Shkurt 22, 2024 19:35 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet parlamentare dhe pjesëmarrja e fraksioneve politike në garat elektorale

"Të njëjta dhe njëpartiake", është një përshkrim që zakonisht ngrihet nga armiqtë dhe disa kritikë brenda vendit gjatë zgjedhjeve në Republikën Islamike të Iranit, por një vështrim në pjesëmarrjen e partive politike dhe të grupeve rivale në zgjedhje tregon gjithmonë të kundërtën e këtij pretendimi. 

Zgjedhjet e mandatit të dymbëdhjetë të Parlamentit Islamik të Iranit do të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet e mandatit të gjashtë të Asamblesë së Ekspertëve të Udhëheqjes të premten, më 1 mars 2024 në mbarë vendin.

Statistikat e fundit

Procesi i kontrollit të kualifikimeve të kandidatëve për mandatin e 12-të të Parlamentit Islamik nga bordet mbikëqyrëse dhe Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutës, pas një periudhe zgjatjeje tre mujore, përfundoi të hënën mbrëma.  Me përfundimin e shqyrtimeve në këtë periudhë janë miratuar më shumë se 15200 kandidatë. Në këtë periudhë, kualifikimi i rreth 75% të kandidatëve u miratua nga Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili konsiderohet si një kuorum i konsiderueshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën Islamike të Iranit dhe që nuk është parë kurrë më parë. 61 milionë e 172 mijë e 298 persona kanë të drejtë të marrin pjesë në qendrat e votimit dhe të votojnë në zgjedhjet e 1 marsit. Në zgjedhjet parlamentare garojnë gjithsej 3930 kandidatë. 144 persona janë miratuar për periudhën e gjashtë zgjedhore të Asamblesë së Ekspertëve të Udhëheqjes. Ekzistojnë rreth 59000 qendra votimi. Radiotelevizioni ka hapur 200 kanale televizive lokale në lidhje me zgjedhjet.

Zgjedhjet janë simbol i pjesëmarrjes politike

Ajetullah Khamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, ka propozuar katër strategji për konkurrencë të vërtetë, vlefshmëri të vërtetë, siguri të plotë dhe pjesëmarrje të fortë dhe entuziaste për zgjedhjet e 1 marsit. Përballë këtyre katër strategjive, armiqtë e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, duke vënë në pikëpyetje konkurrencën dhe shëndetin e zgjedhjeve, kërkojnë bojkotimin e zgjedhjeve nga qytetarët iranianë. Sigurisht, armiku, në një kontradiktë, nga njëra anë i cilëson zgjedhjet si formalitet dhe dekor dhe nga ana tjetër përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të bindur popullin se nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa dyshim, një nga aspektet më të rëndësishme të pjesëmarrjes politike është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje dhe që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979 e deri më tani, pjesëmarrja në zgjedhje, si simboli kryesor i pjesëmarrjes politike të popullit në Republikën Islamike të Iranit, është burim i mundësive të shumta në të gjitha fushat, veçanërisht për sigurinë kombëtare të vendit. Prandaj, organizimi i një procesi të lavdishëm zgjedhor do të ndikojë në legjitimitetin dhe stabilitetin e sistemit shtetëror dhe të interesave publike të vendit dhe për rrjedhojë, rezultati i organizimit të një procesi zgjedhor të vlefshëm dhe të sigurt, përveç efekteve pozitive të brendshme, gjithashtu, në arenën ndërkombëtare do të sjellë rritjen e fuqisë kombëtare, rritjen e legjitimitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare, rritjen e fuqisë negociuese në përputhje me interesat kombëtare, si dhe përmirësimin e statusit ndërkombëtar. Kjo, përkundër faktit se armiqtë dhe disa njerëz që kritikojnë pjesëmarrjen në zgjedhje përpiqen gjithmonë t'i paraqesin zgjedhjet e ardhshme si të urdhëruara dhe të njëpartiake, por prania e reformistëve, e moderatorëve dhe e grupeve të ndryshme të konservatorëve tregon se edhe në rast të një koalicioni të të gjitha grupeve me bindje të përafërta, të paktën dy pole janë të pranishëm në zgjedhje. Dhe tani, nga njëra anë koalicioni i reformistëve dhe i moderatorëve dhe nga ana tjetër, koalicioni i partive të ndryshme konservatore po përgatiten për konkurrencë serioze.

