Uniteti në botën islame
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i21505-uniteti_në_botën_islame
Në këtë emision do të flasim mbi propozimet praktike të Ajetollah Khamenei për arritjen e uniteti islamik, pra mbi krijimin e një asambleje për afrimin e shkollave islame.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 15, 2016 19:29 Europe/Tirane

Në këtë emision do të flasim mbi propozimet praktike të Ajetollah Khamenei për arritjen e uniteti islamik, pra mbi krijimin e një asambleje për afrimin e shkollave islame.

Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë me temë Uniteti në botën islame. Në emisionin e kaluar ju prezantuam mendimet e Imam Khamenei sipas të cilit, fokusimi në mbrojtjen e interesave të ummetit islam dhe krijimi i unitetit në botën islame garanton mbrojtjen e interesave të popujve myslimanë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, ka thënë se të gjithë muslimanët duhet të mbështeten në Kur’anin e shenjtë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik duke shprehur keqardhje të thellë për realizimin e planeve përçarëse të armiqve në botën islame, ka theksuar se, nëse popujt myslimanë me të gjitha këto potenciale të mëdha që posedojnë, do të bashkohen dhe do të kenë unitet jo vetëm në gjëra sekondare por edhe në politikat e përgjithshme, atëherë padyshim se do të garantojnë të gjitha interesat e popujve myslimanë, si dhe zhvillimin dhe progresin e tyre. Ajetollah Khamenei përçarjen e cilësoi një mjet në duart e armiqve të islamit dhe tha se atë ditë kur në literaturën  e armiqve u shfaqën fjalët shii dhe suni, shumë dijetarë të mëdhenj të botës islame u shprehën të shqetësuar dhe e kuptuan se kjo përbën një komplot të ri. Ai tha se perëndimorët janë mjeshtër në krijimin e përçarjeve mes shiitëve dhe sunitëve dhe në këtë fushë kanë eksperiencë të gjatë, mirëpo roli që ata luajnë sot në këtë aspekt është më i rrezikshëm. Në këtë emision do të flasim mbi propozimet e Ajetollah Khamenei për arritjen e uniteti islamik, pra mbi krijimin e një asambleje për afrimin e shkollave islame. Ju lutemi të na ndiqni në vazhdim!

Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se uniteti i islamik, dashuria e sinqertë për shenjtërinë e profetëve dhe urrejtja dhe zemërimi i myslimanëve ndaj frontit të arrogancës botërore, duhet të manifestohen fuqishëm në ceremoninë e Haxhit që është tubimi më i madh i myslimanëve të botës. Ne besojmë se Islami, uniteti islamik dhe uniteti i besimtarëve është një nga praktikat më të mira për të arritur sukses. Ne besojmë se një nga qëllimet më të mëdha të Haxhit është tubimi i myslimanëve. Në ajetin 27 të sures Haxh, Zoti ka thënë: "Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta". Të gjithë popujt myslimanë të botës në ditë të caktuara dhe në zona të kufizuara të tilla si Arafat, Masher, Mina dhe Mesxhid-ul Haram, tubohen së bashku, ku pikërisht ky është qëllimi. Pse ata të jenë kaq të frikësuar nga njohja e myslimanëve me njëri-tjetrin?! Problemi është se uniteti i myslimanëve dhe unifikimi i mendimeve dhe ideve të myslimanëve paraqet rrezik për arrogancën botërore me në krye Amerikën. (Thëniet e Velajeti Fakih, vëll. 4, fq. 297). Ai duke kërkuar forcimin e unitetit dhe vigjilencës së popujve muslimanë përballë komploteve djallëzore të armiqve, theksoi: "Armiqtë e fesë dhe fuqitë arrogante duhet t'a dinë se pavarësisht nga vlerat e ndryshme dhe disa dallime teorike dhe ideologjike, Umeti islam është i bashkuar kundër tyre". Lideri suprem e quajti Profetin e nderuar të Islamit si nyjë lidhëse e të gjithë muslimanëve, të çdo lloj sekti dhe tha: " Shiitë apo sunitë, të vijës së ashpër apo të moderuar, këto gjëra aktualisht janë të parëndësishme dhe të gjithë kanë ardhur në vendin e ngjarjes me gjithë zemër, sepse Profeti (s.a.v.s) është boshti i të gjitha besimeve hyjnore dhe islamike. " Ajetollah Khamenei theksoi si obligim vlerësimin e lartë të personalitetit unik të Profetit Muhamed (s.a.v.s) si boshti i unitetit, i shoqëruar me refuzimin e armiqve të tij, duke shtuar se refuzimi i jobesimtarëve do të thotë se të gjithë muslimanët duhet të deklarojnë me gjithë zemër urrejtjen e tyre ndaj armiqve të Profetit dhe Islamit. Gjë e rëndësishme është që për të ngritur flamurin e Ehli Bejtit (as) në botën islame, bota islame dhe myslimanët në fakt mund të tregojnë këto dy pika të rëndësishme. Sot kjo është një mundësi e madhe për të gjithë myslimanët. (Fjalët e Velajeti Fakih, vëll. 4, fq. 216. Një propozim tjetër i rëndësishëm dhe praktik i Ajetollah Khameneit për unitetin islamik është krijimi i një Asambleje për afrimin e shkollave islame. Kjo asamble do të ndihmonte në afrimin e mendimeve të ndryshme të Islamit dhe do të ndikonte në zvogëlimin e konflikteve dhe do të krijonte kushtet për integrimin e mëtejshëm të myslimanëve. Ai në lidhje me filozofinë e krijimit të kësaj Asambleje dhe qëllimet e saj ka thënë: "Një  miliardë njerëz në botë janë që besojnë në Zotin, profetin, namazin, Haxhin, Qabenë, Kur'anin dhe shumë urdhra tjera fetare, por kanë disa dallime të vogla. Këto dallime a duhet të jenë shkas që ta luftojnë njëri-tjetrin, kurse ata që nuk besojnë Zoti, Profetin (s.a.v.s), fenë apo që janë kundër të gjitha këtyre, të bëjnë punën e tyre. Sot detyra më e rëndësishme e dijetarëve dhe mendimtarëve myslimanë është vetëdijesimi i njerëzve përballë politikave mashtruese të armikut dhe ummeti islam nuk duhet të mashtrohet me politikat dhe premtimet e fuqive të mëdha dhe nuk duhet të frikësohet nga kërcënimet e armiqve. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e cilëson Kur'anin e shenjtë bosht të unitetit të ummetit islam dhe deklaron se në rrethanat aktuale kur qëllimi i arrogancës botërore është krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, ummeti islam duhet të kapet në këtë mirësi hyjnore dhe të ecë në rrugën e unitetit".

