Speciale për trevjetorin e martirizimit të Gjeneral Sulejmani (pjesa e parë)
Kanë kaluar tre vjet nga dita kur nga forcat terroriste amerikane martirizuan komandantin më të madh të luftës kundër terroristëve; Tani, të gjithë liridashësit në botë e dinë se gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani ishte njeriu më me ndikim në fushën e rezistencës.
Në mëngjesin e së premtes, më 3 janar 2020, gjenerali Kasem Sulejmani, komandanti i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mehdi Al-Muhandis, nënkryetari i forcës Hashd Shaabi ranë dëshmor në një sulm terrorist të Amerikës pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Autoriteti i gjeneral Sulejmanit në rajon dhe në botë ishte i tillë që lajmi për martirizimin e tij si një nga figurat më të njohura të Revolucionit Islamik dhe simbol i luftës kundër sistemit të arrogancës dhe shtypjes globale, u vu në krye të lajmeve në mediat vendase dhe të huaja dhe u përcoll me shumë reagime ndërkombëtare. Në pjesën e parë të programit special të trevjetorit të martirizimit të gjeneral Sulejmani, do t'i hedhim një vështrim biografisë dhe rolit të tij në forcimin dhe bashkimin e forcave të rezistencës në rajon dhe në pjesën e dytë, do të flasim për rolin e gjeneral Sulejmanit në neutralizimin e komploteve amerikane, vendimin për të vrarë gjeneralin Sulejmani, për rolin e regjimit sionist dhe përkujtimin e tij në mendjen e popullit iranian. Sipas njoftimit të Shtabit Popullor të kremtimit të trevjetorit të dëshmorit gjeneral-lejtnant Haxh Kasem Sulejmani, “Jan Fada”(Sakrifica e Jetës) është zgjedhur si slogani i trevjetorit të martirizimit të gjeneral Sulejmani.
Vështrim mbi biografinë e Dëshmorit Gjeneral Sulejmani
Dëshmori Kasem Sulejmani u bë pjesëtar i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike pas Revolucionit Islamik të Iranit dhe në të njëjtën kohë me fillimin e luftës Iran-Irak, ai stërviti disa batalione në Kerman dhe i dërgoi ato në fronte. Ai për një periudhë kohore ishte komandant i ushtrisë së Azerbajxhanit Perëndimor. Dëshmori Haxh Kasem Sulejmani u emërua komandant i ushtrisë së 41-të të Sarullahut në vitin 1360 hixhri me urdhër të Mohsen Rezaiut, komandantit të atëhershëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ai ishte një nga komandantët e operacioneve Val-Fajr 8, Qerbela 4 dhe Qerbela 5 në luftën e regjimit Baath të Irakut kundër Iranit. Operacioni Qerbela 5 ishte një nga operacionet më të rëndësishme të Iranit gjatë luftës së imponuar, i cili dobësoi pozicionin politik dhe ushtarak të ushtrisë irakiane Baath dhe stabilizoi situatën në favor të forcave ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. Gjenerali Sulejmani pas përfundimit të luftës Iran-Irak në 1367 H. u kthye në Kerman dhe u përfshi në luftë me keqbërësit që udhëhiqeshin nga kufijtë lindorë të Iranit. Dëshmori Sulejmani luftoi me bandat e trafikut të drogës në kufijtë e Iranit me Afganistanin derisa u emërua komandant i Forcave Kods. Në vitin 1379, ai u emërua komandant i Forcës Kods nga Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik.
