Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (7)
Më 18 qershor 2021, Irani edhe një herë do të dëshmojë mbajtjen e zgjedhjeve të rëndësishme dhe vendimtare presidenciale.
Raundi i trembëdhjetë i zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe raundi i gjashtë i zgjedhjeve për këshillat islamikë të qyteteve dhe fshatrave do të mbahen të Premten më 18 Qershor, në të gjithë Iranin.
Sipas nenit 113 të Kushtetutës iraniane, pas Liderit Suprem, Presidenti është zyrtari më i lartë në vend dhe është përgjegjës për zbatimin e Kushtetutës dhe organin ekzekutiv të vendit, përveç çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me lidershipin.
Në sistemin e Republikës Islamike, parimi kryesor është pjesëmarrja e të gjitha grupeve dhe shtresave të shoqërisë në zgjedhje; Baza e formimit të Republikës Islamike është të mbështetemi tek zgjedhja dhe opinioni kolektiv dhe t'i referohemi votave dhe mendimeve të individëve. Kjo pikëpamje tregon rëndësinë dhe pozicionin e zgjedhjeve në sistemin e Republikës Islamike. Prandaj, rezultati i zgjedhjeve gëzon mbështetjen unanime të të gjithë kombit, pavarësisht nga feja, raca apo etnia.
Ata njerëz që marrin pjesë në zgjedhje, aktualisht veprojnë si një detyrë që ata kanë ndaj përgjegjësive të tyre sociale, politike dhe fetare dhe ky është një koncept i thellë i pjesëmarrjes kolektive në sistemin islamik. Me fillimin e zgjedhjeve, populli iranian me drejtimin e tij në kutitë e votimit, në të vërtetë tregon pjesëmarrjen dhe angazhimin e tij të përbashkët politik.
Kjo pjesëmarrje ka një mesazh dhe kuptim të thellë dhe tregon se në zgjedhjet në Iran, parimi i pjesëmarrjes efektive politike në procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të shëndetshme, theksohet në nenin 114 të Kushtetutës. Brenda kornizës së kushtetutës iraniane, bazuar në vullnetin real të njerëzve, zyrtarët ekzekutivë zgjidhen drejtpërdrejt dhe indirekt. Nga ky këndvështrim, mbajtja e zgjedhjeve të shëndetshme, entuziaste dhe të rregullta, garanton dhe promovon "sigurinë" dhe "autoritetin" e Republikës Islamike të Iranit. Me fjalë të tjera, pjesëmarrja e gjerë e njerëzve në zgjedhje është një nga përbërësit e fuqisë së butë të Republikës Islamike të Iranit.
Zgjedhjet në Iran, përveç karakterit kombëtar, janë të rëndësishme edhe për nga niveli rajonal dhe ndërkombëtar. Në shkallë kombëtare, njerëzit janë të përfshirë drejtpërdrejt në përcaktimin e fatit të tyre dhe sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe me votën e tyre zgjedhin drejtpërdrejt presidentin për një mandat katër-vjeçar. Në këtë proces, roli i njerëzve në zgjedhjet presidenciale është një rol i përcaktues dhe çfarëdo që njerëzit të përzgjedhin, personi që zgjidhet si president në Iran, në fakt është rezultat i vullnetit të popullit iranian. Mund të thuhet se roli i drejtpërdrejtë dhe i rëndësishëm i njerëzve në zgjedhje dhe pjesëmarrja e shumicës së votuesve, i ka bërë këto zgjedhje të rëndësishme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, krijimi i një atmosfere entuziaste në zgjedhje kërkon praninë e fortë të partive politike dhe rrymave me shije dhe preferenca të ndryshme. Prandaj, institucionet zgjedhore, veçanërisht Këshilli Mbrojtës, në mënyrë që të rrisin fuqinë elektorale të popullit, përpiqen të sigurojnë terrenin e duhur për praninë e sa më shumë kandidatëve nga preferencat dhe grupet e ndryshme politike, duke kualifikuar kandidatët e duhur për të marrë pjesë në garat elektorale. Këta tregues kanë institucionalizuar mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën Islamike të Iranit si themelin e demokracisë në vend. Ky nivel i demokracisë theksohet edhe në arenën ndërkombëtare brenda kornizës së parimeve të njohura botërisht. Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në fjalimet e tij gjithmonë ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve, duke shtuar se zgjedhjet janë një manifestim i lirisë së njerëzve për të zgjedhur fatin e tyre dhe për të krijuar një epope politike. Ai lidhur me këtë ka thënë ".... Një votë për cilindo kandidat është një votë për Republikën Islamike; Kjo votë është një votë besimi në sistemin dhe mekanizmin e zgjedhjeve. Ajo që ju hyni në arenën zgjedhore; Si ai që është kandidat për president, por edhe ai që zgjedh - si unë dhe ti – duke u angazhuar në këtë arenë do të thotë të besosh në Republikën Islamike dhe të besosh në mekanizmin zgjedhor; Së dyti, vota është për dikë që ju, ai vëlla ose motër, ashtu si unë si një shërbëtor i përkushtuar, e keni përcaktuar që është më i dobishëm për të ardhmen e vendit se kushdo tjetër."
Ai në një fjalim tjetër ka thënë; Zgjedhjet janë një shfaqje shumë e bukur dhe tërheqëse e pjesëmarrjes aktive të publikut; Mjeti më efektiv është që secili person të jetë në gjendje të vërë në veprim idealet, dëshirat dhe preferencat e tij dhe t'i sjellë ato më afër realizimit. Nëse zgjidhni dikë sipas ëndrrave dhe aspiratave tuaja, mundësia që ato ëndrra të bëhen realitet do të realizohet. Dikush që mendoni se për ju është personi i duhur për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat tuaja dhe për të zgjidhur ngërçet e rëndësishme të jetës tuaj. Kur ta keni zgjedhur atë, ju në fakt keni hedhur hapin më të lartë për të eliminuar këto probleme. Çdo kërkesë - qoftë materiale apo shpirtërore - mund të përmbushet në këto zgjedhje dhe në emërimin e shefit të degës ekzekutive.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu tregon disa veçori në lidhje me zgjedhjet në Iran, përfshirë faktin që njerëzit kanë lirinë për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në disa vende, votimi është i detyrueshëm; Edhe në vendet perëndimore - evropiane dhe jo-evropiane - ekziston detyrimi; Atyre njerëzve që nuk shkojnë të votojnë u shkaktohen kosto dhe dëme në para; Në Iran, mos pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka kosto; Njerëzit marrin pjesë lirisht, marrin pjesë me motivim, marrin pjesë me dëshirë; Ata kanë një ide dhe ndjekin këtë ide. Kjo është shumë e vlefshme.