Shkolla e Sulejmanit (2-Mbrojtja e Shenjtë)
(last modified Mon, 02 Jan 2023 10:10:30 GMT )
Janar 02, 2023 11:10 Europe/Tirane
  • Shkolla e Sulejmanit (2-Mbrojtja e Shenjtë)

Me rastin e trevjetorit të martirizimit të gjeneralit të madh të Islami, Haxhi Kasem Sulejmani kemi përgatitur pesë programe speciale dhjetë-minutëshe me titull “Shkolla e Sulejmanit”, të cilat ju ftojmë t’i ndiqni në vazhdim. Në këtë emision do të flasim për kontributin e  Sulejmani në 8 vitet e mbrojtjes së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit kundër pushtimit ushtarak të regjimit Baathist të Irakut.

Pjesa më e madhe e jetës së haxhi Kasem Sulejmanit, është e përfshirë në luftë dhe rezistencë. Mirëpo luftërat në të cilat ka marrë pjesë gjenerali së bashku me bashkëluftëtarët e tij janë tepër të ndryshme nga luftërat e tjera të historisë së njerëzimit. Këto luftëra zakonisht ishin të llojit tjetër. Gjatë luftës 8 vjeçare të mbrojtjes së shenjtë, një prej karakteristikave më të spikatura të tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij është mbështetja dhe besimi tek Zoti. Sadami me dritën jeshile të vendeve perëndimore dhe duke marrë ndihma ushtarake të përparuara prej tyre, nisi të sulmojë Iranin. Kur ai kujtonte se do të pushtonte provincën Khozestan brenda 3 ditëve, ai nuk e kishte parashikuar faktin që të rinjtë iranianë brenda një nate do të ngriheshin për të mbrojtur revolucionin dhe tokën e  tyre. Ata ishin të rinj trima dhe luanë, të cilët me mundësitë e vogla ushtarake i bënë qendresë regjimit të Sadamit dhe treguan fitoren e së mirës ndaj së keqes. Haxhi Kasemi ishte njëri prej mijëra luftëtarëve të kësaj lufte.

Në kujtimet e haxhi Kasemit lexojmë: në ditët e para të luftës, e kishim menduar se armiku mund të bënte çdo gjë. Mirëpo në sulmin e parë që ne kryem, arritëm të zmbrapsim forcat e armikut nga rruga Susangard e deri në Hamidie. Kjo bëri që të na eliminohet ai mendim i gabuar që kishim për armikun.

Morali dhe frymëzimi i tij ashtu si komandantët e tjerë trima të mbrojtjes së lavdishme ishte e mbushur me frymëzimin spiritual të imam Khomeinit(ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Ai ishte njeri i pastër dhe çdo gjë e bëntë për hir të Zotit. Ai besonte, ishte i bindur, i përkushtuar dhe falej shumë. Haxhi Kasem Sulejmani ishte një nxënës i imamit. Ai e donte shumë imam Khomeinin(ra) dhe veten e konsideronte ndjekës të rrugës, mendimeve, vijës dhe aspiratave të imamit dhe vlerave të revolucionit islamik. Abas Kotb Aldini, një prej zhytësve të brigadës 41 Sarullah thotë: Ne përgatiteshim për operacionet tona. Haxhi Kasemi erdhi për të parë grupin. Trajnuesit i tha që të zgjidhte një prej zhytësve, një që kishte marrë trajnimin e duhur. Trajnuesi mua më tha: Futu në ujë dhe kujdes mos na turpërosh përpara Haxhiut. Uji ishte i ftohtë. Unë notova në një distancë të gjatë dhe kur dola u përshëndeta dhe u përgëzova nga Haxhiu dhe trajnuesi. Mirëpo nuk e kuptova shkakun e brengosjes në fytyrën e Haxhiut. Pas disa minutash shkova pranë Haxhit dhe e pyeta se përse ishte i mërzitur. Me një buzëqeshje me shikoi dhe tha: O vëllai im, kush jam unë që ti të zhytesh për mua? Që të turpërohesh përpara meje? Kur ti vesh uniformën e zhytjes, dije se Zoti të shikon dhe  vetes thuaji se nuk vepron për askënd tjetër përveç Zotit. Zhytesh për hir të Zotit dhe për atë martirizohesh. Kudo në jetën tënde, ndjenjën për hir të Zotit vendose në prioritet.

