Epopeja e 9 Dej-it, përgjigje ndaj një komploti
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i40231-epopeja_e_9_dej_it_përgjigje_ndaj_një_komploti
Pjesëmarrja vullnetare e qytetarëve të Iranit në protestën me miliona pjesëmarrës në të gjithë Iranin më 9 dej të vitit 1388 që përkon me 30 dhjetor 2009, ishte një lëvizje me mesazhe botërore e cila kishte dy kritere të rëndësishme.  
(last modified 2026-05-02T13:06:07+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 06:47 Europe/Tirane

Pjesëmarrja vullnetare e qytetarëve të Iranit në protestën me miliona pjesëmarrës në të gjithë Iranin më 9 dej të vitit 1388 që përkon me 30 dhjetor 2009, ishte një lëvizje me mesazhe botërore e cila kishte dy kritere të rëndësishme.  

Kriteri i parë ishte iniciativa e qytetarëve të Iranit e cila u manifestua në kuadër të një lëvizje përballë komploteve të arrogancës botërore. Kriteri i dytë i kësaj lëvizje qytetare, është manifestimi i forcës së butë të Revolucionit Islamik përballë lëvizjeve komplotistë kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit e cila në atë kohë u projektua dhe u drejtua nga jashtë kufijve të Iranit me qëllim shfrytëzimin e trazirave pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale në Iran.

Një varg i ngjarjeve pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale të Iranit, kishin për qëllim rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Ky qëllim ishte projektuar në bazë të teorisë së krijimit të pasigurisë në kryeqytet dhe në disa qytete të mëdha të Iranit. Sipas kësaj teorie, mbështetja e lëvizjeve destruktive dhe destabilizuese u bë prioritet i huliganëve që në ditët e Muharramit arriti kulmin e saj, mirëpo kjo llogari rezultoi gabim plotësisht.

Trazirat rrugore pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale të Iranit nuk ishin si një ngjarje e zakonshme dhe sipas normave të njohura, por ato ishin një fenomen më i ndryshëm i projektuar në bazë të modelit të revolucioneve të buta ose të revolucioneve të njohura me emrin "Revolucionet Kadife". Në lidhje me një varg ngjarjesh me plotë trazira pas zgjedhjeve të dhjeta presidenciale në Iran, mund të shtrohen për diskutim dy çështje më të rëndësishme. Çështja e parë është mbrojtja e dinjitetit dhe kredibilitetit të sistemit shtetëror të Republikës Islamike si rezultati më i rëndësishëm i Revolucionit të popullit të Iranit i cili ishte bërë objekt sulmi i lëvizjeve destruktive duke ndjekur metodën e provokimit të ndjenjave të disa shtresave të shoqërisë. Çështja e dytë e cila nuk ka rëndësi më pak se ajo e para dhe në realitet plotësojnë njëra-tjetrën, ishte vënia në pikëpyetje rregullsinë dhe parimin e zgjedhjeve si një prej shtyllave kryesore të Republikës Islamike të Iranit.

Njollosja e pjesëmarrjes 85% të qytetarëve në zgjedhjet presidenciale, nuk është një çështje e një rëndësie të vogël  e cila mund të anashkalohet me lehtësi. Kjo çështje do të thotë se induktimi i falsifikimit dhe vjedhjes së votave, ishte vazhdim i një propagande politike e cila që nga shumë vite më parë ndiqet vazhdimisht nga armiqtë e Republikës Islamike të Iranit. Metoda e trajtimit jo të zakontë nga ana e disa kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale gjatë fushatës zgjedhore e ndjekur me krijimin e dilemave dhe dyshimeve për falsifikim të votave në zgjedhje, akoma pa kaluar procedurën ligjore dhe shqyrtimin e çështjeve në autoritetet përkatëse, u bë shkak që çështja e zgjedhjeve të futet në spekulime të rrezikshme. Natyrisht se çështja nuk përfundoi me kaq. Veprimet jashtë kontrollit të disa elementëve me pretekst të mbështetjes ndaj kandidatëve që humbën zgjedhjet me ofendimet e bëra ndaj vlerave dhe simboleve të Ashuras gjatë ceremonive të zimbajtjes së muajit Muharrem, morën ngjyrë të lëvizjeve antifetare. Ky komplot me rrethanat që krijuan mediat e huaja, atmosferën e krijuara pas zgjedhjeve e drejtuan drejt një lëvizje me qëllime të rrëzimit të sistemit shtetëror. Për këtë arsye në analizën mbi epopenë e 9 Dej-it, duhet të merren parasysh të gjitha rrethanat dhe elementët përbërëse të saj në mënyrë që të bëhet e qartë se si ndodhi që kjo lëvizje popullore e papritur u shndërrua në një burim të forcës së but popullore përballë një komploti të madh.

