Marrëveshja bërthamore pas zbatimit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i20803-marrëveshja_bërthamore_pas_zbatimit
Që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore dhe grupi 5+1 dhe nënshkrimit të programit të përbashkët të veprimit, kjo çështje u kthye në një nga pikat kryesore të fushatës elektorale të kandidatëve republikanë dhe demokratikë për zgjedhjet në Amerikë. Mirëpo cili është ndikimi i pikëpamjeve të këtyre kandidatëve në të nesërmen e marrëveshjes bërthamore dhe zbatimin e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2016 23:50 Europe/Tirane

Që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore dhe grupi 5+1 dhe nënshkrimit të programit të përbashkët të veprimit, kjo çështje u kthye në një nga pikat kryesore të fushatës elektorale të kandidatëve republikanë dhe demokratikë për zgjedhjet në Amerikë. Mirëpo cili është ndikimi i pikëpamjeve të këtyre kandidatëve në të nesërmen e marrëveshjes bërthamore dhe zbatimin e saj.

Në këto deklarata janë vënë re pikëpamje si grisja e marrëveshjes, rishikimi i pikave të saj, vështirësimi i  programit të veprimit, etj. Disa analistë janë tëmendimit se pikëpamjet e dy kandidatëve për president nëAmerikë, kundër programit të përbashkët të veprimit, ku njëri prej tyre do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë, janë të atilla saqë krijojnë dyshime mbi zbatimin e zotimeve nga ana e qeverisë së ardhshme amerikane në marrëveshjen bërthamore. Aktualisht dy kandidatët, d.m.th. Hillary Clinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga radhët e republikanëve rreth programit të veprimi kanë pikëpamje nxitëse. Hillary Clinton, ish sekretare amerikane e shtetit, në kohën e nisjes së negociatave më shumëështë përpjekur të inkurajojë Bashkësinë Ndërkombëtare që të unifikohet në sanksionet kundër Iranit. Tani ajo është e mendimit se Uashingtoni qëndrimet e tij duhet t'i ruajë edhe në të ardhmen. Clinton e cila është e ndikuar nga lobi amerikano-izraelit AIPAC, në një fjalim të mbajtur nëinstitutinBrookings në Uashington ka pretenduar: Irani tregon sjellje qëdëshmojnë se ai mund të shkelë marrëveshjen bërthamore me Amerikën. Edhe në rast se vihet re shkelja më e vogël e marrëveshjes nga ana e Iranit, do të zbatohen ndëshkimet. Kandidatja demokrate për zgjedhjet nëAmerikë megjithëse ka mirëpritur zbatimin e marrëveshjes bërthamore ka thënë se në rast se zgjidhet president, ajo marrëveshjen bërthamore do ta zbatojë në bazë të qëndrimeve të mosbesimit dhe testimeve vërtetuese. Clinton në deklaratën e saj pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes, përsëriti pretendimet për gjoja mbështetjen e Iranit për terrorizmin dhe tha: Sa i përket Iranit, kanë mbetur shumë për tu bërë. Ata duhet të heqin dorë nga mbështetja e terrorizmit dhe krijimi i trazirave në rajonin e Lindjes së Mesme. Ata duhet të largohen nga Siria dhe të heqin dorë nga mbështetja për Hezbullahun dhe Hamasin. Duke qenë se mbështetja e sionistëve për kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Amerikëështë e rëndësishme dhe luan rol jetësor, qëndrimi më radikal i Clinton kundër marrëveshjes bërthamore është mbajtur gjatëfjalimit të saj në komitetin e marrëdhënieve publike Amerikë-Izrael (AIPAC). Marsin e kaluar në një takim me lobin më të madh sionist ka thënë: Unë jam e mendimit se Amerika, Izraeli dhe bota janë bërë më të sigurt me anë të kësaj marrëveshjeje. Për këtë arsye marrëveshja duhet zbatuar me vëmendje dhe përpikmëri dhe të kontrollohet merreptësi dhe të merren masat për çdo shkelje.

