Revolucioni Islamik dhe të arriturat ekonomike të tij
(last modified Thu, 09 Feb 2023 09:25:09 GMT )
Shkurt 09, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • Revolucioni Islamik dhe të arriturat ekonomike të tij

Në këtë edicion do të hedhim një vështrim të shkurt mbi të arriturat ekonomike të Revolucionit Islamik në fushën e energjisë.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi në Dhjetëditëshin e Faxhrit dhe në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Duke uruar këtë festë të madhe për të gjithë dashamirët dhe simpatizantët e Revolucionit Islamik, në këtë edicion do të hedhim një vështrim të shkurt mbi të arriturat ekonomike të Revolucionit Islamik të Iranit.

Për të pasur një pasqyrim më të drejtë në lidhje me sukseset dhe të arriturat e Revolucionit Islamik në fushën e ekonomisë, së pari duhet të bëjmë një kthim prapa në disa dekada më parë dhe në ditët e fundit të sundimit të regjimit despotik mbretëror Pahlavi në Iran. Në periudhën e sundimit të regjimit despotik të mbretit, ekonomia e Iranit ishte një ekonomi me një prodhim dhe e varur tërësisht në naftë. Me miliona fuçi naftë e papërpunuar eksportoheshin në ditë nga Iranit në që mënyrë në këmbim të kësaj sasie të madhe të naftës, të importoheshin me qindra miliona dollarë mallra konsumues dhe ndërmjetësues në Iran. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike të dekadës së fundit të sundimit të regjimit të Shahut në Iran (1970), ishte rritja e konsiderueshme e çmimit të naftës dhe ngritja e lartë e çmimeve të naftës në tregjet botërore. Në atë mënyrë që të ardhurat nga shitja e naftës në krahasim me të gjithë të ardhurat shtetërore, kishin arritur në nivelin rreth 86% (në vitin 1974). Në bazë të statistikave ekzistuese, në vitin 1968, të ardhurat naftore të Iranit nuk kishin arritur në një miliardë dollarë, ndërsa në vitin 1977 të ardhurat naftore të Iranit kishin arritur në mbi 20 miliardë dollarë. Mirëpo e gjithë kjo pasuri nuk kishte krijuar ndonjë efekt shumë pozitiv mbi jetën dhe nivelin e mirëqenies së qytetarëve iranian. Francis Fitzgerald, shkrimtar amerikan në atë kohë kishte shkruar: "Shahu për zhvillimin e vendit kurrë nuk kishte bërë përpjekje seriore... Pasuria e vendit më shumë shpenzohet drejt makinave personale dhe jo në autobus, më shumë shpenzohet në mallra konsumuese dhe jo në shëndetësinë publike dhe më shumë shpenzohet në rrogat e ushtarakëve dhe policëve të vendit dhe jo në arsimtarët e shkollave publike".

Ajo që mund të thuhet në lidhje me gjendjen ekonomike të Iranit gjatë atyre viteve (do të thotë në vitet 1970-ta), është kjo që hartimi i programeve ekonomike të regjimit të Shahut pa marrë parasysh realitetet e shoqërisë iraniane, në fund të fundit shkaktoi prishjen balancimit dhe ekuilibrit ekonomike të shtetit të Iranit. Duke marrë parasysh faktin se ekonomia e Iranit ishte jashtëzakonisht e varur për naftën, me uljen e çmimit të naftës në dy vitet e fundit të sundimit të regjimit despotik të Shahut, (gjatë viteve 1976-1978), qeveria e Iranit u përball me mungesë të madhe të buxhetit deri në atë masë sa që ajo filloi të marrë hua të mëdha dhe si rezultat në shoqërinë e Iranit u shfaqen probleme serioze si mungesa e forcave njerëzore profesionale, mungesa e rrjeteve ndërlidhëse siç janë rrugët dhe portet, mungesa e energjisë elektrike, arratisja e kapitalit nga vendi, inflacioni, papunësia, mungesa e banimit etj.. Shpërndarja e padrejtë e të ardhurave në mesin e zonave urbane dhe rurale, gjithashtu në mesin e klasave të ndryshme të shoqërisë iraniane, u bë shkak për krijimin e distancës së madhe mes shtresave dhe klasave të ndryshme të shoqërisë iraniane. Në këtë mënyrë, në kohën kur me rritjen e çmimit të naftës, në opinionin publik u krijua kjo shpresë që më në fund do të përmirësohet gjendja ekonomike dhe sociale e vendit, mirëpo paaftësia e regjimit despotik dhe të varur të Shahut në shfrytëzimin e drejtë dhe në mënyrën e duhur të të ardhurave të naftës, u bë shkak që të pengohet realizimi dhe ndërtimi i një ekonomie të shëndoshë dhe në zhvillim e sipër në vendin e Iranit. Andrew Duncan, autori i librit "Plaçkitja e Iranit, sulm drejt parave", në një analizë rreth gjendjes ekonomike të asaj periudhe në Iran, vlerëson se programet ambicioze dhe të pamatura të Shahut në fushën e ekonomisë së Iranit janë rezultat i mosinformimit të tij dhe të aparatit të tij shtetëror në lidhje me gjendjen e shoqërisë së Iranit. Ai në një pjesë të librit të tij në lidhje me këtë shkruan: "Shahu mendonte se çdo punë mund të kryhet me anë të parave. Një ditë në muajin gusht të vitit 1974, papritur i thirri në prezencë anëtarët e kabinetit të qeverisë së tij dhe deklaroi se dëshiron ta dyfishojë buxhetin e programit urbanistik të pestë (nga vitit 1973-1978), do të thotë ta rrisë atë nga 35 miliardë e 500 milionë dollarë, në 68 miliardë dollarë e 800 milionë dollarë. Kjo që nuk ekziston numër i mjaftueshëm i ekspertëve dhe specialistëve të për zbatimin e një programi të tillë kaq të madh, nuk kishte rëndësi për Shahun. Ose për shembull, ai deklaronte se të gjithë fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, por harronte se realizimi i një programi të tillë kishte nevojë për të paktën 30 mijë arsimtarë të tjerë. Huvejda, kryeministri i qeverisë së Iranit në atë kohë, në përgjigje ndaj kësaj paaftësie që ekzistonte, thoshte: "Nuk ka problem, do t'i japim televizion të gjitha shkollave!" Por, edhe ai harronte se 65 mijë fshatra të Iranit në atë kohë nuk kishin as energji elektrike".

Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit në shkurt të vitit 1979, krijoi shumë shpresa të mëdha në zemrat e qytetarëve iranianë. Pavarësisht presioneve të mëdha dhe të ndryshme të armiqve të Iranit që përpiqeshin për ta ngadalësuar sa më shumë lëvizjen e Revolucionit Islamik në realizimin e idealeve të tij të larta, siç ishte lufta imponuese tetë vjeçare dhe vendosja e sanksioneve më të ashpra, gjatë 4 dekadave të kaluara është bërë përpjekje e madhe që ekonomia e vendit të Iranit të ecë në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit. Drejtësia ka një pozitë të rëndësishme në mësimet e fesë së pastër Islame. Sipas ajeteve të Kur'anit të shenjtë, një prej qëllimeve të shpalljes hyjnore të profetëve të Zotit është zbatimi i drejtësisë në mesin e njerëzve. Transmetohet nga Imam Aliu (a.s.) i cili kishte thënë: "Qytetet dhe vendet nuk zhvillohen, përveçse me zbatimin e drejtësisë". Në bazë të kësaj, është e natyrshme që një prej qëllimeve të një sistemi shtetëror të ndërtuar mbi baza të fesë së pastër Islame, duhet të jetë përpjekja dhe puna në zbatimin e drejtësisë. Një prej qëllimeve më të rëndësishme të qeveritarëve dhe drejtuesve shtetëror të Iranit gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik në fushën e ekonomisë, ka qenë dhe është krijimi i kushteve dhe mundësive sa më të mira për mirëqenien dhe jetesën e qytetarëve dhe zhdukja e varfërisë nga zonat rurale dhe nga rajonet e fshatrave. Deri para fitores së Revolucionit Islamik, përveç qyteteve të mëdha dhe të mesme, shumica e qyteteve të vogla dhe e fshatrave nuk kishin sistem të ujësjellësit për ujë të pijshëm, të pastër dhe të qëndrueshëm. Kjo është në kohën kur vetëm 12% e popullsisë fshatare dhe rurale të Iranit gjatë viteve të fundit të regjimit despotik të Shahut (1978-79) ishin përfshirë në mbulimin e rrjetit të ujësjellësit për ujë të pijshëm nëpër fshatra, ndërsa ky kriter aktualisht ka arritur në mbi 82%.

