Mahdavizmi dhe Revolucioni Islamik”
(last modified Thu, 09 Feb 2023 09:21:38 GMT )
Shkurt 09, 2023 10:21 Europe/Tirane
  • Mahdavizmi dhe Revolucioni Islamik”

Revolucioni Islamik i Iranit, nën udhëheqjen e Ruhollah Khomeinit, në pozitën e autoritetit fetar dhe zëvendësit të Imam Zamanit dhe me detyrën për t'iu bindur dhe ndjekur atë, arriti fitoren në vitin 1357. Udhëheqësi i cili deklaroi qartë: Revolucioni i popullit të Iranit është pikënisja e revolucionit të madh të botës islame i drejtuar nga imami i kohës të cilin Zoti do t’ua shfaqë të gjithë myslimanëve dhe botës në epokën e duhur.

Përshëndetje miq! Këto ditë në Republikën Islamike të Iranit mbahen festimet e Dhjetëditëshit të Faxhrit. Dhjetëditëshi i Faxhrit është nga 12 deri më 22 Bahman ose nga 1 deri në 11 Shkurt, që përkon me ardhjen e Imam Khomeinit (ra) në Iran pas një mërgimi katërmbëdhjetëvjeçar, e zgjat deri në ditën e fitores së Revolucionit Islamik iranian në vitin 1979. Dyzet e katër vjet më parë, Irani, nën udhëheqjen e Ruhollah Khomeinit, një klerik revolucionar dhe autoritet i madh fetar i myslimanëve iranianë, rriti fitoren. Ky revolucion, për nga kushtet dhe faktorët e formimit të tij, ishte shumë i ngjashëm me revolucionet e mëdha të botës, por ndryshimi thelbësor nga revolucionet e tjera ishin rrënjët e tij fetare dhe përqendrimi tek Zoti së bashku me udhëheqjen e tij fetare. Populli mysliman i Iranit i konsideron autoritetet e tij fetare si një lloj zëvendës të Imam Mehdit (a.xh) dhe me fjalë të tjera, siç e konsiderojnë të detyrueshme bindjen ndaj Imam Mehdiut (a.s.) kur ai të shfaqet, ata gjithashtu e konsiderojnë detyrim bindjen ndaj autoritetit fetar si zëvendës të tij gjatë mungesës së tij. Pas fitores së revolucionit, titulli i këtij autoriteti fetar u ndryshua në "Vali Fakih"; Por Fakihu është i njëjti autoritet fetar që është në krye të bashkësisë dhe njerëzit e kanë pranuar atë për shkak të të qenit zëvendës i Imam Mehdiut (a.xh). Me fjalë të tjera, nëse para revolucionit, njerëzit rezistonin dhe ngriheshin kundër shtypjes me urdhrin dhe drejtimin e autoritetit fetar, atëherë edhe pas revolucionit, ata vazhduan të rezistonin kundër arrogancës dhe shtypjes nën urdhrat e Vali Fakihut.

 

Shfaqja e shpëtimtarit është një nga mësimet e zakonshme dhe gjithëpërfshirëse të feve qiellore. Të gjitha shkollat, fetë dhe sektet, bazuar në veprat dhe burimet e disponueshme prej tyre, presin një personalitet hyjnor dhe një qenie njerëzore të përsosur, që do të korrigjojë dhe lartësojë njerëzimin me fuqinë dhe forcën hyjnore.  Për shembull; Hindutë janë duke pritur për Kalki.  Në Budizëm, ideja e shpëtimtarit dhe reformatorit lidhet me konceptin Maitreja.  Zoroastrianët presin "Saoshjantin", dhe hebrenjtë presin "Mesia" dhe të krishterët presin "Jezu Krishtin". Kjo pritje për të shpëtuar njerëzimin ka krijuar një lloj shprese për të ardhmen.  Në Islam, që është feja e fundit dhe e plotë, kjo pritshmëri është më e qartë. Në shiizëm gjithashtu është më transparente në krahasim me sektet e tjera islame; Sepse shumë karakteristika të atij të premtuari dhe atyre që e presin janë identifikuar nga Profeti i Shenjtë (savs) dhe imamët e pagabueshëm (a.s.) dhe në hadithe, ata duke i nxitur njerëzit që të presin ditën e kiametit, e kanë prezantuar atë me veprat më të mira.

Sipas traditave dhe interpretimeve kuranore, shfaqja dhe ngritja e Hazretit Mehdi (axh), imamit të dymbëdhjetë të shiitëve, është revolucioni më i madh dhe më i paprecedentë botëror, i cili do të sjellë ndryshime thelbësore dhe të gjithanshme në të gjitha fushat, përfshirë këtu ato kulturore, sociale, ekonomike dhe politike. Në ajetin 55 të sures Nur, Zoti thotë:

«وَعَدَ اللَّهُ الَّذِینَ آمَنُوا مِنکُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَیَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِی الْأَرْضِ کَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِینَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَیُمَکِّنَنَّ لَهُمْ دِینَهُمُ الَّذِی ارْتَضَی لَهُمْ وَلَیُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا یَعْبُدُونَنِی لَا یُشْرِکُونَ بِی شَیْئًا وَمَن کَفَرَ بَعْدَ ذَلِکَ فَأُولَئِکَ هُمُ الْفَاسِقُونَ»

55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.

