Shkurt 09, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • Revolucioni Islamik dhe të arriturat ekonomike të tij, pjesa e dytë

Në këtë edicion, në vazhdim të edicionit të kaluar, do të flasim mbi të arriturat ekonomike të Revolucionit Islamik në fushën e energjisë.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi në Dhjetëditëshin e Faxhrit dhe në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Duke uruar këtë festë të madhe për të gjithë dashamirët dhe simpatizantët e Revolucionit Islamik, në këtë edicion dhe në vazhdim të edicionit të kaluar, do të flasim mbi të arriturat ekonomike të Revolucionit Islamik në fushën e energjisë.

Një prej aktiviteteve ekonomike të Iranit që është pjesë e politikave strategjike të këtij vendi, është vëmendja ndaj ekonomisë së zhvilluar me bazë shkencore. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei shumë herë gjatë fjalimeve të tij, ka vë në dukje këtë thënie të Imam Aliut (a.s.) të cituar në librin "Nahxhul-Balagha" ku thuhet: "Shkenca është fuqi...". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në mënyrë të përsëritur u ka tërhequr vëmendjen popullit dhe autoriteteve shtetërore të Iranit për t'i kushtuar vëmendje zhvillimit të shkencës dhe investimit në zhvillimin e shkencave të ndryshme dhe ka thënë: "Ne kemi nevojë që të zhvillohemi nga aspekti shkencor. Kjo është nevoja jonë e prerë. Nëse nuk shënojmë progres dhe nuk zhvillohemi nga aspekti shkencor, atëherë kërcënimi i armiqve të civilizimit tonë kërcënimi i armiqve tanë kulturor dhe politikë, do të bëhet kërcënim i përhershëm. Një kërcënim i tillë do të marrë fund ose do të reduktohet rreziku i tij vetëm atëherë kur ne do të shënojmë progres dhe zhvillim në aspektin e shkencës".

Në botën e re, fuqia e vërtetë do t'u takojë vendeve që arrijnë dhe zhvillojnë teknologji dhe inovacione më të reja. Prandaj, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit thekson zhvillimin e ekonomisë me bazë në shkencë në kuadër të formimit të kompanive me bazë shkencore për të krijuar kreativitet dhe për të rritur produktivitetin dhe efikasitetin e punës në fusha të ndryshme të ekonomisë. Duke marrë parasysh popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të arsimuar, Irani ka një potencial të lartë për ta futur në përdorim shkencën dhe njohuritë shkencore për përparimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. Prandaj, investimi në ekonominë me bazë shkencore, duhet të konsiderohet si një nga arritjet më të rëndësishme të Revolucionit Islamik të Iranit. Inovacioni, kërkimi dhe zhvillimi formojnë themelet e ekonomisë me bazë shkencore.

Në më pak se një dekadë, Irani ishte në gjendje të përmirësonte pozicionin e tij përsa i përket inovacionit shkencor midis vendeve të studiuara dhe ta ngrinte atë nga pozita 120 në pozitën 60. Më shumë se 7,000 komplekse të kompanive me bazë shkencore dhe 1,600 kompani krijuese janë regjistruar në Iran. Këto kompani ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre në fusha të ndryshme teknologjike si bioteknologji, bujqësi dhe industri ushqimore, teknologji përpunimin e lëndëve kimike, makineri dhe pajisje të avancuara, furnizime dhe pajisje mjekësore, pajisje të energjisë elektrike dhe pajisje elektronike, pajisje të telekomunikacionit, teknologji informacioni dhe softuer kompjuterik.

