Filmi iranian “ Muhamed Resulullah” mirëpritet gjerësish jashtë Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i36676-filmi_iranian_muhamed_resulullah_mirëpritet_gjerësish_jashtë_iranit
Kohët e fundit filmi kinematografik “ Muhamed Resulullah” me regjisurë të Maxhid Maxhidi dhe i titulluar “ Hazreti Muhamed ambasador i Zotit” është shfaqur në kinematë e Turqisë dhe është mirëpritur gjerësisht nga publiku.
(last modified 2026-04-18T19:53:30+00:00 )
Nëntor 28, 2016 05:03 Europe/Tirane

Kohët e fundit filmi kinematografik “ Muhamed Resulullah” me regjisurë të Maxhid Maxhidi dhe i titulluar “ Hazreti Muhamed ambasador i Zotit” është shfaqur në kinematë e Turqisë dhe është mirëpritur gjerësisht nga publiku.

Filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s), prej 28 tetorit ka nisur të transmetohet njëkohësisht në 300 kinema të Turqisë, i dubluar në gjuhën turke dhe me i përkthyer në gjuhën angleze. Ky film është mirëpritur gjerësisht nga publik dhe artdashësit turq. Shumë kanale televizive turke kanë transmetuar gjerësisht ceremoninë e hapjes së premierës së filmit dhe kanë publikuar reportazhin në gjuhën turke në rrjetet sociale. Duhet thënë se filmi i regjisorit Maxhidi është një prej filmave më të shitur dhe është renditur pas dy filmave amerikanë. Vetëm në tre ditët e parë të transmetimit të filmit 183 mijë artdashës kanë parë filmin në kinema.

Filmi Muhamed Resulullah

Një prej aktorëve të njohur në Turqi thotë se vlerat e këtij filmi do të ruhen edhe për 50 vitet e ardhshme dhe kjo është në interes të botës islame. Filmi kinematografik Muhamed Resulullah është prodhuar nga regjisori Maxhid Maxhidi dhe është quajtur “ hazreti Muhamed ambasador i Zotit”. filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s) me regjisor Maxhid Maxhidi, është transmetuar në Turqi dhe është parë nga më shumë se 183 mijë persona. Ndërkohë sajti Numbers thotë se ky film gjatë javës së kaluar ka qenë filmi i tretë më i shitur në Turqi dhe nga shitja janë mbledhur më shumë se 677 mijë dollarë. Gazeta turke Sabah në Turqi në një artikull të quajtur “ Zotëria na ka bërë të qajmë” shkruan se skenari i filmi Muhamed Resulullah, ndikon shumë tek teleshikuesi. Filmi Muhamed Resulullah është një ndër filmat më të shitur pas filmit Purgatori i Ron Hauard dhe pas filmit “ Kurrë mos u kthe” të Jack Richer. Filmi Muhamed Resulullah për momentin po transmetohet në 400 kinema të Turqisë. Më 17 nëntor ky film do të transmetohet në Bagdad dhe më pas në 10 provinca të tjera të Irakut. Filmi më herët është transmetuar në mënyrë të veçantë për disa klerikë të njohur shiitë, sunitë dhe të fiseve nomade në Irak. Filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s) është prodhuar me një buxhet prej 35 milion dollarësh dhe është një nga filmat më me shpenzime në historinë e kinemasë së Iranit. Ky film i përket botës islame dhe qëllimi i prodhimit të tij është forcimi i integrimit mes myslimanëve. Filmi Muhamed Resulullah paraqet jetën fëmijërore të hazretit Muhamed në shekullin e gjashtë. Filmi nis me periudhën e injorancës dhe kushtet sociale të kohës kur lindi hazreti Muhamed dhe përfundon në kohën kur ai hazret ishte 12 vjeç.

