Shkolla e Sulejmanit (3-Boshti i Rezistencës)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i137428
Në këtë program do të flasim për rolin e Haxhi Kasemit në luftën kundër ISIS-it dhe ruajtjen e boshtit të rezistencës.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Janar 02, 2023 11:10 Europe/Tirane
  • Shkolla e Sulejmanit (3-Boshti i Rezistencës)

Në këtë program do të flasim për rolin e Haxhi Kasemit në luftën kundër ISIS-it dhe ruajtjen e boshtit të rezistencës.

Përshëndetje të nderuar miq; Jemi me ju me programin e tretë të serialit “Shkolla e Sulejmanit”. Në këtë program  do të njihemi me një periudhë tjetër të jetës së gjeneralit dëshmor.  Një periudhë më shumë peripeci dhe ndodhi/ Një periudhë emri i së cilës i kaloi kufijtë e Iranit.   Fotografia e tij u vendos në faqen e parë të revistave Time dhe Newsweek, si një figurë me ndikim në rajonin e rëndësishëm të Azisë Perëndimore. Por më e rëndësishmja, ndikimi i tij si komandanti i Forcës Kods të IRGC-së, ishte në zemrat e dhjetëra miliona njerëzve jo vetëm në Iran, por edhe në rajon, të cilët e donin shumë atë.

Foto  e kopertinës së revistës Newsweek me imazhin e gjeneral Kasem Sulejmani;
Ai po shtyp ISIS-in                                                  


Forca Kods është një nga degët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, e cila në vitin 1369 iu caktua forcave të IRGC me urdhër të Ajetollah Khamenei.  Gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik, kjo forcë për Republikën Islamike të Iranit praktikisht ka luajtur rolin e parandalimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.   Forca Kods u formua në bazë të kësaj ideje të Imam Khomeinit (RA), i cili tha:   “Sot Lindja dhe Perëndimi e dinë shumë mirë se e vetmja forcë që mund t'i largojë ata nga skena është Islami.  Zyrtarët duhet ta dinë se revolucioni ynë nuk është i kufizuar vetëm në Iran. Revolucioni i popullit të Iranit është pikënisja e revolucionit të madh të botës islame nën drejtimin e imamit të kohës , Zoti e bekoftë dhe përshpejtoftë ardhjen e tij sot për  të gjithë muslimanët.  Sipas Imam Khomeinit (RA), realizimi i kësaj kërkon një mobilizim të madh të ushtarëve islamikë në botë.

 

“Mbrojtësit e faltores” mund të konsiderohen si një nga elementët  që tregojnë këtë mendim.  Dëshmori gjeneral Haxhi Kasem Sulejmani, me një perspektivë globale, mbrojtësit e faltores i nisi për t'iu kundërvënë veprimeve kriminale të grupit terrorist ISIS.   Metoda e projektimit dhe planifikimit të  gjeneralit në përballjen me ISIS-in bazohej në përvojat e tij dhe të shokëve të tij në frontet e betejës të viteve të Mbrojtjes së Shenjtë.  Ai përvojën e mbrojtjes së shenjtë tetëvjeçare të Iranit kundër sulmit ushtarak të regjimit Baath të Sadamit e konsideroi si një model të përshtatshëm për mbrojtjen e kombeve të shtypura kundër shtypësve dhe tha:  “Nëse një komb është i shtypur dhe i sulmuar në mënyrë të pabarabartë, nëse dëshiron të mbrojë dinjitetin dhe nderin e tij dhe të dalë fitimtar, metoda e fitores që u përjetua gjatë mbrojtjes së shenjtë është metoda e duhur. Në këtë ide, ai i referohej mbrojtjes së njerëzve të vendeve myslimane të rajonit  dhe duke dhënë shembullin e mbrojtjes së shenjtë të kombit iranian, ata të shohin ndikimin e saj në shoqëritë e tyre sot.

Rezultati i menaxhimit dhe taktit të dëshmorit Haxhi Kasem Sulejmani ishte formimi i boshtit të rezistencës. Ky front u formua nga grupe të ndryshme militante si Hezbullah, Hashd al-Shaabi, Fatemjoun, Zeinabjun, Hejdarjoun, Ansarullah etj.  Forca nga vende të ndryshme të Iranit, Irakut, Sirisë, Libanit, Afganistanit dhe Pakistanit për të mbrojtur Islamin, u mobilizuan për të mbrojtur faltoren e Hazretit Zejneb (s.a.), për Islamin dhe për të luftuar terrorizmin e ISIS-it, i cili u formua me mbështetjen e disa vendeve perëndimore të udhëhequr nga Amerika. Terroristët e ISIS diskredituan dhe derdhën gjakun e myslimanëve. Mirëpo ne sot shohim shumë pak gjurmë të këtij grupi terrorist në vende si Siria dhe Iraku, që supozoheshin të ishin vendi i sundimit të tyre.                                  

Në shkollën e Sulejmanit, pushteti i takon vetëm Zotit.

 Ai besonte se premtimet e Perëndisë do të realizoheshin me patjetër.  Ai kërcënimet i konsideroi si mundësi dhe besonte se mundësitë që janë në zemër të kërcënimeve në vetvete nuk janë një mundësi.  Prandaj, në Siri, në kohën kur qarqet politike dhe media ndërkombëtare si Al Jazeera po flisnin për rënien e afërt të Damaskut, dëshmori Sulejmani besonte se, në kundërshtim me atë që shihet në sipërfaqe, mund të ketë një rebelim dhe komplot të madh të përbashkët midis Amerikës, regjimit sionist dhe qeverive arabe. Dëshmor Sulejmani  hyri në fushë dhe me  golin e tij e ktheu faqen e historisë.  4 vjet më vonë, të njëjtat qarqe politike dhe media folën për stabilizimin e Sirisë dhe pranuan se kundërshtarët e frontit të rezistencës, u mundën.

