Tragjedia në Mina
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:45:44 GMT )
Shtator 24, 2016 10:45 Europe/Tirane

Me çudinë më të madhe, vërejmë se ishte mbyllur edhe rruga ndihmëse për daljen e njerëzve, ndërsa u çuditëm edhe më tepër kur e kuptuam se forcat saudite të sigurisë kanë mbyllur daljen edhe në fund të rrugës. Në realitet, me dhjetëra mijëra haxhinjë kishin rënë në kurth në rrugën 204 dhe numri i tyre shtohej për çdo çast.

Dëgjues të nderuar, në edicionin e kaluar dëgjuam kujtimet e Muhamedit, një prej haxhinjve të vitit të kaluar i cili tregoi masat e rrepta të forcave saudite të sigurisë në Medine dhe ngjarjen e rrëzimit të vinçit në Masxhidul-Haram. Sot, do të vazhdojmë me kujtimet e tij në vazhdim të  ceremonisë së Haxhit.

"Pas ngjarjes së hidhur të rënies së vinçit mbi vizitorët në Masxhidul-Haram, u mundova ta qetësoj vetën duke shkuar në Xhami, duke bërë tavaf, duke falur namaz dhe duke bërë lutje për viktimat e kësaj tragjedie. Mirëpo çdo herë që shkoja në Masxhidul-Haram, duke shikuar me dhjetëra vinça të tjerë që ndodheshin rreth  e rrotull Masxhidul-Haramit, gjithnjë e konsideroja të mundshme rrëzimin e vinçave të tjerë mbi haxhinjt e pafajshëm.

Ditët kaluan shpejt dhe pas kryerjes së haxhit të umrës, erdhi koha për kryerjen e Haxhit kryesor. Të gjithë veshëm Ihramin dhe sëbashku me haxhinjt e tjerë u nisëm drejt malit të Arafatit. Këtu çdo gjë ka ngjyrën e Zotit dhe spiritualiteti arrin kulmin. Në ditën e Arafatit që është më 9 dhihixhe, me leximin e lutjes së njohur të Imam Huseinit (a.s.) në këtë ditë, ky vend kishte marrë një atmosferë krejt tjetër, sidomos me leximin e bukur të Kur'anit të shenjtë nga Mohsen Haxhi Hasani, atmosfera e Arafatit ndryshoi tërësisht. Në kohën e perëndimit të diellit, njerëzit gradualisht u nisen drejt vendit "Mash'arul-Haram". Edhe aty filluam të bëjmë lutje dhe dua pranë Zotit kurse disa të tjerë filluan të mbledhin guralecë që të nesërmen t'i hedhin ata drejt simbolit të djallit.

Tendat në Arafat

 

Posa lindi dielli i ditës së Kurban Bajramit, haxhinjt filluan të lëvizin dhe grupe-grupe u nisën drejt vendit Mina. Ishte një rrugë e gjatë, mirëpo pasioni dhe dëshira për kryerjen e ceremonisë së Haxhit për të fituar kënaqësinë e Zotit, e lehtësonte durimin e lodhjes. Më në fund arritëm në vendin të cilin sauditët për çdo vit e vendosnin në dispozicion të haxhinjve iranianë. Ai ishte një vend i ndotur dhe zona më e largët nga vendi ku bëhet hedhja e gurëve drejt simbolit të djallit. Hamë një mëngjes të thjeshtë dhe pavarësisht lodhjes, për të mos u përballur me vapën e madhe të vendit Mina, nisemi menjëherë në rrugë. E dija se në vitet e kaluara për shkak të paaftësisë dhe pamaturisë së autoriteteve saudite, kanë ndodhur shumë ngjarje të hidhura për haxhinjt në këtë vend. Natyrisht se me reduktimin e madh të numrit të haxhinjve këtë vit (2015), ngjarje të tilla më pak mund të parashikoheshin. Mirëpo për shkak të paaftësisë së autoriteteve saudite mund të ndodhte çfarëdo lloj tragjedie ashtu siç ishte rrëzimi i vinçit në Masxhidul-Haram.

Policia saudite haxhinjt iranianë i drejtoi në rrugën 204. Ajo ishte një rrugë e ngushtë e cila përfundonte në vendin ku hidheshin gurët drejt simbolit të djallit. Ora kishte kaluar nga 8:00 e mëngjesit dhe lëvizja e haxhinjve ishte ngadalësuar. Në këtë kohë me çudinë më të madhe kuptuam se policia saudite edhe haxhinjt afrikanë nga një rrugë tjetër i kishte drejtuar në rrugën 204. Lëvizja u ngadalësua shumë dhe për çdo qastë koha bëhej më e nxehtë. Drejtuesi i karvanit në bazë të eksperiencës së viteve të kaluara, shpresoi që në raste të tilla policia saudite që nëpërmjet shumë kamerave kontrollon të gjitha rrugët, do të hapë një rrugë tjetër për të reduktuar grumbullimin e haxhinjve. Mirëpo me çudinë më të madhe, edhe ajo rrugë ishte e mbyllur dhe ne u çuditëm më shumë atëherë kur kuptuam se forcat saudite të sigurisë kishin mbyllur edhe daljen në fund të rrugës. Në realitet me dhjetëra haxhinj kishin ra në kurth në rrugën 204 dhe për çdo qastë shtohej numri i haxhinjve.

Vendi ku ndodhi tragjedia e Minas

 

Gjendja e jonë për çdo qastë përkeqësohej. Mbaruam edhe ujin që kishim rezervë, ndërsa lodhja dhe vapa na humbi forcën tonë në masë të madhe. Sipas drejtuesit të karvanit, dy qendra të ekipeve për ndihmë emergjente të sauditëve ishin afër neve, prandaj shpresuam se do të na ndihmojnë ose të paktën do të hedhin një sasi uji mbi njerëzit e etur. Mirëpo nuk ndodhi një gjë e tillë. Thuajse sauditët në ditën e Kurban Bajramit, kishin zgjedhur haxhinjt e "Shtëpisë së Zotit" për t'i bërë Kurban! Ora kaloi nga 9:00 dhe haxhinjt të cilët ishin me shëndet të dobët, gradualisht filluan ta humbin vetëdijen. Shpresa e të gjithëve ishte tek Zoti që për ta zbatuar urdhrin e Tij kemi ardhur në këtë vend, mirëpo tani po përballemi me një vështirësi të madhe për shkak të paaftësisë së sunduesve të këtij vendi. Ata të cilët kishin ende forcë, vazhdimisht shqiptonin emrin e Zotit. Tani u bindem se kemi rënë në një tragjedi pa kthim dhe vetëm një mrekulli mund të na shpëtonte neve nga presioni, vapa dhe vdekja e cila na afrohej për çdo çast e më shumë".

Rruga 204

 

Dëgjues të nderuar, dëgjuat një pjesë tjetër të kujtimeve të Muhamedit nga tragjedia e Minasë. Në edicionin e ardhshëm do të vazhdojmë këto kujtime të hidhura.

Tags