Në fushën e mjekësisë, gjatë 20 viteve të fundit, Irani ka bërë përparim të mirë në fushën e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore dhe ka arritur nivelin e vetëmjaftueshmërisë në prodhimin e shumë produkteve. Më shumë se 3,500 kompani dhe 248 kompani me bazë shkencore operojnë në fushën e prodhimit të pajisjeve mjekësore në Iran. Specialistët dhe ekspertët iranianë kanë arritur të thyejnë monopolin e disa vendeve dhe kompanive të mëdha ndërkombëtare duke prodhuar disa pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Për shembull, mund të përmendim arritjet unike dhe të rëndësishme të industrisë së pajisjeve mjekësore gjatë epidemisë së koronës. Me fillimin e epidemisë së koronës, shumë vende të botës vuajtën nga një mungesë e madhe e pajisjeve mjekësore dhe produkteve të konsumit. Kjo mungesë e pajisjeve mjekësore ishte deri në atë masë sa që disa vende nuk lejuan dërgimin e qoftë edhe një maske të vetme në vende të tjera ose madje edhe vodhën dërgesat e vaksinave nga vendet e tjera. Në atë periudhë, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, prodhuesit iranianë ishin në gjendje të plotësonin nevojat e vendit dhe madje të eksportonin produktet e tyre brenda një kohe më të shkurtër të mundshme. Sot, produktet dhe pajisjet mjekësore të Iranit eksportohen në më shumë se 50 vende të botës. Prania e mjekëve dhe specialistëve të aftë, ekzistenca e qendrave mjekësore me pajisje të avancuara dhe kosto të arsyeshme, kanë bërë që qindra mijëra pacientë nga vendet fqinje të udhëtojnë çdo vit në Iranin Islamik për trajtime mjekësore të ndryshme.

Ekzistenca e kompanive me bazë shkencore mund të shihet edhe në fusha të tjera të ekonomisë së Iranit. Për shembull, në fushën e bujqësisë, mund të flasim për përdorimin e teknologjive të reja dhe moderne për ushqimin e bimëve shtëpiake e deri tek dronët për monitorimin e faktorëve që dëmtojnë produktet bujqësore. 298 kompani me bazë shkencore dhe kompani kreative janë aktive në fushën e bujqësisë, bioteknologjisë dhe industrisë ushqimore në Iran, të cilat prodhojnë produkte të ndryshme dhe eksportojnë produktet e tyre në vende të tjera përveç tregut të brendshëm në Iran. Sipas raportit të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) bazuar në të dhënat e vitit 2020, Irani renditet nga pozita e tretë deri në pozitën e nëntëmbëdhjetë në prodhimin e 20 produkteve të rëndësishme bujqësore në botë.

Në sektorin e industrisë dhe minierave, deri në fitoren e Revolucionit Islamik, industritë e Iranit kryesisht vareshin nga vendet e huaja për nga teknologjia, makineritë dhe në fushën e sigurimit të disa lëndëve të para. Kështu që vonesa në importin e çdo materiali, pjesëve dhe pajisjeve të ndrysmë, rezultonte në reduktimin e prodhimit të ndërmarrjeve industriale. Sot, shumë makina dhe pjesë të nevojshme për industritë dhe minierat e Iranit, prodhohen brenda vendit nga profesionistë të rinj dhe nga ekspertët iranianë. Prandaj, tani jemi dëshmitarë të një zhvillimi dhe progresi të konsiderueshëm ekonomik në vend. Një vështrim mbi statistikat dhe shifrat në fushën e industrisë dhe minierave mund të vërtetojë të vërtetën e këtij pretendimi.

Zhvillimi i qytezave, zonave industriale dhe zonave të veçanta ekonomike është rritur ndjeshëm pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Para Revolucionit Islamik (1979), numri i qytezave dhe zonave industriale me objekte dhe kushte urbane (ujë, energji elektrike, gaz dhe telefon) ishte vetëm 2. Sot numri i tyre arrin në rreth 600 zona të tilla. Në fushën e industrive ushqimore dhe pijeve, numri i fabrikave të mëdha industriale është rritur nga 719 para revolucionit (1975) në më shumë se 2700 fabrika të tilla prodhuese. Në fushën e industrisë së tekstilit, veshjeve, përpunimit të lëkurës, gjithashtu është vërejtur pothuajse dyfishimi i fabrikave dhe punishteve të prodhimit. Para Revolucionit Islamik (1975), në Iran ekzistonin 166 punishte dhe fabrika që ishin aktive në fushën e prodhimit të letrës dhe produkteve të letrës, shtypjes dhe botimit. Por sot, numri i këtyre kompanive arrin në gati 500 punishte dhe fabrika prodhuese. Aktualisht, shumë fabrika janë aktive në prodhimin e produkteve industriale, pajisjeve elektroshtëpiake, automobila etj..

