Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (8)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109756
Sistemi zgjedhor në Iran ka ngjashmëri me disa vende përreth si India, Pakistani, Turqia dhe disa vende të tjera.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 12, 2021 22:39 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (8)

Sistemi zgjedhor në Iran ka ngjashmëri me disa vende përreth si India, Pakistani, Turqia dhe disa vende të tjera.

Në këtë emision, ne si shembull do të shqyrtojmë mënyrën se si mbahen zgjedhjet në disa vende dhe do të flasim mbi disa nga karakteristikat e tyre si pjesëmarrja e pakicave dhe e shtresave të ndryshme të shoqërisë në zgjedhjet e Indisë dhe Pakistanit, si dhe do të bëjmë krahasimin e ndryshimi të atyre zgjedhjeve me ato në Iran.

India me 1.3 milaird banorë është vendi i tretë më i madh në botë për nga popullsia. Ajo ka një sistem të përparuar zgjedhjesh. Në sistemin politik të Indisë, zgjedhjet presidenciale bëhen në formë jo të drejtpërdrejtë. Në këto zgjedhje populli nuk merr pjesë direkt në votim por janë tre organe d.m.th. parlamenti ligjvënës, parlamenti i dhomës përfaqësuese të njohur si Luk Saiha dhe Dhoma e lartë e njohur me Raxhia Sabha. Përveç tyre merr pjesë edhe parlamenti i ligjvënësve të shteteve. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Indi, shpallet pas një llogaritje të veçantë. Vota e secilit prej deputetëve të parlamentit qendror dhe të shteteve ka një vlerë të veçantë dhe kandidati që merr më shumë pikë, arrin të shpallet fitues dhe president i vendit.

Në bazë të nenit 79 të kushtetutës së Indisë parlamenti në këtë vend përbëhet nga presidenca, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dhoma e Lartë.  

Presidenti i Indisë pas prezantimit të kandidatëve nga ana e partive dhe koalicioneve partiake, zgjidhet nëpërmjet kolegjit zgjedhor që përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga dy dhomat e vendit dhe anëtarë të Dhomës së lartë dhe 2 prefektura të Nju Delhit dhe Pandicharit. Presidenti i Indisë mund të zgjidhet edhe për herë të dytë. Çdo mandat i presidentit në këtë vend zgjat 5 vjet. Çdo lloj problemi apo mosmarrëveshje mbi zgjedhjen e presidentit, është Gjykata e Lartë ajo që merr vendimin përfundimtar. Sigurisht presidenti i Indisë nuk ka kompetenca ekzekutive, sepse këtë detyrë e kryen kryeministri. Posti i presidentit në Indi edhe pse më shumë ka karakteristikë formaliteti mirëpo ky post ka shumë funksione të larta. Presidenti është ai që zgjedh kryetarin e parlamentit, kryeministrin, kreun e gjyqësorit dhe është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit.

Sipas nenit 53 të kushtetutës së Indisë, presidenti mund të përdorë kompetencat e tij ligjore,  me përjashtim në disa raste të veçanta, ndërsa këshilli i ministrave që drejtohet nga kryeministri është ai që zbaton në praktikë të gjitha fuqitë e presidentit. Në Indi mosha më e ulët që duhet të ketë një president është 35 vjeç, ndërsa për moshën më të lartë nuk ka kufizime. Në bazë të nenit 61 të kushtetutës, në rast se presidenti merr vendime dhe bën veprime që janë jashtë kushtetutës dhe në kundërshtim me kushtetutën, është parlamenti ai që bën shkarkimin e presidentit. Presidenti mund të shkarkohet me votën e 1/4 të deputetëve të parlamentit për një afat 4 –ditor që nga shpallja e kundërshtimit të tyre dhe të propozimit për shkarkimin e tij. Sigurisht, ka ngjashmëri ose ndryshime në kompetencat dhe përgjegjësitë e presidentit sipas kushtetutave të vendeve, por ajo që i dallon zgjedhjet nga njëra-tjetra, pjesëmarrja në zgjedhje dhe roli i të gjitha pjesëve të shoqërisë në procesin zgjedhor ku pavarësisht nga feja, raca apo etnia, të gjithë atyre u jepet mundësia për të marrë pjesë pa diskriminim në përcaktimin e fatit të zgjedhjeve.

