Ruajtja e kaligrafisë iraniane, një program që tanimë u bë botëror
(last modified 2022-02-11T06:44:40+00:00 )
Shkurt 11, 2022 07:44 Europe/Tirane
  • Ruajtja e kaligrafisë iraniane, një program që tanimë u bë botëror

Samiti i gjashtëmbëdhjetë i Komitetit Botëror për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale u zhvillua në mënyrë virtuale nga 13 deri më 18 dhjetor të vitit 2021, në selinë e organizatës ndërkombëtare UNESCO në Paris të Francës.

Në këtë samit, u shqyrtuar dhe analizua dosja e ruajtjes së artit tradicional të bukurshkrimit dhe kaligrafisë në Iran dhe ky art u regjistrua si vepra e shtatëmbëdhjetë e trashëgimisë jomateriale kulturore të Iranit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Trashëgimi kulturore jomateriale quhen prodhimet dhe proceset kulturore të tilla si traditat, artet, këngët, meloditë dhe tingujt, muzika, ngjarjet, talentet dhe aftësitë të cilat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në mesin e njerëzve ose të një popullate në një rajon të veçantë gjeografik. Këto procese kulturore me kalimin e kohës janë bartur dhe transmetuar nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër dhe janë ruajtur gjoks më gjoks si një thesar i çmuar dhe janë trashëguar deri në periudhën bashkëkohore të një kombi dhe vazhdojnë të përhapen dhe të ruhen edhe sot si një element dhe vlerë kulturore nga pjesëtarët e asaj shoqërie.  

Veprat dhe monumentet historike dhe antike, prodhimet e arteve tradicionale, peizazhet natyrore përfshihen në kategorinë e veprave dhe produkteve kulturore të paprekshme të cilat regjistrohen dhe mbrohen ose në formën e një zone antike ose vendosen në muze për t’u ruajtur si një pasuri kulturore. Mirëpo veprat kulturore jomateriale konsiderohen forma të kulturës të cilat edhe pse nuk kanë kapacitet të regjistrohen dhe të incizohen, mirëpo nuk kanë kapacitet të deponohen në një vend fizik siç është muzeu dhe nëpërmjet karakteristikave qenësore dhe të veçanta të tyre, ato mund të transmetohen, përsëriten dhe të përjetohen.

Konventa e vitit 2003 e organizatës UNESCO që vendet në bazë të saj, i regjistrojnë elementët kulturore jomateriale të tyre, ka tre lista të ndara. Lista e parë e kësaj konvente është lista për prezantimin e trashëgimisë jomateriale që në realitet rastet më të shumta regjistrimeve botërore të vendeve janë përmbledhur në këtë listë dhe vazhdojnë të regjistrohen akoma. Lista e dytë në bazë të kësaj konvente është lista e trashëgimisë jomateriale të rrezikuar dhe në këtë listë regjistrohen kryesisht veprat të cilat nuk kanë kushte të mira të ruajtjes dhe mbrojtjes ose janë duke u përballur me rrezikun e shkatërrimit dhe zhdukjes. Mirëpo lista e tretë në bazë të kësaj konvente, është lista e programeve të mira për ruajtje të UNESCO-s dhe regjistrimi i veprave të trashëgimisë kulturore në këtë listë është më i vështirë në krahasim me regjistrimin e veprave në dy listat e mëparshme. Veprat të cilat janë përfshirë në këtë listë, njëkohësisht me prezantimin e tyre, bëhet një ruajtje e mirë e këtyre veprave. Do të thotë se vendet kanë ruajtur aq mirë ato vepra sa që njëkohësisht me regjistrimin e tyre në listën e trashëgimisë jomateriale botërore të UNESCO-s, ky proces bëhet shkak edhe për përhapjen dhe zhvillimin më të madh të tyre.