Sot numri i abonentëve përdorues të ujit në Iran është rritur tetë herë më shumë në krahasim me periudhën para Revolucioni Islamik të Iranit. Gjatësia e linjave të ujësjellësit aktualisht është rreth 31 mijë kilometra. Në mesin e mijëra projekteve të mëdha dhe të vogla që janë zbatuar në fushën e ndërtimit të ujësjellësit në rajone të ndryshme të Iranit, mund të përmendët projekti gjigant i ujësjellësit me emrin "Ghadir" në provincën Khuzestan i cili u inaugurua pak kohë më parë. Ky projekt për të cilin thuhet se është projekti më i madh i ujësjellësit në Azinë Perëndimore, është zbatuar në provincën Khuzestan që ndodhet në jugperëndim të Iranit, e cila është provinca e pestë me popullsi më të madh në Iran. Ky projekt siguron ujë të pijshëm e të pastër dhe të qëndrueshëm për 26 qytete dhe për më shumë se 1600 fshatra. Zbatuesi i këtij projekti ishte qendra ndërtuese "Khatemul-Anbija" e cila me një punë të zellshme dhe të pandalshme ditë e natë dhe duke u mbështetur në kapacitetet dhe potencialet vendore dhe duke përdorur forcat e reja dhe të specializuara të Iranit, ka arritur të kryejë një projekt 36 mujor brenda një periudhe vetëm 8 mujore dhe të lëshojë në funksion.

Një tjetër sukses i Republikës Islamike të Iranit është në fushën e ndërtimit të digave. Sot, numri i digave në Iran është rritur 10 herë më shumë në krahasim me periudhën para revolucionit dhe ka arritur në më shumë se 195 diga. Digat kanë përdorime të ndryshme si kontrolli i përmbytjeve, përdorim bujqësor, përdorim industrial, akuakulturë etj.. Një nga funksionet e digave është prodhimi i energjisë elektrike - hidroenergjisë. 14.1% e energjisë elektrike të Iranit sigurohet nga hidrocentralet. Natyrisht, shporta e bartësve të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike në këtë vend është e larmishme, duke filluar nga burimet e gazit e deri te energjitë e rinovueshme, si termocentralet e erës dhe energjisë diellore si dhe termocentrali bërthamor i Bushehr-it. Kapaciteti nominal prodhues i termocentraleve të Iranit sot arrin në më shumë se 86,000 megavat dhe Irani tani është një nga 10 vendet më të mira në ndërtimin e termocentraleve në botë. Këto suksese kanë bërë që 100% e popullsisë urbane të Iranit dhe më shumë se 99.5% e popullsisë rurale dhe fshatare të ketë mundësinë e përdorimit të energjisë elektrike. Kjo është në kohën kur furnizimi mesatar me energji elektrike i fshatrave dhe qyteteve në botë është përkatësisht 79 deri në 96 për qind. Vlen të theksohet se sipas parashikimeve të ekspertëve, Iranit do t'i nevojiten 20 deri në 30 mijë megavat energji elektrike në vitet e ardhshme për konsum në fusha të ndryshme, duke përfshirë sektorin ekonomik dhe atë shtëpiak. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet bërthamore është e ulët. Gjithashtu, këto termocentrale nuk kanë ndotje mjedisore si ato termocentrale që funksionojnë me lëndët djegëse fosile. Prandaj, investimi në termocentrale bërthamore konsiderohet si një domosdoshmëri dhe po ndiqet me seriozitet nga zyrtarët e lartë të Iranit më shumë se në të kaluarën.

Ndër aktivitetet e tjera të Republikës Islamike të Iranit në fushën e energjisë, mund të përmendim progresin e bërë në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit, si dhe ndërtimin e fabrikave të petrokimisë dhe rafinerive. Më shumë se 70% e shportës energjetike të Iranit i dedikohet gazit. Aktualisht, më shumë se 98% e qyteteve dhe 84% e fshatrave në Iran janë të lidhura me rrjetin e gazit natyror. Rreth 2 mijë kompani nafte janë aktive në prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e vendburimeve të naftës dhe gazit. Para fitores së Revolucionit Islamik, pjesa më e madhe e kësaj industrie menaxhohej nga kompani të huaja, por sot specialistët iranianë kanë arritur t'i prodhojnë rreth 80% të pajisjeve që u nevojiten në këtë industri. Shumica e këtyre pajisjeve kanë teknologji të lartë. 50 kompani që prodhojnë këto pajisje janë të klasit ndërkombëtar për sa i përket njohurive teknike dhe eksportojnë një pjesë të produkteve të tyre si katalizator në një vend siç është Rusia. Gjithashtu, po bëhen përpjekje për të parandaluar shitjen e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror duke shtuar numrin e rafinerive dhe petrokimikeve dhe përdorimin e tyre në prodhimin e produkteve me vlerë të shtuar. Sot, numri i komplekseve industriale aktive petrokimike është rritur më shumë se 10 herë në krahasim me periudhën para Revolucionit Islamik dhe ka arritur në 68 komplekse. Mesatarisht, në Iran prodhohen nga 90 deri në 100 milionë litra benzinë ​​çdo ditë. Kjo shumë përfshin 27% të shportës së rafinimit të Iranit, që është më e lartë se mesatarja botërore dhe tregon suksesin e Iranit në prodhimin e produkteve të rafinimit të lehtë.

Tags