Shumë vende në rajon dhe përreth Iranit, përfshirë Indinë, nuk janë ndryshe nga Irani për sa i përket larmisë së etnive, feve dhe kulturave. Në Indi, për shembull, ka grupe të ndryshme etnike me besime, kultura dhe fe të ndryshme si Islami, Hinduizmi, Budizmi dhe Krishtërimi. Prandaj, diversiteti kulturor dhe etnik është shumë i rëndësishëm në procesin zgjedhor të këtij vendi. Për shembull, përbërja fetare e këtij vendi me 85% të Hinduve dhe rreth 13.4% të Muslimanëve, tregon epërsinë e konsiderueshme të Hinduizmit në këtë vend. India është vendi i tretë më i madh mysliman në botë pas Indonezisë dhe Pakistanit. Në Iran, jetojnë etni dhe raca të ndryshme, duke përfshirë Turqit, Lorët, Kurdët, Baluçët, Arabët dhe persianët të cilët janë me bindje të ndryshme fetare si Shiitët, Sunitët, si dhe pasuesit e feve Zoroastriane, Hebre dhe të Krishterë. Prandaj, pozicioni dhe pikëpamja e këtyre grupeve në sistemet zgjedhore është e rëndësishme. Mohammad Reza Marandi, profesor universiteti dhe ekspert i çështjeve politike, tregon kufizimet dhe diskriminimin në zgjedhjet për disa pakica, përfshirë komunitetin mysliman, pavarësisht demokracisë së përparuar në Indi. "Sipas statistikave zyrtare, në Indi jetojnë150 milion myslimanë, që përbëjnë 14% të popullsisë së këtij vendi; Por në zgjedhje, një nga shqetësimet e komunitetit mysliman në Indi, gjithmonë ka qenë shqetësimi i injorimit të kërkesave të tyre nga partitë dhe kandidatët. Nga ana tjetër, myslimanët, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së shteteve kryesore indiane si Uttar Pradesh. Sistemi zgjedhor i Pakistanit, ashtu si ai i Indisë, ndikohet nga modelet që u formuan gjatë sundimit britanik në këto zona.

Baza e zgjedhjeve presidenciale në këtë sistem është e atillë që së pari njerëzit rurale zgjedhin përfaqësuesit e tyre në formën e këshillave të fshatrave dhe në qytete në formën e komiteteve të qytetit dhe këta përfaqësues të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë popullor mund të zgjedhin anëtarët e parlamentit. Këta të fundit pa ndërhyrjen dhe votën direkte të njerëzve, mund të zgjedhin kreun e qeverisë dhe presidentin e vendit. Në kushtetutën e vitit 1935, e cila ishte kushtetuta e parë e Indisë dhe Pakistanit, ky sistem zgjedhor u shndërrua në zonat elektorale, ku kriteret kryesore për përfaqësim dhe zgjedhje ishin pasuria, prona dhe arsimi. Votimi në një zonë elektorale është i rezervuar për ata njerëz, emrat e të cilëve janë në listën e zgjedhësve në atë zonë elektorale dhe askush jashtë kësaj liste nuk ka të drejtë të votojë në atë zonë elektorale. Ndërsa në Iran, për shembull, në një qytet të madh si Teherani, të gjithë njerëzit janë të përfshirë në humbjen ose fitoren e përfaqësuesve për deputet të atij qyteti dhe kandidatët zgjidhen nga të gjithë njerëzit e qytetit pa ndonjë ndarje administrative.