Raketa Dehlavije: Një simbol i rrezes dhe fuqisë kundër pajisjeve të blinduara 
(last modified 2022-09-05T11:33:43+00:00 )
Shtator 05, 2022 13:33 Europe/Tirane
  • Raketa Dehlavije: Një simbol i rrezes dhe fuqisë kundër pajisjeve të blinduara 

Pavarësisht përparimit të rëndësishëm në fushën e luftës ajrore dhe detare, lufta tokësore ka ruajtur ende rëndësinë e saj në përcaktimin e rezultateve të luftërave moderne.

Në të njëjtën mënyrë, armët tokësore, veçanërisht tanket kryesore të fushëbetejës, mjetet luftarake të këmbësorisë dhe transportuesit e blinduar të personelit kanë një rol vendimtar në luftimet tokësore. Për këtë arsye është bërë i rëndësishëm edhe zhvillimi i armëve që janë në gjendje të përballojnë të gjitha llojet e armatimit të blinduar në fushën e betejës dhe në të njëjtën kohë me zhvillimin e armëve të blinduara janë bërë edhe përpjekje për të zhvilluar të gjitha llojet e armëve për t'u përballur me to. Ky proces ka nisur me prodhimin e topave kundër blindave dhe ka vazhduar me operacionalizimin e llojeve të ndryshme të raketave anti-blind si RPG 7.  Megjithatë, në dekadat e fundit fokusi ka qenë në prodhimin e raketave kundër blindave dhe janë zhvilluar shumë aktivitete në këtë fushë. Duke forcuar armaturën e tankeve dhe pajisjeve të blinduara, si dhe me instalimin e sistemeve aktive të mbrojtjes në këto pajisje, përdorimi i predhave konvencionale kundër armaturës për të shkatërruar tanket gradualisht humbi efektivitetin e tij dhe gradualisht hyri në fushë një gjeneratë e re e municioneve kundër mjeteve të blinduara, të cilat janë raketa të fuqishme me koka luftarake më të forta dhe mund të drejtohen edhe nga distanca të gjata. Përvojat e periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë bënë që në Iran, gjatë periudhës së rindërtimit të pasluftës e deri më sot, sektori i armëve anti-blind të jetë një nga fushat e veçanta të interesit dhe një gamë e gjerë produktesh në këtë sektor janë prodhuar vendit dhe u janë dorëzuar forcave të armatosura. Familja e armëve anti-blind në Iran është shumë e larmishme. Ndër raketat flamurtare të prodhuara në industritë e mbrojtjes së Iranit kundër pajisjeve të blinduara është raketa Dehlavije. Duke marrë parasysh shkallën e depërtimit të raketës Dehlavije, ajo duhet të konsiderohet si një nga raketat më të fuqishme në botë kundër mjeteve të blinduara. Një vështrim në shkallën e depërtimit të raketave të mëparshme anti-blind të Iranit dhe duke e krahasuar atë me vlerësimin e bërë për raketën Dehlavije tregon një superioritet prej rreth 58% krahasuar me shkallën më të lartë të gjeneratave të mëparshme.

