Tragjedia në Mina
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:46:21 GMT )
Shtator 24, 2016 10:46 Europe/Tirane

Këtë vit haxhinjt kanë të drejtë që të ndjehen të pasigurt më shumë se sa në vitin e kaluar dhe sidomos në Mina dhe për çdo qastë të presin ndonjë ngjarje të papritur. Kjo është për arsye se nuk ekziston administrim i drejt dhe i merituar rreth ceremonisë së Haxhit.

Në edicionin e kaluar thamë se shumë vende haxhinjt e të cilave humbën jetën në tragjedinë e Minasë në Haxhin e vitit të kaluar (2015), nuk kërkuan ndjekjen e të drejtave të tyre dhe vetëm Republika Islamike e Iranit mori masa serioze në këtë drejtim. Mirëpo padyshim se ndjekja e çështjes nga vetëm një vend nuk mjafton, prandaj ka ardhur koha që regjimi Al Saud ta kuptojë se në bazë të standardeve islame dhe ligjeve ndërkombëtare, është përgjegjës për shëndetin dhe sigurinë e haxhinjve, prandaj duhet të japë përgjigje për ngjarje të tilla të dhimbshme si tragjedia e Minasë ose rrëzimi i vinçit në Masxhidul-Haram. Por natyrisht se në një vend me regjim mbretëror dhe despotik siç është Arabia Saudite ku shkelën edhe të drejta më parësore të njerëzve, si dhe në arenën ndërkombëtare gjithashtu nuk respekton shumë ligje ndërkombëtare, një gjë e tillë do të jetë problem. Mirëpo qeveria e Arabisë Saudite duhet ta kuptojë se të paktën në lidhje me haxhinjt ka një detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme.

Foto: Regjimi Al Saud duhet të japë përgjigje për tragjedinë e Minas

E drejta e parë e çdo njeriu, është e drejta për të jetuar. Në nenin 2 të Kartës së të Drejtave Islame të Njeriut lexojmë: "Jeta është një mirësi hyjnore dhe është një e drejtë e garantuar për secilin njeri, prandaj të gjithë individët, shoqëritë dhe shtetet e kanë obligim që ta mbrojnë këtë të drejtë dhe të rezistojnë përballë çfarëdo agresioni ndaj saj". Në nenin 3 të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut thuhet: "Çdo kush ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë individuale". Mirëpo regjimi Al Saud me pamaturinë dhe neglizhencën e tij në administrimin e çështjeve të Haxhit, deri më tani ka privuar me mijëra haxhinj nga mirësia e jetës, prandaj duhet t'i zbatojë zotimet e tij fetare dhe ligjore përballë kësaj neglizhence. Zotimi më i vogël në këtë kuadër është kërkimi i faljes nga familjarët e viktimave dhe pagimi i dëmshpërblimit për ata, si dhe marrjen e masave serioze dhe zbatuese për tu mos përsëritur ngjarje të tilla të hidhura si tragjedia e Minasë.

Nuk ka dyshim se regjimi arrogantë Al Saud i cili gjithnjë e konsideron veten të pastër nga gabimi dhe fajin për të gjitha ngjarjet e hedh mbi të tjerët, nuk pranon përgjegjësinë e vet islame dhe ndërkombëtare. Për këtë arsye Republika Islamike e Iranit ka filluar ngritjen e aktpadisë në gjykatat ndërkombëtare kundër Arabisë Saudite. Kjo aktpadi kur të shoqërohet edhe me padinë e vendeve të tjera haxhinjt e të cilave humbën jetën në tragjedinë e Minasë, do të jetë më efikase. Për fat të keq këto vende për shkak se janë nën ndikim të regjimit Al Saud nuk kanë marrë kurrfarë masash në këtë drejtim, ndërkohë që janë përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të vet.

