Marrëveshja bërthamore pas zbatimit
Arritja e marrëveshjes bërthamore ishte një eveniment i rëndësishëm, i cili pas 37 vitesh edhe një herë ngriti lart emrin e Iranit në arenën botërore. Nërrugën plot luhatje të negociatave bërthamore, shteti i RII megjithë presionet dhe kërcënimet edhe një herë tregoi kapacitetet dhe fuqinë e tij politike për tu përballur me frontin e fuqive botërore.
Marrëveshja bërthamore anuloi skenarët e armiqve të RII dhe dalja e Iranit nga klauzolat e kapitullit 7 të kartës së OKB, i bëri inefikasi kërcënimet kundër Iranit. Mirëpo pas kësaj armiqësitë e Amerikës kundër Iranit nuk përfunduan dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, Irani vazhdoi të mos ketë besim tek Amerika. Në këtë emision qëështë edhe emisioni i fundit mbi marrëveshjen bërthamore pas zbatimit, do të rikujtojmë qëndrimet dhe pikëpamjet e Liderit Suprem mbi marrëveshjen bërthamore. Tani kur ka kaluar një vit nga nënshkrimi i programit të përbashkët të veprimit, masat e ndërmarra nga Amerika tregojnë se megjithëmarrëveshjenbërthamore, kërcënimet dhe armiqësitë e Amerikës kundër Iranit vazhdojnë. Këto armiqësi kanë disa arsye të caktuara dhe në realitet janë vazhdimësi e komploteve, preteksteve dhe e sabotime të funksionarëve amerikanë nëpërmjet kanaleve të ndryshme si Kongresi apo lobi sionist AIPAC. Për këtëIrani ka arsye të forta që të mos ketë besim tek Amerika. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, lideri suprem i revolucionit islamik gjithmonë ka theksuar se është arritur një marrëveshje me pika të paqarta dhe dobësi strukturore. Këto pika nëse nuk monitorohen me kujdes dhe me përpikmëri, atëherë ato mund të sjellin pasoja të mëdha për të tashmen dhe të ardhmen e Iranit. Në këtë mes edhe këshilli i sigurisë kombëtare dhe parlamenti Iranian kanë theksuar disa çështje të cilat qeveria është e detyruar t'i zbatojë. Një vit më parë në kohën kur u nënshkrua programi i përbashkët i veprimit mes Iranit dhe grupit 5+1, Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në përgjigje të letrës së Hasan Ruhani presidentitIranian, lidhur me programin e përbashkët të veprimit theksoi mosbesimin qëekziston ndaj disa prej anëtarëve të grupit 5+1 dhe shtoi: Dokumenti i nënshkruar duhet të analizohet me kujdes dhe të ndiqet rruga ligjore, si dhe të merren masat për mbyllur rrugët e shkeljes së zotimeve nga pala tjetër.
Vetëm pak pas nënshkrimit tëmarrëveshjes për programin e përbashkët të veprimit, deklaratat e funksionarëveamerikanë në Kongres, dëshmon se ata kërkojnë të gjejnë një rast që të zbatojnë politikat e presioneve kundër Iranit duke u bazuar në pretendimet e tilla si shkelja e të drejtave të njeriut, shqetësimi mbi kapacitetin raketor tëIranit apo pretendimi i sajuar mbi gjoja mbështetjen e Iranit për terrorizmin. Në shtëpinë e Bardhë qëndrojnë të hapura tre dosje lidhur me Iranin që janë, kapaciteti raketor i Iranit, të drejtat e njeriut dhe demokratizimi i Iranit me stilin amerikan. Sipas funksionarëve amerikanë këto dosje janë akoma opsione në tavolinë. Departamenti Amerikan i Thesarit, vetëm një ditë pas nënshkrimit të programit tëpërbashkët të veprimit, në listën e sanksioneve të tij shtoi emrat e disa kompanive dhe shtetasve Iranianë për shkak të programit raketor tëIranit. Presidenti amerikan Barack Obama lidhur me vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit ka thënë se Uashingtoni do t'i vazhdojë këto masa për atë që ai e quajtur garantimin e sigurisë së Amerikës dhe aleatëve të saj. Vendosja e vizave për shtetasit evropianë që vizitojnëIranin, ishte një tjetër masë që ndërmori amerikanmenjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin e përbashkët të veprimit. Të tilla masa tregojnë faktin se nxitjet e Amerikës vazhdojnë dhe ky vend përdor çdo mundësi për të krijuar një ambient kundër Iranit dhe për të përhapur iranofobinë. Disa gjykata lokale nëAmerikë me gjoja veprime të ligjshme, kanë dhënë verdiktin për bllokimin dhe konfiskimin e kapitaleve tëIranit në Amerikë, me qëllim që të dëmshpërblehen personat që kanë ngritur padi për gjoja implikimin e Iranit në aktet terroriste. Këto veprime tregojnë për faktin se edhe pse programi i përbashkët i veprimit është pjesëe marrëveshjes bërthamore, mirëpo nuk duhet qëndruar neglizhent ndaj kërcënimeve të tjera dhe nuk duhet harruar se marrëveshja ka edhe pika pozitive por edhe pika tëdobëta. Pikat pozitive të marrëveshjes janë se objektivi i Amerikës për bllokuar programin bërthamor tëIranit, për të mbyllur centralin e ujit të rëndë dhe për të bllokuar aktivitetet e pasurimit të uraniumit apo aktivitetet studimore dhe hulumtuese në qendrën Fordo, nuk u realizua. Nga aspekti politike, arritja e marrëveshjesbërthamore tëIranit në negociata me 6 fuqitë e mëdha të botës, tregoi fuqinë rajonale dhe ndërkombëtare të RII. Ashtu siç theksoi lideri suprem, me anë të kësaj marrëveshjeje u rrëzua muri i iranofobisë i krijuar prej armiqve të kombit Iranian. Ashtu siç theksoi Ajetollah Khamenei në përgjigje të letrës së liderit suprem lidhur me negociatat bërthamore, Republika Islamike e Iranit si nga aspekti diplomatik si nga aspekti i dijes dhe shkencës, duke bërë qëndresëpërballë sanksioneve, arriti të detyrojë armiqtë të tërhiqen dhe të heqin disa prej sanksioneve të padrejta. Mirëpo për arritjen e kësaj marrëveshjeje është shpenzuar shumë. Ai foli mbi deklaratat e disa prej politikanëve amerikanë dhe porositi funksionarët e RII që të jetë të kujdesshëm dhe të marrin masat që pala tjetër të zbatojë plotësisht marrëveshjen.