Zgjedhjet në Iran

Listat zgjedhore

Siç bëhet e ditur nga tabela kohore e zgjedhjeve, afati për fushatat elektorale të kandidatëve dhe mbështetësve të tyre do të fillojë të enjten, më 22 shkurt. Kjo do të thotë se brenda ditës së sotme do të mbyllet dosja e listave zgjedhore, e cila është shumë e rëndësishme në qytetet e mëdha. Ndërkohë, ka shumë spekulime se sa lista do të prezantohen në fund dhe cila është përbërja e listave.

Ditët e fundit është publikuar lajmi për listën e koalicionit të disa partive reformiste për zgjedhjet parlamentare, e cila do të përbëhet nga një koalicion i katër partive reformiste me Partinë e Moderimit dhe Zhvillimit. Duke iu referuar finalizimit të listës së koalicionit të reformistëve dhe të të moderuarve të kryesuar nga Ali Motahari në Teheran, zëdhënësi i Partisë "Zëri i Iranianëve", Said Nurmohammadi, tha: "Pas takimeve të përbashkëta ndërmjet katër partive "Zëri i Iranianëve", "Besimi Kombëtar", "Ekzekutuesit e Konstruktimit", "Moderimi dhe Zhvillimi" dhe Ali Motaharit, u finalizua lista jonë me 30 persona për zgjedhjet në Teheran.  Sipas tij, një nga pikat e spikatura të listës Koalicioni ynë është se ndoshta shtatë nga 30 figurat në listë janë femra.

Said Nurmohammadi

Ali Motahari, ish-anëtar i Parlamentit Islamik, në një intervistë, duke iu referuar detajeve të listës së tij të propozuar për zgjedhjet e 12-ta parlamentare, të quajtur si Zëri i Kombit, deklaroi se nëse nuk jepet lista nga forcat e moderuara dhe reformiste, do ta ndryshojmë listën Zëri i Kombit që ishte përdorur për Parlamentin e 9-të dhe të 10-të dhe do ta aktivizojmë për Parlamentin e 12-të. Motahari tha se kjo listë është një listë personale dhe shtoi: Ndoshta do të paraqesim një listë edhe për disa qytete.  Ai tha se lista Zëri i Kombit nuk i atribuohet asnjë rryme politike, por nuk mund të anashkalohet fakti se Motahari është politikisht i afërt me spektrin reformator. Sa i përket konfirmimit të deklaratës së javës së kaluar, 110 figura reformiste kanë publikuar një deklaratë në mbështetje të pjesëmarrjes në zgjedhje. Në këtë deklaratë thuhet se dekadat e përvojës së zgjedhjeve në Iran kanë treguar se bojkotimi dhe mospjesëmarrja në zgjedhje nuk është një mjet efikas për arritjen e objektivit për zgjedhje të lira dhe në shumicën e rasteve ka krijuar probleme, sidomos në procedurat zgjedhore. 

Ali Motahari

Ali Motahari, në një konferencë të fundit për shtyp tha se deklarata e 110 reformatorëve ishte një deklaratë e mirë dhe pika kryesore ishte të shfrytëzohej çdo mundësi për të reformuar situatat. Pavarësisht kritikave që kemi, duhet të shfrytëzojmë mundësinë e zgjedhjeve dhe të hyjnë njerëz në Parlament për të bërë ndryshime dhe për t'u dhënë shpresë njerëzve.   Distancimi nuk është një mënyrë për të rregulluar gjërat, por e përkeqëson situatën. Njerëzit duhet të marrin pjesë në zgjedhje me vendosmëri. Si gjithmonë, konservatorët po rrisin pozitën e tyre në zgjedhje, që nga Këshilli i Koalicionit e deri tek Fronti i Stabilitetit dhe një sërë grupesh dhe partish të tjera. Por të gjithë kanë një pikë të përbashkët që është pjesëmarrja në zgjedhje dhe inkurajimi i njerëzve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ky qëndrim i konservatorëve nuk ka ndryshuar gjatë gjithë proceseve zgjedhore dhe parimi i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe inkurajimi i njerëzve për të marrë pjesë sa më masivisht në zgjedhje konsiderohet si parim i pandryshueshëm për grupet dhe partitë konservatore. Në fakt, tek konservatorët nuk diskutohet pjesëmarrja apo mospjesëmarrja në zgjedhje, por nëse ata do të dalin në zgjedhje me një listë të vetme apo do të kenë lista të ndara. Gazeta e përjavshme 9 Dej me pronar dhe e menaxhuar nga Hamid Rasai, një konservator dhe ish-deputet i Teheranit në parlament, shkruan se ai, duke folur për listat zgjedhore të propozuara për Parlamentin Islamik, konkurrencën kryesore në Teheran e konsideron mes dy listave kryesore. Ai, pasi vuri në dukje se këto dy lista kryesore janë midis rrymës konservatore të Këshillit Koalicioni të Konservatorëve të Forcave Revolucionare (Shana), Stabiliteti, Koalicioni Popullor i Forcave Revolucionare (Omana), Lëvizja e Ali Akbar Raifipour, Saeed Mohammad dhe Mohammad Reza Gholamreza. Sipas njoftimit të kësaj gazete, lista e Këshillit të Koalicionit (Shana) dhe lista e Koalicionit Popullor të Forcave Revolucionare (Omana) do të jenë konkurrentët seriozë në Teheran.