Dëshmitë dhe dokumentet e mbledhura pas këtyre trazirave tregojnë se disa faktorë nga jashtë dhe sidomos nga ana e Amerikës dhe të disa vendeve evropiane, kishin marrë në dorë drejtimin e këtij komploti. Hipoteza e parë e skenarit ishte kjo që në fillim filloi një lëvizje protestuese sipërfaqësisht nën petkun e protestës kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe për të njollosur votat e qytetarëve dhe pastaj hipoteza e dytë, krijimi i konfliktit mes popullit dhe institucioneve shtetërore nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ndarjen e shoqërisë në dy pole! Në këtë mënyrë synohej të plotësohet projekti për rrëzimin e sistemit shtetëror në Iran. Natyrisht se lëvizjet e jashtme qëndrojnë prapa trazirave të vitit 2009 për të quar përpara qëllimet armiqësore kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit duke krijuar probleme të brendshme. Ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, ishin ngjarje të natyrës së komploteve dhe grusht shtetit të butë të projektuara nën petkun e të ashtuquajturave protesta kundër falsifikimit në procesin e numërimit të votave të kandidatit që humbi zgjedhjet (Husejn Musavi), prandaj ndihmuan shumë në krijimin e atmosferës së dëshiruar nga Amerika dhe lëvizjet e tjera të jashtme.

Me këtë qasje, Amerika dhe Anglia filluan një operacion të koordinuar nëpërmjet ambasadave të disa vendeve evropiane, zyrave speciale dhe dhomave të planifikimit jashtë kufijve të Iranit, si dhe shërbimeve sekrete të tyre. Deklaratat e Condoleezza Rice, ish-shefja e DASH, vërtetojnë më së miri këtë çështje. Ajo në mars të vitit 2009 duke vërtetuar këto ndërhyrje, deklaroi: "Ne deri më tani në forma të ndryshme kemi investuar si në sektorin e arsimit në mënyrë që në arenën ndërkombëtare të krijohet një palë shoqërore sekulariste nga aspekti i të menduarit". Natyrisht se në këtë fushë duhet të kemi parasysh edhe mbulimin e gjerë të këtyre ngjarjeve nga kanalet televizive satelitore dhe nga rrjetet sociale në internet si Twitter dhe Facebook të cilat kanë punuar me të gjitha kapacitetet për të drejtuar faktorët që krijuan trazirat. Nuk është pa arsye që Hillari Klinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, në mënyrë të qartë ka deklaruar se Uashingtoni ka bërë shumë veprime të fshehta për të mbështetur të gjelbërit në Iran, mirëpo nuk mund të zbulohen të gjitha ato.

Tani kanë kaluar disa vite nga ato ngjarje, mirëpo akoma nuk janë eliminuar ndikimet e këqija të tyre. Irani në të gjitha vitet pas fitore së Revolucionit Islamik të Iranit në shumë periudha të rëndësishme dhe të rrezikshme si vrasjet e organizuara në nivel të gjerë, iniciativa e Amerikës për grusht shtet dhe ndërhyrja ushtarake në rastin e Tabasit dhe gjatë luftës së imponuar, gjithmonë ka qëndruar në mënyrë të bashkuar përballë komploteve dhe populli iranian ka manifestuar unitetit e tij në të gjitha skenat. Prandaj fitoren e tij e konsideron rezultat pikërisht të kësaj vigjilence dhe të këtij vetëdijesimi dhe lëvizjeve popullore.

Në realitet, populli i Iranit në lëvizjen e tij vullnetare të 9 Dej-it, kaloi me sukses një sprovë të vështirë dhe të madhe dhe me një lëvizje revolucionare manifestoi vizionin dhe vigjilencën politike të tij duke treguar se i njeh mirë komplotet e armiqve dhe planet e tyre politike edhe nëse ato janë të fshehura nën petkun e "Revolucionit të Kadifes".