Kaligrafia vepra e shtatëmbëdhjetë botërore e regjistruar si trashëgimi jomateriale e Iranit

Regjistrimi botëror i trashëgimisë materiale dhe jomateriale të vendeve në organizatën ndërkombëtare UNESCO është një nga mënyrat për ta ruajtur dhe mbrojtur atë trashëgimi, por për fatkeqësisht disa vende, për të arritur këtë sukses, vjedhin trashëgiminë kulturore dhe civilizuese të vendeve të tjera. Në këtë kuadër, mund të përmendim regjistrimin e oxhaqeve freskuese me erë të provincës Jazd të Iranit nga Emiratet e Bashkuara Arabe apo raste të çuditshme si përpjekja për regjistrimin e poetit të njohur iranian Nezami Ganxhavi si poet e Republikës së Azerbajxhanit, Sa’di Shirazi si poet arab, madje edhe përpjekjet për konfiskimin e personaliteteve të famshme shkencore dhe të njohura si Abu Ali Sina dhe prezantimin e tij si shkencëtar perëndimor.

Rreth një vit e gjysmë më parë, Turqia ka bërë përpjekje për ta regjistruar kaligrafinë islame në listën e trashëgimisë jomateriale botërore, por që kjo përpjekje e Ankarasë është përballur me kundërshtimin dhe protestën e Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore të Republikës Islamike të Iranit. Ekspertët e kësaj Ministrie të Iranit duke prezantuar argumente teknike në organizatën ndërkombëtare UNESCO, kanë theksuar se duke marrë parasysh faktin se titulli i dosjes së prezantuar nga Turqia për kaligrafinë përmban atributin “Islam”, kjo nuk mund të jetë e kufizuar vetëm për vendin e Turqisë. Një çështje tjetër është kjo që burimi dhe zanafilla e kaligfrafisë islame ndodhet në Iran dhe dokumentet historike e vërtetojnë në mënyrë të qartë këtë çështje. Pas ndjekjes së çështjes nga ana e Iranit dhe protestës ndaj kësaj përpjekje të pamoralshme, është ndryshuar titulli i kësaj dosje dhe ajo është prezantuar me titullin “Kaligrafia tradicionale në artin islamik në Turqi”. Natyrisht se protesta e Iranit në lidhje me këtë çështje kurrë nuk ka pasur aspekt politik, por ka qenë e bazuar vetëm në vështrimin dhe aspektin teknik. Një vështrim mbi historinë e artit të kaligrafisë tregon qartë se vendi i Turqisë deri para themelimit të Perandorisë Osmane, nuk ka pasur kurrfarë historiku të veprimtarisë në këtë fushë dhe kjo është në kohën kur para asaj kohe, arti i kaligrafisë dhe shkrimit në mënyrë artistike të Kur’anit të shenjtë, kishte arritur kulmin e zhvillimit në Iran dhe shumë figura të shquara kanë qysh para asaj kohe kanë qenë duke punuar në këtë fushë kulturore.

Në samitin e gjashtëmbëdhjetë të komitetit botëror për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale ka vendosur në shqyrtim dosjen “Programi kombëtar për ruajtjen e artit tradicional të kaligrafisë në Iran” dhe kjo është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të organizatës UNESCO si vepra e shtatëmbëdhjetë e trashëgimisë kulturore jomateriale të Iranit. Regjistrimi botëror i dosjes “Programi kombëtar për ruajtjen dhe mbrojtjen e artit tradicional të kaligrafisë në Iran” nga ana e organizatës ndërkombëtare UNESCO është bërë në kohën kur në po këtë samit, 16 vende arabe kanë regjistruar “Dosjen e shkencës, talentit dhe metodës së kaligrafisë arabe dhe turke” në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit.

