Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i20122-personalitetet_e_shquara_iraniane_krenari_botërore
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2016 18:45 Europe/Tirane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore".

Në këtë edicion do të vazhdojmë të njihemi me Kharezmin, matematicien dhe astronom i madh iranian. Xhorxh Sarten, historian amerikan, në klasifikimin e shkencës sipas shekujve në librin e tij "Hyrje në historinë e shkencës", shekullin e 9-të e ka quajtur "Epoka e Kharezmit". Aristid Mar, hulumtues i dalluar francez në lidhje me këtë thotë: "Një çështje historike sot nuk mund të mohohet që Muhamed bin Musa Kharezmi ishte mësuesi i vërtetë i popujve evropianë në shkencën e algoritmeve. "Festivali i Kharezmit" është emri i një festivali shkencor në Iran i cili është themeluar me qëllim të vlerësimit të kontributit shkencor të Abu Xhafer Muhamed bin Musa Kharezmi. Aktualisht ky festival organizohet në dy nivele, në nivelin e nxënësve dhe në nivelin ndërkombëtar. Gjithashtu në kalendarin zyrtar të Iranit data 4 aban që përkon me 26 tetorin, është emëruar Dita e Algoritmeve për të përkujtuar shkencëtarin e njohur iranian Kharezmin. Thamë se fama shkencore e Abu Xhafar Muhamed bin Musa Kharezmi është për shkak të veprave të tij në shkencën e matematikës, sidomos në degën e algoritmeve dhe ai është quajtur "Babai i Algoritmeve". Një prej veprave matematikore të Kharezmit të cilën ai e ka shkruar pak kohë pas veprës "Algebra", është një libërth hyrës në llogaritje me titull "Mbledhje dhe zbritje" në të cilën është përdorur sistemi i numrave indian dhe është libri i parë i cili shpjegon në mënyrë parimore dhe sistematike vlerën vendore të numrave (e cila gjithashtu ka prejardhjen nga India). Ky libër ka mbetur vetëm në përkthimin që i është bërë atij në gjuhën latine dhe ekziston një manuskript e përkthimit të tij me titull "Algorithmi numero indorum" dhe ruhet në bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit. Kharezmi në librin e tij "Mbledhje zbritje" tregon se si mund të shkruhet çdo numër me ndihmën e nëntë numrave dhe zeros. Pastaj paraqet operacionet përkatëse me mbledhje dhe zbritje, dyfishimin e numrave, përgjysmimin e numrave, përpjesëtimin dhe shumë operacione të tjera matematikore. Kharezmi rrënjën e numrave e bënte sipas metodës së matematicienit dhe astronomit indian të shekullit të pestë Aryabhata. Ky libërth i Kharezmit është përkthyer nga Robert of Chester në gjuhën latine dhe është publikuar me titullin "Hesab Al-Hind Kharezmi". Një tjetër vepër e rëndësishme e Kharezmit është kombinimi i shkencave greke me shkencat indiane që është bërë për herë të parë në botën islame. Në këtë periudhë territori i Iranit dhe i botës islame ishte bërë një hallkë ndërlidhës mes lindjes dhe perëndimit të botës do të thotë mes evropianëve dhe indianëve. Duke marrë parasysh largësinë dhe kushtet e vështira për transportin e njerëzve, si rezultat ekzistonin vështirësi edhe në bartjen dhe transmetimin e kulturave dhe shkencave, prandaj rëndësia e këtij shërbimi të madh në një epokë të tillë kohore bëhet edhe më e qartë për shoqërinë e sotme njerëzore. Kharezmi ka krijuar vepra të rëndësishme edhe në degët e tjera të shkencave sidomos në astronomi. Ai ka shkruar dy libra në lidhje me astrolabët, pastaj ka përpiluar një atlas me hartën e qiellit dhe të tokës, si dhe ka korrigjuar hartat gjeografike të Bethalamusit. Titulli i librit të Kharezmit në astronomi është "Zejxh Al-Send Hind". Origjinali i këtij libri është në gjuhën sanskrite i cili është transferuar në botën islame nga një funksionar politik në periudhën e khalifit Mansur të dinastisë Abaside. "Zejxh" do të thotë një përmbledhje e tabelave astronomike dhe "Al-Send Hind" është përkthim i lirë i fjalës sanskrite "Sandhante" që ishte titulli origjinal i librit.

