Haxhi mjet armiqësie i Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i24106-haxhi_mjet_armiqësie_i_arabisë_saudite_kundër_iranit
Pothuajse ka një vit që Arabia Saudite është futur në tension politik me Iranin. Arabia Saudite sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, duke u mbështetur në mendimet tradicionale të familjes mbretërore, mendime që janë krijuar vite më parë, kujtonin se me paratë e naftës dhe duke blerë armë mund të luanin rol strategjik në rajon.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Gusht 07, 2016 11:00 Europe/Tirane

Pothuajse ka një vit që Arabia Saudite është futur në tension politik me Iranin. Arabia Saudite sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, duke u mbështetur në mendimet tradicionale të familjes mbretërore, mendime që janë krijuar vite më parë, kujtonin se me paratë e naftës dhe duke blerë armë mund të luanin rol strategjik në rajon.

Ky mendim i gabuar, Arabinë Saudite e ka futur në probleme të shumta. Tensionet në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, janë bërë shkak që Riadi të merret me sabotime të ndryshme një prej të cilave është pengimi i pelegrinëve iranianë nga vizita e Shtëpisë së Zotit. Armiqësia e Arabisë Saudite kundër Iranit ka shkuar deri aty saqë Riadi nuk ka kursyer as Shtëpinë e Zotit për ta përdorur si mjet kundër Iranit dhe për të penguar myslimanët që të kryejnë ritin e tyre fetar atë të Haxhit. Lind pyetja se marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite edhe në të kaluarën kanë qenë aq të tensionuara si tani dhe nëse kanë qenë, cili është shkaku i këtij tensionimi? Mos Arabia Saudite kërkon të ushtrojë sovranitetin e vet mbi të gjithë rajonin dhe për këtë po zbaton eksperiencat e saj të dështuara më parë? Për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve është e nevojshme t’i hedhim një vështrim të së kaluarës. Në këtë emision duke analizuar zhvillimet e së kaluarës do të mundohemi të shtjellojmë sjelljen aktuale të regjimit Al Saud kundrejt Iranit.

Zhvillimet në rajon dëshmojnë se regjimi Al Saud me mendime fisnore dhe racore, ka krijuar një imagjinatë të gabuar e cila e ka futur këtë regjim në shumë probleme një prej të cilave është tensioni me Iranin. Aktualisht Arabia Saudite pasi ka ndaluar me mijëra myslimanë iranianë që të kryejnë ceremoninë e Haxhit, ajo me anë të aparateve propagandistike ka nisur fushatën për ta prezantuar Iranin si përgjegjës për te۹nsionet e krijuara. Ministria e Haxhit në Arabinë Saudite me anë të një deklarate pretendoi se Riadi nuk është kundër pjesëmarrjes së pelegrinëve iranianë në ceremoninë e Haxhit, mirëpo ka disa kushte të cilat iranianët nuk i pranojnë. Sabotimet e regjimit Al Saud në pengimin e pelegrinëve iranianë që kryejnë ceremoninë e Haxhit, bëhet në kohën kur funksionarët e Republikës Islamike të Iranit duke përmendur ngjarjen e hidhur të vitit të kaluar në Haxh kanë theksuar se Irani kërkon organizimin sa më dinjitoz të ceremonisë së Haxhit. Vlen të theksohet se vizitorët e Shtëpisë së Zotit kanë të drejta dhe nëse këto të drejta nuk respektohen atëherë pelegrinët iranianë nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit.

Republika Islamike e Iranit kërkon respektimin e të drejtave, dinjitetit dhe sigurisë së pelegrinëve në ceremoninë e Haxhit me qëllim që sivjet kjo ceremoni të mos përjetojë një ngjarje të hidhur si ajo e vitit të kaluar. Nga rrëzimi i një vinçi pranë Shtëpisë së Zotit, vitin e kaluar humbën jetën 180 pelegrinë mes të cilëve disa pelegrinë iranianë. Në tragjedinë e Minasë, për shkak të neglizhencës së treguar nga funksionarët drejtues të ceremonisë së Haxhit në Arabinë Saudite, me mijëra vizitorë të Shtëpisë së Zotit mes tyre 465 iranianë humbën jetën. Irani për të parandaluar një ngjarje të tillë u fut në bisedime me funksionarët sauditë dhe ka kërkuar parandalimin e kësaj ngjarjeje. Mirëpo funksionarët sauditë jo vetëm që nuk u treguan të gatshëm për të garantuar sigurinë e pelegrinëve iranianë, por bënë edhe propagandë të gjerë për të treguar se gjoja është Teherani përgjegjës për privimin e pelegrinëve iranianë nga kryerja e ceremonisë së Haxhit. Një pretendim të tillë nuk mund ta pranojë asnjë lloj logjike. Shumë ekspertë dhe analistë janë të mendimit se Arabia Saudite mundohet të gjejë pretekste të ndryshme kundër Iranit. Sipas tij shtypja e brendshme dhe problemet ekonomike, papunësia dhe shtimi i problemeve për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Jemen, mbështetja për grupet takfiriste-sioniste si ISIS, janë disa nga çështjet të cilat e kanë detyruar Riadin të bëjë veprime dhe sjellje të palogjikshme. Funksionarët sauditë janë futur në një situatë të krijuar prej vetë atyre. Ata mundohen t’i fshehin idetë e tyre fisnore dhe veten ta nxjerrin të larë nga përgjegjësia që kanë për krijimin e krizave në rajon.

