Speciale me rastin e Festivalit të Muzikës "Faxhr"
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i43785-speciale_me_rastin_e_festivalit_të_muzikës_faxhr
Festivali i 32-të ndërkombëtar i Muzikës "Faxhr" u mbajt në Teheran nga data 11-20 janar, nën udhëheqjen e Hamid Nurbakhsh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 31, 2017 08:38 Europe/Tirane

Festivali i 32-të ndërkombëtar i Muzikës "Faxhr" u mbajt në Teheran nga data 11-20 janar, nën udhëheqjen e Hamid Nurbakhsh.

Festivali i Muzikës "Faxhr" që është organizuar për të tridhjetë e dytën herë, u përpoq që përveç se të transmetonte mesazhin e Revolucionit Islamik, të ofrojë edhe kapacitete të larta të artit dhe kulturës së Iranit, duke pasqyruar grupe të ndryshme kulturore dhe muzikantë si nga Irani po ashtu edhe nga vende tjera të botës. Ky festival përfshiu seksione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku këtë vit vlen të theksohet se konkurruan edhe kategori shtesë. Përveç ansambleve të ndryshme iraniane si p.sh Orkestra Simfonike e Teheranit, morën pjesë edhe muzikantë nga vende të ndryshme si nga Azia Qendrore, Azerbajxhani, India, Libani, Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Gjermania, Japonia, etj.

Festivali i muzikës Faxhr

Në Festivalin ndërkombëtar të muzikës Faxhr këtë vit kanë marrë pjesë 12 grupe ndërkombëtare, 10 grupe rajonale, 10 grupe orkestrale, 4 grupe të femrave, 13 grupe të muzikës orkestrale klasike perëndimore, 15 grupe pop dhe rok, 8 grupe të muzikës së përzier dhe 6 grupe të muzikës klasike iraniane. Grupet dhe artistët që kanë  marrë pjesë në sektorë të ndryshëm të muzikës në Festivalin e 32 ndërkombëtar të muzikës Faxhr janë përmbledhur në 13 grupe të ndryshme të përbërë nga tre grupe të femrave dhe 10 grupe të muzikës rajonale kanë ekzekutuar veprat e tyre gjatë këtij festivali. Këto grupe janë nga Kermanshahi, Kusrdistani, Khorosani, Lorestani, Mazandarani dhe Gilani, të cilët kanë ekzekutuar pika të ndryshme muzikore të rajoneve përkatëse. Po ashtu në këtë festival kanë qenë të pranishëm edhe veteran të ndryshëm të muzikës nga rajone të ndryshme të Iranit. Po ashtu edhe pionierët e muzikës kanë performuar shfaqje artistike në këtë festival. Ky festival është mbajtur nga datat 20-30 të muajit Dej sipas kalendarit iranian në sallat Uniteti, Rudeki, Arasbaran, Niavaran, Kulla Liria dhe Milad në Teheran. Ceremonia përmbyllëse u mbajt në fillim të muajit Bahman.

 

Jetojmë në një epokë në të cilën nuk ekzistojnë kufijtë dhe të gjitha ngjarjet e mëdha dhe të vogla kulturore mund të organizohen së bashku. Të gjitha ngjarjet e organizuara në këtë festival, për herë të parë janë transmetuar edhe në internet. Në këtë festival u nda edhe çmimi i ashtuquajtur "Çmimi Barbad" për të gjitha format e prodhimeve muzikore. Organizatorët e këtij festivali ishin përpjekur që ky çmim të ishte pjesa më e interesante e festivalit dhe duke ndarë këtë çmim të ndikojnë në stimulimin e artistëve që të prodhojnë sa më shumë vlera të mirëfillta artistike. Njëri ndër qëllimet kryesore të këtij festivali ishte vlerësimi i muzikës akademike dhe i arsimit muzikor nëpër universitete, ndikimi i modernizimit në muzikën bashkëkohore dhe muzika inovative, pra u bënë edhe hulumtime dhe klasifikime të llojeve të muzikës duke e përshtatur me muzikën dhe letërsinë iraniane.

