Irani dhe organizatat ndërkombëtare
Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Ashtu siç jeni në dijeni në kuadër të zhvillimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, për një jetë politike, ekonomike dhe kulturore, është e domosdoshme që vendet të bashkëpunojnë mes tyre, bashkëpunim që zakonisht realizohet nëpërmjet organizatave ndërkombëtare që në realitet janë baza e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të pikëpamjeve dhe ideve mes kombeve.
Një prej pikave të rëndësishme të këtyre organizatave, është se përveç shkëmbimit të pikëpamjeve dhe mendimeve, këto organizata nga vendet të ndryshme dhe anëtare shfrytëzohen për zgjidhjen e çështjeve të cilat një vend nuk mund të zgjidhë në formë të vetme por ka nevojë për bashkëpunim me vendet e tjera. Organizatat ndërkombëtare, janë fenomen i epokës moderne për krijimin e lidhjeve mes qeverive dhe ndikohen nga mënyra e këtyre lidhjeve. Edhe pse disa qeveri mundohen të parandalojnë dhënien e disa kompetencave të tyre organizatave ndërkombëtare, mirëpo në fund të fundit këto qeveri nuk mund të anashkalojnë rolin dhe dobinë e anëtarësimit dhe bashkëpunimit në këto organizata. Si rezultat, sot në botëanëtarësimi dhe aktivizimi nëorganizatat ndërkombëtare është kthyer në një prej karakteristikave të fuqisë, ndikimi dhe legjitimitetit të qeverive. Përpara kësaj ky lloj anëtarësimi ishte një zgjedhje që bënin qeveritë për të pasur prani në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sot ideja e organizatave ndërkombëtare, si në shprehje ashtu edhe veprim ka rëndësi akoma më të mëdha dhe është akoma më e komplikuar. Edhe pse qeveritë nuk kanë shkuar deri aty saqë kompetencat e tyre tua transferojnë organizatave ndërkombëtare, mirëpo këto qeveri janë tëdetyruar që të zbatojnë përgjegjësi që caktohen nga këto organizata. Edhe qeveritë e sapoformuara në plan të parë mundohen që të pranohen në organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti tek OKB-ja. Nga ana tjetër me gjithë mosmarrëveshjet e thella dhe preferencave të ndryshme, edhe fuqitë e mëdha nuk janë të angazhuar që tëdalin nga organizatat ndërkombëtare, pasi sot të gjitha qeveritë, organizatat ndërkombëtar i konsiderojnë ambient të përshtatshëm për tëshprehur pikëpamjet e tyre dhe për tu futur në kontakte me anëtarët e tjerë, me qëllim plotësimin e nevojave të ndryshme. Sigurisht duhet pasur parasysh se një prej arsyeve të krijimit të organizatave ndërkombëtare pas luftës së dytë botërore, ishte vendosja e paqes dhe sigurisë. Në këtë periudhë kohore ndikimi i organizatave ndërkombëtare në zgjidhjen e shumë kontesteve ka qenë tepër i madh, kjo për arsye se këto organizata si formacione të përbëra nga shumë kombe kanë ndikim të madh dhe tëpranueshëm nga opinioni publik i botës. Pra mund të thuhet se paqja është objektivi kryesor i krijimit të këtyre organizatave. Sigurisht që në Bashkësinë Ndërkombëtare sot, përveç organizatave ndërkombëtare aktive në fushën e paqes, çarmatimit dhe kontrollimit të armatimeve, ekzistojnë edhe organizata aktive në fushën teknologjisë, tregtisë, industrisë, ambientit dhe administrimit të shoqërisë ndërkombëtare.