Javën e kaluar, Gholam Ali Haddad Adel, kreu i Këshillit të Koalicionit të Forcave Revolucionare Islamike, tha: Këshilli i Koalicionit, listën e vet do t'ia japë Kalibafit. Nuk ka gjasa që të dalin disa lista të ndryshme, sepse askush nuk mund të detyrojë askënd. Në zgjedhjet e parlamentit të 11-të pamë se përveç listës së Këshillit të Koalicionit u publikuan edhe disa lista të tjera, por duhet theksuar se zgjedhja është e popullit dhe e votës së kombit. Ne, gjithashtu, përpiqemi t'u prezantojmë njerëzve më të mirën, por në fund të fundit janë njerëzit ata që zgjedhin. Më herët, Haddad Adel tha se numri i kandidatëve për zgjedhje është i madh dhe preferencat e larmishme mund të paraqesin një spektër të gjerë intelektual, dhe në këtë mes u takon njerëzve të vendosin nëse do të formojnë një parlament që do të zgjidhë problemet e njerëzve duke i ardhur në ndihmë qeverisë. Kushdo që ka fjalë me ndikim duhet të veprojë për të shpjeguar xhihadin e inkurajimit të njerëzve për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gholam Ali Haddad Adel

Reza Taghipur, deputet dhe anëtar i Këshillit të Koalicionit të Revolucionit Islamik, për atë se nëse Fronti i Stabilitetit dhe Këshilli i Koalicionit do të arrijnë në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme apo jo, tha se ky proces varet nga rrjedha e progresit të bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy partive politike dhe duhet thënë se deri më tani, në bazë të lajmeve të marra, këto dy fraksione politike po bëjnë bashkëpunimin e nevojshëm për bashkimin dhe formimin e një koalicioni me bazë më të fortë. Madje, duket se këtij koalicioni do t'i bashkohet edhe Aleanca Popullore e Forcave të Revolucionit Islamik (Umana) dhe se paraqitja e një liste të vetme nga Këshilli i Aleancës së Forcave të Revolucionit Islamik, Fronti i Stabilitetit të Revolucionit Islamik dhe Aleanca Popullore e Revolucionit Islamik (Umana) nuk është larg mendjes. Nga ana tjetër, ndërsa u njoftua se Partia Mutalefe nuk do të bëjë aleancë me Këshillin e Koalicionit dhe ka hyrë në një rrugë me Shanan; Tani, siç tha Ali Yazdikhah, anëtar i këshillit qendror të Partisë Mutalfa, kjo parti ka ndryshuar drejtimin e saj drejt Aleanca Popullore e Forcave të Revolucionit Islamik (Umana)  dhe synon të bëjë aleancë me ta. Ai tha se Mundësia e koalicionit të Partisë n w fjalë me grupet e tjera konservatore, veçanërisht Umana, për të paraqitur një listë të vetme në zgjedhjet e Parlamentit të 12-të është shumë e madhe. Aktualisht na duhet të zgjedhim kandidatët e duhur për listën dhe t'i prezantojmë ata përmes rrugës së duhur. Ndryshe nga disa pretendime të përsëritura se zgjedhjet e parlamentare janë të njëanshme, listat zgjedhore tregojnë se këto zgjedhje ashtu si në të kaluarën do të zhvillohen në një atmosferë konkurruese me pjesëmarrjen e fraksioneve të ndryshme politike.

Tags