Aramanati regjistrohet si Trashëgimi Botërore
Komiteti i 44 -të i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që u mbajt në Fuji të Kinës, miratoi regjistrimin e dosjeve "Hekurudha e Iranit" dhe "Peizazhi Kulturor Horaman / Aramanat" si trashëgimi botërore.
Aramanat ose "Toka e Diellit" është një nga trashëgimet më të rëndësishme në historinë shpirtërore të Iranit, e cila me vazhdimësinë e saj historike disa mijëra vjeçare, ka përfaqësuar traditat dhe qytetërimin e gjallë kulturor të njerëzve të këtij rajoni dhe marrëdhëniet e qëndrueshme me natyrën. Peizazhi Kulturor sipas përkufizimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, përfshin ato zona kulturore që përfaqësojnë punën e përbashkët të njeriut dhe natyrës dhe tregojnë se si modelet kulturore të banorëve të një rajoni ndikojnë në gjeografinë specifike të asaj toke. Peizazhi kulturor i Aramanat ka rreth 409 mijë hektarë sipërfaqe dhe territor, nga të cilat 106 mijë hektarë lidhen me zonën dhe 303 mijë hektarë janë pjesë e territorit.
Peizazhi kulturor i Horaman / Aramanat u regjistrua në bazë të dy kritereve, 3 dhe 5. Në Udhëzimet Ekzekutive të UNESCO -s, Kriteri 3 i referohet një vepre që është një dëshmi e spikatur e një tradite kulturore të gjallë ose të shkatërruar. Rreth Aramanat, ekziston një traditë e gjallë dhe aktuale Horami e cila njihet si tipari i saj i shquar. Deklarata e UNESCO-s gjithashtu vuri në dukje se tradita Horami është një kombinim i kulturës monogamike dhe gjysmë nomade. Banorët e Aramanat kanë ditë të vitit nomad që i kanë dhënë kësaj zone një vlerë të spikatur. Kriteri 5 i referohet qenies njerëzore e cila në mjedisin e tij të jetesës ka krijuar një marrëdhënie me mjedisin dhe natyrën përreth tij. Aramanat gjithashtu u njoh se në këtë drejtim kishte një vlerë të jashtëzakonshme globale. Klima dhe toka ku njerëzit Horami jetojnë janë malore dhe kanë një natyrë të ashpër. Mënyra se si njerëzit kanë zhvilluar civilizimin dhe kulturën e tyre në bashkëveprim me natyrën ka qenë në qendër të vëmendjes së dosjes. ICOMOS thekson se tradita e ndërtimit të banesave dhe vendbanimeve njerëzore, bujqësisë, blegtorisë dhe kopshtarisë në rajon me natyrën e saj të ashpër është një nga karakteristikat e spikatura të kësaj zone.
Horaman ose Aramanat “Avroman”, do të thotë vendi i diellit. Ai është emri i rajoneve historike me strukturë të larmishme dhe zakone të veçanta që përfshijnë pjesë të qyteteve Sarvabad, Sanandaj dhe Kamyaran në provincën e Kurdistanit dhe qytetet Ravansar, Paveh, Javanrood dhe Thalas Babajani në provincën Kermanshah. Pjesa kryesore e peizazhit kulturor të Horaman / Aramanat përfshin luginat e Zahorud, Oraman Takht dhe Lahun. Historia e vendosjes në këtë rajon daton në kohët parahistorike dhe zbulimi i veprave relike të Horamanit konfirmon ekzistencën e sundimit asirian, median, akamenid dhe grek. Artikujt më të vjetër të banimit njerëzor janë gjetur në gërmimet arkeologjike rreth fshatit Hajij dhe datojnë që nga periudha Paleolitike, për të cilën arkeologët raportojnë se janë të vjetër rreht 12,000 deri në 40,000 vjet më parë. Ka rreth 700 fshatra në zonën e Horaman / Aramanat.