Në fushën e minierave dhe industrisë minerale, para fitores së Revolucionit Islamik (1979), në Iran ishin aktive më pak se 200 miniera, por tani ky numër ka arritur në 10.000 miniera që nxjerrin dhe prodhojnë metale dhe lëndë të ndryshme. 60% e rezervave minerale të Iranit mund të prodhohen për materiale ndërtimi dhe pjesa tjetër janë minerale metalike dhe jometalike. Në këtë kontekst, mund të përmendim vetëm dy produkte të rëndësishme dhe me ndikim për rritje dhe zhvillim të ekonomisë së vendit që janë çeliku dhe çimentoja. Me prodhimin e 6.9 milionë tonëve çeliku në tremujorin e parë të vitit 2022, Irani ishte ndër 10 vendet që prodhonin këtë produkt strategjik në botë. Sot në Iran punojnë rreth 100 fabrika për prodhimin e çelikut. Një tjetër produkt i rëndësishëm konsumimi i të cilit është shenjë zhvillimi i vendeve, është çimentoja. Irani ka kapacitet të prodhojë 27 lloje çimentoje gri, ndërtimore dhe me ngjyrë. Në vitin 2021, Irani ishte ndër tetë prodhuesit më të mëdhenj të çimentos në botë. Në prodhimin e këtij minerali janë aktive rreth 80 fabrika në Iran, të cilat përveç plotësimit të nevojave të brendshme, e eksportojnë këtë produkt edhe në vendet rajonale dhe fqinje si Irak, Afganistan, Siri, Kuvajt, Oman, Pakistan, Katar, Turkmenistan dhe Kazakistan etj..

Bilanci tregtar i Republikës Islamike të Iranit tregon se gjatë viteve të fundit, eksporti i Iranit i artikujve jonaftore në vendet rajonale dhe fqinje është rritur ndjeshëm. Sipas ministrit aktual të industrisë dhe minierave, z. Fatemi Amin, "eksportet e Iranit po rriten me shpejtësi dhe pritet që nafta të hiqet nga bilanci tregtar vitin e ardhshëm. Vlen të theksohet se sot synimi ynë në eksport nuk është vetëm fitimi i valutës por edhe krijimi i fuqisë. Kjo do të thotë, ne duhet të largohemi nga prodhimi dhe eksportimi i produkteve burimore bazë si lëndë të para dhe të eksportojmë produkte të ndërlikuara siç janë disa ilaçe dhe pajisje që pak vende janë në gjendje t'i prodhojnë". Pozita e Iranit në vitin 2021 ishte e 65-ta për sa i përket indeksit të kompleksitetit (industria dhe eksporti i prodhimeve të prodhuara nga kompanitë me bazë shkencore). Përpjekja e hartuesve të politikave ekonomike të Iranit është që në 5 vitet e ardhshme, Iran të renditet në pozitat nën 40. Nëse kjo ndodh, Irani në botën ekonomike, do të njihet si një vend i zhvillimit të kompanive me bazë shkencore.

Zhvillimi i pajisjeve të telekomunikacionit dhe komunikimit është një nga gjërat që e afron vendin e Iranit më afër këtij indeksi. Satelitët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rritje dhe zhvillim e ekonomisë së vendit. Në të kaluarën, misionet e satelitëve ishin kryesisht të natyrës së sigurisë ose konkurruese, por sot dimensionet ekonomike dhe funksionet zhvillimore të kësaj teknologjie janë bërë shumë të rëndësishme. Imazhet dhe të dhënat e dërguara nga satelitët kanë përdorime të gjera dhe të rëndësishme, duke filluar nga telekomunikacioni dhe navigimi e deri te parashikimi i fatkeqësive natyrore dhe menaxhimi i pasojave të tyre me qëllim reduktimin e dëmeve, pastaj në zbulimet e mineraleve, në monitorimin e ndryshimeve klimatike, në monitorimin e pyjeve, kullotave dhe oqeaneve. Aktualisht, kompanitë me bazë shkencore janë aktive në fushën e projektimit dhe prodhimit të satelitëve, në ndërtimin e stacioneve për pranimin dhe dërgimin e informacioneve satelitor etj.. Një nga arritjet më të fundit të Iranit në këtë fushë është lëshimi i raketës transportuese të sateliteve "Ghaem-100", e cila u lëshua më 4 nëntor 2022, falë përpjekjeve të ekspertëve të forcave ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Një nga programet e kësaj rakete transportuese të sateliteve, ishte vendosja e satelitit "Nahed 1" në orbitë. Sateliti "Nahid 1" është një satelit telekomunikues i ndërtuar nga Instituti i Kërkimeve Hapësinore të Iranit. Lansimet e suksesshme të Iranit në hapësirë ​​tregojnë se vendosmëria e Iranit për të ecur në kufijtë e shkencës është serioze.

Tags