Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i21976-personalitetet_e_shquara_iraniane_krenari_botërore
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të flasim rreth KhaxheNasirudinTusi, filozof, njohës i shkencave islame, matematicien dhe astronom i njohur iranian i shekullit 7 hixhrikameri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 05:50 Europe/Tirane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të flasim rreth KhaxheNasirudinTusi, filozof, njohës i shkencave islame, matematicien dhe astronom i njohur iranian i shekullit 7 hixhrikameri.

Muhamed Hasan Xhahrudi Tusi i njohur me epitetin e Khaxhe Nasirudin Tusi ka lindur më 11 xhamadil-ula të vitit 597 hixhrikameri (1201) në qytetin Tus në verilindje të Iranit. Në lidhje me emrin, epitetin, emrin e babait, datën dhe vendin e lindjes së tij nuk ekzistojnë mosmarrëveshje. Vendlindje të tij e kanë shënuar qytetin Tus dhe vet KhaxheNasirudin në shumë vepra të tij ka treguar se vendlindja e tij është Tusi ashtu sikur ka thënë në parathënien e librit "Zejxhul-Ilkhani" ku shkruan: "Unë jam robi modest nga Tusi..." Megjithë këtë disa historianë siç është Hamdullah Mostofi thotë: "Origjina e KhaxheNasirudin është nga një fshat me emrin Varshah në rrethinën e qytetit Xhahurd të provincës aktuale Kum që në atë kohë ishte pjesë e provincës Save. Mirëpo, pasi gjyshërit e tij ishin shpërngulur në Tus, edhe KhaxheNasirudin ka lindur në atë qytet dhe është njohur me epitetin Tusi". Babai i Khaxhe Nasirudin quhej Muhamed Hasan dhe ishte një prej juristëve myslimanë shiitë dhe studiues i haditheve në qytetin Tus dhe Khaxhe Nasirudin është rritur dhe edukuar pranë një prindi të tillë.Khaxhe Nasirudin mësimet e para në shkencat e Kur'anit, fik'hut dhe në shkencat e tjera islame i ka marrë pranë babait të tij dhe pastaj ka mësuar shkencën e hadithit pranë dijetarit  të njohur Daish Nuredin Muhamed bin Ali dhe pastaj mësoi mësimet e para të logjikës dhe filozofisë, si dhe shkencat natyrore dhe teologjike. Khaxh Nasirudin Tusi njëkohësisht me këtë mësoi edhe llogaritjen, gjeometrinë, algoritmet dhe muzikën me një përkushtim të madh dhe pastaj në vitet e para të rinisë shkoi në Nishabur për të vazhduar shkollimin. Khaxhe Nasirudin Tusi kishte interesim të madh për studimin e shkencave dhe që nga mosha rinore u dallua në masë të madhe në shkencat e matematikës, astronomisë dhe filozofisë dhe u bë një prej shkencëtarëve të njohur të kohës të tij. Ai për këtë arsye u bë një prej shkencëtarëve më të njohur dhe me ndikim më të madh në historinë islame të Iranit. Qyteti i Nishaburit në atë kohë ishte një prej katër qyteteve të mëdha të Khorasanit në verilindje të Iranit dhe përgjatë disa shekujve ishte një prej qendrave të rëndësishme të botës islame. Khaxhe Nasirudin Tusi ka qëndruar për një periudhë në Nishabur dhe ka mësuar pranë shumë dijetarëve dhe zotëroi shumë shkenca. Ajo që e bën të dalluar KhaxheNasirudinTusi në mesin e dijetarëve të tjerë myslimanë ishte zotërimi i lartë i shkencave të ndryshme. Duke filluar nga shkencat e matematikës, astronomisë, teologjisë, jurisprudencës, gnosticizmit, misticizimit, logjikës dhe filozofisë e deri te poezia dhe mjekësia. Khaxhe Nasirudin Tusi në moshën e rinisë mësoi të gjitha këto shkenca pranë dijetarëve të njohur të kohës së tij dhe u bë një shkencëtar i dalluar në të gjitha ato. KhaxheNasirudinTusi ka mësuar pranë shumë dijetarëve të dalluar të kohës së tij si Feridudin Damad Nishaburi dhe Khaxhe Kutbudin Misri që ishte nxënës i dijetarit të njohur Fakhru Razi. Kutbudin Misri jetonte në Nishabur dhe siç duket Khaxhe Nasirudin Tusi pranë tij ka mësuar librin "Kanun" të Abu Ali Sina.

