Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i20377-personalitetet_e_shquara_iraniane_krenari_botërore
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të flasim rreth personalitetit të Sejed Ismail Xhorxhani, mjek i njohur iranian i shekullit të pestë hixhri kameri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2016 17:11 Europe/Tirane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të flasim rreth personalitetit të Sejed Ismail Xhorxhani, mjek i njohur iranian i shekullit të pestë hixhri kameri.

Sejed Ismail Xhorxhani është mjek i njohur iranian dhe një prej shkencëtarëve që pavarësisht famës së madhe, nuk kemi shumë të dhëna për biografinë e tij.Xhorxhani është një emër që shkëlqen në qiellin e mjekësisë së Iranit dhe të botës islame dhe ai konsiderohet një shkencëtar i cili dallohet në mesin personaliteteve dhe figurave më të dalluar shkencore të Iranit. Për fat të keq kemi shumë pak informacione rreth biografisë së Xhorxhanit të cilat janë mbledhur nga burime të ndryshme historike. SejedIsmailibënHasanibënAhmed i njohur me epitetet Zejnudin dhe Sharafudin, ka lindur në vitin 434 hixhrikameri (1042) në qytetin Xhorxhan në provincën aktuale të Gorganit në afërsi të brigjeve të Detit Kaspik në veri të Iranit. Në burimet historike thuhet se ai me origjinë ishte prej familjeve "sadat" të Esfahanit që rrjedhin nga loza e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..Në periudhën kur ka jetuar ai, qyteti Xhorxhannjihej si një qytet i zhvilluar me një progres të pashembullt në fusha të ndryshme shkencore dhe në të ekzistonin shumë shkolla dhe shkencëtarë. Në bazë të kësaj mund të mendohet se Xhorxhani ka filluar shkollimin e tij në këtë qytet. Mendohet se ai në këtë qytet gjithashtu ka filluar edhe studimin e mjekësisë që zakonisht nxënësit e fillonin qysh në fëmijëri. Xhorxhani ishte në qytet në të cilin ka qëndruar për një kohë edhe shkencëtari i njohur iranian AbuAliSina dhe ka dhënë mësim në shkollat e tij, si dhe ka shkruar edhe veprën e tij në mjekësi me titull "Kanun". Në këtë qytet ka jetuar për një periudhë bukur të gjatë edhe një shkencëtar dhe mjek tjetër i njohur iranian i quajtur Abu Al-Faraxh Ali ibën HuseinI bin Hindu, autori i librit "Miftahul-Tib", do të thotë nga viti 400 hixhrikameri deri në fund të jetës së tij që thuhet se ka jetuar deri në vitin 455 hixhrikameri. Ai në këtë qytet ka dhënë mësime në mjekësi dhe në shkenca të tjera. Në këtë mënyrë mund të thuhet se Xhorxhani sipas të gjitha mundësive studimin e mjekësisë e ka filluar si nxënës i Abu Ali Sina në Xhorxhan dhe si nxënës i Abu Al-Faraxh Al-Hindu. Një prej çështjeve interesante në lidhje me Xhorxhanin që bëhet e qartë nga veprat e tij, janë udhëtimet e tij të shumta që ka bërë ai për të studiuar shkencën. Thuhet se Xhorxhani në udhëtimin e tij për të studiuar shkencën sëpari nga qyteti Xhorxhan ka shkuar në Nishabur dhe pastaj ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Irakut, në provincën Fars dhe Khuzistan të Iranit dhe gjatë gjithë këtyre udhëtimeve vazhdimisht ka mësuar nga mjekët dhe dijetarët e ndryshëm. Udhëtimet e Xhorxhanit në qytete të ndryshme tregojnë edhe ekzistencën e qendrave të rëndësishme mjekësore në shekullin e pestë