën islamike. Sipas Imam Khomeinit, ringjallja e "Islamit të pastër Muhamedan" ishte një faktor bashkues për myslimanët, pavarësisht nga feja, gjuha apo etnia. Sipas këndvështrimit të tij, Islami i mirëfilltë, duke krijuar baza të thella doktrinore brenda kombeve, siguroi talent, fuqi dhe forcë të mjaftueshme për të ringjallur unitetin Islamik dhe në fund të fundit solli lavdi, madhështi dhe dinjitet në Umetin Mysliman për myslimanët e të gjithë botës.

Ajetollah Khamenei, i cili mori përsipër udhëheqjen e Revolucionit Islamik pas Imam Khomeinit, gjithmonë ka theksuar në unitetin e Umetit Islamik dhe mbi këtë bazë ka përcaktuar politikat e përgjithshme të sistemit Islamik të Iranit. Sipas pikëpamjes së Ajetollah Khamenei, uniteti i Umetit Islamik do të thotë të kuptosh dhimbjen e përbashkët, të njohësh armiqësitë e përbashkëta dhe të marrësh kapacitetet e përbashkëta. Udhëheqësi Suprem i Revolucionit i kushton vëmendje të veçantë çështjes së unitetit Islam dhe gjithmonë ka ftuar studiues, intelektualë, figura politike dhe anëtarë të Umetit Islamik në unitet nën komandat dhe mësimet e Kuranit Famëlartë dhe në përkushtimin dhe dashurinë ndaj Profetit të Shenjtë (savs).

 

Uniteti i myslimanëve, pavarësisht nga besimi, feja dhe bindja e tyre, e rrit qindra e mijëra herë fuqinë e tyre kundër armikut, ashtu si digat e mëdha të ndërtuara në pjesë të ndryshme të botës që janë burimi i forcave më të mëdha industriale dhe që ujisin sipërfaqe të mëdha me dritën dhe ujin e tyre. Në një nga fjalimet e tij, Ajetollah Khamenei, duke iu referuar abuzimeve të armiqve të Islamit me ndasitë midis Umetit Mysliman, tha: "Ka mbi një miliard njerëz në botë që kanë të njëjtin mendim rreth Zotit, Profetitit, lutjes, Haxhit, Qabes, Kur'anit dhe shumë vendimeve fetare; Por që në disa raste, ata nuk pajtohen. Nëse ata vijnë për tu marrë me këto dallime dhe për të luftuar me njëri-tjetrin, ai që kundërshton parimin e Zotit dhe Profetit (a.s) dhe fesë dhe gjithçkaje, do të bëjë punën e tij."  Ai në një pjesë tjetër për unitetin e Umetit Mysliman thotë: "Muslimanët duhet të jenë vëllezër dhe të ndiejnë vëllazëri; Të mos bëhen "Shiitë, Suni" dhe "Suni, Shiit". Jo, kjo nuk do të thotë unitet; "Uniteti do të thotë një ndjenjë vëllazërie".

Bota Islame sot ka nevojë për unitet më shumë se kurrë. Përçarja dhe tekfirizmi janë kthyer në një bela për shpirtrat e muslimanëve të cilët të gjithë luten në të njëjtën kible dhe kanë një libër hyjnor, adhurojnë Zotin e vetëm dhe janë të lidhur me dashurinë e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të).  Armiqtë e Islamit po i bien daulles së përçarjes midis myslimanëve më shumë se kurrë dhe po ëndërrojnë të dominojnë vendet islamike; Prandaj, myslimanet e Umetit Islamik duhet t'i referohen ajetit 103 të sures Al-Imran, në të cilin Zoti i Madhëruar i thërret shërbëtorët e Tij në unitet dhe thotë:

وَاع بتَصِمُوا بِحَبْلِ اللّهِ جَمِیعًا وَلَا تَفَرَّقُوا ...

 

103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtoje nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.  Lideri Suprem thekson të përbashkëtat e myslimanëve për t'iu përgjigjur kësaj thirrje hyjnore dhe për të ndjekur rrugën e lumturisë dhe dinjitetit të Islamit.

Amerikanët dhe aleatët e tyre nuk janë dorëzuar pas disfatës në 11 Shkurt 1979 dhe në mënyra të ndryshme po kërkojnë të përmbysin këtë revolucion të lavdishëm. Duke rritur presionet ekonomike në formën e sanksioneve, ata po bëjnë një luftë të butë për të shkatërruar fenë dhe identitetit revolucionar të të rinjve iranianë.  Për vite me radhë, ata janë përpjekur të parandalojnë përparimin e Revolucionit Islamik përmes akteve çnjerëzore, sanksioneve dhe vrasjes së figurave shkencore dhe ushtarake të Iranit, të tillë si gjenerali haxhi Kasem Sulejmani dhe Dr. Fakhrizadeh, por përpjekjet e tyre të pafrytshme nuk kanë mundur të dëmtojnë këtë revolucion. Tani, pas dyzet e dy vjetësh nga jeta e Revolucionit Islamik të Iranit, Umeti Mysliman në çdo cep të tij, përkundër vullnetit të dashakeqëve të këtij revolucioni, ende brohorisnin parullat origjinale të revolucionit, ndjekin rrugën e Imam Khomeinit me ngrohtësi dhe përpiqen për unitet dhe vëllazëri midis të gjitha medhhebeve islame.