Hashemi Rafsanxhani, politikan i pashoq
Në emisionin e tretë do të flasim për pjesën e tretë të jetës së Hashemi Rafsanxhanit që nga përfundimi i luftës e deri në fund të jetës së tij.

Duke qenë se Ajetollah Hashemi Rafsanxhani është një prej figurave të rëndësishme dhe me ndikim në historinë e revolucionit islamik, atij i kemi kushtuar tre programe për tu njohur disi me personalitetin e tij. Në dy programet e mëparshme folëm për kontributin e Rafsanxhanit në realizimin e revolucionit dhe për rolin e tij në organizimin e forcave revolucionare dhe fetare, si dhe përcjelljen e mesazheve të imam Khomeinit nga Iraku për drejtuesit e kryengritjes në Iran. Ai edhe pas fitores së revolucionit islamik ishte një prej elementë kyç në ngritjen e sistemit të ri të Republikës Islamike të Iranit. Hashemi Rafsanxhani i drejtuar nga imam Khomeini (ra) lideri i madh i revolucionit islamik, luajti rol përcaktues në administrimin e krizave pas revolucionit. Janë të paktë ato revolucione në botë të cilët pas fitores janë përballur me aq shumë komplote, armiqësi dhe kriza me të cilat është përballur revolucioni islamik i Iranit. Aktivitetet e grupeve anti-revolucionare dhe separatiste të mbështetur nga 2 superfuqitë lindore dhe perëndimore, të cilët kryesisht kanë ushtruar aktivitetet e tyre në zonat kufitare të Iranit, vrasja e personaliteteve të shquar të shtetit, sanksionet ekonomike dhe imponimi i luftës 8-vjecare nga ana e regjimit të Sadamit përgjatë kufirit 1200km të gjatë mes Iranit dhe Irakut, ishin disa nga situatat e përballuara nga revolucioni islamik. Secila prej tyre kishte të njëjtin qëllim, atë të rrëzimit të sistemit të sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit. Qëndresa dhe rezistenca e popullit iranian i kryesuar nga imam Khomeini (ra) dhe prania e personaliteteve, mendimtarëve dhe revolucionarëve të tillë si Hashemi Rafsanxhani, bëri të mundur dështimin e të gjitha komploteve dhe zgjidhjen e të gjitha krizave.
Në programin e kaluar thamë se një nga detyrat dhe përgjegjësitë e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit pas fitores së revolucionit islamik, ishte posti i zv/komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe i komandës së luftës. Republika Islamike e Iranit me trimërinë dhe sakrificën e të rinjve iranianë doli fitimtare e luftës kundër ushtrisë së armatosur gjer në dhëmbë të Sadamit, i cili kishte mbështetjen e perëndimit dhe të lindjes. Disfata e Sadamit dhe e përkrahësve të tij, ishte një humbje e rëndë për ta, por një fitore e madhe për Iranin. Për këtë arsye në vitin e fundit të luftës d.m.th. nga viti 1987 e deri në vitin 1988, Amerika hyrë në luftë të drejtpërdrejtë me Iranin në gjirin Persik. Nga ana tjetër sheikët e shteteve të gjirit Persik me në krye Arabinë Saudite dhanë garanci për shtimin e ndihmave financiare për Sadamit. Ata shtuan prodhimin e naftës me qëllim uljen e çmimit të arit të zi, që ishte i vetmi burim të ardhurash për Iranin. Kjo u bë për të parandaluar fitoret e Iranit në luftën kundër ushtrisë së regjimit Bath të Sadam Huseinit.
Në vitin 1987, situata e luftës u ndërlikua akoma më shumë. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, në atë kohë kryetar i parlamentit dhe komandant i luftës në një intervistë të tij lidhur me situatën e ndërlikuar të luftës ka thënë: Ajo çka ka rëndësi për botën është që disfata e Irakut të mos konsiderohet si fitore ushtarake për Republikën Islamike të Iranit. Në vitin 1987 KS i OKB nxori rezolutën 598 e cila u pranua nga Irani në formë të kushtëzuar. Pas miratimit të kësaj rezolute u shtuan lëvizjet diplomatike të ministrisë së jashtme me qëllim që kushtet e Iranit të ndikonin mbi këtë rezolutë. Problemet e mëdha ekonomike të vendit, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Amerikës në luftën e naftës së Sadamit, drita jeshile që iu dha regjimit Bath të Irakut në përdorimin e ndihmave të perëndimit dhe lindjes, shkelja e normave dhe dispozitave ndërkombëtare duke kryer krime lufte si sulmi kimik në Halabçe, bënë të mundur që funksionarët e Iranit dhe imam Khomeini (ra) të arrijnë në përfundimi se vazhdimi i luftës nuk është në interes. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani luajti rol të veçantë në pranimin e rezolutës 598 dhe përfundimin e luftës së imponuar 8-vjecare. Mbrojtja e lavdishme e popullit iranian përballë agresionit të regjimit Bath të Sadamit, përfundoi në kushtet kur Bashkësia Ndërkombëtare u detyrua ta njohë Sadamin si iniciator të luftës dhe agresor. Republika Islamike e Iranit me fitore i dha fund luftës 8-vjecare në një kohë kur Sadami dhe aleatët e tij me agresionin kundër Iranit nuk kursyen asnjë moment për të rrëzuar sistemin e sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit.