Arabia Saudite me mbështetjen financiare për grupin terrorist takfirist dhe sionist ISIS, si dhe për grupet e tjera fisnore dhe radikale në Siri, janë munduar të rrëzojnë presidentin Bashar Asad nga pushteti. Një tjetër veprim konfliktuoz i Arabisë Saudite në rajon, është dërgimi i ushtarëve për shtypjen e lëvizjes dhe protestave popullore në Bahrejn. Agresioni i hapur ndaj Jemenit dhe përpjekjet për shpërbërjen e këtij vendi, fillimi i luftës së naftës dhe mbështetja e hapur për grupet terroriste në rajon, janë disa nga veprimet e tjera të Arabisë Saudite. Përveç këtyre çështjeve, Arabia Saudite menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, hapi një faqe të re atë të tensioneve me Iranin. Ndërkohë pamundësia e treguar nga funksionarët sauditë në administrimin e ceremonisë së Haxhit që çoi në vdekjen e mbi 5 mijë pelegrinëve në tragjedinë Mina, dëshmon për faktin se sauditët janë duke krijuar probleme për veten e tyre dhe për rajonin. Këto probleme janë përhapur edhe brenda Arabisë Saudite e cila shtyp protestat popullore dhe dënon me vdekje njerëz të pafajshëm si sheik Nemer Bagher Al Nemer, një prej klerikëve të njohur në Arabinë Saudite. Familja Saudite kujton se mund ta mbajë larg Iranin nga zhvillimet rajonale, mirëpo ajo gabon me këtë strategji. Një pjesë e imagjinatës së krijuar nga Arabia Saudite, është imponuar nga mendimet e Amerikës dhe partnerët e saj. Amerikan dhe partnerët e saj evropianë dhe rajonalë duke e shfrytëzuar Arabinë Saudite, e kanë inkurajuar Riadin drejt radikalizmit dhe tani ata vetë janë shqetësuar për këtë radikalizëm. Vendimet dhe qëndrimet radikale dhe ekstreme ndoshta për krerët sauditë për një afat të shkurtër mund të konsiderohen rast i volitshëm, mirëpo me vazhdimin e të tilla qëndrimeve, atyre nuk u sjell ndonjë rezultat më shumë se tensioni në marrëdhëniet me Iranin. Arabia Saudite ka mbështetur Sadam Husein ish diktatorin e Irakut gjatë luftës së imponuar kundër Iranit. Me këtë mbështetje, Arabia Saudite kujtonte se do të rrëzonte Revolucionin Islamik. Kjo ishte në kohën kur Sadami ishte kërcënim direkt për rajonin. Sadami vetëm disa vite pasi sulmoi Iranin, sulmoi dhe pushtoi Kuvajtin. Aktualisht Arabia Saudite është një prej mbështetësve kryesorë të grupeve terroriste në rajon dhe roli destruktiv i këtij vendi në përhapjen e terrorizmit në rajon është i pamohueshëm. Turki Fejsal, ish kreu i shërbimit informativ të Arabisë Saudite, kohët e fundit ka marrë pjesë në takimin e grupit terrorist Monafekin (MEK) të organizuar në Paris. Me këtë pjesëmarrje ai tregoi qartazi armiqësinë me Iranin.

