Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (12)
Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale në Iran do të mbahen më 18 qershor 2021.
Këto zgjedhje, ashtu si zgjedhjet e tjera në Iran, për arsye dhe qëllime të ndryshme janë kthyer në tematikën dhe çështjen më të rëndësishme të medias dhe rrjeteve të lajmeve.
Kjo tregon se zgjedhjet kanë qenë gjithmonë një temë tërheqëse për media, për të zhvilluar luftë psikologjike dhe fushatë propagandistike kundër Iranit. Të vetëdijshëm për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe rolin ndikues të njerëzve në arenën politike, këto media kërkojnë të dekurajojnë njerëzit dhe t'i distancojnë ato nga Republika Islamike e Iranit.
Për këtë qëllim, sa herë që në Iran janë mbajtur zgjedhje, përfshirë ato për presidencën dhe Asamblenë Konsultative Islamike, mediat e varura të huaja kanë nisur aparatin e tyre propagandistik. Rrjete të tilla si BBC Persian dhe Zëri i Amerikës, në bashkëpunim me elementë anti-revolucionarë, vitet e fundit kanë bërë përpjekje të mëdha për të zgjeruar hendekun midis njerëzve dhe shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Ndikimi në mesin e shoqërisë iraniane, komunikimi me kundërshtarët dhe opozitarët e shtetit dhe përhapja e lajmeve të rreme me qëllim shqetësimin e mendjes publike, kanë qenë gjithmonë mjete që janë përdorur në axhendën e këtyre mediave në funksion të zgjedhjeve në Iran.
Kjo tendencë në zgjedhjet e dhjetë presidenciale të Iranit në vitin 2009 në një shkallë të gjerë tregoi rolin e shkatërrues të këtyre mediave. Dokumentet, provat dhe rrëfimet e elementëve dhe planifikuesve të trazirave post-zgjedhore të vitit 2009, zbuluan përfshirjen e disa ambasadave në Teheran, veçanërisht të ambasadës britanike, në menaxhimin e trazirave në Iran. Disa anëtarë të ambasadës britanike, përfshirë "Thomas Buurn", funksionari i dytë i ambasadës britanike, praktikisht në axhendën e tyre vendosën kontakte me personalitete të ndryshme në Iran. Nxitja e mashtrimit në raundin e dhjetë të zgjedhjeve presidenciale iraniane ishte strategjia e lëvizjeve britanike dhe amerikane dhe elementëve anti-revolucionarë për të ndikuar në këto zgjedhje me synimin për të dekurajuar njerëzit nga sistemi shtetëror.
Në të njëjtën mënyrë, kanalet BBC Farsi dhe Zëri i Amerikës disa javë para zgjedhjeve filluan një fushatë masive për të ndikuar në opinionin publik me qëllim që të minimizojnë pjesëmarrjen politike të njerëzve. Ndërsa e njëjta media u përpoq të hiqte nga sytë e opinionit publik, skandalet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2020, skandale që zbuluan shumë fakte të fshehura.
Në këtë drejtim, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim në përvjetorin e bekuar të lindjes së Profetit Muhamed Mustafa (paqja e Allahut qoftë mbi të) dhe lindjes së Imam Ja'far Sadeghut (paqja e Zotit qoftë mbi të), iu referua polemikave, sjelljeve anormale dhe skandalit zgjedhor në Amerikë dhe duke e konsideruat këtë situatë si një shembull të imazhit të shëmtuar të demokracisë liberale, tha: Pavarësisht se kush vjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara, situata aktuale reflekton një rënie të rëndë civile, politike dhe morale në Shtetet e Bashkuara dhe kjo është diçka që mendimtarët e ndryshëm në Shtetet e Bashkuara e pranojnë. Pushtimi disa orësh i Kongresit nga protestuesit dhe mbështetësit e Trump që ishin ngritur kundër rezultateve të zgjedhjeve, ishte një ngjarje e pashembullt në historinë amerikane. Masa për të rrëzuar presidentin Joe Biden shënoi një skandal të madh për demokracinë amerikane, pasi shumë ekspertë perëndimorë dhe madje edhe republikanë të shquar ngritën zërin dhe morën një qëndrim të ashpër kundër pushtimit pre disa orë të Kongresit amerikan. Duke zbuluar lajmin për skandalin e madh zgjedhor në Amerikë, Fox News njoftoi se kriza zgjedhore në Shtetet e Bashkuara sapo ka filluar.
Sipas Fox News, avokati Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurimit kombëtar të Donald Trump, në favor të Biden raportoi një zbulim të paparë rreth mashtrimit në zgjedhje dhe tha: "Sistemi Dominion u krijua për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë dhe më pas ai u shit në tregun ndërkombëtar për manipulim të zgjedhjeve. Ai u financua me para nga Venezuela dhe Kuba dhe Kina gjithashtu luajti rolin e saj. Pra, nëse duam të flasim për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje, kjo ka ndodhur tani." Në vitin 2000, kur kandidati demokrat Algor dhe republikani Bush George W. Bush për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nuk iu referuan votës së njerëzve por Gjykatë së Lartë, komentuesit e lajmeve e përshkruan ngjarjen si një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e lavdishme të demokracisë në Amerikë që përsëritja e së cilës është si një meteor që nëse godet tokën, do të jetë i papërballueshëm!
Njëzet vjet më vonë, kaosi dhe skandali përreth zgjedhjeve në SHBA i shndërroi qytetet amerikane si Neë York, Denver dhe Philadelphia në fusha beteje. Këto ngjarje ekspozuan demokracinë boshe të Shteteve të Bashkuara dhe e bënë botën dhe opinionin publik botëror të pyesin për një kohë të gjatë se është pikërisht kjo demokraci Amerikane që ata donin të përhapnin në vendet e tyre. Seyyed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes libaneze Hezbullah, në lidhje me këtë thotë: Ajo që ndodhi në zgjedhjet amerikane është një turp për demokracinë dhe nuk ka të bëjë vetëm me Trump, por ka të bëjë me Partinë Republikane. Ai shtoi: Për të zbuluar të vërtetën e asaj që po reklamohet si model, duhet mësuar nga zgjedhjet në SHBA. Ndërkohë, të njëjtat vende, që pretendojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, zgjedhjet e Iranit i deklarojnë të pashëndetshme dhe i vënë në dyshim ato.
Seyyed Mohammad Marandi, një ekspert i çështjeve ndërkombëtare, duke iu referuar deklaratave të disa zyrtarëve amerikanë në lidhje me zgjedhjet në Iran, thotë: Me skandalin që ndodhi në zgjedhjet e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara nuk janë më në gjendje të flasin për zgjedhjet e Iranit. Duke iu referuar fjalëve të Muhamed Javad Zarif, i cili e konsideroi praninë e iranianëve në zgjedhje si një shenjë të dështimit të politikës amerikane të presionit maksimal, tha: Është e natyrshme që sa më entuziaste të jenë zgjedhjet në Iran dhe sa më aktive të jetë pjesëmarrja e njerëzve, aq më shumë pikë negative do të regjistrohen për Shtetet e Bashkuara dhe ata do ta marrin parasysh këtë në llogaritjet e tyre në lidhje me Iranin.