 

TedCrus një prej kandidatëve radikalë të republikanëve, ka thënë se pas fitores dhe arritjes në shtëpinë e bardhë ai do të anulonte marrëveshjen bërthamore. Ndërsa Xheb Bush, kandidati i preferuar i partisë republikane për shkak të veprimtarisë së vëllait të tij XhorxhWBush, nuk është mbështetur nga opinioni publik. Ai në një artikull për revistën Town Hall ka shkruar: Marrëveshja bërthamore ka interesa politike afatshkurtra për Barack Obama, mirëpo ajo nuk garanton interesat e sigurisë së Amerikës. Për këtë ai ka deklaruar se në rast të fitores në zgjedhjet e ardhshme, marrëveshjen bërthamore do ta anulojë. Clinton, Trump dhe Sanders tre kandidatët më tërëndësishëm për zgjedhjet amerikane, kanë mbajtur deklarata tendencioze lidhur me "rrezikun e aktiviteteve bërthamore dhe rajonale tëIranit" dhe kanë parashtruar idetë e tyre për tu përballur gjoja me kërcënimet e Iranit. Në këtë mes edhe demokratët nxjerrin kritika mbi marrëveshjen bërthamore, mirëpo atë e konsiderojnë rrugën më të mirë të mundshme për zgjidhjen e çështjesbërthamore tëIranit dhe mbështesin veprimtarinë e qeverisë Obama në këtë fushë. Sandersështë një prej senatorëve demokratë i cili ka thënë se mbështetja për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 është më mirë se sa lufta. Ai pas arritjes së marrëveshjes doli me një deklaratë ku tha: Marrëveshja me Iraninështë fitore e diplomacisë kundrejt forcës. Sanders në një intervistë të dhënë në programin Face the Nation, është shprehur haptazi kundër veprimeve ushtarake dhe futjes në luftë dhe ka thënë: Me të vërtetë ne kërkojmë një luftëproxy (indirekte) me Iranin, e cila do të implikojë të gjithë botën dhe ku ushtria amerikane do të kërcënohet? Ndërsa kandidati republikan, miliarderi Donald Trump, ështëshprehur se Amerika për kundër Iranit nuk ka përfituar asgjë nga marrëveshja bërthamore. Ai që në fillim është shprehur se nuk mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin. Trump i cili njihet për deklaratat e tij të ashpra dhe polemike, është një prej kundërshtarëve të marrëveshjes. Ai shpeshherë ka thënë se një prej prioriteteve të punës së tij pas zgjedhjes si president është anulimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe grisja e kësaj marrëveshjeje. Ky kandidat për zgjedhjet presidenciale nëAmerikë ka thënë se Irani me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore arriti të posedojë 150 miliard dollarë ndërsa Amerika nuk përfitoi asgjë. Ai marrëveshjen e ka quajtur të tmerrshme dhe katastrofike dhe është shprehur se kjo është marrëveshja më e keqe e arritur deri më sot. Trump ashtu si shumë kandidatë të tjerë, deklaratën më radikale të tij kundër Iranit e ka bërë në fjalimin e mbajtur në AIPAC. Atje ai foli mbi prioritet e para të tij qëështë anulimi i marrëveshjes me Iranin dhe shtoi: Unë për vite jam marrë me tregti dhe e di se si bëhet puna. Më lejoni t'iu them se kjo marrëveshje për Amerikën, Izraelin dhe të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, është katastrofike. Ne vendit më tëzhvilluar të botës mbështetës të terrorizmit i kemi dhënë 150 miliard dollarë dhe në anën tjetër nuk kemi marrë asgjë. Trump pasi vuri në dukje se marrëveshja as që e detyron Iranin që pezullojë kapacitetet e tij bërthamore shtoi: Vetëm për disa vite të caktuara, Iranit i vendosen kufizime në programin e tij bërthamor ushtarak dhe atëherë kur afati të përfundojë, Irani do të ketë kapacitet ushtarak bërthamor me përmasa industriale dhe kjo është një situatë shumë e rëndë për të gjithë ne dhe në veçanti për Izraelin.