Trimëria e gjeneralit për miqtë dhe armiqtë.

Trimat në botë nuk janë të paktë, por ajo që gjenerali bëri që ai të dallohej dhe të mbetej në kujtime, ishte shfrytëzimi i kësaj trimërie për hir të Zotit dhe besimeve të tij fetare.  Shumë herë gjenerali ka shkuar deri në kufirin e martirizimit.  Por çdo herë me guxim dhe trimëri, ai mundi të tregonte dobësinë dhe paaftësinë e armikut.  Në faqen e historisë që i atribuohet gjeneralit në ato vite, thuhet: “O Abu Bakr al-Baghdadi, ditën që në predikimet tuaja të namazit të xhumasë thatë se ne do ta marrim Kasem Sulejmanin dhe do ta fusim në një kafaz ashtu si pilotin jordanez dhe do t'i vëmë zjarrin, unë isha ulur në rreshtin e tretë të turmës pikërisht përballë teje”.

Nuk kaloi shumë kohë që topi i borës së grupeve terroriste takfiriste që u formua në Siri pushtoi 70% të territorit të vendit dhe arriti edhe në Irak dhe shkoi deri në Bagdad ku u shndërrua në një ortek. Gjeneral Sulejmani me ndihmën e forcave të rezistencës zgjeroi fushën e mbrojtjes.  Atëherë, ai nxitoi në ndihmë të popullit të shtypur nga ISIS në Irak.  Ai për arsyen e pranisë së tij në Irak tregon si më poshtë:  “Kur ne shkuam për të mbrojtur popullin irakian, ne kurrë nuk kemi bërë dallime mes interesave të Iranit dhe Irakut.  Ne i përcaktuam interesat e popullit irakian si interesat tona. Ne thamë se ata duhet të fitojnë, të jenë të lirë dhe të fitojnë pavarësinë, kështu që interesat tona kryesore janë pikërisht këto çështje.  Kjo pra ishte ndihma jonë për Irakun dhe Sirinë dhe ne nuk kërkuam asnjë pjesë apo fitim.

Ishte sikur ai kishte lindur për të bërë vetëm punë të rrezikshme dhe stresuese.  Në Irak, gjenerali dëshmor Sulejmani ishte aktiv dhe prezent në terren në operacione të rëndësishme si Amerli, Jarf al-Sakhr, Samarra, Falluxha dhe Anbar.  Sipas Hadi Al-Amirit, komandant i Korpusit Badr, ISIS kishte frikë nga emri i gjeneralit.  Ai në një intervistë për jetën e gjeneral Sulejmanit tha:  “Nëse shikoni mediat e ISIS-it, do të kuptoni se sa shumë frikë kanë tekfiristët nga ky luftëtar heroik”.

Frika e ISIS-it nga gjenerali është tejet e madhe.  Masoud Barzani, ish-presidenti i Rajonit të Kurdistanit të Irakut, në kujtimet e tij përmend kohën kur ISIS arriti në portat e Erbilit dhe ai thirri për ndihmë ambasadat e Amerikës, Turqisë, Anglisë, Francës dhe madje edhe të Arabisë Saudite, por asnjëra prej tyre nuk ishte gatshme të ndihmonte. Ai thotë se i vetmi që na erdhi në ndihmë ishte Haxhi Kasem Sulejmani i cili erdhi me 50 forcat e tij speciale.  Me shpejtësi shkoi në vendin e konfliktit.  Ai organizoi forcat Peshmerga dhe u kthye brenda pak orësh.  Më vonë, ne kapëm një komandant të ISIS-it dhe e pyetëm: "Po pushtonit Erbilin, pse u dorëzuat?" Ai tha se të infiltruarit tanë na kanë informuar se Kasem Sulejmani ndodhet në Erbil.  Njerëzve tanë u ra frymëzimi dhe ne u dorëzuam.

Dëshmor Sulejmani në Erbil

Haxhi Kasemi nuk e harroi kurrë popullin e shtypur të Palestinës.  Me mbështetjen e tij për luftëtarët palestinezë, ai rezistencën e popullit palestinez kundër regjimit sionist e futi në një fazë të re, atë të luftës.  Ai ishte në gjendje të forconte objektet e rezistencës së Gazës dhe ta bënte atë të fortë.  Haxhi Kasemi nuk bëri dallime midis grupeve të rezistencës në Gaza.  Të gjithë u ndihmuan që të mund të përballeshin me armikun e përbashkët sionist.  Emri i Kodsit luajti një rol qendror në jetën e gjeneralit.  Tarik al-Kods ishte emri i operacionit të parë në të cilin gjenerali martir Haxhi Kasem komandonte dy batalione gjatë mbrojtjes së shenjtë.  Pas luftës, atij iu besua përgjegjësia për të komanduar forcën e Kodsit për t'u marrë me keqbërësit në kufijtë lindorë.  Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shumë besojnë se çmimi i gjakut të tij është për çlirimin e Kodsit.

A nuk është afër mëngjesi? (Ajeti 81 surja Hud)