Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (16)
Aktualisht në Iran ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve për zgjedhjen e presidentit të tetë që do të mbahet më 18 Qershor.
Kandidatët për president gjatë periudhës së fushatës ligjore kanë punuar në mënyra të ndryshme për të prezantuar veten dhe programet e tyre dhe ata janë përpjekur t'i prezantojnë programet e tyre para njerëzve duke propozuar plane dhe projekte të ndryshme. Zgjedhjet e Iranit mund të shqyrtohen nga dy këndvështrime. Nga një këndvështrim ato janë një përpjekje për pjesëmarrje maksimale dhe nga një këndvështrim tjetër janë për pjesëmarrje të vetëdijshme.
Siç thekson Lideri Suprem i Revolucionit: "Zgjedhjet mbahen në një ditë, por efektet e atyre mbeten për njerëzit për disa vite ". Pra, rëndësia e zgjedhjes së vetëdijshme është shumë e rëndësishme.

Gjatë kësaj periudhe, fushata dhe lëvizjet e ndryshme, u bënë një platformë për aktivitetet shoqërore dhe politike të njerëzve që ata të vendosin vetë dhe do të votojnë për kandidatin e duhur. Së bashku me këtë fushatë elektorale të përgjithshme, fushatat elektorale të vetë njerëzve, kanë secila një performancë dhe frymë të re shprese për të ardhmen dhe ndryshimin e situatës aktuale dhe duket sikur të gjithë po numërojnë momentet për të hedhur një hap për të përmirësuar situatën.
Ajetollah Khamenei në një pjesë të fjalës së tij të fundit në një video-konferencë me anëtarët e parlamentit, duke iu referuar disa shqetësimeve në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 28 qershorit, tha: Unë besoj se niveli i pjesëmarrjes së njerëzve nuk ka asnjë lidhje me këtë apo atë emër, mirëpo njerëzit po kërkojnë një person që ka një menaxhim të fortë, vullnet dhe një efikasitet të lartë për të zgjidhur problemet e vendit. Njerëzve nuk u intereson se çfarë titulli ka ky person ose nga cili fraksion ai vjen. Sigurisht, kjo mund të jetë e rëndësishme për grupet politike, por për popullin nuk është kështu. Ajetollah Khamenei theksoi: "Është e rëndësishme që kandidatët të bindin njerëzit se ata i dinë problemet e shoqërisë, janë menaxhues, të shkathët dhe të ndershëm dhe kanë aftësinë për të drejtuar vendin". Në këtë rast, falë Zotit, njerëzit do të jenë të pranishëm në kutitë e votimit, me një pjesëmarrje të lartë.
Pjesëmarrja politike është në fakt një nga faktorët dhe përbërësit e demokracisë. Që një shtet të jetë demokratik, shumica e njerëzve duhet të përfshihen në formulimin e pushtetit, çështjeve publike dhe të politikës. Demokracia gjithashtu ka komponentë të tillë si sundimi i ligjit, e mira publike, barazia, të drejtat natyrore, origjinaliteti individual dhe respektimi i të drejtave themelore të qenieve njerëzore. Mungesa e pjesëmarrjes në fund të fundit do të çojë në vazhdimin dhe forcimin e një qeverie jopopullore. Lideri Suprem i Revolucionit theksoi se ai që duhet të jetë në krye të degës ekzekutive duhet të jetë dikush që i njeh problemet kryesore të njerëzve dhe mund t'i zgjidhë ato dhe shtoi: Tani, çështja e domosdoshme dhe kryesore e vendit është ekonomia dhe kandidatët para njerëzve duhet të paraqesin planet dhe zgjidhjet e tyre për të zgjidhur problemet ekonomike dhe t'i bindin ata se kanë aftësinë për të zgjidhur problemet ekonomike.
Ai theksoi; Arena e zgjedhjeve është një garë për sa më shumë shërbim dhe parakalim në rrugën e kryerjes së mirësive. Ai duke këshilluar shmangien e parullave dhe sloganeve joreale dhe mashtruese, shtoi: Kandidatët duhet të bëjnë slogane dhe premtime në përputhje me mundësitë dhe realitetet e vendit. Sondazhet konfirmojnë se përparësia motivuese e njerëzve nuk janë emrat dhe fraksionet, por puna e mjaftueshme dhe efikasiteti.
Deklaratat e Liderit Suprem të Revolucionit në këtë drejtim hapën një horizont të ri para zgjedhjeve.
Disa kanë dhënë slogane premtuese, por më e rëndësishmja prej tyre është aftësia për të qenë konkret dhe veprues. Njerëzit duan ide dhe veprime të mira dhe ata duan të shohin nëse ata që bëjnë pretendime ekonomike, kanë apo jo aftësinë e duhur dhe se e kanë kaluar mirë apo jo sprovën e tyre. Kjo është më e rëndësishme për të gjykuar njerëzit pavarësisht nga çdo rrymë politike.
Tani që fushatat e kandidatëve janë të qarta, zgjedhjet e këtij vitit kanë hyrë në një fazë më serioze. Fakti është se të gjithë kandidatët e kualifikuar janë figura të shquara dhe politikanë të vendit. Ata kanë qenë dhe janë ndër drejtuesit e vjetër të sistemit në pozicione të ndryshme, kështu që ata janë të vetëdijshëm për kapacitetet financiare dhe strukturore të vendit. Nga ana tjetër, njerëzit presin formimin e një diskursi realist në fushatën reklamuese zgjedhore. Kjo është në interes të kandidatëve dhe njerëzve, gjë që do të çojë në formimin e pritjeve bazuar në planet dhe do të ketë mbështetje publike në procesin e qeverisjes së kabinetit qeveritar.
Shkrimtari dhe gazetari i njohur Mohammad Imani beson se zgjedhjet janë një garë shërbimi dhe etiketimi i një gare të tillë dhe i një shërbimi të tillë, duhet të respektohet. Rezultati i kësaj gare duhet të jetë siguria, rehatia, dinjiteti, autoriteti, gjallëria dhe shpresa më e madhe për kombin dhe jo dështimi, polarizimi dhe rënia e fuqisë kombëtare, siç kemi parë në cirkun amerikan të zgjedhjeve.
Këto ditë, të gjithë besojnë se Irani po kalon një pikë kthese të rëndësishme historike. Atmosfera e qytetit dhe e vendit është plot shpresë për një të ardhme më të mirë dhe ndryshimin e situatës aktuale nga të rinjtë, moshat e mesme, të moshuarit ose nga ata që presin që gishti i tyre tregues të ngjyroset me votën që do të japin më 18 qershor. Në të njëjtën kohë, armiqtë e vjetër të Iranit po presin me padurim një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje që ta përdorin atë si një justifikim për presionin ndërkombëtar dhe sanksione të reja, por ata edhe kësaj here pas zgjedhjeve historike me patjetër do të detyrohen të shkruajnë "Një Iran fitimtar në zgjedhje".