Emri i Haxhi Kasem Sulejmani dhe brigadës  Sarullah janë të ndërthurura mes tyre. Sa herë flitet për njërën, papritur dëgjohet tjetri. Gjeneral Dëshmor Kasem Sulejmani gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë komandonte Divizionin 41 Sarullah.  Një ushtri, anëtari i vetëm i së cilës në fillim ishte Kasem Sulejmani.  Emrin e brigadës e ka marrë nga emri i vijës së frontit të Shushit.  Për shkak se fronti i luftës sapo ishte krijuar dhe armiku atje po lëshonte zjarr të madh duke bërë që numri i dëshmorëve të  ishte i lartë.

Dëshmori Haxhi Kasem, në vitin 1360 (1981)me ndihmën e disa njerëzve me përvojë në disa operacione, formoi bërthamën e Brigadës Sarullah. Një vit më vonë, me zgjerimin e organizimit të saj në 3 brigada dhe një batalion të blinduar, ajo u njoh si divizioni 41 Sarullah.  Formimi dhe organizimi i shpejtë i divizionit Sarullah ishte për shkak të menaxhimit dhe taktikave të Haxhi Kasemit.  Gjatë një viti, pa asnjë mundësi, ai formoi një ushtri që theu frontin e luftës.   Të rinj të guximshëm të cilët ai i kishte identifikuar dhe testuar vetë, formuan forcat që thyenin vijën e frontit. Në zgjedhjen e komandantëve ai ishte shumë i ndjeshëm për trimërinë e tyre. Ai besonte se merita e çdo komandanti njihet në kohë krize.  Nëse dikush nuk ka fuqinë për të menaxhuar krizën, ai nuk është i dobishëm për komandim.  Një nga faqet më të paharrueshme dhe më të rëndësishme në historinë krenare të mbrojtjes së shenjtë është operacioni Qerbela-5. Vetë dëshmori Haxh Kasem Sulejmani për këtë operacion thotë: “Nëse them se në ditën e operacionit Qerbel-5, Qerbelaja ndodhi pranë Qerbelasë së Imam Huseinit (AS) dhe të gjitha ato sakrifica, mundime, falje dhe vlera që u mbartën nga shokët e Imam Huseinit (AS), u treguan në këtë operacion nga luftëtarët tanë, nuk e kam tepruar aspak në fjalët që them.  Ne mes nesh kishim fytyra të ndritura dhe të shkëlqyera që sinqerisht secili prej tyre na mungon. Figura që ishin ulur në bunkerë ku ata lexonin Kuranin, faleshin ose  shkruanin testamentet.  Ata me patjetër ishin të përgatitur për vdekjen.

Qerbela 5 ishte një nga betejat më të rëndësishme dhe vendimtare të mbrojtjes së shenjtë.  Sadami e kishte rritur organizimin e tij ushtarak 10 herë më shumë dhe këtë e kishte bërë  vecanërisht në fushën e cilësisë. Një pjesë e madhe e pajisjeve më të rëndësishme në botë ishin në dispozicion të forcave irakiane.  Numri i tankeve të armikut arriti në 5000 njësi dhe 4000 transportues personeli.  Në luftën ajrore armiku kishte në dispozicion të gjitha mjetet e kohës.  Avionët luftarakë, radarët dhe pajisjet e tjera me sensorë, të cilët ishin të ndjeshëm edhe ndaj frymëmarrjes së njeriut dhe temperaturës së trupit, e bënë shumë të lehtë për armikun që të zbulonte operacionet tona. Nga ana tjetër, forcat iraniane kishin objekte shumë të kufizuara dhe duhej të përballonin kushte tepër të rënda për të mbajtur të fshehta operacionet e tyre. Dëshmori Haxhi Kasem Sulejmani, duke rrëfyer kujtimet e tij nga nata e operacionit, thotë: “Kur i referohem asaj periudhe, ndjej se as ai guxim, as ai mendim, as ata njerëz dhe asnjëri prej tyre nuk i përkiste kësaj bote tokësore.  Zoti i krijoi ato skena dhe ishte vullneti i Tij që mbizotëroi dhe bëri atë që u bë.»