Pamje nga filmi Muhamed Resulullah

Regjisori i filmit Muhamed Resulullah, Maxhid Maxhidi thotë: Përpara dhe pas prodhimit të filmit, ne kemi marrë mendimin e klerikëve shiitë dhe sunit me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur dhe vlerësimi të jetë pozitiv. Shpresojmë që edhe ata që kanë pikëpamje negative, ta shikojnë këtë film dhe të na drejtojnë. Maxhidi tha se diskutimi mbi filmin duhet të jetë pa prirje të veçanta dhe shtoi: Unë personalisht shfrytëzoj të gjitha kritikat dhe i respektoj ato. Maxhidi vë në dukje se janë të pakta në numër filmat që i kushtohen jetës së hazretit Muhamed(s.a.v.s). Kjo është edhe një prej arsyeve se përse ky film ka ngjallur diskutime të shumta. Regjisori më tutje shton: Pas filmit ( Profeti ) i prodhuar nga Mustafa Egad që është transmetuar 40 vjet më parë, nuk është prodhuar asnjë film tjetër i ngjashëm me të. Pas një farë periudhe relativisht të gjatë, është e natyrshme që të ketë reagime të ndryshme. Ne mirëpresim kritikat dhe analizuar. Nëse një kritikë bëhet serioze atëherë bëhet më e lehtë që islami dhe Profeti të prezantohen nëpërmjet artit. Unë jam i bindur se klerikët dhe dijetarët fetarë kanë rol përcaktues dhe ata duhet ta bëjnë këtë. Nëse islami nuk prezantohet nëpërmjet artit, atëherë ekziston mundësia e keqinterpretimeve. Arti është një mjet me mjaft ndikim dhe ai mund të përdoret shumë mirë për të prezantuar faqen e bukur të islamit dhe për tu dhënë përgjigje atyre personave të cilat në forma të ndryshme mundohen të prishin imazhin e islamit.

Maxhid Maxhidi, regjisor i filmit Muhamed Resulullah

Filmi Muhamed Resulullah, filloi të transmetohet në Turqi pas një ceremonie të organizuar me praninë e medias, aktorëve, skenaristëve, figurave të njohura të artit, fesë dhe kulturës turke si dhe përfaqësues të kulturës iraniane. Ceremonia u mbajt në qendrën kulturore të qytetit Stamboll. Populli turk ka mirëpritur filmin "Muhamed (s.a.v.s)" i cili është shfaqur për një javë rresht. Muhamed Reza Saberi, drejtor ekzekutiv i zyrës për transmetimin e filmave, ka thënë se filmi "Muhamed (s.a.v.s) është mirëpritur nga qytetarët turq dhe ka qenë mbresëlënës për ta. Audienca është kënaqur me shfaqjen e filmit dhe a po ashtu edhe shtypi turk ka qenë tejet aktiv në mbulimin e kësaj ngjarje një javore. Ai tha se ky film ka për qellim shfaqjen në 50 vende islamike. Filmi "Muhamed (s.a.v.s.)" është prodhuar nga regjisori iranian Maxhid Maxhidi që tregon historinë e fëmijërisë së profetit Muhamed (s.a.v.s). pothuajse të gjithë kritikat dhe shkrimtarët e kinemasë janë të mendimits e filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s) ka potencialin e lartë për të thyer rekordin e shitjeve në Turqi. Për këtë arsye ky film ka qenë filmi i tretë më i shitur në Turqi brenda një jave dhe nga shitja janë mbledhur më shumë se 677 mijë dollarë. Shumë prej artdashësve në Turqi, pasi kanë dhënë opinionin e tyre për filmin janë shprehur të interesuar për të shkuar dhe parë përsëri filmin në kinema.

 

Gazeta “ Turkey “ në një artikull të gjatë kushtuar filmit Muhamed Resulullah thotë: Maxhidi Maxhidi duhet vlerësuar për këtë film pasi është filmi i parë që transmeton jetën fëmijërore të profetit dhe ai me këtë film ka shkuar përtej kuadrit shiit. Maxhidi në formë plotësisht profesionale ka transmetuar jetën e profetit në atë mënyrë me të cilën nuk janë të njohur turqit. Në film jepet trupi i Profetit mirëpo pamja dhe fytyra e tij nuk transmetohet. Në këtë film edhe pse nuk janë përdorur artisë të njohur dhe me emër mirëpo aktorët luajnë në mënyrë perfekte rolin e tyre dhe paraqesin shumë bukur virtytet e profetit.

Gazetat Sabah dhe Gerar në faqen e tyre të parë kanë mirëpritur transmetimin e këtij filmi. Në artikullin e gazetës Sabah të titulluar “ Filmi hazreti Muhamed në kinema”, thuhet: Në 3 orën e transmetimit të filmin nuk mund të mbash lotët.

