Marrëveshja bërthamore pas zbatimit
Republika Islamike e Iranit pas dy vite e gjysmë negociata me vendet e grupit 5+1, arriti një marrëveshje tërëndësishme. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, u njoh e drejta bërthamore e Iranit si pasurimi i uraniumit dhe kundrejt disa masave vullnetare nga ana e Iranit, u hoqën sanksionet e vendosura kundër RII.
Në vitin 2006 KS i OKB me miratimin e një rezolute, vendosi fazën e parë të sanksioneve kundër Iranit. Pas kësaj kundër RII-së u miratuan edhe 5 rezoluta tëtjera. Këto rezoluta u bënë shkak që Amerika dhe disa vende të tjera të vendosin sanksione të njëanshme kundër Iranit dhe kjo shkaktoi dëme të shumta për Iranin. Sanksionimi i kompanisë iraniane të anijeve, dhënia e lejes për inspektuar dhe kontrolluar dërgesat ajrore dhe detare tëIranit, vendosja e sanksioneve të gjera në sistemin bankar, të siguracioneve dhe kredive financiare, presionet mbi industrinë e naftës dhe të gazit në vend, vendosja e përkujdesjeve të veçanta ndaj çdo bashkëpunimi me Iranin apo persona tëveçantë në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe çështjevefinanciare, ishin disa prej sanksioneve të vendosura kundërIranit për të bllokuar të gjitha kanalet e frymëmarrjes për RII. Edhe pse Irani ishte një prej anëtarëve të vjetër të traktatit NPT, ky vend nuk përfitonte asgjë nga të drejtat e përcaktuara në këtë traktat dhe përveç kësaj Iranit iu vendosën sanksione të padrejta. Në vitin 2009 sanksionet u shtuan gradualisht deri në kohën kur Hasan Ruhani fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2013. Marrëveshja e 24 nëntorit 2013 ishte një prej arritjeve të mëdha të qeverisëiraniane. Ky hap u hodh në kohën kur sanksionet ekonomike kundër Iranit vazhdonin, mirëpo këto sanksione nuk arritën të bllokojnë zhvillimin dhe progresin e programit bërthamor tëIranit. Me gjithë kushtet e sanksioneve numri i centrifugave në vitin 2003 u shtua pothuajse 100 herë më shumë. Një prej rezultateve të prekshme tëmarrëveshjes bërthamore, ishte pezullimi i përkohshëm i programit bërthamor dhe heqja e disa sanksioneve të vendosura kundër Teheranit. Në fillim ishte rënë dakord që negociatat të mos zgjasnin më shumë se 1 vit mirëpo ato u shtynë disa herë dhe më në fund në takimin e Lozanës në prill të vitit 2015 u përcaktuan kornizat e marrëveshjes. Pas kësaj Irani dhe grupi 5+1, me anë të disa negociatave thyen bllokadën e negociatave dhe më në fund maratona përfundoi me përmbledhjen e bërë në Vjenë. Grupi 5+1, me një veprim politike dhe të bazuar në pretendime boshe, Iranin e kishte futur në klauzolat e kapitullit 7 të kartës së OKB. Negociatat e zhvilluara në Vjenë dhe Gjenevë, më në fund përfunduan me arritjen e marrëveshjes së 14 korrikut. Rezultati i kësaj marrëveshjeje ishte programi i përbashkët i veprimit. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ndryshoi ambientin dhe krijoi hapësira të reja bashkëpunimi në bazë të respektit reciprok dhe krijimit të mirëbesimit dhe në këtë mënyrë iu dha fund nxjerrjes së pretendimeve kundër Iranit. Zbatimi i marrëveshjes ishte nisja e një faze të re tëbashkëpunimit me botën. Hasan Ruhani presidenti i RII lidhur me këtë i dërgoi një letër liderit suprem të revolucionit islamik ku foli mbi programin e iranofobisë dhe tha se qëllimi i armiqve ishte qëIranin ta izolonin nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ta dëmtonin atë sa më shumë. Mirëpo, jo vetëm projekti i iranofobisëdështoi por edhe pozita e Iranit në arenën ndërkombëtare u ngrit akoma më lart dhe tani Bashkësia Ndërkombëtare synon të futet bisedime dhe bashkëpunim me Iranin. Në këtë letër presidenti Ruhani theksoi se si rezultat i këtij suksesi të pashoq në historinë e botës, janë anuluar sanksionet kërcënuese të KS të OKB dhe janë krijuar kushtet për bashkëpunim ndërkombëtar edhe në sektorin bërthamor. Me zbatimin e marrëveshjesbërthamore, u hoq hija e sanksioneve që për disa vite mbulonte Iranin dhe në këtë mënyrë u krijua mundësia për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e duhura që ekonomia iraniane të arrijë pozitën e saj.