Një grup i shkencëtarëve e kanë quajtur Khaxhe Nasirudin Tusin si vula e filozofëve dhe disa të tjerë e kanë quajtur atë si mendja e njëmbëdhjetë.Alame Huli, një prej dijetarëve të mëdhenj i cili ka qenë edhe një prej nxënësve të Khaxhe Nasirudin Tusi, në lidhje me mësuesin e tij shkruan: "Khaxhe Nasirudin Tusi ishte dijetari më i mirë i kohës së tij dhe ka shkruar shumë vepra në shkencat racionale dhe transmetuese. Ai ishte njeriu më i mirë të cilin ne e kemi njohur. Pranë tij kemi mësuar shkencat teologjike, kemi mësuar librin "Shafa" të Ibën Sina dhe një vepër të tij të shkruar në shkencën e astronomisë. Pastaj ai ndërroi jetë dhe Zoti e mëshiroftë". Khaxhe Nasirudin Tusi ishte një person me fytyrë të bukur dhe ndiqte një stil të bukur të jetës dhe ishte shumë modest. Ai kishte përqendruar të gjithë përkushtimin për përhapjen e kulturës dhe vlerësimin e dijetarëve dhe për të ndihmuar nevojtarët dhe ka dhënë një kontribut të madh për përhapjen e fesë Islame dhe të medhëhebit shiit. Gjatë kohës kur KhaxheNasirudinTusi ishte duke vazhduar shkollimin në Nishabur, territori i Khorasanit u sulmua nga ushtria e mongolëve dhe si pasojë e këtij agresioni ushtarak, shkatërroheshin njëri pas tjetrit qytetet e kësaj province. Në një situatë të tillë vetëm kalatë e ismailitëve mbetën në këmbë dhe rezistuan përballë sulmeve mongole për shkak të trimërisë dhe sakrificës së ushtarëve flijues të ismailitëve si dhe për shkak të mureve të forta të kështjellave të tyre. Në këtë kohë, Alaudin Muhamed ishte mbreti i ismailitëve dhe NasirudinMohtasham ishte komandant i kalasë Kahestan që ndodhej në Khorasan. NasirudinMohtasham ishte një prej dijetarëve të asaj kohe dhe vepronte në përhapjen e diturisë dhe të shkencës, ndërsa kishte një përkushtim të madh ndaj përkrahjes së dijetarëve. Ai pasi kishte dëgjuar emrin dhe famën e Khaxhe Nasirudin Tusit në shumë shkenca të ndryshme, kërkoi që të takohet me atë dhe e ftoi Khaxhe Nasirudin Tusin në kalanë e Kahestanit.Khaxhe Nasirudin Tusi në rrethana të tilla njëkohësisht me sulmet ushtarake të Mongolëve dhe me shkatërrimin e qyteteve dhe vrasjen masive të popullatës, e pa të rrugës që të pranojë ftesën e tij. Në këtë mënyrë shkoi në kalanë e Kahestanit dhe Nasirudin Mohtasham e vlerësoi praninë e tij dhe shfrytëzoi në masë të madhe idetë dhe këshillat e tij. Në atë kohë Khaxhe Nasirudin Tusi në bazë të kërkesës së Khaxhe Nasirudin Mohtasham, veprën "Al-Tahara" të autorit Abu Ali Maskuvije Razi shkurtimisht e përktheu në gjuhën persiane dhe i shtoi asaj disa materiale të tjera dhe e publikoi atë me emër të NasirudinMohtasham me titull "Akhlake Naseri". Khaxhe Nasirudin Tusi për një kohë të gjatë qëndroi pranë NasirudinMohtasham dhe kohën më të madhe të tij e kaloi duke studiuar dhe shkruar vepra. Ai përveç veprës "Akhlake Naseri", shkroi edhe veprën tjetër me titull "Resale Muajnije" në shkencën e astronomisë në gjuhën arabe ndërsa shpjegimin e saj e shkroi në gjuhën persiane  dhe e publikoi me emrin e Mujinudin, të birit të Naserudin Mohtasham. Ai gjithashtu shkroi edhe veprën Akhlake Mohtashami.

