Revolucioni Islamik, revolucion i pashoq
Ajetollah Khamenei: Njeriu i madh me emër i periudhës bashkëkohore d.m.th. imam Khomeini (ra), ishte një dijetar i madh, i zgjuar, sakrifikues, mendimtar, politikan, besimtar, jurisprudent trim dhe inteligjent, komandant i drejtë dhe besnik. Ai ishte poet, jurisprudent, filozof, shkrimtar dhe mësues i madh.

Revolucioni islamik ishte një kryengritje e madhe, e lavdishme dhe me ndikim. Ashtu siç ka thënë Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, ky revolucion në asnjë vend të botës nuk është i njohur pa emrin e imam Khomeinit. Është fakt se roli i imam Khomeinit në drejtimin e kësaj kryengritjeje të madhe të popullit iranian ishte jashtëzakonisht i lartë dhe pa drejtimin, udhëzimet dhe direktivat e imamit fitorja e këtij revolucioni do të ishte e pamundur. Për këtë arsye ngjarjet me të cilat është përballur imam Khomeini, janë pjesë e rëndësishme e revolucionit islamik. Ngjarje si arrestimi dhe internimi i imamit në vitin 1964, kthimi i atij lideri të madh popullor dhe kthimi i atij lideri të madh në 1 shkurt 1979, ishin ndër ato ngjarje që ndikuan shumë tek fitorja e revolucionit. Ky kthim madhështor i imam Khomeinit ndikon jashtë mase në fitoren e revolucionit brenda dhjetë ditëve deri më 22 Bahman ( 11 shkurt).

Sot kur kanë kaluar 37 vjet nga fitorja e revolucionit islamik, është bërë e qartë se ky eveniment i madh ka ndikuar në botë dhe revolucioni jo vetëm që nuk është dobësuar por rrezet e tij ndriçojnë gjithnjë e më shumë. Drejtimin e një revolucioni të tillë deri në fitore dhe në periudhën e mëpasshme, mund ta merrte përsipër vetëm një person i cili kishte personalitet të veçantë. Këtë personalitet e kishte imam Khomeini (ra) i cili tregoi se ishte një lider i madh dhe i pashoq në kryengritjen islamike të popullit iranian. Karakteristika më e veçantë e imam Khomeinit, e cila e dallonte atë nga liderët e revolucioneve të tjera në botë, është besimi i drejtë dhe i palëkundur i tij tek islami si një fe çlirimtare. Imam Khomeini, ishte një dijetar dhe klerik i lartë fetar, që kishte njohur të gjera në jurisprudencë, etikën dhe filozofinë islame. Për të këtë arsye populli iranian ishte i zotuar për të ndjekur rrugën e imamit.

Karakteristika fetare e imam Khomeinit(ra) nuk ishte i vetmi faktor që bëri të mundur tërheqjen e popullit, sepse njerëzit liderin e tyre e konsideronin dijetar të njohur të udhëzimeve islame dhe të Kuranit. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit kishte bindje të plotë tek këto udhëzime dhe ashtu si shumë liderë revolucionesh doktrinën e konsideronte mjet për fitore. Besimi i plotë i imamit tek Zoti, e ndihmoi atë të ruante gjithmonë qetësinë dhe të kishte mbështetje. Pikërisht ashtu siç thekson edhe ajeti 28 i sures Rrad: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. Kjo qetësi kishte ndikim të madh në përballjen me ngjarjet dhe problemet e ndryshme. P.sh. në kohën kur imam Khomeinit, 14 vjet pas internimit dhe largësisë nga atdheu, mori vendim që të kthehej në Iran, regjimi i Shahut kërcënoi se do të rrëzojë avionin me të cilin ai udhëtoi dhe u kthye në Iran. Mirëpo imam Khomeini (ra) duke u mbështetur tek Zoti, zbatoi vendimin që kishte marrë. Është për tu habitur se ata që e shoqëronin kanë pohuar faktin se gjatë udhëtimit me avion, imami ishte plotësisht i qetë dhe nuk kishte asnjë ankth apo frikë. Imam Khomeini me mbështetjen e tij tek Zoti, gjatë kryengritjes dhe pas saj përveçse ka ruajtur qetësinë e tij të brendshme ka treguar trimëri dhe guxim të madh. Imam Khomeini përveçse Zotit, nuk frikësohej nga asnjë qeveri dhe asnjë fuqi tjetër dhe kjo përkon me atë që është thënë në ajetin 30 të sures Fussilet: “S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej”! Janë të shumtë ata liderë revolucionesh dhe vendesh të cilët për shkak të frikës dhe kujdesit janë detyruar që të bëjnë kompromise me armikun dhe të harrojnë aspiratat e revolucioneve të tyre. Mirëpo lideri i madh i revolucionit islamik të Iranit, jo vetëm që nuk veproi kurrë kështu por me veprimet, fjalët dhe trimërinë e tij bëri të mundur që armiqtë të kenë frikë nga revolucioni dhe populli i madh iranian.

