Personalitetet e njohura iranianë, krenari botërore
Në programin disa edicionesh “Personalitetet e njohura iranianë, krenari botërore” do të njihemi me disa personalitete të njohura dhe mendimtarë iranianë të cilët janë varrosur jashtë kufijve të sotshëm të Iranit. Do të thotë me personalitete dhe mendimtarë iranianë, idetë dhe veprat e shumicës së tyre janë të njohura edhe në Iran dhe në mbarë botën, ndërsa llogariten pjesë e trashëgimisë botërore. Në këtë edicion do të analizojmë plaçkitjen e trashëgimisë kulturore iraniane nga evropianët në të
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me një program të ri dhe shpresojmë të krijojmë çaste të këndshme për ju! Mendimtarët siç është Xhelaludin Muhamed Balkhi i njohur me epitetin Mevlavi ose Mevlana, Nezami Ganxhavi, Shahabudin Soravardi, Abu Rejhan Biruni, Nasirudin Tusi janë disa prej personaliteteve të njohura iraniane të cilët me mendimet dhe mësimet e tyre kanë kontribuar në ngritjen e kulturës dhe të mendimit në mbarë botën.
Shtetet në botë ndahen me anë të kufijve tokësore dhe ujor, ndërsa kombet dallohen me anë të kufijve kulturor. Pasuria dhe trashëgimia kulturore konsiderohet shenjë dhe dëshmi historike dhe shoqërore për çdo komb, prandaj ruajtja e saj do të thotë ruajtje e të kaluarës historike të atij kombi. Irani ka një të kaluar shumë të lashtë në fushën e historisë, kulturës dhe civilizimit. Sipas mendimit të shumë ekspertëve dhe specialistëve të ndryshëm, njeriu i parë në botë është vendosur në territorin e Persisë së lashtë dhe ka krijuar jetën fshatare. Irani është prej shteteve të rralla i cili i ka rrënjët në thellësitë e historisë, ndërsa posedon një civilizim të vjetër të paktën pesë mijë vjet. Kanë kaluar qindra vite nga koha kur Perandoria e Persisë së lashtë ishte e pakonkurrentë në arenën politike si dhe llogaritej nga shtetet e rralla në botë që kanë krijuar histori. Veprat dhe dokumentet me vlerë të cilat kanë mbetur nga ajo kohë, luajnë rol shumë të rëndësishëm në njohjen e civilizimit njerëzor.
Luftërat e kryqëzatave pavarësisht dëmeve që kanë shkaktuar, kanë njohur Evropën më shumë me Azinë duke hapur dyert për evropianët drejtë Azisë në korridoret e ngushta të Detit Mesdhe në bregdetin lindor. Pas shkatërrimit të Dinastisë Abasite, karvane të ndryshme me urdhrin e Papës së Romës dhe të disa pallateve mbretërore evropiane u nisën drejt Azisë, ndërsa me këtë rast edhe shumë predikues të fesë krishtere u futën në territorin e Iranit. Marko Pollo, tregtar dhe turist Venecian, në shekullin 13 nëpërmjet Iranit shkoi në Kinë dhe 20 vite më vonë përsëri nëpërmjet Iranit u kthye në Evropë. Në periudhën e sundimit të Halakukhan të Mongolisë, Irani e sidomos provinca e Tabrizit u shndërruar në një prej qendrave më të rëndësishme tregtare për Evropën. Me fillimin e sundimit të Dinastisë Safavite në Iran, linja politike e Iranit u hartuar në atë mënyrë që për të shmangur kërcënimin e sulltanëve osmanë të cilët e konsideronin vetën “khalife të të gjithë myslimanëve”, u caktua një rrugë e pavarur, ndërsa me përhapjen e medhëhebit shiit forcuan edhe pavarësinë kulturore të Iranit. Zgjedhja e kësaj politike, evropianët të cilët gjithnjë ishin në luftë me Perandorinë Osmane, drejtuan vëmendjen drejt Iranit. Për këtë arsye karvane dhe delegacione të ndryshme politike, fetare dhe ekonomike evropiane u nisën drejt Iranit. Shtetet evropiane si Spanja, Portugalia, Anglia, Holanda, Rusia, Franca dhe Italia vendosen marrëdhënie me Iranin në fusha të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontakteve u shkruan edhe raporte udhëpërshkruese të tilla si udhëpërshkrimi i vëllezërve Shirley, i Petro Della Valle, Raphael Du Mans, Tavernier, Chardin dhe Adam Olearius.
Në periudhën e sundimit të Dinastisë Kaxharrite në Iran, marrëdhëniet mes Iranit dhe shteteve Evropiane u zgjeruan edhe më shumë. Por për fat të keq shtetet perëndimore me këto marrëdhënie më tepër synonin të shtrinë hegjemonin e tyre kolonialiste mbi Iranin për t’i shfrytëzuar resurset natyrore të këtij vendi. Për këtë qëllim gjatë kësaj periudhe filluan të hapen njëra pas tjetrës edhe ambasadat e shumë shteteve evropiane në Teheran. Përkrah marrëdhënieve politike, edhe shumë turiste dhe tregtarë evropianë erdhën në Iran. Ata shumë shpejtë kuptuan se ky shtet me civilizim të lashtë mbi pesë mijë vjeçar përveç natyrës dhe gjeografisë së bukur, posedon edhe një kapital moral dhe material shumë të madh i cili përbën një pjesë të madhe të historisë së botës. Në fillim tregtarët evropianë ishin fokusuar vetëm në kapitalin material të trashëgimisë antike të Iranit. Do të thotë në një kapital të madh historik si gota e madhe e floririt e cila është zbuluar në vitin 1337 në kodrën Hasanlu në afërsi të qytetit Naghda në perëndim të Iranit dhe i përket një periudhe 6000 vjet para erës së re, apo gota e floririt “Marlik” e figurën e dalluar të dy lopëve me krah e cila është zbuluar në rajon Rudbar në veri të Iranit dhe i përket një periudhe 3000 vjet më parë.