Ndërsa gazeta Garar në artikullin e saj të titulluar “ Fëmijëria e mrekullueshme e profetëve”, filmit i ka dhënë 8 nga 10 pikët e mundshme të vlerësimit. Arkut Xardi në artikullin e tij flet për analizën e filmit të bërë nga organizata Dinet e Turqisë dhe thotë: Në këtë film nuk shfaqet pamja e Profetit. Në film profeti pyete dhe ai jep përgjigje, mirëpo zëri i tij nuk transmentohet dhe përgjigjja shkruhet poshtë. Gazeta tjetër turke Gun Ajdin në artikullin e saj të titulluar “ Zotëri na keni bërë të qajmë”, shkruan: Muhamed Resulullah, ka një skenar që ndikon shumë tek teleshikuesi.

Muhamed Resulullah: tematika e medias turke

Ehsan Kabil kritik dhe analist i njohur në Turqi, filmin e ka parë së bashku me 3 persona të tjerë. Ai këtë film, pas filmit “Profeti” të regjisorit Mustaaf Aged të vitit 1970,  e ka quajtur filmin më të rëndësishëm të kinemasë për prezantimin e Profetit të nderuar të Islamit në botë. Ky analist i njohur turk thotë: Filmi i regjisorit Maxhidi ka përdorur në mënyrë profesionale skenat aksion për të treguar sulmin kundër Mekës. Kabil ka vlerësuar lart edhe muzikën e filmit dhe thotë se kjo muzikë është një muzikë iraniane e ndërthurur me atë arabe. Muzika e filmit është prodhuar nga një muzikant indian i quajtur I.R. Rahman, i cili pak përpara sesa të prodhonte muzikën për filmin Muhamed Resulullah, ishte kthyer në mysliman. Kabil, regjisorin Maxhidi e quan një prej regjisorëve më me vlerë të botës islame dhe filmin e tij e cilësoi një prej veprave me vlerë të madhe artistike. Ramadhan Bursa gazetar i kanalit Kods Tv i Turqisë, kritikon filmin dhe atë e quan film me karakter politik. Bursa thotë: Maxhidi mori vendim të prodhonte filmin në një kohë kur karikaturat e bëra për hazretin Muhamed (as) ngjallën reagimin e myslimanëve në të gjithë botën. Përveç kësaj në perëndim ishte përhapur një valë e gjerë e islamofobisë. Për këtë arsye Maxhidi arriti në përfundimin se perëndimi nuk e njeh hazretin Muhamed(s.a.v.s). Si rezultat ai deklaroi se do të prodhojë një film për të prezantuar hazretin Muhamed në të gjithë botën. Unë jam i mendimit se ata që janë shprehur kundër apo ata që kanë vlerësuar filmin në Arabinë Saudite dhe në Egjipt, mendimet e tyre nuk kanë lidhje me përmbajtjen e filmit. Në këtë mes ekziston gjendja politike e Iranit me Arabinë Saudite dhe me Egjiptin dhe tensionet politike të tyre i kanë detyruar këto vende që të kritikojnë filmin. Bursa shton se edhe kritikat e bëra në Turqi, më shumë janë të karakterit politik. Sipas mendimit të Bursa, ata të cilët kanë kritikuar këtë film në Turqi, janë ata që janë kundër operacioneve ushtarake në Mosul dhe në Alepo dhe janë ata që krijojnë polemika fetare.

Ramadhan Bursa, gazetar i televizionit Kods Tv në Turqi

Me gjithë kritikat e pabaza dhe politike të Arabisë Saudite dhe të Egjiptit, në Turqi filmi Muhamed Resulullah (s.a.v.s), pritet të transmentohet edhe në 900 kinema të tjera. Përveçse në Turqi, filmi në fjalë më 8 nëntor është transmetuar edhe në dy kinema të Bagdadit në Irak dhe shumë shpejt pritet të transmetohet edhe në kinematë e qyteteve të tjera. Prej 18 nëntorit, filmi ka nisur të transmetohet në Rusi dhe për herë të parë në Dagestan. Në ceremoninë e hapjes së premierës së filmit në Dagestan, presidenti i këtij vendi shtroi tapet të kuq për regjisorin Maxhid Maxhidi. Përveç kësaj është diskutuar edhe me një nga kompanitë më të mëdha mediatike të rajonit të Lindjes së Mesme dhe pritet që filmi të transmetohet në shumë vende të tjera të këtij rajoni. Kompania në fjalë gjithashtu ka rënë dakord me disa kompani evropiane dhe amerikane për transmetimin e filmit Muhamed Resulullah në Evropë dhe në Amerikë. Kudo që transmetohet filmi është i dubluar në gjuhën përkatëse, por ekziston edhe origjinali në gjuhën perse i përkthyer në gjuhën të huaja.