 

Trump në fjalimin e tij në AIPC foli mbi veprimtarinë dhe strategjinë e ardhshme të tij kundrejt Iranit dhe tha: Në kohën kur të bëhem president, rreth Iranit do të ndjek një strategji të bërë nga tre pika kryesore. Pika e parëështë se do t'i qëndrojmë përballë përpjekjeve tëIranit për tëdestabilizuar rajonin dhe për të sunduar mbi rajonin. Për pikën e dytë Trump ka pretenduar se Iraniështë mbështetësi më i madh i terrorizmit në botë dhe Amerika do të përpiqet ta shkatërrojë atë. Sa i përket pikës së tretë në strategjinë kundër Iranit, Trump tha: Ne duhet të zbatojmë pikat e marrëveshjes së mëparshme me qëllim qëIranin ta mbajmë në pozitën e dhënies së përgjigjeve. Ndërsa në një intervistë dhënë kanalit MSNBC, ka thënë se anulimi i marrëveshjes bërthamore nuk është e logjikshme mirëpo në vend të këtij veprimi, marrëveshja duhet përmirësuar. Edhe pse Donald Trump ashtu si Clintonështë pro vendosjes së sanksioneve kundër Iranit, ai ka bërë deklarata kontradiktore lidhur me sanksionet kundër Iranit. Ai kritikon marrëveshjen dhe parashtron pyetje se përse vetëm kompanitë jo amerikane mund të zhvillojnë tregti me Iranin. Trump shtatorin e kaluar në protestat e organizuara kundër marrëveshjes bërthamore ka thënë: Të gjitha vendet duan të kenë tregti dhe bashkëpunim ekonomik me Iranin. Ata do të përfitojnë shuma të mëdha. Mirëpo ne kemi arritur marrëveshjen dhe nuk është e thënë të përfitojmë nga ajo. Trump thotë se Irani blen avionë nga Airbus, ndërsa Boeing ku është? Pse nuk e nënshkruam marrëveshjen në atë formë që edhe Boeing të ketë mundësi t'i shesë avionëIranit. Irani një pjesë të vogël të shumës prej 150 miliard dollarësh do ta përdorë për blerjen e 114 avionëve, mirëpo këto avionë nuk do t'i vlejë nga amerikan por nga Airbus. Ky kandidat i republikanëve, vetëm 20 minuta pasi u deklarua se Irani synon të blejë 100 avionë civilë nga kompania Boeing, këtëçështje e përdori për të sulmuar Hillary Clinton dhe tha: Marrëveshja katastrofike me Iranin, parapërgatitje e Hillary Clinton për të bërë tregti me Iranin. Zyra elektorale e Trump në një deklaratë të saj shkruan: Irani është mbështetësi më i madh i terrorizmit dhe pa marrëveshjen katastrofike bërthamore nuk mund të futej në tregti me Boeing. Deklaratat dhe qëndrimet e kandidatëve për president në Amerikë, dëshmojnë se ata nëçdo lloj forme mundohen të thithin përkrahjen e lobit sionist dhe të hebrenjve në Amerikë. Ata duke kërcënuar Iranin theksojnë angazhimin e tyre për të garantuar sigurinë e regjimit sionist. Mirëpo megjithë qëndrimet e kandidatëve republikanë dhe demokratë në Amerikë, Amerika në bazë të rezolutës 2231 është zotuar që të vazhdojë zbatimin emarrëveshjes dhe anashkalimi i kësaj rezolute për qeverinë amerikane nuk do të jetë e lehtë. Nëse kjo ndodh edhe Irani ka masat e tij për t'iu përgjigjur çdo lloj shkeljeje të Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.