Speciale për zgjedhjet e 13-të presidenciale (2)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109626-speciale_për_zgjedhjet_e_13_të_presidenciale_(2)
Një nga zhvillimet e rëndësishme politike dhe shoqërore në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik; Ishte realizimi i parimit të pjesëmarrjes reale dhe efektive të njerëzve në zgjedhje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 18:29 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-të presidenciale (2)

Një nga zhvillimet e rëndësishme politike dhe shoqërore në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik; Ishte realizimi i parimit të pjesëmarrjes reale dhe efektive të njerëzve në zgjedhje.

Zgjedhjet ishin një nga kërkesat e popullit gjatë përballjes kundër regjimit të mëparshëm autoritar, e cila u arrit me fitoren e Revolucionit Islamik dhe pas kësaj themelet e para të një sistemi demokratik u hodhën me pjesëmarrjen maksimale të njerëzve në referendumin për formimin e Republikës Islamike. Mbajtja e zgjedhjeve të rregullta pas fitores së Revolucionit Islamik, tregon rëndësinë dhe pozicionin e zgjedhjeve në formimin e institucioneve dhe elementet kryesore të shtetit. Vazhdimi i pandërprerë i këtij procesi demokratik, tregon rëndësinë dhe institucionalizimin e rolit të zgjedhjeve në forcimin e infrastrukturës së demokracisë fetare në Republikën Islamike të Iranit. Kushtetuta iraniane thekson se sistemi i Republikës Islamike bazohet në vullnetin e njerëzve. Prandaj, të gjithë elementët e sistemit legjitimohen duke iu referuar vullnetit të njerëzve me votë.

Neni 56 i Kushtetutës monitoron parimin e demokracisë fetare në Iran.

Ky parim thotë: "Sovraniteti absolut mbi botën dhe njeriun i përket Zotit dhe Ai e ka bërë njeriun sundues të fatit të tij shoqëror. Askush nuk mund ta privojë njeriun nga kjo e drejtë hyjnore ose ta përdorë atë në shërbim të interesave të një individi ose grupi të caktuar. Kombi mund ta ushtrojë këtë të drejtë të dhënë nga Zoti sic është përcaktuar në nenet në vijim.

Zgjedhjet pas fitores së Revolucionit Islamik gjithmonë kanë forcuar bazat popullore të Republikës Islamike. Pavarësisht shijeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në zgjedhje, njerëzit në fund të fundit me votat e tyre vendosin fatin e zgjedhjeve. Edhe këtë vit, kombi iranian do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja presidenciale. Nga fillimi i fitores së revolucionit e deri më sot, në të gjitha çështjet e rëndësishme dhe në të gjitha përgjegjësitë themelore të vendit, njerëzit kanë luajtur rolin e tyre në zgjedhje. Në fakt, njerëzit marrin vendimet e tyre në lidhje me menaxhimin e vendit dhe planet e mëdha, ndërsa në të njëjtën kohë përmbushin përgjegjësitë e tyre në shoqërinë civile.

Presidenti nuk është një zyrtar ceremonial në sistemin e Republikës Islamike. Kompetencat dhe përgjegjësitë e rëndësishme i janë caktuar presidentit dhe presidenca është një nga tre shtyllat e rëndësishme të sistemit; Sipas ligjit, dega ekzekutive i është besuar presidentit. Për këtë arsye, zgjedhja e një presidenti të ri në administrimin e çështjeve të rëndësishme të vendit, të tilla si përparimi ekonomik dhe zbatimi i programeve të zhvillimit dhe ndarja e burimeve dhe buxheteve në pjesë të ndryshme të vendit, ka një ndikim të drejtpërdrejtë.

Neni 115 i Kushtetutës përcakton kushtet për kandidatët për president: "Presidenti duhet të zgjidhet nga mesi i figurave fetare dhe politike që plotësojnë kriteret e mëposhtme: Iranian- i lindur, të ndjekë Iranin, të jetë menaxhues dhe i shkathët, me një rekord të mirë, me besueshmëri dhe devotshmëri, besimtar dhe i përkushtuar në parimet e Republikës Islamike të Iranit dhe fesë zyrtare të vendit." Në vendet e tjera, gjithashtu janë vendosur tregues dhe kritere për përshtatshmërinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale. Për shembull, neni 44 i Kodit Zgjedhor Francez përcakton kushtet për zgjedhje dhe pengesat e tij dhe thotë: "Çdo burrë apo grua franceze që plotëson kushtet e elektoratit mund të kanditojë për zgjidhe, me kusht që ai ose ajo të mos i nënshtrohet mungesës së Kualifikimit dhe të mos jetë i skualifikuar ashtu siç parashikohet nga ligji.

Neni 112 i Kodit Zgjedhor Francez përcakton moshë minimale 23 vjet për kandidat, ndërkohë që si maksimum të moshës mbi 23 vjet, nuk ka vendosur asnjë moshë. Neni 129 i Kodit Zgjedhor Francez gjithashtu thotë: "Personat që janë dënuar nëse janë dënuar në mënyrë të tillë që ju ndalohet përfundimisht të regjistrohen në listën zgjedhore, konsiderohen të papërshtatshëm ". Ligji i 18 qershorit 1976, për të zvogëluar numrin e kandidatëve presidencialë, gjithashtu përcakton se secili kandidat duhet të miratohet dhe konfirmohet nga një numër i kandidatëve të kualifikuar politikisht.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një pjesë të fjalës së tij më 8 Shkurt 2021, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, i konsideroi zgjedhjet një mundësi të madhe për vendin dhe tha: Sigurisht, kundërshtarët e Republikës Islamike nuk dëshirojnë që kjo mundësi dhe kapacitet i rëndësishëm të përdoret për përparimin e vendit, por pjesëmarrja entuziaste dhe revolucionare e njerëzve në zgjedhje do të çojë në sigurinë e vendit dhe të sprapsë armiqtë dhe të ulë lakminë e tyre, kështu që ju këtë mundësi nuk duhet ta humbisni. Udhëheqësi Suprem i Revolucionit theksoi: Ilaçi për dhimbjet e vendit është pjesëmarrja masive në zgjedhje dhe angazhimi publik i njerëzve dhe më pas, zgjedhja e personalitetit të duhur dhe të denjë në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet në sistemin politik të Iranit Islamik, bazohen në parimin e demokracisë dhe efektivitetin e pjesëmarrjes së popullit në vendimet në arenat politike dhe shoqërore. Në Iran, pjesëmarrja në zgjedhje nuk bazohet në kuadret ligjore, por ajo kryhet si një detyrë sociale dhe fetare dhe si pjesë e të drejtave individuale në shoqëri.

Sipas këtij parimi; Me votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, njerëzit marrin pjesë në përcaktimin e fatit dhe avancimin e punëve duke zgjehdur kandidatët në katër procese zgjedhore si zgjedhjet presidenciale, Asambleja Konsultative Islamike, Këshilli Islamik i Qyteteve dhe Fshatrave dhe Asambleja e Ekspertëve të Lidershipit. Me këtë qëndrim; Mbajtja e zgjedhjeve gjithmonë ka forcuar bazat popullore të Republikës Islamike dhe aktivistët politikë dhe civilë duke paraqitur planet dhe pikëpamjet e tyre në fusha të ndryshme, mund ofrojnë mundësinë e zgjedhjes së ntyre në formë të duhur. Njerëzit përmes shijeve dhe pikëpamjeve të ndryshme gjithashtu me votën e vet kanë treguar se i besojnë dhe mbështesin sistemin politik të zgjedhur prej tyre.