Forcimi dhe bashkimi i grupeve të rezistencës në rajon
Veprimet brilante të dëshmorit Sulejmani, përmblidhen në një listë të gjatë veprimesh të një njeriu që nuk kurseu aspak përpjekjet e tij për fenë dhe vendin. Një nga ato veprime të shkëlqyera ishte krijimi i një pengese të fortë nga forcat e rezistencës në pjesë të ndryshme të rajonit, për t'u përballur me sionistët dhe amerikanët. Gjeneral Sulejmani, si komandant i Forcave Kods, pati aktivitete të gjera në fushën e forcimit dhe zgjerimit të boshtit të rezistencës. Në fakt, ky martir i nderuar luajti një rol thelbësor në forcimin e grupeve palestineze dhe forcave të Hezbollahut libanez dhe fitorja e këtyre grupeve në luftën 33-ditore dhe 22-ditore në Gaza kundër regjimit sionist, është një dëshmi e qartë e pranisë dhe rolit të dëshmorit Sulejmani. Gjithashtu, lufta siriane, e cila kishte për qëllim të shkatërronte frontin e rezistencës në këtë vend dhe do të godiste edhe forcat e rezistencës libaneze, me përpjekjet e shumë besimtarëve, të udhëhequr nga gjenerali Haxh Kasem Sulejmani, përfundoi me rezultat të kundërt dhe Siria u bë një front edhe më i fortë se më parë për boshtin e rezistencës. Ndër aktivitetet e tjera të Gjeneral Sulejmanit është prania e tij në Irak dhe luajtja e një roli të pamohueshëm në përfundimin e pranisë së ISIS-it në këtë vend. Gjatë angazhimit të tij kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, gjenerali Sulejmani luajti një rol qendror në çlirimin e zonave si "Tikrit", "Jarf al-Sakhr", "Mosul", në mbrojtjen e rajoneve "Samarra" dhe "Qerbela" nga ISIS dhe në parandalimin e rënies së Erbilit në operacionin “Umm al-Maarak”. Kryeministri i Irakut, Mohammad Shia al-Sudani, ka thënë: Shërbimet që dëshmori Sulejmani kreu përkrah Hashd al-Shaabit për shkatërrimin e ISIS-it dhe sigurinë e Irakut, është shembulli më i mirë i bashkëveprimit, miqësisë dhe vëllazërisë së popujve të të dy vendeve dhe kjo tregon se Irani dhe Iraku janë bashkë dhe se ata ecin në të njëjtin drejtim. Gjeneral Sulejmani qëndroi kundër ISIS-it duke formuar një bosht rezistence të përbërë nga forca të tilla si lëvizja Al-Nujba dhe Kataib Hezbollah, si dhe Hashd al-Shaabi në Irak dhe grupe të tilla si Mobilizimi Popullor Sirian dhe aleanca e tyre me mbrojtësit e faltores së shenjtë nga Irani dhe brigadat Fatemijun dhe Zainabjun, të cilët më në fund me shumë trimëri mposhtën ISISI, në një kohë kur shumë prej komandantëve ushtarakë të ISIS-it, kishin arritur në portat e pallatit presidencial sirian dhe askush nuk mendonte se kishte shpresë për mposhtjen e ISIS-it; Gjeneral Sulejmani qëndroi kundër terroristëve së bashku me mbrojtësit e faltores dhe parandaloi përhapjen dhe shfaqjen e mëtejshme të ISIS në rajonin e Azisë Perëndimore. “Mike Wallace”, një deputet irlandez i Parlamentit Evropian, për arritjet e dëshmorit Gjeneral Sulejmani thotë: “Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ishin përgjegjës për shfaqjen e grupit terrorist ISIS dhe armatosjen e grupeve të milicisë në rajon, askush nuk ka punuar më shumë se Gjeneral Sulejmani për të mposhtur ISIS-in në Irak. Megjithatë, pasi u vra nga Amerika, nuk pati asnjë dënim nga komuniteti ndërkombëtar." Jo pa arsye karakteri i Gjeneral Sulejmanit si mbështetës i të shtypurve ka dimensione të gjera dhe të gjithanshme të cilat i kalojnë kufijtë e Iranit dhe botës islame; Sipas qëndrimit të liderit suprem, personaliteti dhe karakteri i këtij gjenerali dëshmor duhet parë me sytë e një shkolle, të një rruge dhe një shkolle mësimore dhe atëherë do të qartësohet vlera e tij.