hixhrikameri në botën islame. Në atë kohë qyteti i Nishaburit në verilindje të Iranit ishte një qendër e madhe e shkencës dhe diturisë dhe njihej si qyteti i spitaleve të mëdha. Sipas shumë studiuesve, duke hedhur një vështrim në historinë e mjekësisë në këtë periudhë mund të kuptohet se shkaku kryesor i shkuarjes së Xhorxhanit në Nishabur ishte përfitimi nga mësimet e mjekut të njohur iranian në atë kohë Abu Al-Kasemibën Abi Sadegh Nishaburi. Qytetet si Raj dhe Esfahangjithashtu konsideroheshin qendra të mëdha mjekësore pasi në këto qytete jetonin dhe vepronin dijetarë të njohur iranianë si Zekeria Razi dhe Abu Al-hasanTaranuxhi në Raj dhe Ibën Sina dhe Ibën Manduvije në Esfahan. Në Shiraz gjithashtu ekzistonte një spital i njohur në të cilin punonin mjekë të njohur. Në Khuzistan pavarësisht se nuk funksiononte spitali dhe universiteti i vjetër i XhundiShapur, mirëpo mjekët e kësaj shkolle të vjetër të cilët vepronin në rajone të tjera të Khuzistanit si në Ahvaz, gëzonin një famë të madhe në atë kohë. Vet Xhorxhani pohon se përveç këtyre qyteteve, për një periudhë gjithashtu ka qëndruar edhe në qytetin Kum. Ky qytet në kohën e Xhorxhanit njihej si një qytet i banuar me myslimanë shiitë në të cilin ekzistonin disa shkolla të dalluara në shkencat fetare dhe jofetare.

Sipas pohimeve të Xhorxhanit në librin "Zakhire Kharezmshahi", ai në qytetin Kum është takuar me bijtë e Kushjar Gili, astronom i njohur i shekullit të katërt hixhrikameri, të cilët gjithashtu vepronin në shkencën e mjekësisë. Nuk është e qartë se Xhorxhani për sa kohë dhe për çfarë arsye ka qëndruar në qytetin Kum, por vetëm mund të supozohet se ky udhëtim është bërë para vitit 504 hixhrikameri, do të thotë para se ai të shkojë në Kharezm. Përveç këtyre qyteteve, vet Xhorxhani pohon se ka qëndruar edhe në qytetet Marv dhe Balkh të Khorasanit. Xhorxhani edhe pse gjatë udhëtimeve të tij ka përfituar nga shumë dijetarë të njohur, por për fat të keq duhet të themi se shumica e mësuesve të Xhorxhanit në shkenca të ndryshme janë të panjohur. Një prej mësuesve të rrallë të tij të njohur ishte AbuAl-Kasem Abdurrahman ibën Abi Sadegh Nishaburi, mjek dhe shkencëtar i njohur iranian i cili njihet edhe si shpjegues i veprave të Hipokratit dhe Galenitdhe ka marrë epitetin "Hipokrati i Dytë". Me paraqitjen e IbënSina, mjekësia iraniane islame hyri në një fazë të re të zhvillimit të saj dhe nxënësit e tij vazhduan rrugën dhe metodën e tij. Ibën Ebi Sadegh gjithashtu ishte një prej nxënësve të dalluar të IbënSinas i cili pas kthimit në Nishabur ku u mor me dhënien e mësimit dhe shkroi disa vepra në mjekësi, u bë shkak edhe për vazhdimësinë e metodës mjekësore të IbënSinas dhe për shndërrimin e këtij qyteti në një qendër iraniane për studimin e mjekësisë. Xhorxhani në veprën "ZakhireKharezmshahi" këtë mësues të njohur e përmend me respekt duke e quajtur "Khaxhe Rai sAbu Al-Kasem ibën Abi Sadegh Al-Nishaburi Rahimehullah". Për fat të keq në burimet historike ekzistojnë shumë pak të dhëna rreth këtij mjeku të njohur iranian dhe thuaj se nga mesi i nxënësve të tij është i njohur vetëm Xhorxhani. Një mjek tjetër të cilin Xhorxhani e ka përmendur disa herë në librin e tij "ZakhireKharezmshahi" duke e quajtur