Ky rajon ka një lashtësi të madhe historike me një sfond të lashtë kulturor, zakone dhe simbole të veçanta kulturore, secila prej të cilave tregon një pjesë të kulturës së pasur dhe të frytshme të këtij rajoni. Banorët e Aramanit kanë qenë në gjendje të përshtaten me natyrën gjatë mijëra viteve të vendosjes njerëzore në këtë rajon. Ky rajon ka qenë gjithmonë një strehë për banorët e tij në periudha të ndryshme historike me shumë peripeci dhe ka qenë në gjendje të arrijë të tashmen pa shqetësimin më të vogël në origjinalitetin e njerëzve të rajonit, ritualet, traditat dhe veshjet e tyre ose dëmtimin nga natyra. Këto tipare dhe vlera unike kulturore, në një kohë kur kulturat dhe rajonet lokale po rrënohen me shpejtësi në të gjitha dimensionet (arkitektura, veshmbathja, dialekti, mirësjellja, etj.), janë mbështetur nga përvojat kulturore dhe me kalimin e kohës kanë qenë në gjendje të përjetojnë vetëm një shkatërrimtar të vogël.
Fshati Hajij është një nga qindra fshatrat piktoreske në rajonin e Aramanat)
Ky rajon është kryesisht malor dhe ka lugina dredha -dredha dhe të thella, si dhe lumenj të panumërt. Sidoqoftë, një pjesë e madhe e rajonit Araman (Horaman) përbëhet nga male të larta dhe me borë. Por në lartësitë më të ulëta dhe në rrëzë të këtyre maleve, ka pyje pak a shumë të dendur. Mbulesa pyjore e kësaj zone, si mbulesa e përgjithshme e vargmalit Zagros, është e përbërë më shumë nga lisat. Pemë të tjera si dardha e egër dhe murrizi gjithashtu gjenden në numër të madh. Këto pyje prej kohësh gjatë dimrit kanë qenë një burim energjie për njerëzit e rajonit. Për shkak të natyrës malore të këtij fshati dhe fushave të gjelbra dhe burimeve me ujë të nxehtë, klima është e freskët në pranverë dhe verë dhe shumë e ftohtë në dimër. Arkitektura e Aramanat është përshtatur në mënyrë të përkryer me malet dhe ndërtesat janë kryesisht me gurë të nxjerra nga toka e thatë e rajonit. Shtëpitë në fshatrat e rajonit janë ndërtuar në mënyrë të shkallëzuar për shkak të pjerrësisë së madhe të shpateve shkëmbore. Shtëpitë janë ndërtuar kryesisht në dy kate dhe në bazë të formës së jetesës, hapësirat e shtëpive janë të ndryshme nga njëra -tjetra dhe shtëpitë e kopshtarëve, fermerëve dhe blegtorëve janë pak a shumë të ndryshme nga njëra -tjetra. Në shumë raste, kati përdhes i kushtohet stallës dhe magazinave. Hapësira kryesore e banimit ndodhet në katin e sipërm dhe përbëhet nga seksione të ndryshme.
Banesat e njerëzve janë përshtatur me mjedisin e thyer malor për mijë vjet me radhë. Planifikimi urban dhe arkitektura e pjerrët, kopshtaria në brezare, blegtoria dhe migrimi sezonal janë karakteristika të spikatura të kulturës dhe jetës lokale të njerëzve gjysmë nomadë të Horamit. Peizazhi i kësaj zonë karakterizohet nga një kombinim i jetesës njerëzore me mjete prej guri dhe zona banimi nëpër shpella dhe vendstrehime prej guri, varrezat, rrugët dhe të gjitha vendstrehimet që kanë mbetur prej vitesh.