Në këtë mënyrë filloi edhe tragjedia e dhimbshme e plaçkitjes së trashëgimisë kulturore të Iranit pjesë e të cilës ishte edhe “Thesari Shajgan”. Ky thesar është zbuluar gjatë periudhës së sundimit të mbretit Mozaferudin të Dinastisë Kaxharrite në rajonin Nahavand në perëndim të Iranit dhe me këtë rast u plaçkitën skulptura dhe mijëra objekte të tjera antike që secila prej tyre konsiderohej një kryevepër artistike e mbetur nga periudha historike e sundimit të dinastisë së Partëve dhe Sasanidëve.
Në fillim të shekullit 19, njëkohësisht me fillimin e sundimit të Dinastisë Kaxharre në Iran, turistët evropianë u njohën me një pjesë të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Iranit. Për herë të parë William Kenet Loftus, arkeolog anglez, në vitin 1888 filloi gjurmimet arkeologjike në gërmadhat e rajonit Shush të Iranit dhe disa prej objekteve antike i mori me vete në Angli. Pas tij, Marcel Dieulafoy nga Franca mori lejen nga mbreti Nasirudin i Dinastisë Kaxharre, për kryerjen e gjurmimeve në rajonin Shush të Iranit. Më pas arkeologu tjetër francez Jacques De Morgan filloi gjurmimet e tij në rajone të ndryshme të Iranit. Ai gjatë gjurmimeve të tij në rajonin Shush kishte inkuadruar rreth 1200 punëtorë për të gërmuar dhe për çdo 18 muaj një pjesë të objekteve dhe monumenteve historike të Iranit i dërgonte në Francë. De Morgan më vonë hapi një ekspozitë në Paris ku filloi t’i ekspozoi materialet e plaçkitura nga trashëgimia kulturore dhe historike e Iranit. Në mesin e materialeve dhe objekteve të ekspozuara në këtë ekspozitë ishte edhe dokumenti më i vlefshëm historik në botë i mbetur nga pushtimi i Babilonisë nga Persia e lashtë i quajtur “Tabloja e Hamurabi”, ndërsa ky objekt është një prej veprave më të çmuara të Muzeut Lover të Parisit.
Francezët që nga periudha e lartpërmendur kanë vazhduar zbulimin dhe plaçkitjen e materialeve të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe historike të Iranit, ndërsa pas tyre angleze dhe amerikanët këtë veprimtari e kanë vazhduar në nivele shumë më të gjera deri në fund të sundimit të Dinastisë Pahlavite. Mirëpo pas fitores së Revolucionit Islamike të Iranit në vitin 1979, me hartimin e ligjeve përkatëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kjo plaçkitje u ndërpre gati përfundimisht. Në fillim të themelimit të Republikës Islamike të Iranit, Këshilli Revolucionar e shpalli të ndaluar çfarëdo lloj gërmimi që bëhet për qëllime tregtare, ndërsa i lejoj qeverisë që me leje zyrtare të bëhen vetëm gjurmime shkencore. Në bazë të këtij ligji, mori fund veprimtaria e delegacioneve të huaja dhe në mënyrë absolute u ndaluar nxjerrja e materialeve dhe objekteve historike të trashëgimisë kulturore iraniane nga Irani. Pavarësisht këtij fakti, tregtarët evropianë trafikantë të trashëgimive kulturore ende nuk kanë hequr vëmendjen nga trashëgimia kulturore iraniane dhe duke shfrytëzuar elementë të ndryshëm kohë pas kohe plaçkitin materiale dhe objekte të trashëgimisë kulturore të Iranit.
Megjithatë aktualisht plaçkitja e trashëgimisë kulturore të civilizimit iranian po bëhet në një formë tjetër, të cilës duhet kushtuar vëmendje më të madhe. Kësaj radhe vëmendjen e lakmitarëve kanë tërhequr personalitetet e njohura të kulturës dhe civilizimit iranian të cilët konsiderohen identiteti kulturor i Iranit. Gjatë kësaj kohe disa shtete kanë filluar përpjekjet e tyre në mënyra të ndryshme që me anë të trashëgimisë morale të Iranit, të krijojnë identitet për vete. Trashëgimi kjo që në bazë të dëshmive të vlefshme dhe të padyshuara si dhe në bazë të studimeve të hulumtuesve botërorë të sferave të ndryshme, nuk ka asnjë dilemë se kjo trashëgimi i përket Iranit dhe kulturës iraniane. Kjo pjesë e trashëgimisë iraniane përbëhet nga personalitete dhe mendimtarë të dalluar iranianë të cilët gjatë periudhave të ndryshme të historisë kanë jetuar në territorin e gjerë të Iranit si dhe veprat e tyre e dëshmojnë më së miri identitetin e tyre kombëtar, por që aktualisht varri i tyre është janë kufijve gjeografik të Iranit. Këta personalitete përbëjnë thesarin e pandryshuar të kulturës iraniane, prandaj nuk mund të falsifikohen me asnjë metodë.
Në kuadër të programit “Personalitetet e njohura iranianë, krenari botërore” do të prezantojmë jetën dhe veprën e këtyre mendimtarëve iranianë si dhe do të njihemi me territorin e gjerë të kulturës iraniane.