Ai krijimin e një Asambleje të këtillë e konsideron nevojë për botën islame dhe strategji kryesore për qeverisjen e myslimanëve me diplomacinë e unitetit islamik. Ai në lidhje me rezultatin e të arriturave të kësaj Asambleje thotë: "Sot bota islame kërkon përafrim". Përafrimi i sekteve islame nënkupton afrimin me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush mund të ketë ide të ndryshme nga tjerët, por me diskutime dhe negociata mund të arrihet një përfundim i mirë. Ndoshta disa kanë keqkuptime dhe zgjedhin mendime të gabuara dhe kjo nuk do të thotë se nuk duhet afruar me të tjerët për të kuptuar realitetin. Sigurisht, bisedimet dhe negociatat mund të shmangin çdo përçarje. (fjalët e Velajeti Fakih, vëll. 8. Fq. 79). Ndoshta kjo pyetje mund të krijohet në mendjen e secilit se cili është qëllimi i ndjekjes së diplomacisë në arritjen e unitetit islamik në Asamblenë e afrimit të shkollave islame. Në këtë drejtim, duhet thënë se në diplomacinë e unitetit, interesi kombëtar duhet lënë anash dhe duket shikuar vetëm interesi i botës islame dhe i myslimanëve. Nxitja e komplotit të bazuar në fanatizma sektare dhe etnike është vetëm në favor të armiqve të islamit dhe realizon planet e tyre mashtruese, ndërsa forcon pushtuesit e territoreve islame kundër të cilëve duhet luftuar me të gjitha forcat. Një ndër komponentët kryesor në realizimin e diplomacisë për arritjen unitetin e të gjitha vendeve islame, është lënia anash e përçarjeve që ekzistojnë midis tyre. Kjo do të thotë se komunitetit mysliman duhet të unifikohet në sferën shkencore, ushtarake dhe ekonomike dhe të ndihmojë në forcimin e këtyre sektorëve në të gjitha pjesët e tjera të botës islame. Bashkëmendimi i dijetarëve dhe i mendimtarëve islamë për afrimin e qëndrimeve dhe mendimeve të shkollave të ndryshme të mendimit islam do të ndihmojë arritjen e këtij qëllimi. Ajetollah Khamenei duke shprehur keqardhje të thellë për realizimin e planeve përçarëse të armiqve në botën islame, ka theksuar: “Nëse popujt myslimanë me të gjitha këto potenciale të mëdha që posedojnë, do të bashkohen dhe do të kenë unitet jo vetëm në gjëra sekondare por edhe në politikat e përgjithshme, atëherë padyshim se do të garantojnë të gjitha interesat e popujve myslimanë, si dhe zhvillimin dhe progresin e tyre. Një tjetër pikë që është e rëndësishme në të kuptuarit e diplomacisë në unitetin islame është kushtimi i vëmendjes mbi rolin e elitës në këtë proces. Për të arritur këtë, në radhë të parë diplomacia duhet të jetë një "dialog elitash" që duhet të ndodh në botën islame. Ndjekësit dhe elitat e të gjitha shkollave të mendimit islam të cilët besojnë në shtylla dhe parimet e fesë islame janë pjesë e umetit të unifikuar islam dhe jeta e të gjithë atyre ka vlerë të njëjtë.

Të nderuar dëgjues, këtu është fundi i këtij emisioni, shpresojmë të jemi përsëri së bashku në emisionin e radhës në lidhje me unitetin islamik, ku do të flasim rreth sfondit të diskutimeve të dijetarit shiit (Ajetollah Boruxherdi Rezvanullah) dhe dijetarit sunit (Sheijkh Shaltut). Ju lëmë nën mëshirën e Zotit.