Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (14)
(last modified Wed, 16 Jun 2021 18:55:40 GMT )
Qershor 16, 2021 20:55 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (14)

Në prag të zgjedhjeve të 13-ta presidenciale, aktivitetet elektorale të figurave dhe partive politike janë bërë më të theksuara.

Zgjedhjet në Republikën Islamike të Iranit kanë një rëndësi të veçantë. Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, janë zhvilluar zgjedhje të shumta, me prirje dhe shije të ndryshme.

Në sistemin e Republikës Islamike, njerëzit përcaktojnë fatin e tyre dhe të vendit duke dhënë  mbështetjen me votat e tyre dhe duke zgjedhur njerëzit e duhur. Në çdo zgjedhje, populli me votat e tij, pavarësisht nga shijet dhe pikëpamjet e tyre të ndryshme, ka treguar se ata i besojnë dhe mbështesin sistemin politik të zgjedhur prej tyre. Zgjedhjet gjithnjë kanë forcuar bazat popullore të Republikës Islamike dhe kanë hapur fushën për aktivitetet me shije të reja. Zgjedhjet e 13-ta presidenciale gjithashtu do të mbahen në një kohë kur Republika Islamike e Iranit duke ndjekur rrugën e rezistencës dhe qëndresës kundër presioneve të sistemit hegjemonist, është bërë një fuqi strategjike në rajon.

Natyrisht, gjatë sezonit të zgjedhjeve, të gjitha partitë dhe organizatat politike, përfshirë reformistët, konservatorët dhe aktivistët e pavarur politikë, i intensifikojnë aktivitetet e tyre. Tani, me fillimin e fushatës së 13-të zgjedhore presidenciale, kandidatët e miratuar kryesisht  programet e tyre i paraqesin përmes medias kombëtare dhe hapësirës kibernetike. Kandidatët rivalë në formën e të emëruarve duke marrë pjesë në debate gjithashtu mbrojnë programet e tyre të partisë.

Assadollah Badamchian, një aktivist konservator dhe anëtar i Këshillit të Unitetit, në lidhje me afrimin e partisë Motalefeh në zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit 2021, duke bërë dallimin e sistemit partiak në Iran nga ai partiak në sistemet jo islamike thotë: Partia me bosht Zotin, për funksionet dhe përgjegjësitë shqyrton se kush është më i mirë, më i denjë, më i devotshëm dhe më i preferuar për t'u emëruar. Prandaj, Partia e vërtetë Islamike kërkon të prezantojë kandidatin më të denjë për çdo përgjegjësi, edhe nëse ai nuk është anëtar i partisë.

Badamchian shprehet se kjo kulturë nga fillimi i revolucionit e deri më tani na ka bërë që të lëvizim kolektivisht në zgjedhje dhe zakonisht në vijën e vlerave të Revolucionit Islamik.

Husein Naghashi, një anëtar i këshillit qendror të partisë Etihad Mellat, beson se "Një çështje që është shumë e rëndësishme për procesin e reformës është çështja e rindërtimit të besimit në shoqëri; Duhet të rindërtohet besimi për njerëzit dhe programet, sloganet dhe njerëzit e prezantuar prej tyre duhet të mbrohen me forcë; Prandaj, organi për krijimin e konsensusit, në radhë të parë, duhet të vendosë programin dhe përparësinë e tij në rindërtimin e besimit midis procesit të reformës dhe bazës së tij të votimit. Kjo nuk do të ndodhë, nëse nuk mund t'i sigurojmë njerëzit përmes programeve, sloganeve, etj., sepse votuesit do të mbështesin ata kandidatë që do të bëjnë ndryshimin në situatën aktuale dhe ata që kanë guximin të luftojnë korrupsionin dhe diskriminimin. Ata duhet të përballen me sfidat e ndryshimit të grupeve, domethënë, ata duhet të zgjedhin njerëz që kanë guxim për ta bërë këtë dhe kanë plane për të mundësuar atë ndryshim në një proces katër-vjeçar.