atë mësues dhe profesor, është Ahmed Farakh ose Ostad Faraxh. Xhorxhani përveç kësaj njëherë përmend edhe një vepër të tij të titulluar "Kefaje". Nga ana tjetër, i vetmi mësues i njohur i Xhorxhanit në shkencat jo mjekësore është AbuAl-kasemGhushajriNishaburi (376-465 hixhrikameri) i njohur me epitetin "Zejnul-Islam" i cili konsiderohet një prej figurave të njohura të misticizmit dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj islamë në lindje të botës islame.Xhorxhani pranë këtij dijetari të njohur myslimanë në qytetin e Nishaburit ka mësuar shkencën e hadithit duke studiuar veprat e dijetarëve të njohur në kësaj fushe. Xhorxhani në kuadër të mjekësisë ka studiuar edhe shkencat e tjera si higjienën, fiziologjinë, shkencat farmaceutike, si dhe veterinarinë në të cilat edhe kishte krijuar famë të madhe dhe ka shkruar vepra të ndryshme. Sipas disa burimeve historike, Xhorxhani ka studiuar edhe letërsinë arabe, etikën, filozofinë dhe shkencat racionale. Xhorxhani gjithashtu ishte i njohur edhe në shkencat islame si në fikh, hadith dhe në komentimin e Kur'anit të shenjtë. Në lidhje me njohuritë e tij në filozofi dhe në shkencat racionale, mjafton të themi se ai ishte njohur me epitetin "Afdalul-Hukema". Sipas studiuesve, duke studiuar librin "Zakhire Kharezmshahi" mund të kuptohet se Ismail Xhorxhani ka punuar si mjek edhe në qytetet e rëndësishme të Khorasanit në atë kohe si në Marv dhe Balkh. Khorasani në atë kohë ishte një prej qendrave më të rëndësishme të civilizimit dhe të kulturës iraniane islame dhe ndahej në katër pjesë kryesore në bazë të katër qyteteve të mëdha. Këto katër qytete të mëdha të Khorasanit që konsideroheshin edhe qendrat më të rëndësishme shkencore në atë kohë, ishin Nishabur, Marv, Balkh dhe Herat.Xhorxhanit në Nishabur ka qëndruar në moshën e rinisë së tij, mirëpo siç duket ai në qytetet Marv dhe Balkh ka qëndruar në moshën e mesme për arsye se ai pohon se në këto qytete ka punuar si mjek, do të thatë pas udhëtimeve të tij në Kum, Raj, Fars dhe Khuzestan.Xhorxhani në këtë periudhë përkrah punës si mjek, në këto qytete ka dhënë edhe mësime. Duke marrë parasysh se Xhorxhani ishte i njohur me dialektin gjuhësor të banorëve të qytetit Marv, studiuesit kanë ardhur në këtë përfundim se ai periudhën e mesme të jetës së tij e ka kaluar më shumë në qytetin Marv. Xhorxhani në disa raste në librin "Zakhire Kharezmshahi" ka dhënë informacione të rëndësishme edhe në lidhje me rajonet e ndryshme si Xhorxhan, Dehestan, Mazandaran, Kharezm dhe Farghane i cili aktualisht ndodhet në territorin e Uzbekistanit. Një çështje tjetër e rëndësishme është edhe njohja e Xhorxhanit me Kutbudin Muhamed Kharezmshahi, mbreti i njohur iranian që Xhorxhani veprën e tij të vlefshme "Zakhire Kharezmshahi" e ka shkruar me emrin e tij në vitin 504 hixhri kameri dhe padyshim se kjo ishte periudha kur Xhorxhani ka qëndruar në Marv. Sipas burimeve të historike, Kutbudin Muhamed ishte një personalitet i shkolluar dhe njihte në nivel të lartë shkencat e kohës së tij. Duke marrë parasysh faktin se sundimi i mbretit KutbudinMuhamed ka filluar në fitin 491 hixhri kameri, ekziston mundësia se Xhorxhani të ketë qenë një prej mësuesve të Kutbudin Muhamed Kharezmshahi.