Foto: Viktimat e Minasë

Sauditët përveçse nuk kanë aftësinë për organizimin e Haxhit të sigurt dhe të qetë, edhe nga aspekti politik dhe fetar nuk kanë kompetencat e duhura për administrimin e ceremonisë së Haxhit. Arabinë Saudite e qeverisë një familje fisnore e cila nuk përfillë kurrfarë standarde politike brenda dhe jashtë territorit të këtij vendi dhe mundohet t'i realizojë qëllimet e veta vetëm me para. Në Arabinë Saudite aktualisht nuk ekziston demokraci dhe liri ndërsa femrat nuk kanë as të drejtën për vozitjen e makinave kurse myslimanët shiitë po shtypën vazhdimisht. Regjimi Al Saud gjithashtu jashtë territorit të Arabisë Saudite, sillet në mënyrë arrogante duke ndërhyjë në çështjet e vendeve të tjera dhe duke sulmuar ushtarakisht vendet si Jemeni, ndërsa nuk i kushton vëmendje fare protestave. Sauditët edhe Haxhin e kanë shndërruar në një mekanizëm për të çuar përpara politikën e tyre të jashtme dhe këtë vit nuk lejuan haxhinjt iranianë, jemenas dhe sirianë që të marrin pjesë në ceremoninë madhështore islame të Haxhit. Nga aspekti fetar, regjimi AL Saud gjithashtu ndjek mendimet e devijuara dhe të dhunshme të vehabizmit. Ky sekt i devijuar nuk duron mendimet e shkollave të tjera islame dhe nuk respekton lirinë fetare as për haxhinjt të cilët vijnë nga vendet e tjera. Për këtë arsye autoritetet saudite po krijojnë tensione gjatë ditëve të Haxhit në trajtimin e vizitorëve dhe rrënjët e këtyre tensioneve janë në ngurtësinë dhe fanatizmin që sundon mbi vehabizmin.

Foto: Vehabizmi

Duke marrë parasysh dobësinë dhe paaftësitë e regjimit Al Saud, duket qartë se ky regjim nuk ka autoritet dhe as merita për administrimin e dy vendeve të shenjta dhe për organizimin e ceremonisë së Haxhit. Ka shumë vite që disa grupe, personalitete por edhe disa vende të caktuar të cilat duke marrë parasysh se Meka dhe Medina janë dy vende të shenjta të myslimanëve dhe i përkasin të gjithë besimtarëve të fesë islame, kanë dhënë disa propozime për organizimin më mirë të Haxhit nga institucione të ndryshme. Disa besojnë se më mirë është që Haxhi të organizohet me radhë nga disa vende që kanë kompetenca dhe merita të duhura. Një grup gjithashtu ka propozuar formimin e një komiteti nga vendet islame për administrimin e Haxhit. Disa mendimtarë të tjerë gjithashtu besojnë se më mirë është që kjo detyrë t'i jepet Organizatës për Bashkëpunim Islamik e cila është e përbërë nga të gjitha vendet islame.

Foto: Organizata për Bashkëpunim Islamik

Sidoqoftë, duke marrë parasysh tragjedinë e madhe dhe të dhimbshme të Minasë që ndodhi vitin e kaluar ku mbetën të vdekur mbi 7000 haxhinj të Shtëpisë së Zotit, vërtetohet se regjimi Al Saud më nuk ka kompetencë dhe mërit për ta organizuar ceremoninë madhështore të Haxhit. Këtë vit haxhinjt kanë të drejtë që të ndjehen të pasigurt më shumë se sa në vitin e kaluar dhe sidomos në Mina dhe për çdo qastë të presin ndonjë ngjarje të papritur. Kjo është për arsye se nuk ekziston administrim i drejt dhe i merituar rreth ceremonisë së Haxhit. Në rrethana të tilla sa më shpejtë përgjegjësia për organizimin dhe administrimin e Haxhit duhet t'i jepet një institucioni të aftë dhe me maturi i cili do të jetë përgjegjës për veprimet e tij.

Tags