Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (10)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109794-speciale_për_zgjedhjet_e_13_ta_presidenciale_(10)
Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e këshillave islamikë të qyteteve dhe fshatrave është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1400 të kalendarit diellor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2021 16:49 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (10)

Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e këshillave islamikë të qyteteve dhe fshatrave është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1400 të kalendarit diellor.

Krijimi i një atmosfere entuziaste në zgjedhjet e vitit 1400 e bën të domosdoshme praninë e fortë të partive dhe rrymave politike me shije dhe preferenca të ndryshme. Prania e figurave të ndryshme në arenën zgjedhore dhe pjesëmarrja e segmenteve të ndryshme të shoqërisë politike dhe shoqërore është një nga faktorët nderues për Republikën Islamike. Zgjedhjet e fundit tregojnë se logjika e zgjedhjeve në sistemin e Republikës Islamike konsiston në pjesëmarrjen maksimale dhe shoqëria gjithashtu vepron me përgjegjësi duke shkuar në zgjedhje.

Sigurisht, të gjitha grupet politike, përfshirë reformistët dhe konservatorët, bëjnë çmos për të fituar votat e njerëzve. Assadollah Badamchian, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Koalicionit Islamik, thotë se sistemi i partisë në Iran është i ndryshëm nga partia në sistemet jo-islame dhe shtoi: Partia që ka si qendër Zotin shqyrton përgjegjësitë se çdokujt me qëllim që ai të jetë i emëruari më i mirë, më i denjë dhe më i preferuar për t'u emëruar. Prandaj, Partia e vërtetë Islame kërkon të prezantojë më të merituarin për çdo përgjegjësi, edhe nëse ai nuk është anëtar i partisë. Badamchian shprehet se kjo kulturë na ka bërë që të lëvizim kolektivisht në zgjedhje, zakonisht në vijën e vlerës së Revolucionit Islamik, që nga fillimi i revolucionit e deri më tani.

Ky aktivist konservator lidhur me aktivitetin  e partisë në zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit të këtij viti thotë: Mendimi i partisë është të marrë pjesë në zgjedhje duke ruajtur unitetin dhe respektimin e të gjitha rrymave me preferenca të ndryshme.  Në zgjedhjet presidenciale, të gjithë ata që garojnë për postin nuk kundërshtohen nga Partia Islamike. Meqenëse kjo është e drejta ligjore e çdo personi, nuk ka nevojë që ai të kundërshtohet. Ai thotë se sipas kushtetutës, është përgjegjësi e Këshillit Mbrojtës të përcaktojë kualifikimin ose skualifikimin e kandidatëve. Ai thekson se nëse kemi 50 kandidatë presidencialë, nuk ka asgjë të keqe  që ata të prezantojnë veten e tyre në mënyrë që populli t'i njohë ata? Në fund të fundit, është detyrë e drejtorëve dhe e partive politike që për hapin e dytë të revolucionit, midis tyre të zgjedhin personin e duhur dhe të krijojnë një civilizim të ri, një shoqëri model dhe qeveri të denjë për Republikën Islamike dhe personi më i mirë zakonisht është një person.

Badamchian beson se është e natyrshme përdorimi maksimal i të gjitha kapaciteteve, për të garuar midis perspektivave të ndryshme. Por atje ku është në interes të publikut, sistemit dhe detyrës fetare, ne duhet të arrijmë unitetin. Ai tha se është një detyrë fetare, kombëtare dhe politike të vendosësh se kush duhet të jetë në këtë pozitë dhe kush duhet të largohet në favor të tij. Tani, nëse ky person iu prezantua njerëzve nga një parti si e jona dhe prejardhja, puna, natyra revolucionare, shëndeti, pastërtia, ndershmëria, aftësia për të mbledhur të gjitha forcat dhe mendja novatore e atij personi janë marrë në konsideratë dhe partia ka vlerësuar se ai ishte i emëruari më i mirë se të tjerët, është shumë më mirë që rivali të tërhiqet sesa të garojë si një person pa mbështetje organizative dhe popullore dhe vetëm për shkak të personalitetit të tij. Megjithëse aktorët kryesorë në zgjedhjet e dy dekadave të fundit kanë qenë nga rrymat reformuese dhe konservatore, tani po krijohet një rrymë e tretë që është e përqendruar në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe zbatimin e drejtësisë.

Nevoja e shoqërisë sot është zhdukja e varfërisë, pabarazisë, papunësisë, diskriminimit, korrupsionit, dhe njerëzit nëpërmjet zgjedhjeve për këto çështje kërkojnë zgjidhje nga politikanët. Zgjidhja e problemeve të jetesës së njerëzve në Iran varet nga përdorimi optimal i të gjitha kapaciteteve të brendshme dhe heqja e pengesave në prodhim dhe mbështetjen e prodhimit, si dhe krijimi i motivit në aktivitetet ekonomike për të konkurruar në një prodhim më të mirë.  Studimet tregojnë se një pjesë e rëndësishme e inflacionit dhe papunësisë është për shkak të keqmenaxhimit dhe problemeve në bashkëveprimet ekonomike dhe shpërndarjen e mallrave në rrjetin e konsumatorit. Këto dobësi kanë bërë që mallrat të arrijnë tek njerëzit me një kosto të lartë dhe vendi të drejtohet me një kosto më të lartë, e cila shkakton inflacion dhe dëmton punësimin. Në ekonomi, kushtimi i vëmendjes tek prodhimi dhe vëmendja ndaj nevojave sociale dhe ekonomike të popullit, është zgjidhja e shumë problemeve ekonomike.

Fakti është se situata sot në Iran është e ndryshme nga e kaluara dhe diskursi i Iranit është i ndryshëm nga rajoni dhe bota. Irani është në një situatë të ndryshme për sa i përket fuqisë, kapitalit dhe shpërndarjes së forcave sociale. Në një situatë të tillë, është e natyrshme që konkurrenca e palëve të përqendrohet në çështjet ekonomike, politike dhe sociale.  Azad Armaki, një studiues i çështjeve sociale në këtë fushë, tregon rolin e rëndësishëm të forcave sociale në zgjedhje dhe thotë: Në situata të tilla, forcat shoqërore shpesh vendosen në ballë për të shpjeguar domosdoshmëritë, kërkesat dhe nevojat e shoqërisë dhe atëherë këto nevoja kthehen në kërkesa politike, që më pas forcat politike diskutojnë mes tyre dhe prej tyre zgjidhet individi fitues.

Ky studiues i çështjeve shoqërore beson se diskursi pro dhe kundër formohet para zgjedhjeve dhe kjo është arsyeja pse shoqëria hyn në aktivitetin politik. Lidhur me situatën e votave në zgjedhjet e këtij viti, Azad Armaki thotë: "Asnjë periudhë e zgjedhjeve nuk është e njëjtë dhe nuk është ende e qartë se si do të jetë struktura e forcave politike."

Në çdo rast, kandidatët do të emërohen nga Këshilli Mbrojtës dhe sipas procedurës që ekziston në të gjitha sistemet zgjedhore, disa figura politiko-fetare do të prezantohen për zgjedhje dhe presidenti do të zgjidhet nga vota e popullit. Në këtë proces, partitë në konkurrencë me kandidatët e pavarur do të përpiqen të marrin më shumë vota.