Janar 24, 2024 16:44 Europe/Tirane

Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" që nga viti 2013, ka filluar një seri operacione dhe veprimtari të armatosura në rajonin e provincës Sistan-Baluçistan të Iranit. Ky grup terrorist është themeluar nga një person me emrin Abdurrahim Mollazade.

Grupi terrorist i ashtu quajturi "Xhejshul-Adl" (ushtria e drejtësisë), por që në realitet është "Xhejshul-Zulm" (ushtria e dhunës dhe terrorit), është një grup terrorist i cili gjatë viteve të fundit ka kryer veprime të shumta terroriste kundër popullit të Iranit që më i fundit prej tyre është sulmi terrorist kundër stacionit të policisë në Rask në provincën Sistan-Baluçistan më 15 dhjetor të vitit 2023. Gjatë dy edicioneve të programit do të mundohemi të prezantojmë dhe t'u njohim juve me strukturën organizative, mbështetësit dhe veprimet terroriste të këtij grupi. Në vazhdim, pra në këtë edicion, do të flasim për strukturat organizative dhe mbështetësit e këtij grupi terrorist.

Sulmi ndaj stacionit të policisë dhe forcave të rendit

Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" që nga viti 2013, ka filluar një seri operacione dhe veprimtari të armatosura në rajonin e provincës Sistan-Baluçistan të Iranit. Ky grup terrorist është themeluar nga një person me emrin Abdurrahim Mollazade. Abdurrahim Mollazade para themelimit të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" në Pakistan, ka vepruar dhe ka qenë pjesëtar i disa grupeve të tjera terroriste në Pakistan. Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" në hapat e tij të para, në qendër të programit të tij ka vendosur përpjekjet për organizimin dhe zgjerimin e strukturave të tij si organizatë.

Abdurrahim Mollazade

Grupi terrorist "Xhundullah" konsiderohet paraardhës i grupit terrorist "Xhejshul-Zulm". Grupi terrorist "Xhundullah" (që në Iran e quajnë me emrin ushtria e djallit) pas vitit 2002, ka filluar veprimet terroriste në rajonet lindore dhe juglindore të Iranit dhe model të veprimeve të veta, ka marrë shembull veprimet e organizatës terroriste Al-Kaida dhe grupit Taleban, ndërsa më vonë ka intensifikuar sulmet terroriste kundër popullit iranian. Ky grup terrorist në kuadër të veprimtarive të Abdul-Maxhid Rigi i njohur me nofkën "Abdulmalek Rigi", ka ndjekur një diskurs të dhunshëm, takfirist, kundër shi'it dhe kundër iranian dhe në bazë të kësaj ka kryer një sërë sulmesh të armatosura kundër forcave të sigurisë dhe popullit dhe qytetarëve të thjeshtë shi'itë dhe sunitë të Iranit.

Abdul-Maxhid Rigi

Abdulmalek Rigi është arrestuar në vitin 2010 dhe është dënuar nën akuza për trafikim të lëndëve narkotike, rrëmbim të njerëzve civilë dhe për vrasje të dhjetëra qytetarëve dhe forcave të sigurisë së Iranit, ndërsa në vitin 2011 është ekzekutuar me vrasje.

Abdul-Maxhid Rigi i arrestuar nga forcat e sigurisë

Vrasja dhe plagosja e mbi 1000 qytetarëve iranianë në provincën Sistan-Baluçistan është regjistruar në dosjen e Abdulmalek Rigi dhe grupit të tij terrorist. Abdulmalek Rigi ka mësuar në shkollat fetare të Pakistanit dhe që nga mosha 23 vjeçare ka filluar sulmet e armatosura dhe të dhunshme. Formimi i grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" vërehet gjatë viteve pas arrestimit të kryeterroristit Abdulmalek Rigi. Në mënyrë të përgjithshme, pas arrestimit të Abdulmalek Rigi në mars të vitit 2010, u krijuan shumë përçarje dhe ndarje brenda grupit terrorist "Xhundullah" dhe në këtë mënyrë u krijuan rrethanat për degëzimin e mëvonshëm të këtij grupi terrorist. Në atë kohë një person me emrin Muhamed Zaher Baluç e prezantua si pasardhës i Abdulmalek Rigi dhe pjesëtarët e mbetur të grupit takfirist-terrorist "Xhundullah" kryen operacione terroriste në ditën e nëntë të Muharremit në qytetin Çabahar në juglindje të Iranit dhe sulmin terrorist në ditën e përvjetorit të lindjes së Imam Husejnit (a.s.) në xhamin kryesore të qytetit Zahedan në vitin 2010.