Në bazë të fjalëve dhe shprehjeve që ka përdorur Khaxhe Nasirudin Tusi në disa manuskripte të veprës "SharheIsharat" të Ibën Sina, bëhet e qartë se në kalanë e Ismailitëve ka qenë në vuajtje dhe nuk ka patur jetë të rehatshme dhe nuk ka qëndruar atje me dëshirë të tij porishte i detyruar, sepse në realitet ishte në burg dhe kalonte kohë të vështirë. Ai pasi ka kaluar një kohë të gjatë pranë Nasirudin Mohtasham, Alaudin Muhamed, mbreti i Ismailitëve u informua për praninë e tij dhe kërkoi që Khaxhe Nasirudin Tusi të shkojë pranë tij dhe ai u detyrua që sëbashku me NasirudinMohtashamtë shkojë në kalanë Mejmundaz në veri të Iranit pranë mbretit Alaudin Muhamed. Në këtë kohë, Khaxhe NasirudinTusi shkroi veprën "SharheIsharat" dhe "Esase Al-Iktebas" dhe shumë eksperienca të tjera të tij në shkencën e matematikës. Në atë kohë qytetet iraniane ishin përfshirë nga trazirat. Pushtuesit mongolë ushtronin dhunë ndaj banorëve dhe synonin ta pushtonin edhe Bagdadin, të shkatërronin dinastinë Abasite dhe të shkatërronin gjithashtu fortesat e Ismailitëve. Halakukhan për këtë arsye me 110 mijë ushtarë u nis t'i pushtojë rajonet perëndimore të Shtetit Islam. Ai në vitin 653 hixhrikameri kaloi lumin Xhejhun. Sëpari u dorëzua Nasirudin Mohtasham dhe pastaj Holakukhan pushtoi kalatë e ismailitëve njërën pas tjetrës derisa arriti në kalanë Mejmundezh. Ai e dërgoi një përfaqësues pranë RuknudinKhurshah, zëvendësit të AlaudinMuhamed dhe i bëri thirrje atij që të dorëzohet. Në këtë kohë Khaxhe Nasirudin Tusi inkurajoi Khurshahun që të dorëzohet dhe t'i nënshtrohet urdhrave të Holakukhanit dhe Khurshahu u dorëzua pranë mongolëve. Holakukhani, Khaxhe Nasirudin Tusin dhe fëmijët e tij që ishin mjekë të njohur, i emëroi funksionarë të tij, për arsye se ata u bënë shkak për dorëzimin e Khurshahut dhe parandalimin e vrasjeve. Disa burime historike thonë se Holakukhani pavarësisht se ishte një sundues gjakpirës dhe zemërguri, ai ishte dashamirës i shkencës dhe diturisë dhe kishte simpati të madhe ndaj alkimizmit, astrologjisë dhe shkencës së astronomisë. Kur Holakukhani i dha fund sundimit të ismailitëve, Khaxhe Nasirudin Tusin e mbajti në shërbim të tij.Khaxhe Nasirudin Tusi i cili kishte zotësi të mëdha në shumë shkenca si në matematikë dhe astronomi, kishte ndikim të madh tek Holakukhani dhe ai rreth çështjeve të rëndësishme konsultohej me Khaxhe Nasirudin Tusin dhe në realitet e kishte emëruar atë në funksionin e vezirit. Xhorxh Sartun, historiani i njohur amerikan në librin e tij "Historia e Shkencave", ka shkruar se KhaxheNasirudinTusi nëpërmjet shkencës së astrologjisë kishte krijuar një ndikim të madh tek Holakukhani dhe thuhet se Holakukhani nuk kishte guxim të bënte asnjë veprim po u konsultuar me astrologun e tij.