Regjistrimi botëror i artit të kaligrafisë së Iranit

Kaligrafia ose shkrimi artistik do të thotë bukurshkrim ose shkrimi i shoqëruar me krijimin e bukurisë dhe personi i cili kryen këtë proces, quhet “Bukurshkrues”, sidomos në kohën kur bukurshkrimi ose shkrimi artistik të jetë profesion i një personi. Për të perceptuar dhe për të përjetuar kënaqësi nga eksperienca vizuale e shkrimit artistik, duhet ta dimë se Bukurshkruesi ose artisti i shkrimit përveçse shkruan një tekst, mundohet të krijojë një vepër artistike me vlera estetike. Pikërisht për këtë arsye, arti i kaligrafisë ka dallim me shkrimin e thjeshtë të materiale, madje edhe me projektimin e shkronjave dehe me radhitjen e faqeve. Edhe pse kaligrafia është zhvilluar dhe përkryer në botën e Lindjes, mirëpo në të gjitha kulturat e botës mund të gjenden forma të ndryshme të kaligrafisë. Termi “Calligraphy” (Kalifgrafi) që nga shekulli e 15-të ka hyrë në enciklopedinë e fjalëve të kulturave të botës latine dhe pas shekullit 19-të, kjo fjalë është njohur si një term i caktuar dhe ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshme të artit dhe kulturës. Mirëpo që nga kohërat e lashta dhe sidomos në vendet e Lindjes së Largët dhe në vendet islame si në Iran, kaligrafia është paraqitur dhe njohur si një art i dalluar dhe i veçantë. Në Iran, para hyrjes së fesë Islame, kanë ekzistuar shkrime të ndryshme si shkrimi me kunja, shkrimi Pahlavi dhe shkrimi Avestai, mirëpo me shfaqjen e fesë Islame dhe përhapjen e saj në Iran, populli iranian kanë pranuar alfabetin arab dhe llojet e shkrimit islam. Historia e formimit të shkrimit arab dhe mënyra e shkrimit të alfabetit arab, nuk daton shumë kohë para Islamit dhe ky shkrim është formuar gati njëkohësisht me përhapjen e Islamit dhe gjatë viteve të para të përhapjes së Islamit. Kaligrafia gjithnjë ka pas rëndësi të veçantë për myslimanët, për arsye se këtë art e konsideronin art me të cilin e personifikonin shpalljen hyjnore. Myslimanët e përdornin shkrimin artistik jo vetëm për të shkruar Kur’anin e shenjtë, por edhe për të shkruar artet e tjera. Kaligrafia ose shkrimi artistik në të gjitha vendet islame gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe është vlerësuar si një prej arteve më të larta. Popujt e këtyre vendeve dhe sidomos iranianët, kanë paraqitur dhe treguar bukuritë më të larta në këtë artë dhe e kanë ndërtuar në mënyrë të fortë artin e kaligrafisë si një bosht në mesin e të gjitha arteve vizuale. Ky zhvillim ka qenë në atë mënyrë që arti i kaligrafisë që nga shekujt e parë të Islamit e deri më tani, në të gjitha vendet islame dhe në të gjitha rajonet që kanë qenë nën ndikimin e myslimanëve, ka qenë në kulmin e lëvizjeve artistike duke treguar një ndjeshmëri dhe fuqi të plotë artistike në ato vend.