Përkthimi i "Zejxh Al-Send Hind" të Kharezmit u bë bazë e veprave të tjera në astronomi të cilat janë shkruar nga Muhamed bin Ibrahim Farazi dhe Jakub bin Tarik në fund të shekullit të dytë hixhri kameri. Rëndësia e këtij libri sot qëndron në këtë se ky libër është vepra e parë në astronomi e shkruar në gjuhën arabe dhe e cila ka arritur e plotë tek ne. Kharezmi në përpilimin e veprës së tij "Zejxh Al-Send Hind" nuk ka ndjekur vetëm "Sandhante" të Indisë ose veprat e Bethalamusit, sepse ai kishte parasysh edhe veprat e astronomëve iranianë dhe sipas mendimit të tij ka bërë zgjedhjen e materialeve. Personaliteti më i rëndësishëm shkencor që ka shfrytëzuar më së shumti veprën "Zejxh Al-Send Hind" të Kharezmit është Abu Rejhan Biruni i cili ka shkruar edhe një libër të veçantë në analizimin e kësaj vepre të Kharezmit. Në vitin 1126 ky libër është përkthyer në gjuhën latine nga Adelar Ubath. Struktura matematikore dhe sasitë fondamentale të të gjitha tabelave janë shqyrtuar në përkthimin e "Zejxh Al-Send Hind" të Kharezmit në gjuhën latine dhe në bazë të informacioneve matematikore të arritura, mund të përcaktohet burimi dhe origjina e këtyre tabelave. Dy veprat e Kharezmit në lidhje me astrolabët kanë titull të ngjashëm me njëra-tjetrën, njëri është libri "Veprimi i Astrolabit" në lidhje me mënyrën e ndërtimit të astrolabit dhe vepra tjetër është "Puna me Astrolab" në lidhje me mënyrën e përdorimit të astrolabit për matjet astronomike. Rreth këtyre dy veprave nuk kemi shumë informacione të sakta për përmbajtjen e tyre, për arsye se nuk ka mbetur asnjë manuskript ose dorëshkrim nga këto vepra në gjuhën arabe dhe as nga përkthimet e tyre. Të vetmet informacione që kemi rreth këtyre veprave janë citimet që kanë bërë bashkëkohanikët e Kharezmit të cilit kishin tekstin origjinal të këtyre veprave. Libri "Al-Rekhame" është shkruar më shumë për të caktuar kohët e namazit, por natyrisht më vonë është bërë bazë për llogaritjen trigonive. Kharezmi gjithashtu ka shkruar edhe një vepër me titull "Mekaletun fi istikhraxhi tarikh al-jehud va a'jaduhum" në të cilin vërejmë se ai në këtë libër ka paraqitur pikëpamjet e tij si astronom, si gjeograf dhe historianë. Manuskripta e këtij libri ruhet në bibliotekën e Banki Pur të Indisë dhe nga kjo mund të kuptohet se ky shkencëtar iranian nuk ka vepruar vetëm në studimet e lindjes, por kishte një vështrim studimor edhe në botën perëndimore. Kharezmin e kanë konsideruar edhe si historian dhe gjeograf dhe shkak për këtë është libri i tij me titull "Suretul-Ard" dhe një vepër që nuk gjendet por që thuhet se është e Kharezmit dhe titullohet "Al-Tarikh". Në librin "Suretul-Ard" është shkruar gjatësia dhe gjerësia e sipërfaqes gjeografike të qyteteve dhe rajoneve të ndryshme dhe në çdo pjesë vendet janë renditur sipas "Haft Aklim" që do të thotë shtatë rajoneve dhe kjo ndarje e vendeve ka ekzistuar edhe para tij. Emrat e shumë vendeve që janë përmendur në librin e Batalamusit, mund të vërehen edhe në librin e Kharezmit dhe karakteristikat që janë përmendur për ato vende nganjëherë janë radhitur në mënyrë të njëjtë dhe nganjëherë janë radhitur në bazë të një metode të ndryshme. Ky libër është përkthyer në gjuhën latine nga Carlo Alfonso Nallino. Ai mendon se bazë e hartës së Kharezmit ishte një hartë e saktë që ishte përpiluar me urdhrin e khalifit Me'mun të dinastisë Abaside dhe ishte më e saktë edhe në krahasim me hartat e Batalamosit dhe mund të supozohet se vet Kharezmi ka qenë një prej autorëve kryesorë të përpilimit të kësaj harte. Sidoqoftë harta që nxirret nga libri i Kharezmit nga disa aspekte është më e saktë se sa harta e Batalamosit, sidomos kur bëhet fjalë për territoret në sundimin e Shtetit Islam. Superioriteti kryesor i llogaritjeve të Kharezmit është shkurtimi i gjatësisë së tepërt të Detit Mesdhe në hartat e Batalamosit. Libri "Suretul-Ard" ka gjashtë pjesë dhe në të është shënuar edhe lista e emrave të qyteteve, bjeshkëve, deteve dhe ishujve, lumenjve dhe e pikave qendrore të rajoneve gjeografike. Mirëpo libri "Al-Tarikh" i Kharezmit nuk ekziston tani, por ai është përmendur vetëm nga disa historianë si një burim i vlefshëm për ngjarjet e periudhës islame. Thuhet se Kharezmi në këtë vepër, ka komentuar dhe interpretuar historinë si një mjet studimi për zbatimin në praktikë të principeve të astronomisë. Për shembull, koha e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. është interpretuar në bazë të konkludimeve të rregullave astronomike të nxjerra nga ngjarjet e jetës së tij. Mas'udi, historiani i njohur në librin "Muravixh Al-Dhahab", e ka vendosur Kharezmin në grupin e historianëve dhe disa historianë të tjerë në këtë çështje i janë referuar librit të tij.