Grupi Kori "i pavdekshëm "

Grupi Kori "i pavdekshëm "i drejtuar nga Farhad Harati dhe Kori i Filarmonisë së Iranit i udhëhequr nga Alirreza Shafrki, ishin pjesë e programeve të këtij festivali që ekzekutuan disa vepra të tyre. Këta artistë në fillim të koncertit të përbashkët të tyre folën në lidhje me zemërimin dhe rebelimin e njeriut ndaj tokës me gjuhën e muzikës dhe kjo ishte një nga shfaqjet me ndikim në skenë në këtë periudhë të festivalit.  Në koncertin e titulluar "Toka e shenjtë" morën pjesë 150 këngëtarë të cilët dolën në skenë si një kor i përbashkët dhe vlen të theksohet se ata me performancat e tyre morën një mbështetje shumë të ngrohtë nga të pranishmit në sallë. Si tema të cilat përmes muzikës u interpretuan në këtë koncert ishin dhimbja, gjuetia, fryma, njeriu, lufta, emigracioni, pafuqishmëria, rebelimi, zemërimi, vdekja, toka, etj. shkatërrimi i mjedisit dhe roli i njeriut në shkatërrimin e tij, gjuetia e paligjshme e kafshëve, momentet e vdekjes së kafshëve nga plumbat, roli i gazrave serë dhe dëmtimi i mjedisit, vetëvrasja kolektive e kafshëve, viktimat nga AIDS-i dhe fatkeqësitë humanitare që vijnë nga goditjet e luftës, kanë qenë disa nga temat e shfaqjeve muzikore që janë shfaqur në këtë festival.

 

Në sektorin ndërkombëtar përpos fokusit të kulturës iraniane, janë ftuar edhe figura tjera të shquara ndërkombëtare si Doltmend Khalef nga Taxhakistani dhe Del Muro nga Spanja, ku ky i fundit ka ekzekutuar pjesë të stilit Flamengo me gitare. Kurse artisti nga Taxhikistani ishte vendosur të ekzekutonte këngë duke shfrytëzuar poezitë e Rumiut, por për fat të keq ky artist taxhik nuk mori pjesë për shkak të vdekjes së vëllait të tij.  

I ftuar tjetër në këtë festival ishte edhe Shahid Parvizkhan, artist legjendar nga India si dhe Ekrem Khan, të cilët kanë ekzekutuar pjesë të ndryshme artistike para audiencës. Pervazkhan ka thënë se është nder i madh të ekzekutosh pjesë artistike në Iran dhe ka falënderuar artistët iranianë për ftesën që i kanë bërë për të marrë pjesë në këtë festival.

Doltmend Khalef

Zhivan Gasparina, artist armen po ashtu ka qenë i ftuar në festival së bashku me ekipin e tij. Ai ka dhuruar për audiencën një program të shkëlqyer dhe është vlerësuar lartë performanca e tij dhe e grupit që e shoqëronte atë.

Zhivan Gasparina

Provinca Sistan Baluchestan që gjendet në juglindje të Iranit, njihet për një lloj të shquar të muzikës integrale, që ka pasur ndikim kohëve të fundit në Iran, Pakistan dhe Indi. Muzika e kësaj province ngërthen në vete muzikë që i kushtohet lindje, dasmave, tregimeve epike, dashurisë, historisë, etj. Si përfaqësues i këtij llojit të muzikës së këtij rajoni në këtë festival ka qenë Pehlevan Resul Bakhsh Zangshahi.

Ai ka bashkëpunuar me artistët e mirënjohur botëror Mulla Kamal Khan Hut, Gholam Ghader Xhahani dhe Shir Mohamed Espandar dhe sipas studiuesve rajoni Balushestan, është një rajon që posedon thesare të shquara të muzikës etnike. Ai në këtë festival pa ofruar një muzikë joshëse dhe është pritur ngrohtësisht nga të pranishmit.

Pehlevan Resul Bakhsh Zangshahi