Shkrimi i bukur Nasta’lik i mjeshtrit Mirkhani

Arti i kaligrafisë është përhapur në mesin e iranianëve qysh nga shekujt e parë të hyrjes së Islamit në Iran dhe gjatë gjithë historisë artistët iranianë duke shfrytëzuar aftësinë, shijen dhe talentin e madh në veprimtarinë artistike, i kanë shtuar artit të kaligrafisë edhe stile dhe mënyra të reja dhe të bukura. Dy llojet e shkrimit “Naskh” dhe “Ta’lik” kanë qenë prej llojeve të para të shkrimit që në shekullin e tetë hixhri kameri (14 të erës së re) u zhvilluan nga mjeshtrit dhe artistët iranianë siç ishte Mir Ali Tabrizi dhe u shkrinë në njëri-tjetrin dhe nga ky proces lindi një formë e re e shkrimit me emrin “Naskhtalik” që më vonë u njoh me emrin “Nastalik”. Arti i kaligrafisë deri më sot nëpërmjet mjeshtërve dhe artistëve të mëdhenj u zhvillua gjeneratë pas gjenerate dhe ka arritur deri tek ne dhe qyteti Kazvin i Iranit si kryeqyteti i kaligrafisë, duke prezantuar figura dhe artistë të dalluar në fushën e këtij arti iranian, ka luajtur një rol të pamohueshëm në krijimin e zhvillimeve dhe ngritjen e këtij shkrimi artistik. Mjeshtrit dhe artistët e dalluar si Mir Emad Hasani, Abdulmaxhid Taleghani, Mirza Muhamed Husejn Emadul-Ketab Al-Kazvini dhe Malek Muhamed Kazvini janë në listën e personaliteteve të shquara të kaligfrafisë në Iran dhe qëndrojnë në krye të kësaj liste. Dokumentet e posedimit të pronave, dokumentet e tilla si kontratat e martesës, kontratat politike, librat e dorëshkrimit dhe letrat e përditshmet administrative në kohën e kaluara shkruheshin me shkrimin e thyer ose “Nastalik” ose në disa raste duke i kombinuar të dy këto shkrime. Kaligrafia e Iranit në të gjitha degët e saj, përveç bukurisë dhe estetikës vizuale dhe formale e cila njihet në artet vizuale, ka edhe një kulturë të lashtë dhe të thellë dhe me këtë shkrim artistik janë shkruar dhe regjistruar idetë dhe mendimet e iranianëve që burojnë nga Kur’ani i shenjtë, nga poezitë e personaliteteve të mëdha të kulturës iraniane si Ferdosi, Rudeki, Molana Xhalaudin Balkhi, Hafiz Shirazi, Sa’di Shirazi, Atar dhe të figurave të tjera të shkencës dhe kulturës iraniane. Kaligrafia në Iran ka një origjinalitet historik dhe iranianët që nga kohërat e lashta kanë punuar dhe kanë bërë përpjekje për ta ruajtur shkrimin dhe gjuhën e vet. Regjistrimi botëror i “Programit Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë së Kaligrafisë” vërteton më së mirë këtë sukses të madh historik dhe kombëtar të iranianëve.

Shkrimi artistik dhe i bukur i Mir Emad

Vlen të theksohet se deri më tani festa e lashtë dhe antike e Novruzit, meloditë e muzikës tradicionale të Iranit, tradita e pehlivanëve dhe e sporteve tradicionale, arti i shfaqjes artistike të zimbajtjes, talenti i thurjes së tapeteve në Kashan, talenti i thurjes së tapeteve në Fars, muzika tradicionale e rajoneve të Horasanit Veriore, shkenca dhe teknologjia tradicionale e ndërtimit të varkave dhe anijeve të vogla dhe lundrimi në Gjirin Persik, arti i recitimeve transmetuese, transmetimi artistik i tregimeve iraniane dhe tradita e larjes së tapetave në Mashhad; janë regjistruar në listën e trashëgimisë jomateriale botërore.  Përveç këtyre, edhe kultura e pjekjes së bukës në peta, arti i ndërtimit dhe mjeshtëria e lahutës, loja pollo e shoqëruar me transmetime dhe muzikë, ndërtimi dhe mjeshtëria e instrumentit muzikor iranian Do tar (ngjashëm me çiftelinë), arti i miniaturës dhe tradita e pelegrinazhit në kishën Shën Tadeos; janë prej veprave të tjera të cilat janë regjistruar nga ana e Iranit në listën e trashëgimisë jomateriale të organizatës ndërkombëtare të UNESCO-s. Tani me regjistrimin e programit kombëtar për ruajtjen dhe mbrojtjen e artit të kaligrafisë në Iran, kjo listë botërore ka të regjistruar 17 vepra të trashëgimisë jomateriale.

Tags