Përçarjet dhe ndarjet brenda këtij grupi terrorist u intensifikuan mes krerëve të këtij grupi terrorist pas kryerjes së këtyre sulmeve terroriste dhe sidomos pas ekzekutimit me vrasje të Abdulmalek Rigi. Në këtë kuadër, mes Abdurrauf Rigi, vëllai i Abdulmalek Rigi, dhe disa terroristëve të tjerë të këtij grupi u krijuan mosmarrëveshje serioze në lidhje me organizimin e pjesëtarëve të mbetur të këtij grupi. Gjatë kësaj periudhe u kryen edhe shumë vrasje për llogaritje të brendshme në këtë grup terrorist. Këto përçarje rezultuan me ndarjen e këtij grupi terrorist në grupin "Xhundullah" dhe në grupin "Xhejshul-Zulm". Abdurrauf Rigi, vëllai i Abdulmalek Rigi, krijoi një grup me emrin "Xhejshul-Nasr" ndërsa Abdurrahim Mollazade krijoi grupin terrorist "Xhejshul-Zulm".  

Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" duke shfrytëzuar zonat e pasigurta në territoret e Afganistanit dhe Pakistanit rreth kufijve të Iranit, ka krijuar një sërë bazash të paligjshme në mes të shkëmbinjve, bjeshkëve të thata dhe zonave shumë të vështira për kalim, ndërsa pavarësisht se ka kryer shumë krime dhe sulme terroriste në Iran, me një pretendim të rrejshëm, ka deklaruar qëllim të këtij grupi "mbrojtjen e të drejtave të popullatës Baluçe" dhe kjo është në kohën kur të gjithë qytetarët Baluç në Iran dhe Pakistan përveçse dënojnë çfarëdo lloj veprimi terrorist, e deklarojnë se pretendime të tilla janë vetëm një gënjeshtër e madhe për të mbuluar veprimet dhe sulmet terroriste të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm".

Përveç kësaj, grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" në sulmet e tij terroriste nuk ka bërë kurrfarë dallimi mes myslimanëve shi'itë dhe sunitë ose mes pjesëtarëve të popullatës Baluçe dhe qytetarëve të tjerë, por për të realizuar qëllimet e veta të paligjshme dhe anti-njerëzore, ka sulmuar dhe sulmon çdo qytetarë iranian pa marrë parasysh se çfarë cilit grup etnik i përket apo cilën shkollë fetare e ndjek. Në ideologjinë e grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" çdo person i cili ndjen përkatësi ndaj kombësisë dhe sovranitetit iranian dhe ndaj Republikës Islamike të Iranit, konsiderohet armik dhe si i tillë duhet të vritet.

Në nivel të bindjeve ideologjike në mënyrë të përgjithshme, në idetë dhe bindjet e krerëve të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" mund të vërehen gjurmë nga përhapja e mësimeve selefiste dhe vehabiste si ato të grupeve selefiste në Siri. Ky grup terrorist gjatë luftës së grupeve takfiriste dhe terroriste si ISIS kundër popullit dhe sistemit shtetëror të Sirisë, ka mbështetur grupet terroriste. Madje modeli organizativ i grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" është i bazuar në metodën e organizatës terroriste Al-Kaida dhe në krye të programit të vet ka vendosur luftën kundër strukturave të sigurisë dhe policisë së rendit sundues dhe krijimi i frikës dhe tmerrit në mesin e qytetarëve për të arritur qëllimet e veta.

Abdurrahim Mollazade duke predikuar ekstremizëm në media

Gjatë periudhës së luftës së grupeve takfiriste-terroriste kundër popullit dhe sistemit shtetëror të Sirisë, gradualisht është shtuar edhe mirëpritja e shteteve armiqësore me Republikën Islamike të Iranit ndaj këtij grupi terrorist. Këto shtete bënin përpjekje që me çfarëdo mënyre të prishin sigurinë e gjithanshme të Republikës Islamike të Iranit duke përdorur mjetet dhe mundësitë e kufizuara të këtij grupi terrorist për të krijuar probleme dhe vështirësi brenda në Iran. Siç duket, një sërë faktorësh kanë ushtruar ndikim në tërheqjen e mbështetjes së këtyre vendeve ndaj këtij grupi terrorist që disa prej tyre janë si në vijim: ekzistenca e lidhjes së krerëve të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" me shërbimet e spiunazhit të shteteve që kanë armiqësi me Republikën Islamike të Iranit, potenciali operativ i grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" në krahasim me grupet e tjera terroriste që janë ndarë nga grupi terrorist "Xhundullah" dhe përpjekja e shteteve armiqësore për ta shndërruar Abdurrahim Mollazade në një Rigi të dytë.