Arabia Saudite prej dy vitesh është shkaktare e uljes së çmimit të naftës në tregun botëror. Për shkak të qëndrimeve të saj, prodhuesit e naftës në OPEC kanë pësuar dëme të shumta. Deklaratat dhe qëndrimet e sauditëve tregojnë se ata rrojnë me imagjinata. Funksionarët sauditë imagjinojnë edhe blerjen e një bombe bërthamore. Sauditët me mendimet tradicionale të mbretërisë në vend, kujtojnë se me paratë e naftës dhe duke blerë armatime mund të ndryshojnë rrjedhën e zhvillimeve në rajon.  Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite, përpara fitores së Revolucionit Islamik kanë qenë të luhatura sipas konkurrencës në rajon. Kjo konkurrencë u bë më e qartë në fillim të vitit 1970 në kohën kur forcat angleze u larguan nga rajoni i Gjirit Persik dhe ato u zëvendësuan me forcat amerikane. Largimi i forcave angleze nga rajoni i Gjirit Persik ndikoi në marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite që ishin dy prej fuqive të rëndësishme të këtij rajoni. Ky ndikim, shkaktoi praninë ushtarake të Amerikës në rajon. Marrëdhëniet ushtarake mes Amerikës dhe Arabisë Saudite, u krijuan gjatë periudhës së luftës së dytë botërore dhe menjëherë pas vizitës së një delegacioni ushtarak amerikan në Riad. Në vitin 1944, kompania naftore Aramko e Arabisë Saudite, në formë zyrtare i kërkoi Amerikës që të ngre një bazë ajrore në afërsi të fushave të naftës të kësaj kompanie. Një vit përpara kësaj, Franklin Ruzvelt, pas kërkesës së kompanisë naftore Standard Oil të Kalifornisë, kishte deklaruar se mbrojtja e Arabisë Saudite për Amerikën është çështje jetike. Më pak fjalë toleranca e treguar nga Arabia Saudite kundrejt Amerikës u bë shkak që funksionarët amerikanë të pranojnë kërkesën e Riadit në vitet 1942-1946 për ndihmë financiare në vlerë 17.5 milion dollarë. Në këtë mënyrë Amerika me anë të kompanisë Aramko shtriu influencën e saj ushtarak në Arabinë Saudite.

Një tjetër element që çoi në zgjerimin e influencës ushtarake të Amerikës në rajon nëpërmjet Arabisë Saudite ishte nënshkrimi i marrëveshjes ushtarake të vitit 1951. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Amerika shprehu gatishmërinë e saj për të krijuar një akademi ushtarake në Riad dhe për të ndërtuar bazën ushtarake Dhehran. Gjatë vizitës së mbretit të Arabisë Saudite në Uashington në vitin 1957, marrëdhëniet mes dy vendeve u zgjeruan akoma më shumë dhe Riadi lejoi ndërtimin e bazës ushtarake Dhehran kundrejt marrjes së ndihmave të vazhdueshme ushtarake nga Amerika. Në kuadër të doktrinës Nikson në korrik të vitit 1969 në Ishullin Guam, u bë e mundur zgjerimi i influencës së Amerikës në rajon. Sipas doktrinës Nikson, krerët e Amerikës vendet e botës së tretë që janë të pasur dhe me pozitë gjeografike synonin t’i shfrytëzonin për të plotësuar interesat e perëndimit. Në këtë politikë të Amerikës, pozitë të rëndësishme zinte rajoni i Gjirit Persik. Për këtë arsye Amerika mori vendim që Arabinë Saudite ta kthente në një fuqi ushtarake në rajon. Si rezultat disa vendeve të rajonit si Arabia Saudite dhe Irani do tu dërgoheshin armatime.

Doktrina e sigurisë së Amerikës në rajon ishte e njohur për karakterin e dyanshëm. Në bazë të doktrinës në fjalë, në maj të të vitit 1972 Richard Nikson vizitoi Teheranin. Presidentit amerikan Nikson në këtë vizitë Nikson ra dakord për shitjen e avionëve luftarakë F-14 dhe F-15 Iranit, që në atë kohë ishin avionët më të përparuar të botës. Në këtë mënyrë sipas doktrinës Nikson, Irani dhe Arabia Saudite u kthyen në dy shtylla të zbatimit të kësaj doktrine. Përpara revolucionit islamik, marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite kanë qenë të ndikuara nga strategjia ushtarake dhe politike e Amerikës në rajon. Këto marrëdhënie u forcuan edhe më shumë në kuadër të organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC. Amerika me anë të strategjisë së saj ushtarake dhe politike në Gjirin Persik, Iranin dhe Arabinë Saudite i kthye në aktorët kryesore të rajonit.  Mirëpo kjo është vetëm fillesa, pasi marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite u ndikuan nga zhvillimet në rajon, për të cilat do të flasim në emisionet e ardhshme.