Një vështrim i përgjithshëm

Dehlavije është një raketë e drejtuar anti-blind e zhvilluar nga Industritë e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura të Iranit. Kjo raketë u zbulua më 7 korrik 2012 nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Gjeneral Ahmed Vahidi, dhe u emërua Dehlavije për të përkujtuar martirin dr. Mustafa Çamran, dhe u emërua sipas vendit të martirizimit të tij. Raketa anti-blind Dehlavije është një nga armët anti-blind më të fuqishme iraniane, e cila është shumë e ngjashme me raketën ruse "Cornet" dhe vitet e fundit i është dorëzuar si Gardës Revolucionare, ashtu edhe ushtrisë iraniane. Sipas informacioneve të dhëna për këtë raketë, Dehlavije ka një rreze efektive midis 100 dhe 5500 metra. Duke përdorur një sistem shumë të avancuar drejtimi lazer, raketa Dehlavije është rezistente ndaj të gjitha llojeve të luftës elektronike. Sipas Gjeneral Vahidi, një kokë luftarake shumë e fuqishme, aftësia për të depërtuar në armaturën reaktive shpërthyese, motori i raketës dhe aftësia për t'u bartur nga një person e ka bërë sistemin e raketave anti-blind Dehlavije një armë shumë efikase në shkatërrimin e objektivave të blinduara, duke përfshirë tanket, transportuesit e blinduar të personelit dhe makinat e blinduara. Ky sistem raketor mund të shkatërrojë objektiva të blinduara të lëvizshme dhe fikse, objektiva detare dhe ajrore si helikopterët. Prandaj, ashtu si familja e raketave Tufan, Tondar dhe Tusan, edhe kjo armë duhet të konsiderohet si një raketë multi-funksionale. Raketa Dehlavije peshon 22. 7 kg, nga të cilat 6.8 kg peshon koka e saj luftarake me dy faza dhe ka aftësinë të depërtojë në 1200 mm armaturë. Nëse përdoret sistemi i shikimit gjatë natës për të gjuajtur këtë raketë, distanca e saj do të reduktohet në një rreze prej 3500 metrash. Edhe pse lëshuesi i raketës Dehlavije ka ngjashmëri me lëshuesin e raketave Tusan, por tubi që përmban raketën vendoset në pjesën e sipërme të kamerës dhe raketa qëllohet në objektiv pas vëzhgimit përmes kamerës. Ngjashmëritë midis lëshuesve të raketave Dehlavije dhe Tusan tregojnë ekzistencën e avantazheve operacionale më të përshtatshme sesa raketa Tufan. Aftësia për të ndarë tubin mbajtës të raketave nga grupi i objektivit dhe trekëmbëshi si dhe lehtësia e instalimit dhe përgatitjes në këtë lloj lëshuesish sjell avantazhin e transportit më të lehtë nga më pak njerëz. Pyetja që mund të ngrihet këtu është pse të ndërtohet një raketë e tillë pavarësisht ekzistencës së raketës Tufan-5 me depërtim të lartë dhe drejtim me rreze lazer. Duhet thënë se përveç shkallës më të lartë të depërtimit të raketës Dehlavije, fakti që kjo raketë ka një motor shtytës ekstra, e lejon atë të arrijë shpejtësi më të larta, që është një avantazh i rëndësishëm në krahasim me gjeneratat e ndryshme të raketës Tufan.

Modeli i ri

Në ceremoninë e Forcave Tokësore të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik për ekspozimin e pajisjeve të reja të kësaj force në korrik të vitit 2021, u zbulua një model më i ri dhe më i fuqishëm i raketës Dehlavije. Lloji i mëparshëm i raketës Dehlavije, i cili u zhvillua me modelin fillestar të raketës së familjes Cornet, njihet me kodin 9M133-1. Por tashmë janë zhvilluar modele të reja të raketës Dehlavije me emrin 9M133M-2, ndryshimi kryesor i të cilave është rritja e rrezes së saj nga modeli origjinal. Ky model i ri i raketës Dehlavije me rreze veprimi prej 8 km dhe fuqi depërtuese 1300 mm është prodhuar gjithashtu nga Industritë e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura të Iranit dhe është dorëzuar në Forcat Tokësore të IRGC-së. Modeli i ri ka një pamje të ngjashme me tipin origjinal të kësaj rakete, me dallimin se në këtë model të ri, ndryshe nga modeli origjinal në skajet e raketës janë projektuar krahë gjysmë elipse në mënyrë që raketa të jetë më e manovrueshme në dirigjim dhe të ketë më pak rezistencë ndaj ajrit. Për shkak të rrezes prej 8 kilometrash të llojit të ri të raketës Dehlavije, lëshuesi e largon atë nga rrezja operacionale e të gjithë topave të instaluar në tanket aktuale operacionale në botë. Për sa i përket drejtimit, tipi i ri i raketës Dehlavije, ashtu si tipi i mëparshëm, përdor një sistem drejtimi gjysmë-automatik lazer dhe navigimin me vizion lazer. Në këtë model, përdoruesi lëshon një rreze lazer drejt objektivit dhe duhet ta mbajë rrezen e lazerit në objektiv deri në momentin e goditjes. Një nga pikat pozitive të këtij sistemi dirigjimi është se në momentet e para, nuk ka nevojë të shkëlqejë një lazer i fuqishëm në objektiv, çka  mund të shkaktojë aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes kundër raketave anti-blind, dhe raketa dirigjohet vetëm nga një rreze lazer pothuajse e padukshme dhe është e sigurt ndaj shumë kundërmasave. Ekzistenca e një koke luftarake me dy faza është një nga aftësitë e përshtatshme të kësaj rakete për t'u përballur me tanke ose transportues të blinduar të personelit të pajisur me shumë shtresa të blinduara. Koka e fazës së parë ka për detyrë të shkatërrojë shtresat parësore si armaturën reaktive dhe koka e fazës së dytë depërton në objektiv dhe e shkatërron atë. Shpejtësia e kësaj rakete është rreth 250 metra në sekondë dhe koha e fluturimit të saj në rrezen maksimale është rreth 22 sekonda. Pesha totale e raketës dhe lëshuesit të saj është 27 kg.

 

Tags