Rezultati i negociatave bërthamore me gjithë përpjekjet sabotuese të perëndimit, ishte një tjetër sukses për të ardhmen e programit bërthamor tëIranit. Kornizat e marrëveshjes u caktuan në bazë të veprimeve për krijimine mirëbesimit mes Iranit dhe grupit 5+1. Në këtë mënyrë me nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjes u la mënjanëambienti i mosbesimit të së kaluarës dhe u krijua një ambient i ri i bashkëpunimit në bazë të respektit reciprok, si dhe u hap rruga për tu dhënë fund të tilla polemikave. Në këtë mënyrë 14 shkurti, data kur u bë publike deklarata e përbashkët e Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i RII dhe e Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, ishte një datë e shënuar. Në këtë datëështë thënë: Kjo është një datë historike për arsye se ne po krijojmë kushtet e nevojshme për besim dhe një hapësirë të re në marrëdhëniet tona. Zbatimi i marrëveshjesbërthamore, ishte fryti i përpjekjeve dhe i vullnetit të përgjithshëm të negociatave të Vjenës dhe të negociatave të 2 prillit 2015 nëLozane. Me anë të këtyre përpjekjeve treni i negociatave tëIranit dhe grupit 5+1 arriti nëVjenë ku u hodh edhe hapi i fundit drejt rezultatitpërfundimtar me karakter fitues-fitues. Për këtë arsye kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për tëgjithë botën. Marrëveshja tregoi se rrugëzgjidhja e çështjeve bërthamore nuk është kërcënimi apo sanksionimi por vetëm bashkëpunimi dhe negociatat dhe RII këtë e tregoi në formën më tëqartë. Rezultati i negociatave mes Iranit dhe grupit 5+1, për nga ky aspekt konsiderohet njëmundësi dhe kjo mundësi kurrë nuk mund të cilësohet si tërheqje e Iranit nga qëndrimet dhe të drejtat e tij. Këto suksese ishin fryti i vullnetit politike dhe i qendrës së kombit iranian dhe i përpjekjeve të palodhura të ekipit negociator bërthamor tëIranit, që padyshim do të ketë ndikim të madh në nivel rajonal dhe ndërkombëtare. Ajo çka Amerika kishte përcaktuar si parakushte për negociatat e Vjenës ishin kërkesa përtej marrëveshjes së Gjenevës dhe kërkesa që nuk u realizuan. Ashtu siç ka theksuar disa herë lideri suprem i revolucionit islamik, Irani kurrë nuk negocion mbi vijat e kuqe të përcaktuara prej tij. Si rezultat Irani duke theksuar në të drejtën e tij të pamohueshme bërthamore, ruajti pasurimin e uraniumit. Përveç kësaj negociatat nuk shkuan ashtu siç i kishte programuar Amerika dhe në negociatat e Vjenës u arrit një rezultat i rëndësishëm dhe kyç që ishte njohja e së drejtës bërthamore të Iranit dhe i së drejtës për vazhdimine pasurimit të uraniumit në Iran. Në këtë mënyrë 14 korriku ishte një pikë kthese në negociatat bërthamore të Iranit me grupin 5+1. Programi i zbatimi të marrëveshjes ishte rezultat i përpjekjeve të gjithanshme, i cili u hartua në kuadër të zgjidhjes së çështjesbërthamore. Ky program edhe një herë garantoi të drejtën bërthamore të Iranit. Ky zhvillim përcjell një mesazh të madh që është se marrëveshja bërthamore dhe ndikimet e saj kanë krijuar një ambient të ri për marrëdhënietpolitike dhe ekonomike të Iranitme vendet e tjera në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare. Që në vend të arrijë të dalë nga klauzolat e kapitullit 7 të kartës së OKB duke ruajtur të drejtat e tij në çështjenbërthamore dhe duke vazhdar pasurimin e uraniumit me gjithë kundërshtimet serioze të disa prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB, është një eveniment dhe sukses i jashtëzakonshëm.