Miq të nderuar këto është interesant të dini se grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" bënë përpjekje që për të veçuar dhunën takfiriste-terroriste, ka vendosur sulmet në zonat juglindore të Iranit në krye të programit të vet dhe vazhdimisht po ndërmerr veprime për të tërhequr grupet e tjera aktive terroriste drejt vetës. Kulmi i këtyre përpjekjeve ishte bërë pas vrasjes së fshehtë të Abdurrauf Rigi nga grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" dhe bashkimi i grupit terrorist "Xhejshul-Nasr" me grupin terrorist "Xhejshul-Zulm".

Abdurrahim Mollazade përkrah takfirizmin kundër myslimanëve shi'itë

Pas ndarjes së Abdurrauf nga grupi terrorist "Xhejshul-Zulm", janë zhvilluar një sërë negociata të gjera mes të dy palëve për vendosjen e miqësisë dhe kthimin e tij në këtë grup. Abdurrauf Rigi për shkaqe financiare dhe për shkak të ambicieve të tij për pushtet, i mbylli këto negociata pa arritur kurrfarë rezultati, ndërsa pas vrasjes së tij nga pjesëtarët e grupit terrorist "Xhejshul-Zulm", janë zhvilluar bisedime për kthimin e pjesëtarëve të grupit terrorist "Xhejshul-Nasr" në grupin terrorist "Xhejshul-Zulm" të cilat më në fund arritën rezultate dhe në këtë mënyrë në nëntor të vitit 2016, grupi terrorist "Xhejshul-Nasr" u shkri në kuadër të besëlidhjes që bëri me Abdurrahim Mollazade, kreun e grupit terrorist "Xhejshul-Zulm".

Abdurrauf Rigi

Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" është formuar nga tre degë militante sipas ndarjes së tre zonave gjeografike. Grupi militant "Abdulmalek Mollazade" vepron në rajonet Sarbaz dhe Rask në juglindje të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit, grupi militant "Shejkh Zijai" vepron në rajonin Saravan në lindje të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit dhe grupi militant "Molavi Nematullah Tohidi" vepron në rajonet Mirxhave dhe Zahedan në verilindje të provincës Sistan-Baluçistan. Këto grupe militante terroriste shfrytëzojnë kushtet e kufirit të Pakistanit për t'u arratisur dhe fshehur. Përgjegjësia kryesore e operacioneve të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" është mbi grupet militante terroriste "Abdulmalek Mollazade" dhe "Shejkh Zijai" në rajonet Saravan dhe Sarbaz të cilët duke përdorur modelin e grupeve guerile dhe metodën e vendosjes së kurtheve e pritave, bombave me kontroll nga distanca  dhe minat që vendosen në rrugë, kryen operacione terroriste.

Vendosja dhe shpërthimi i bombave në vendbanimet civile të qyteteve siç është Zahedan dhe Çabahar etj., kryerja e shumë sulmeve kundër stacioneve të policisë dhe patrullave të forcave të rendit, qendrave të veprimtarisë inxhinierike  në rajon, vendosja e pritave për automjetet dhe transportuesit e forcave ushtarake dhe forcave të rendit, kryerja e sulmeve ndaj kullave të vëzhgimit kufitar, rrëmbimi i njerëzve, pjesëmarrja në trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogës; janë prej veprimeve të tjera të grupit terrorist "Xhejshul-Zulm" në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit.

Sulm terrorist i kryer me shpërthimin e bombave nga Xhejshul Adl

Një çështje tjetër që duhet thënë në lidhje me këtë, është kjo se grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" po ndjek një metodë dhe proces më të ndryshëm në krahasim me grupet e tjera terroriste të mëparshme siç ishte grupi terrorist "Furkan" ose "Xhundullah". Ky grup terrorist thekson më shumë në elementët e diskursit ideologjik dhe përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në fushën e sulmeve terroriste, i kushton vëmendje të veçantë edhe terrorist dhe luftës së butë duke devijuar dhe shtrembëruar opinionin publik. Për fat të mirë, këto përpjekje nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani për shkak të vetëdijesimit të grupeve etnike në atë pjesë të Republikës Islamike të Iranit.

Forcat iraniane të kapur rob nga terroristët

Grupi terrorist "Xhejshul-Zulm" ashtu sikur të gjitha grupet e tjera selefiste dhe terroriste në rajonin e Lindjes së Mesme, nga dy burime siguron mjetet e nevojshme financiare. Burimi i parë i tyre është mbështetja financiare e disa shteteve arabe në rajonin e Azisë Perëndimore dhe burimi i dytë i të ardhurave të tyre financiare është trafikimi i lëndëve narkotike.

Tags