Kreu i Bankës Botërore, vetëm disa muaj pas nënshkrimit të programit të përbashkët të veprimit, ka thënë se kjo bankë akoma nuk ka program për të rinisur bashkëpunimin dhe aktivitetet me Iranin. Kjo bankë po përpiqet të ulë problemet ekonomike, mirëpo rruga e saj ndërpritet menjëherë sa i afrohet kufijve tëIranit, edhe pse sanksionet janë hequr. Sa i përket kësaj një prej autoriteteve të Departamentit Amerikan të Thesarit ka thënë: Përfaqësuesi amerikan në Bankën Botërore, duhet të votojë kundër çdo plani të kësaj banke për t'i dhënë kredi Iranit. Një prej instituteve të mëdha ekonomike në Itali ka thënë se megjithë nënshkrimin e marrëveshjes në muajin korrik 2015 dhe zbatimin e saj, Irani si një prej ekonomive të mëdha të botës vazhdon të jetë i anashkaluar. Sanksionet ndërkombëtare janë hequr pjesërisht dhe transaksionet bankare dhe monetare vazhdojnë të kenë probleme për shkak të pengesave të shumta. Një prej prioriteteve të vizitës së fundit tëministrit të jashtëm të RII në vendet evropiane, ishte pikërisht eliminimi i këtyre pengesave. Frika nga mos dhënia e garancive qeverive perëndimore dhe në veçanti nga Amerika për bankat dhe institucionet financiare dhe monetare, e ka vështirësuar punën e tyre në transaksionet bankare me Iranin. Kjo gjendje tregon faktin e theksuar nga lideri suprem i revolucionit islamik i cili në fjalimet e tij kushtuar qëllimeve dhe armiqësive të Amerikës ka thënë se Amerika nëçdo rast mundohet të imponojë kërkesat e saj ndaj kombit Iranian. Lideri suprem i revolucionit më 14 qershor në një takim me funksionarët e shtetit, foli mbi pikat e dyshimta dhe të paqarta të programit të përbashkët të veprimit, të cilat kanë lejuar palën tjetër ta keqpërdorë marrëveshjen dhe ka thënë: RII nuk do të jetë e para që do të shkelë marrëveshjen, pasi zbatimi i zotimit është një këshillave kuranore. Mirëpo nëse kërcënimet e kandidatëve për president nëAmerikë si grisja e marrëveshjes, zbatohen në praktikë, Republika Islamike e Iranit marrëveshjen do ta djegë, që edhe ky veprim është këshillë kuranore rreth shkeljes së zotimit nga pala tjetër. Ndër të tjera lideri suprem i Revolucionit Islamik tha: Në marrëveshjen bërthamore, pala tjetër kishte për obligim të hiqte sanksionet gjë që nuk e ka bërë dhe këtë e tregon çështja e bankave, çështja e siguracionit për naftëmbajtëset Iraniane dhe transferimi i parave dhe i kapitaleve të Iranit nga vendet e tjera. Ajetollah Khamenei tha se Amerika nuk ka zbatuar një pjesë të rëndësishme të obligimeve të saj mirëpo Irani ka zbatuar angazhimet e tij dhe ka mbyllur prodhimin e uraniumit të pasuruar në gradën 20% dhe reaktorin e ujit të rëndë Arak. Sa i përket qëndrimeve të kundërshtarëve dhe përkrahësve të marrëveshjes bërthamore, lideri suprem tha: Këto që po them nuk kanë lidhje me ata vëllezër që janë përpjekur dhe kanë punuar, por marrëveshja bërthamore ka disa pika dhe boshllëqe të cilat janë keqpërdorur nga armiku. Armiku ka në program që të dobësojë RII, ta shkatërrojë dhe të parandalojë zhvillimin e saj dhe për këtë Irani duhet të shtojë akoma më shumë kapacitetet dhe potencialet e tij. Ajetollah Khamenei, në vazhdim të takimit me funksionarët e shtetit theksoi vazhdimin e vigjilencës në përballje me komplotet e armikut. Ai theksoi se funksionarët e shtetit kanë përgjegjësi që të shtojnë fuqinë dhe potencialin e vendit dhe për popullin të sjellin mirëqenie dhe qetësi. Ashtu siç theksoi lideri suprem, shpirti aktual i Amerikës është i njëjtë me atë të periudhës së Reganit dhe mes demokratëve dhe republikanëve nuk ka asnjë dallim. Duke patur parasysh këto realitete, lideri suprem në një takim me deputetët e parlamentit të dhjetë të Iranit, prej tyre kërkoi që të veprojnë në formë revolucionare pasi kërcënimet e armikut me në krye Amerikën, vazhdojnë akoma. Ajetollah Khamenei tha se deputetët duhet të reagojnë ndaj qëndrimeve armiqësore dhe agresive të Amerikës dhe të bëjnë qëndresë dhe rezistencë përballë politikave të hegjemonizmit.