Fshatrat e shkallëzuara në Iran gjithmonë kanë qenë pika turistike për shkak të pamjeve karakteristike të tyre. fshati Araman Takht, është ndërtuar në një zonë shumë të thepisur malore. Banorët e këtij fshati thonë se një herë e një kohë ky rajon ka qenë një qytet shumë i madh dhe ka qenë qendër e Aramanat. Përveç sipërfaqes së fshatit, ai për shkak të burimeve të shumta të ujit, traditës dhe kulturës dhe për shkak të demografisë së tij, ka pasur rëndësi shumë të madhe sidomos gjatë periudhës Sasanide. Në fshatin Araman Takht, çdo vit në fillim të shkurtit që përkon me muajin Bahman sipas kalendarit diellor, organizohet një festë e madhe e cila quhet festa e martesës së Pir Shaliar. Kjo festë zgjat për 3 ditë. Sipas legjendave Pir Shaliar ishte një figurë legjendare me dinjitet dhe fuqi të madhe kuruese. Një prej veprave të mëdha të tij ishte shërimi i Shah Bahar Khatun, vajza e mbretit Bukhara. Sipas legjendës Shah Bahar Khatun ishte e shurdhër dhe për këtë ai nuk mund të kurohej. Pas një farë kohe zëri i Pir Shaliar arriti tek Bukhara. Xhaxhai i mbretit së bashku me Shah Bahar Khatun dhe Malzaman, shkuan në Aramanat për të takuar Pir Shaliarin. Kur ata arritën pranë shtëpisë së Pir Shaliarit, vajza nisi të dëgjojë dhe të flasë. Pas kësaj ngjarje, mbreti zbatoi premtimin e tij dhe vajzën e tij e martoi me Pir Shaliarin. Ceremonia e martesës u mbajt në Araman Takht. Martesa u krye për tre ditë dhe banorët e këtij rajoni në përkujtim të kësaj feste e bëjnë pushim për 3 ditë duke festuar dhe përkujtuar këtë ditë. Në këtë ditë theren shumë kafshë dhe një pjesë e mishit shpërndahet në mesin e popullit për të festuar së bashku. Një pjesë tjetër e mishit përdoret për të përgatitur ushqimin e festës. Banorët e Aramanatit janë shumë të njohur për muzikën e tyre me dajre. Kjo muzikë arrin kulmin në festën e Pir Shaliarit.
Veshjet e etnisë kurde janë shumëngjyrëshe. Veshjet e banorëve të Aramant gjithashtu janë kurde. Përpara futjes së veshjeve dhe këpucëve të huaja në provincën Kurdistan, më shumë përdoreshin veshjet e tyre tradicionale që prodhoheshin në këtë zonë. Ndër prodhimet artizanale të zonës mund të përmendim qilimin, sixhaden, rrugicat dhe gunën. Banorët e Aramanatit, me leshin e nxjerrë nga dhia prodhojnë shalle me përmasa 25x26 që është pjesë e veshjes tradicionale të kurdëve. Basma e prodhuar kastile për këtë shall, gjithashtu përdoret për të prodhuar kapele, doreza dhe çanta. Një prej profesioneve që është shumë i përhapur në Huraman është prodhimi i Kelash. Kelash është një lloj këpuce lokale e quajtur Give e cila përbëhet nga dy shtresa të poshtme dhe të sipërmve. Kelash është e bërë me fije të trasha dhe kryesisht janë femrat ato që kanë artin e duhur të thurjes së tyre.
Prodhimi i furrave dhe enëve qeramike, gjithashtu bëhet nga femrat. Banorët e zonës duke përdorur dheun e kuq nga malet përreth, prodhojnë enë pre balte të quajtura Huvergar. Muzika dhe folklori i kësaj zone konsiderohet trashëgimi shpirtërore e cila është ruajtur për mijëra vjet me radhë dhe është trashëguar brez pas brezi. Muzika dhe arkitektura janë të përshtatur me ambientin e rajonit Huraman dhe ato konsiderohet si mjet lidhjeje mes banorëve të zonës së Zagrosit.
Në këtë mënyrë me regjistrimin e hekurudhës kombëtare të Iranit dhe të rajonit Aramanat, numri i dosjeve të trashëgimisë botërore të Iranit arrin në 26 raste. Më herët në regjistrin e trashëgimive botërore janë regjistruar zona si Poltroni Xhamshid ( Persepolis), sheshin Harta e Botës, Cegazenbil, Poltroni Sulejman, Pasargard, rezidenca kulturore Bam, Gonbad Sultanie, Bisutun, kompleksi i kishave Aramane, struktura ujore Shushtar. Gjithashtu kompleksi Sheik Safa Ardebili, kompleksi i pazarit historik Tabirz, kopshtet iraniane, Gunbad Kabus, xhamia e madhe e Esfahanit, Pallati Golestan, Qyteti i Djegur, Shush, kompleksi kulturor Mejmand, Shkretëtira Lut dhe kanalet e ujit të vjetra të Iranit, janë regjistruar si trashëgimi botërore. Qyteti historik Jazd, kompleksi antik Sasani, pyjet Heirkani, janë të tjera vende të Iranit që janë regjistruar në regjistrin e trashëgimive botërore.