Ajeti 55

 

Në këtë ajet të nderuar, Zoti i Madhëruar numëron tre karakteristika të rëndësishme për një shoqëri që ka besim dhe kryen vepra të drejta. Së pari, njerëzit e drejtë gjejnë drejtuesin dhe sundojnë në tokë, fitojnë fuqi dhe autoritet dhe marrin përgjegjësinë për administrimin e tokës. Së dyti, feja vendoset në shoqëri, në mënyrë që të drejtët pas marrjes së sovranitetit dhe drejtimit në tokë, dominojnë dhe vendosin besimet dhe ideologjinë e tyre. Në një situatë të tillë feja islame përhapet në shoqëri dhe fiton sovranitet.  Së treti, në këtë shoqëri do të vendoset siguria dhe nuk do të ketë më frikë. Ajetollah Muhamed Husejn Tabataba'i, komentuesi i madh i Kur'anit dhe autori i Tefsir el-Mizanit, ka shkruar: "Zoti i bekoftë besimtarët e pastër që kanë bërë vepra të mira; Ai ka dhënë një premtim të tillë: Ai do të krijojë një shoqëri të denjë dhe të pastër për ta, pa mosbesues, hipokrizi dhe përçarje.  Ata bëhen trashëgues të tokës dhe tek ata nuk mbizotërojnë  gjë tjetër veçse besimet dhe mësimet e fesë së vërtetë. Ata jetojnë në siguri të plotë.  Pa u frikësuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm... një shoqëri kaq e pastër, me këto cilësi të shenjta dhe të çmuara, nuk është realizuar që nga koha e Profetit (savs) dhe nëse marrim parasysh përshkrimet e bëra nga Profeti i Shenjtë (savs) dhe Imamët e Ehli Bejtit (a.s.), për epokën e ardhjes së Imam Mehdiut (a.xh.), kjo shqoëri mund të jetë vetëm në atë kohë.

 

Fitorja e Revolucionit Islamik iranian konsiderohet një pikë kthese në botën islame.  Një revolucion që ishte simbolizues i pritjes së popullit për revolucionin dhe kryengritjen e shpëtimtarit të njerëzimit dhe shpëtimtarit të të shtypurve dhe një revolucion që u pret duart shtypësve e të korruptuarve të botës.  Imam Khomeini (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke qëndruar në misionin e tij të rëndësishëm dhe hyjnor, synimin përfundimtar të Revolucionit Islamik e konsideroi si diçka përtej ndryshimit të qeverisë dhe në bazë të kësaj ai veproi për të udhëhequr Revolucionin Islamik dhe për të drejtuar zhvillimet që rrjedhin prej tij.  Në muajt e fundit të jetës së tij të bekuar, ai komentoi hapur këtë çështje dhe tha: “Zyrtarët tanë duhet ta dinë se revolucioni ynë nuk kufizohet vetëm në Iran. Revolucioni i popullit të Iranit është pikënisja e revolucionit të madh të botës islame nën flamurin e imam Mehdiut Zoti e bekoftë për të gjithë myslimanët dhe botën dhe e ktheftë atë në kohën e tanishme. Nëse çështjet ekonomike dhe materiale i largojnë për një moment zyrtarët nga detyrat e tyre, kjo do të sjellë rrezik të madh dhe tradhti të tmerrshme.  Qeveria e Republikës Islamike duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të menaxhuar sa më mirë njerëzit, por kjo nuk do të thotë se duhet t'i largojë ata nga qëllimet e mëdha të revolucionit, që është krijimi i një qeverie globale islame.

Shpërthimi i Dritës


Në fund të programit, duke uruar për dhjetëditëshin e Faxhrit, ju kujtojmë se "Faxhri" do të thotë dalje nga errësira drejt dritës dhe quhet dritë që bën që errësira të prishet dhe të shfaqet Imami i kohës (A.Xh.) i cili do të rrezatojë dritën e vet nga e gjithë ajo errësire dhe ajo dritë do të përqafojnë të gjithë njerëzit.  Me fjalë të tjera, revolucioni islamik i Iranit krijoi një shpërthim dhe solli dritë dhe ndriçim tek njerëzit dhe tani të gjithë myslimanët dhe ata që presin të drejtën e kanë për detyrë ta ruajnë këtë revolucion dhe përmes tij të realizojnë shfaqjen e shpëtimtarit sa më shpejt që të jetë e mundur. Ashtu siç Zoti në ajetin 5 të sures El-Kasas thotë:

:« وَ نُرِیدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِینَ اسْتُضْعِفُوا فِی الْأَرْضِ وَ نَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَ نَجْعَلَهُمُ الْوارِثِینَ: ما می خواهیم بر مستضعفان زمین منّت نهیم و آنان را پیشوایان و وارثان روی زمین قرار دهیم».

5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.