Rikonstruksioni dhe rindërtimi i vendit të shkatërruar nga pasojat e luftës, ishte prioritet i shtetit pas përfundimit të luftës. Z. Hashemi Rafsanxhani gjithashtu ka luajtur rol të madh në këtë fushë. Mirëpo vdekja e imam Khomeinit (ra) në vitin 1989 krijoi një boshllëk të madh në vend. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani luajti rol të rëndësishëm në tejkalimin e krizës së boshllëkut të imam Khomeinit, armiqtë e revolucionit islamik, kujtonin se me vdekjen e imam Khomeinit (ra) revolucioni islamik të Iranit do t’i vinte fundi. Përkundër këtij përfytyrimi, kuvendi përzgjedhës i lidershipit menjëherë dhe vetëm 24 orë pas vdekjes së imam Khomeinit (ra), si lider të revolucionit islamik zgjodhi Ajetollah Khamenei. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani gjithashtu luajti rol të rëndësishëm në zgjedhjen e liderit të revolucionit islamik. Pas zgjedhjes së Ajetollah Khamenei në postin e liderit të revolucionit islamik, populli iranian nga viti 1989 e deri në vitin 1997, si president të vendit zgjodhi Ajetollah Hashemi Rafsanxhanin. Gjatë periudhës së presidencës së Hashemi Rafsanxhani Irani përjetoi rritje të prodhimit vendas me 4.6% në vit dhe rritje investimesh me 11%. Në vitin 1988 deficiti buxhetor prej 50% arriti të balancohej me buxhetin e shtetit dhe shpenzimet e qeverisë kaluan në investime për ndërtime dhe rikonstruksion. Nga ana tjetër tregtia me jashtë nisi të ngrihej ndërsa borxhi i huaj u ul. Me forcimin e ekonomisë edhe të ardhurat dhe mirëqenia e populli u ngrit dhe pothuajse në të gjithë Iranin u zbatua politika e siguracionet shëndetësor.
Me shtimin e 60 digave të ujit dhe me zhvillimin e sistemeve ujitëse, u bë e mundur rritja e produkteve bujqësore me 6% në bit. Kapaciteti prodhues i energjisë elektrike që në atë kohë ishte 13 mijë megavat u rrit deri në 23 mijë megavat. Përveç kësaj industria e prodhimit të çimentos dhe ajo petrokimike rriti prodhimin me nga 18.3-21%. Gjatë periudhës së rindërtimit u hodhën hapa të mëdhenj në ngrijën e nivelit dhe zhvillimit ekonomik dhe social të Iranit. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani pas përfundimit të mandatit presidencial, me urdhër të Ajetollah Khamenei u zgjodh në postin e kryetarit të Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran. Asambleja për përcaktimin e interesave të shtetit, është organ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje mes ekzekutivit, juridikut dhe ligjvënësit në Iran. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ka drejtuar këtë organ deri në fund të jetës së tij. Një prej veprave të Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit në krye të Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit, veprim që u ndoq me vëmendje nga qarqet analitike vendase, të huaja, vendet e rajonit dhe të botës islame ishte dokumenti i perspektivës së Republikës Islamike të Iranit deri në vitin 1404 H.Sh. Hashemi Rafsanxhani në 50 vitet e kaluara ka luajtur rol tepër të madh dhe historik për të ardhmen e Iranit dhe për këtë emri i tij është shkruar në histori.
Hashemi Rafsanxhani, gjatë gjithë kohës së kryengritjes dhe pas fitores së revolucionit islamik, ka shërbyer për kryengritjen. Ai edhe pas fitores së revolucionit islamik gjithmonë ka qenë në shërbim të popullit dhe vendit. Rafsanxhani asnjëherë nuk ka neglizhuar qoftë edhe për një çast në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që kishte. Karakteristikat dhe personaliteti i tij, i detyroi si përkrahësit ashtu edhe kundërshtarët që të tregonin respekt për të. Janë të paktë ata politikanë të cilët kur janë në krye të fuqisë, respektojnë moralin e tyre edhe kundrejt kritikëve të vet. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani edhe me vdekjen e tij tregoi që ishte një politikan i pashoq. Pjesëmarrja e gjerë e njerëzve dhe e figurave të njohura të politikës, si përkrahës ashtu edhe kundërshtarë të Hashemi Rafsanxhanit në ceremoninë mortore kushtuar atij, tregoi qartë për influencën që Rafsanxhani kishte në mesin e popullit. Në ceremoninë mortore të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani morën pjesë më shumë se 2.5 milion njerëz. Kjo pjesëmarrje gjerë për një politikan revolucionar përveç imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, ka qenë e pashoq.
تصاویری از تشییع پیکر آیت الله هاشمی رفسنجانی