Speciale për zgjedhjet e 13-të presidenciale (3)
Kushtetutat e vendeve, në mënyra të ndryshme i referohen ose specifikojnë çështjen e monitorimit të zgjedhjeve.
Burimet e të drejtave kushtetuese theksojnë gjithashtu domosdoshmërinë e mbikëqyrjes së zgjedhjeve, si dhe monitorimin e pajtueshmërisë së ligjeve me kushtetutën dhe për këtë janë propozuar dy metoda. Metoda e parë është "kontrolli gjyqësor" dhe metoda e dytë, është "kontrolli jo-gjyqësor". Në Republikën Islamike të Iranit, është përdorur metoda e kontrollit jo gjyqësor; Kjo do të thotë, mbikëqyrja e legjislacionit i është dhënë një organi të pavarur jo-gjyqësor të quajtur Këshilli Mbrojtës.
Në nenin 91 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit thuhet: "Në mënyrë që të mbrohen rregullat e Islamit dhe Kushtetuta në kuptim që të mos kontradikta midis ligjeve të Asamblesë Konsultative Islamike dhe rregullave të Islamit dhe Kushtetutës, formohet një këshill i quajtur Këshilli Mbrojtës ". Ndër mesin e detyrave të Këshillit Mbrojtës, tre pika përkatësisht, "Monitorimi i legjislacionit", "interpretimi i kushtetutës" dhe "monitorimi i zgjedhjeve", janë të një rëndësie të veçantë. Sipas parimeve të përfshira në Kushtetutë; "Sipas nenit 99, Këshilli Mbrojtës është përgjegjës për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale."
Nga pikëpamja ligjore, monitorimi i zgjedhjeve përfshin një grup veprimesh të kryera nga organi vëzhgues për të siguruar zbatimin korrekt dhe të saktë të ligjit dhe shëndetëshmërinë e zgjedhjeve. Neni 2 i Ligjit për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve Presidenciale nga Këshilli Mbrojtës thotë: "Bordi Qendror Mbikëqyrës do të monitorojë të gjitha fazat e zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor dhe veprimet e Ministrisë së Brendshme dhe shtabeve ekzekutive që janë efektive në zgjedhje dhe çfarëdo që lidhet me saktësinë e zgjedhjeve". Gjithashtu, sipas nenit 7 të të njëjtit ligj, "Këshilli Mbrojtës në të gjitha fazat, në rast të provimit të shkeljes dhe duke përmendur arsyen e anulimit ose pezullimit të zgjedhjeve në të gjithë vendin ose disa rajone, njofton mendimin e tij përmes masmedias dhe opinioni i Këshillit Mbrojtës në këtë rast është përfundimtar dhe i detyrueshëm për tu zbatuar dhe asnjë autoritet tjetër nuk ka të drejtë të anulojë ose ndalojë zgjedhjet." Neni 8 i Ligjit Zgjedhor Presidencial gjithashtu thotë: "Këshilli Mbrojtës është përgjegjës për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale. Ky monitorim është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha fazat dhe të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet."
Përveç këtyre çështjeve ligjore; Interpretimi i Këshillit Mbrojtës për nenin 99 të Kushtetutës gjithashtu thekson se "mbikëqyrja e përmendur në nenin 99 të Kushtetutës miratohet dhe përfshin të gjitha fazat e procesit zgjedhor, përfshirë aprovimin dhe skualifikimin e kandidatëve". Zbatimi i këtyre detyrave është përgjegjësi e përbashkët e juristëve dhe jurisprudentëve të zgjedhur në Këshillin Mbrojtës.
Këshilli i Mbrojtës ka 12 anëtarë të cilët zgjidhen për një mandat gjashtë-vjeçar. Gjysma e anëtarëve të Këshillit Mbrojtës janë juristë dhe gjysma tjetër janë jurisprudentë. Gjashtë jurisprudentë të drejtë dhe të vetëdijshëm për kërkesat e kohës dhe çështjeve aktuale, që janë të pranishëm në Këshillin e Mbrojtës zgjidhen sipas mendimit të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik. "Jurisprudenca", "drejtësia" dhe "vetëdija" për kërkesat e kohës dhe çështjet aktuale" janë kushtet për anëtarësimin e jurisprudentëve në Këshillin Mbrojtës. Gjashtë juristë në fusha të ndryshme të ligjit dhe drejtësisë, zgjidhen nga mesi i juristëve myslimanë, të cilët prezantohen në Asamblenë Konsultative Islamike të Iranit nga kreu i gjyqësorit. Kështu ata zgjidhen me votën e parlamentit si anëtarë të Këshillit Mbrojtës. Mbikëqyrja e përgjithshme, e gjerë dhe e vazhdueshme e të gjitha çështjeve të lidhura me zgjedhjet kërkon mjete dhe forca që 12 anëtarët e Këshillit Mbrojtës, të vetëm nuk mund t'i bëjnë. Këshilli Mbrojtës ushtron mbikëqyrjen e tij në zgjedhje, përmes organeve të mbikëqyrjes. Bordi Qendror i Monitorimit, Shtabet e Monitorimit Krahinor dhe Shtabet e Monitorimit të Zonave Zgjedhore, janë tre mjetet e rëndësishme të Këshillit Mbrojtës për të monitoruar zgjedhjet në Iran.
Kështu, Kushtetuta e Republikës Islamike i beson detyrën e mbikëqyrjes së zgjedhjeve, Këshillit Mbrojtës, i cili përfshin të gjitha fazat e procesit zgjedhor, përfshirë miratimin dhe skualifikimin e kandidatëve. Kjo mbikëqyrje do të thotë mbikëqyrje ligjore me qëllim të zhvillimit të procesit zgjedhor siç duhet dhe në formë të ligjshme, i cili përfundimisht çon në mbrojtjen e të drejtave të votuesve.
Sidoqoftë, disa kanë ngritur dyshimin se parimet e mbikëqyrjes së Këshillit Mbrojtës në kushtetutë janë jodemokratike dhe ekzistojnë vetëm në kushtetutën iraniane dhe me këtë pretendim të rremë kërkojnë të shtrembërojë rolin mbikëqyrës të Këshillit Mbrojtës në procesin zgjedhor. Qëllimi i këtyre dyshimeve dhe dilemave, është që të dekurajojnë njerëzit nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kjo është në kohën kur institucione të ngjashme me Këshillin Mbrojtës ekzistojnë edhe në vendet e tjera me një strukturë demokratike. Përkundër këtij fakti; Me gjithë organizimin e zgjedhjeve në Iran; Mënyra e monitorimit të zgjedhjeve në Iran është kthyer në një temë mediatike tek të huajt. Pikëpamja e medias dhe e disa qarqeve politike dhe të lajmeve perëndimore mbi këtë çështje shpesh bazohet në prirje dhe objektiva për të krijimin e një atmosfere tjetër larg së vërtetës në këtë fushë".
Një çështje që ngrihet shpesh është supozimi se vetëm në Iran monitorohen zgjedhjet dhe kualifikimi i kandidatëve dhe se zgjedhjet në vendet e tjera nuk kanë nevojë për të tilla kushte. Por po të shikoni dispozitat që zbatohen në kushtetutat e vendeve të tjera dhe mekanizmat e hartuar për të monitoruar zgjedhjet në vendet me sisteme zgjedhore, tregojnë se monitorimi i zgjedhjeve është një nga kërkesat për ruajtjen e votës dhe sigurimin e shëndetit të zgjedhjeve, për të cilat do t'ju sjellim shembuj në emisionin tjetër.