Tensionet e pafundme Turqi-Greqi-Qipro
(last modified Thu, 10 Jun 2021 21:09:11 GMT )
Qershor 10, 2021 23:09 Europe/Tirane
  • Tensionet e pafundme Turqi-Greqi-Qipro

Tensionet e vazhdueshme të Turqisë me Greqinë dhe ishullin e Qipros po hapin rrugën për më shumë konfrontime ushtarake midis palëve në konflikt.

Pavarësisht nga ndjeshmëritë aktuale dhe kushteve të pafavorshme për bashkëpunim midis Turqisë dhe Greqisë dhe vendeve të tjera mesdhetare, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë: Nëse një proces i ri i bisedimeve të paqes do të fillojë në Qipro, ai duhet të zhvillohet midis dy qeverive. Presidenti turk nuk ka specifikuar se për cilat shtete ai ka folur që duhet të futen në negociata. Këto qeveri duhet të jenë Turqia dhe Greqia apo pjesa turko dhe greke e ishullit të Qipros?

Sidoqoftë, në një ceremoni virtuale për të transferuar ujin turk në pjesën turke të ishullit të Qipros, Z. Erdogan tha: Ata që vranë turqit qipriotë në vitet 1963-1974, sapo u afrua një zgjidhje e mundshme, me pretekste të rreme ikën menjëherë nga tryeza e negociatave. Presidenti turk duke akuzuar udhëheqësit e pjesës greke të ishullit të Qipros gjithashtu paralajmëroi se: Ai kurrë nuk do të lejojë që të humbasin të drejtat e Qipriotëve Turq mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor.

Padyshim, deklaratat e fundit të Presidentit të Turqisë tregojnë faktin se ndryshimet midis palëve në mosmarrëveshje vazhdojnë të jenë në rritje. Ndërsa zyrtarët turq në deklaratat e tyre gjithmonë u janë drejtuar udhëheqësve grekë, këtë herë Presidenti turk u është drejtuar krerëve të pjesës Greke të ishullit qipriot. Në një deklaratë të fundit, Presidenti i Turqisë tha: Bisedimet e paqes në Qipro nuk janë përmbyllur për shkak të pozicioneve të papajtueshme, të largëta dhe të paturpshme të udhëheqësve të ishullit të Qipros. Në fillim duhet të afirmohet parimi i barazisë së sovranitetit dhe statusit të barabartë midis turqve dhe grekëve të ishullit të Qipros dhe më pas duhet të fillojnë negociatat për paqe. Padyshim, deklaratat e fundit të Presidentit të Turqisë mund të konsiderohen si një ndalje e bisedimeve të paqes në ishullin e Qipros. Në fakt, me këto qëndrime të autoriteteve të Ankarasë, nuk ka gjasa të  vendoset paqja midis palëve armiqësore.

Në të njëjtën kohë, duhet thënë se: Kjo është një nga të paktat raste që një zyrtar i lartë i qeverisë së Ankarasë, veçanërisht Presidenti i Turqisë, duke komentuar dallimet ekzistuese u është drejtuar udhëheqësve të ishullit të Qipros duke i kritikuar ata për veprimet e papajtueshme, larg realitetit dhe të vrazhda. Këto deklarata dhe pozicione të drejtuesve të qeverisë së Ankarasë tregojnë thellësinë e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve midis palëve në kontest. Pas këtyre pozicioneve, diplomatët e rangut të lartë turk kanë marrë pozicione të ngjashme në lidhje me problemet aktuale me Greqinë dhe ishullin e Qipros, në Detin Mesdhe. Këto qëndrime nga zyrtarët e Ankarasë tregojnë vendosmërinë e Turqisë për të rimarrë disa nga tokat e humbura të vendit nga Perandoria Osmane.

Është e kuptueshme që Qiproja është një nga zonat e para të pranisë së ushtrisë turke jashtë shtetit. Në fakt, ajo ka qenë e pranishme në ishullin e Qipros që nga 20 korriku 1974, kur ushtria turke hyri në ishull. Në atë kohë, Turqia konsiderohej një nga garantuesit e ruajtjes së statusit politik të ishullit të Qipros dhe qëllimi i kësaj pranie ishte të mbronte qytetarët turq të Qipros nga veprimet armiqësore të grekëve qipriotë. Zyrtarët e Ankarasë besojnë se pas grushtit të shtetit 1973, udhëheqësit grekë shkelën të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë dhe Britaninë nga njëra anë dhe Greqinë dhe Britaninë nga ana tjetër. Në fakt, zyrtarët e Ankarasë, para pushtimit turk të Qipros, për krizën në rajon kanë fajësuar udhëheqësit e grushtit të shtetit të qeverisë së Athinës. Sidoqoftë, ekspertët kanë pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Për shembull, Saha Shabak, një anëtar i Këshillit asistues të Shoqatës universitare detar "Koç" të Turqisë, mbi pikëpamjen e Ankarasë mbi krizën në Mesdheun lindor dhe shkaqet e problemit në marrëdhëniet dypalëshe thotë: Turqia hedh poshtë këndvështrimin e Greqisë. Greqia fitoi pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Për këtë arsye, të dy shoqëritë janë të lidhura. "Sipas ekspertëve të politikës së jashtme, të dy palët kanë mosmarrëveshje rreth Mesdheut lindor, Detit Egje dhe ishullit të Qipros dhe mosmarrëveshja e tyre vazhdon akoma."

Eksperti turk gjithashtu thotë:

Negociatat midis Turqisë dhe Greqisë u zhvilluan, por u ndaluan dhe pak përparim është bërë. Kjo sepse të gjithë sytë ishin bardh e zi dhe të dy palët nuk i jepnin pikë njëri-tjetrit. Por situata e sotme paraqet një mundësi për të dy palët. Problemi është kompleks dhe zgjidhja është pjesëmarrja në negociata ose një konflikt që askush nuk e dëshiron. Çështja që ka të bëjë me Mesdheun lindor, është si benzina në zjarr." Në çdo rast, duhet thënë se pikëpamjet e ndryshme të udhëheqësve të Ankarasë dhe Athinës mbi çështjen e Qipros krijojnë baza për krizën e herëpashershme midis dy vendeve fqinje. Nga këndvështrimi i Turqisë, zgjidhja e vetme për problemin e Qipros është të pranojmë ekzistencën e dy vendeve bazuar në parimin e barazisë së sovranitetit. Turqia është  e mendimit se duke injoruar ekzistencën e Qipriotëve Turq, çështja e ishullit nuk mund të zgjidhet. Në të kundërt, udhëheqësit e qeverisë së Athinës, në një përpjekje për të ruajtur pavarësinë e ishullit të Qipros, problemet aktuale në ishullin e Qipros po përpiqen t'i lidhin me turqit që jetojnë në ishull dhe qeverinë turke.

 

Tags