Organizatat ndërkombëtare kanë emra të ndryshëm. Në total organizatat ndërkombëtare ndahen në dy kategori që përbëhen nga organizatat ndërkombëtare qeveritare, të cilat formohen kryesisht nga qeveritë dhe shtetet e vendeve të ndryshme dhe grupi i dytë që përbëhet nga organizatat ndërkombëtare jo qeveritare në të cilat shteti nuk ka ndikim. Një prej organizatave ndërkombëtare jo qeveritare është Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Organizata për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shumë e shumë organizata të tjera. Organizatat ndërkombëtare si qeveritare ashtu edhe ato jo qeveritare, mund të shtrijnë aktivitetin e tyre në nivel botëror, mirëpo ato mund të kenë edhe aktivitet në nivel rajonal, të tilla si OKB dhe Tregu i Përbashkët apo BE. Sipas ekspertëve, numri i organizatave ndërkombëtare qeveritare numërohet nga 300-400 organizata, mirëpo lidhur me organizatat ndërkombëtare jo qeveritare nuk ka një numër të saktë. Sipas një raporti të përpiluar nga OKB në vitin 1995, raport kushtuar shteteve të botës, vihet re se janë krijuar mbi 29 mijë organizata ndërkombëtare jo qeveritare. Sigurisht që sot ky numër është qindra herë më i lartë sesa numri i organizatave ndërkombëtare qeveritare, numër qëështë shtuar për çdo vit e më shumë që nga përfundimi i luftës së parë botërore. Secila prej këtyre organizatave ka plan pune tëveçantë, plan i hartuar sipas përfaqësuesve të qeverive anëtare. Brenda këtyre organizatave, janë formuar sekretariate me punues me kombësi të ndryshme të cilat kanë përgjegjësi të analizojnë procesin e zbatimit të vendimeve të marra. Sigurisht që disa organizata e organizata Amnesty International e cila nuk ka sekretariat dhe një konventë të caktuar, janëorganizata që tregohen më fleksibël në zgjidhjen e problemeve mes anëtarëve. Megjithatë duhet thënë se të gjitha organizatat ndërkombëtare duhet të përpiqen për të plotësuar interesat dhe qëndrimet e përbashkëta të vendeve anëtare. Duke qenë se çdo qeveri mundohet të plotësojë interesat e saj dhe të luajë rol në Bashkësinë Ndërkombëtare, ajo e sheh të nevojshme anëtarësimin në organet dhe organizatat ndërkombëtare. Duhet thënë se vitet e fundit, aktivitetet e këtyre organizatave janë ndikuar nga presionet e brendshme dhe të jashtme dhe në disa raste jo vetëm që nuk janë marrë parasysh interesat publike por vendimet janë marrë sipas preferencës dhe presioneve tëushtruar nga disa qeveri anëtare. Si shembull mund të përmendim hulumtimet e fundit të OKB dhe të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW). Këto hulumtime treguan se koalicioni arab i kryesuar nga ArabiaSaudite, është përgjegjës për vrasjen e civilëve dhe sidomos të fëmijëve dhe ka shkelur të drejtat e njeriut në Jemen. Mirëpo sekretari i përgjithshëm i OKB, i ndikuar nga presionet e ArabisëSaudite, emrin e këtij vendi e hoqi nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.
Beglis Villi, ekspert i njohur i organizatës HRË, pasi protestoi ndaj këtij vendimi tha: Heqja e emrit tëArabisëSaudite nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve, është mjaft tronditës dhe kjo vë nën pikëpyetje veprimtarinë e OKB. Ai në vazhdim përmendi kërcënimin e sauditëve për ndërprerjen e ndihmave financiare për OKB dhe tha: Ky është shembull i qartë i përdorimit të parasë nga ana e një qeverie për t’i dhënë haraç OKB dhe fatkeqësisht OKB-ja u nënshtrua përballë këtij presioni. Duke pasur parasysh të tilla evenimente, mund të thuhet se organizatat ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare, veprojnë si një shpatë me dy tehe. Vendimet e këtyre organizatave nga njëra anë mund të ngjallin shpresën për stabilitet në botë dhe për mbështetjen e njëjtë për të gjitha vendet e botës kundrejt prirjeve hegjemoniste të fuqive të mëdha, por nga ana tjetër ato mund të kthehen në pretekst për disa qeveri të cilat synojnë të nënshtrojnë dhe tu heqin të drejtat kombeve të tjera. Mirë të tilla çështje nuk e kanë penguar lëvizjen rreth një pajtimi botëror dhe ekzistojnë akoma shpresa që këto organizata të ruajnë pavarësinë e tyre dhe të mos përdoren si mjete nga disa vende të cilat nuk pranojnë të ndajnë fuqinë e tyre me vendet e tjera. Një prej atyre vendeve që gjatë këtyre viteve është ankuar rreth kësaj rrjedhe të organizatave ndërkombëtare, është edhe Republika Islamike e Iranit. Republika Islamike e Iranit duke pasur parasysh pozitën gjeografike dhe interesat kombëtare të saj, pas fitores së revolucionit islamik gjithmonë ka mirëpritur anëtarësimin në këto organizata ndërkombëtare dhe politikat e këtij vendi gjithmonë janë bazuar në principin e integrimit dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare. Mirëpo Republika Islamike e Iranit për shkak se ka rezistuar përballë hegjemonizmit botëror, është përballur me qëndrime të ndryshme dhe të dyanshme nga ana e organizatave ndërkombëtare. Si shembull mund të përmendim mënyrën e sjelljes së organizatave ndërkombëtare kundrejt dosjes bërthamore tëIrani dhe çështjes së të drejtave të njeriut dhe standardet e dyfishta që kanë mbajtur këto organizata kundrejt Iranit janë bërë shkak që shumë intelektualë të krijojnë idenë dhe besimin se Irani është diskriminuar nga këto organizata.
Te nderuar degjues, në emisionet e ardhshme do të njihemi akoma më shumë me organizatat ndërkombëtare dhe politikat e ndjekura nga Irani kundrejt këtyre organizatave. Ju ftojmë të qëndroni me ne deri në emisionin e ardhshëm dhe ju lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm.