Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (11)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109882
Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale në Iran do të mbahen më 18 qershor 2021.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 15, 2021 22:44 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (11)

Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale në Iran do të mbahen më 18 qershor 2021.

Këto zgjedhje, ashtu si zgjedhjet e tjera në Iran, për arsye dhe qëllime të ndryshme janë kthyer në tematikën dhe çështjen më të rëndësishme të medias dhe rrjeteve të lajmeve.

Zgjedhjet presidenciale në Iran janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër për shkak të veçantisë së tyre; Irani është një vend i qëndrueshëm, i fortë dhe vendimtar në rajon dhe çka është më e rëndësishmja, vlerat demokratike të këtyre zgjedhjeve dhe roli i tyre vendimtar në ekuacionet rajonale dhe madje edhe në arenën ndërkombëtare, e bëjnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale iraniane një çështje tepër të rëndësishme për mediat.

Për vite me radhë armiqtë e kombit iranian kanë përdorur një larmi mjetesh si rrjetet mediatike, për të realizuar qëllimet e tyre dhe për të ushtruar presion të vazhdueshëm psikologjik, propagandistike dhe politik kundër Iranit. Ata kanë përdorur çdo mjet dhe mundësi për të dobësuar dhe goditur Iranin dhe iranianët. Në këtë mes rrjetet informative dhe mediat perëndimore janë përqendruar në analizimin e ambientit politik dhe procesin e zgjedhjeve në Iran dhe duke tjetërsuar përmbajtjen e dialogut të kandidatëve për zgjedhje, tematikat e trajtuara prej tyre i kanë përdorur si mjet për të prishur ambientin e organizimit të zgjedhjeve në Iran.

Në përgjithësi këto media në trajtimin e ngjarjeve në procesin zgjedhur, janë munduar që ato t'i drejtojnë në një anë të caktuar. Kjo me qëllimin që në mesin e popullit të krijojnë një ide negative dhe dekurajuese për zgjedhjet dhe njëkohësisht të inkurajojnë popullin iranian që të mos marrë pjesë në votime.

Mediat e huaja satelitore kanë përdorur lloje të ndryshme reklamash dhe propagandash plotësisht të rreme, si dhe kanë përdorur hapësirën kibernetike për të kryer kritika të buta kundër Iranit dhe për të treguar gjoja se zgjedhjet në Iran janë të diktuara dhe të parapërcaktuara.

Në një mënyrë që audienca të ndiejë se ajo që prezantohet nga këto media dhe konkluzionet e  tyre janë të besueshme, ata pretendojnë se ajo çka thonë është  plotësisht në përputhje me realitetet dhe atmosferën elektorale në Iran. Në këtë metoda këto media përqendron në formë cinike në disa tema të të zgjedhjeve dhe me qëllim prezantojnë vetëm një pjesë të tematikave të trajtuara nga kandidatët për zgjedhjet. Mirëpo mënyra se si trajtohen temat nga këto media, ka për qëllim që tek teleshikuesi të krijojë një ide negative. Këto media zgjedhin çështje të caktuara në mesin e diskutimeve të zgjedhjeve, tema që janë tërheqëse për teleshikuesin dhe më ndjekin qëllimin e tjetërsimit të realitetit dhe asaj që është e vërtetë. Mediat në gjuhën perse si Zëri i Amerikës, BBC Persian, kanali Manotou dhe Iran International, janë në krye të mediave të huaja që përpiqen të ushtrojnë presion mediatik mbi popullin iranian. Këto media me anë të propagandës së tyre, jo vetëm që ndjekin qëllimin e ftohjes së popullit, krijimin e pesimizmit në mesin e popullit, inkurajonin e popullit për të mos votuar, ata përdorin tematika si kushtet ekzistuese dhe e ardhmja e vendit me qëllim që të krijojnë distancim të popullit me funksionarët e shtetit. Qëllimi kryesor i tyre është krijimi i disa poleve në shoqëri, shtimi i pakënaqësisë civile dhe si rezultat heqja e entuziazmit të organizimit të zgjedhjeve në Iran. Boshti kryesor i punës së këtyre mediave, kryesisht BBC Persian dhe Iran International, të cilët kryesisht financohet nga Londra dhe Riadi, është i përqendruar pikërisht në objektivat e përmendura më sipër. Prandaj qëllimi i vetëm i këtyre mediave është kundërvënia ndaj Iranit.

Si rezultat sa herë që në iran organizohen zgjedhje dhe sidomos zgjedhjet presidenciale, këto media të huaja nisin propagandën e tyre të gjerë dhe me lajme të rreme mundohen të tjetërsojnë realitetin me qëllim që të turbullojnë opinionin publik në Iran. Përpjekja për të nxitur etninë është një tjetër metodë e ndjekur nga këto media në rrjedhën e zgjedhjeve, me qëllim që të dobësojnë bashkëpunimin e gjerë politik.

Kiomars Jazdan Panah, ekspert i çështjeve politike sa i përket metodave të ndjekura nga këto media për të ndikuar në ambientin e zgjedhjeve thotë: Imponimi i idesë së populli nuk beson tek shteti, imponimi i idesë se vota e popullit nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, imponimi i idesë gjoja për shtypjen dhe shkeljen e të drejtave civileve, janë pika të cilat përdoren nga këto media për të prishur besimin e shoqërisë tek organet e ligjit dhe ato zyrtare të shtetit të tilla si Këshilli Mbrojtës. Këto media përdorin metoda dhe mjete të ndryshme për të treguar se gjoja në Iran zgjedhjet janë false dhe të parapërcaktuara.

Këto media duke përdorur metodën e ndarjes së zgjedhjeve në disa fraksione dhe duke keqpërdorur problemet ekonomike, mundohen të tregojnë inefikasitetin e shtetit në administrimin e ekonomisë. Një prej pikave ku përqendrohen mediat e huaja është çështja e kualifikimit të kandidatëve për postin e presidentit. Këto media raportet i tyre i përqendrojnë në një formë që duan të tregojnë se vetëm në Iran ka një organ të quajtur Këshilli Mbrojtës, i cili është përgjegjës për analizimin e kushteve të kualifikimit të kandidatëve për zgjedhje dhe se në vendet e tjera nuk ka një organ të tillë që monitoron dhe inspekton personat që duhet të kanditojë për marrjen e një posti. E gjithë puna e ndjekur nga këto media të huaja në gjuhën perse, tregojnë mjaft qartë qëllimin e vetëm që është ftohja e besimit të njerëzve ndaj medias vendase. Hapësira politike që krijohet nga këto media, në përgjithësi ka për qëllim që të ndikojë në procesin zgjedhor të vendeve që janë në objektiv dhe në shumë raste ndiqet objektivi i nisjes së mosbindjes civile. Mediat e huaja me propagandën e tyre negative kundër zgjedhjeve në Iran dhe me luftën e tyre psikologjike, mundohen t'i bëjnë njerëzit indiferentë ndaj rolit përcaktues të fatit të vendit, duke i inkurajuar ata të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ata synojnë ta paraqesin hapësirën e zgjedhjeve si të mavijosur dhe me programet e tyre tendencioze dhe të programuara, mundohen të përhapin idenë se kandidatët janë ekstremistë, që kërkojnë të sjellin luftë dhe kriza dhe se janë kundër demokracisë.