"Ne jemi në një situatë ku personi i ngarkuar për menaxhimin e presidencës duhet të jetë një person inteligjent dhe të ndër veprojë me forcat e tjera", thotë Mohsen Koohkan, një aktivist politik konservator. Lidhur me njerëzit, emrat e të cilëve u emëruan me të drejtë ose gabimisht si kandidatë, besoj se në vend që të shikojmë opsionet në fillim dhe të fillojmë diskutimin për kandidatët, ne duhet të shkojmë tek kriteri qendror. Çdo veprim që ndihmon njerëzit të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, është një veprim i ligjshëm që duhet të përdoret. Udhëheqësi Suprem dëshiron organizimin e zgjedhjeve entuziaste për të zgjedhur kandidatin të mirë. Nëse kjo ndodh, do të jetë në interesin e vetë njerëzve.  Prandaj, jo vetëm në Iran, por edhe në shumë vende të botës, çështja e konkurrencës është normale midis palëve. Konkurrenca bazohet në pikëpamje të ndryshme dhe në këtë aspekt nuk ka asnjë pengesë. Unë besoj se duhet të bëhet punë organizative për t’i bërë zgjedhjet sa më të ngrohta.

Ekbal Shakeri një prej anëtarëve të komisionit të ndërtimit në parlamentin islamik të Iranit, lidhur me rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet presidenciale dhe të këshillave të qyteteve dhe fshatrave thotë: Zgjedhjet në vendin tonë kanë rëndësi tepër të madhe dhe mund të thuhet se është i vetmi sistem politik në botë që pothuajse një herë në vit organizohen zgjedhje dhe ku njerëzit marrin pjesë aktivisht dhe me entuziazëm. Kjo është një tregues i demokracisë në vend dhe një prej krenarive të revolucionit islamik i cili shfrytëzon parimet fetare për pjesëmarrjen dhe aktivizimin e popullit në përcaktimin e fatit social dhe politik të vendit. Sa më i madh të jetë pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhjeve, aq më shumë forcohet siguria për vendin në nivel rajonal dhe në botë. Kjo pjesëmarrje aktive është rrugëzgjidhja e të gjitha problemeve dytësore të jashtme dhe të brendshme. Aktualisht ekzistojnë kandidatë të mjaftueshëm për zgjedhje të cilët konkurrojnë mes tyre në fusha të ndryshme për të thithur votën e zgjedhësve. Kjo është në kohën kur problemet aktuale e bëjnë edhe më të rëndësishme pjesëmarrjen entuziaste dhe aktive të votuesve në zgjedhje sepse një prani e tillë çon në zgjedhjen e duhur të kandidatit që është i devotshëm dhe i denjë për të zgjidhur problemet dhe hallkat e njerëzve.

Është e natyrshme që në çdo raund zgjedhjesh të marrin pjesë kandidatë nga parti të ndryshme. Edhe në zgjedhjet e 13-ta presidenciale kandidatët hyjnë në fushatën zgjedhore me preferenca dhe shije të ndryshme.

Abas’ali Kad’khodai, zëdhënësi i Këshillit Mbrojtës lidhur me këtë thotë: Në disa vite ka pasur persona dhe figura me karakteristika të caktuar, por ambienti politik ka qenë në formë tjetër. Megjithatë ne theksojmë se ata persona që kanë kapacitetin e duhur mund të marrin pjesë edhe me preferenca të ndryshme politike. Fushata zgjedhore është një prej fazave më të rëndësishme të procesit zgjedhor. Kjo fazë ka rol tepër të veçantë në ngritjen e entuziazmit të zgjedhjeve. Duhet thënë se ata kandidatë që futen në fushatën zgjedhore, pak e shumë me programin e tyre shprehin bindjet dhe preferencat e tyre. Shpresojmë që në të ardhmen dhe në diskutimet që parashtrohen për zgjedhjet presidenciale, të dalin kandidatë që janë të përkushtuar në zbatimin e premtimeve të tyre.