Një nga faktorët ndikues në vazhdimin e pranisë së luftëtarëve vullnetarë në frontet e luftës ishte sjellja e komandantëve të mbrojtjes së shenjtë ndaj tyre.  Haxhi Kasemi ishte njëri prej këtyre komandantëve.  Komandanti i cili me trupat e tij për zbulim u afrua shumë pranë fronteve të armikut. Ai gjatë operacioneve bashkë me ta ishte i pranishëm në vijën e parë të frontit dhe ishte gjithmonë i shqetësuar për trupat e tij. Në kujtimet e tij lexojmë: “Një nga veçoritë e luftës sonë që eliminoi pabarazitë (ushtarake) ishin iniciativat që u ndërmorën në fushën e mbrojtjes së shenjtë.  Dallimi ynë me ushtritë klasike të botës, përveç çështjeve shpirtërore dhe të moralit, ishte çështja “Eja dhe shko”.   Komandanti ynë në fushën e luftës qëndronte përballë dhe thoshte: "Ejani". Ndërsa komandanti klasik qëndron prapa vijës së frontit dhe thotë: "Shkoni".  Të ngrihesh dhe të thuash eja, pati shumë efekte dhe solli sakrifica të mëdha. Prandaj, sasia e dëshmorëve në radhët e komandantëve tanë nuk mund të krahasohet me asnjë luftë tjetër.  Gjatë luftës së imponuar, nga 12 divizione të sapoformuara të IRGC-së, ranë dëshmorë 7 komandantë divizionesh.  Gati 80 për qind e komandantëve të divizionit ranë dëshmorë.  Nëse nuk do të ishte morali i lartë për thyerjen e frontit dhe për të qëndruar përpara, kjo nuk do të kishte ndodhur. Kur komandanti thoshte ejani, roli i atij komandanti ishte si mbretëresha e bletëve. Prandaj, të gjitha bletët mblidheshin rreth tij.

Ushtarët e Divizionit 41 Sarullah kanë shumë kujtime  për praninë e komandantit të tyre trim, dëshmorit Haxhi Kasem Sulejmani, në vijën e parë të frontit.  Në librin "Pamja e Sulejmanit", një kujtim i z. Mohd Amiri, një nga shokët e dëshmorit, thotë: "Unë shkova me disa shokë në lindje të Basrës në kanalin e peshkut për të kontrolluar gjendjen e zonës për operacionin e radhës.  Ne ishim shumë pak metra larg forcave armike.  Pak më vonë aty vura re praninë e Haxhi Kasemit.  E pyeta: Çfarë po bën këtu? Ju jeni komandanti i ushtrisë dhe nuk duhet të jeni këtu.  Snajperët mund të jenë këtu.  Haxhi Kasemi tha: Cili është ndryshimi midis meje dhe djemve të tjerë të ushtrisë që unë të qëndroj prapa tyre? Unë jam si gjithë të tjerët. Nuk ka dallim mes nesh. Pikërisht kjo sjellje e komandantëve bëri marrëdhëniet mes trupave dhe komandantëve të tyre të jenë miqësore dhe vëllazërore.  Siç thotë edhe një luftëtar, nëse ata do të na thoshin vdisni, ne do të vdisnim.