Janë të shembujt e trimërisë së treguar nga imam Khomeini, trimëri që ka inkurajuar edhe funksionarët dhe popullin. Imami asnjëherë nuk është frikësuar nga regjimi despotik Pahlavi dhe fjalimet dhe njoftimet e tij ishin informuese dhe i kanë dhënë kurajë popullit iranian. Imam Khomeini lidhur me arrestimin e tij në vitin 1964 ka thënë: Unë kurrë nuk jam frikësuar, atë natë kur ata ( policia) po më merrnin, ishin ata që kishin frikë dhe unë u jepja zemër. Imam Khomeini jo vetëm që nuk frikësohej nga regjimi Pahlavi por edhe nga padroni i këtij regjimi d.m.th. Amerika. Ai shumë herë ka demaskuar këtë qeveri ekspansioniste. Imami, Amerikën e ka quajtur Shejtani i madh dhe u ka bërë thirrje të gjithë popujve të shtypur nga ky shejtan që të ngrihen kundër Amerikës. Imam qartazi është shprehur: Ne kemi nisur përballjen tonë të vështirë me Amerikën dhe shpresojmë që fëmijët të çliruar nga zgjedha e shtypësve, të ngrenë lart flamurin e tevhidit. Ne kemi bindje të plotë se nëse zbatojmë përgjegjësinë tonë në përballje me Amerikën kriminale, fëmijët tanë do të jenë dëshmitarë të fitores. Në kohën kur revolucioni islamik i Iranit fitoi, shumë revolucione të tjera në botë si shembull të tyre përdorën shembullin e komunizmit ose atë të kapitalizmit. Imam Khomeini me pikëpamjet e tij largpamëse dhe si një lider fetar, popullit iranian i propozoi shtetin islam, propozim që u mirëprit gjerësisht nga populli. Ai duke përshkruar këtë shtet ka thënë: Ne duam republikë islame. Republika të krijojë dhe formojë strukturën e htetit ndërsa islami përmbajtjen e tij në bazë të ligjeve hyjnore”. Pra islami i prezantuar nga imam Khomeini nuk është vetëm islami i faljeve dhe i ibadetit por një fe sociale e cila ndikon në të gjithë procesin e jetës personale dhe shoqërore të njeriut si drejtimi i shtetit. Këtë lloj islami imami e ka quajtur islam të pastër Muhamedian ndërsa ato mendime të devijuara të cilat këtë fe të madhe e kufizojnë vetëm në ibadet dhe çështje personale dhe lënë në harresë përballjen me despotikët dhe shtypësit, e quajti islam amerikan.
Jeta e thjeshtë e imam Khomeinit (ra) ishte një tjetër karakteristikë e liderit të madh të revolucionit islamik, e cila buron tek udhëzimet dhe mësimet islame. Në kohën kur shumë liderë dhe politikanë të botës jetojnë në mirëqenie dhe luks të madh, imami duke ndjekur Profetin e nderuar të Islamit dhe familjen e tij Ehli Bejtin, kishte një jetë shumë të thjeshtë. Jeta e tij ishte aq e thjeshtë saqë shumë politikanë të huaj kur shkonin e vizitonin imamin, habiteshin nga gjendja dhe jetesa e lideri të revolucionit më të madh bashkëkohor të botës. Kjo mënyrë jetese, ndikonte tek populli i cili gjithmonë e më shumë i afrohej imamit dhe kjo e bënte më të fortë lidhjen mes imamit dhe popullit.

Shumë politikanë dhe kryetarë shtetesh në vende të ndryshme të botës, vlerësojnë dhe thurin lëvdata për popullin gjatë fjalimeve të tyre, mirëpo në realitet ata plotësojnë vetëm interesat e veta, të partisë dhe grupeve përkrahëse të tyre. Mirëpo imam Khomeini (ra) që në fillim të revolucionit islamik, është përkushtuar në mënyrë të veçantë tek populli. Ai revolucionin e realizoi duke informuar dhe zgjuar popullin. Për këtë arsye populli kishte dashuri të madhe për imamin dhe kishin bindje të plotë mbi udhëzimet që jepte imami. Shembull i besnikërisë së popullit ndaj imamit, ishte sakrifica që bëri populli iranian deri në fitoren e revolucionit islamik dhe sakrifica e madhe gjatë 8 viteve të mbrojtjes së lavdishme në luftë me ushtrinë e Sadamit. Imam Khomeini (ra) veten e konsideronte shërbëtor të popullit dhe funksionarëve u kërkonte të ishin shërbëtorë të popullit dhe thoshte: “ Nëse populli mbështet shtetin, ai shtet nuk rrëzohet. Nëse populli mbështet një regjim, ai regjim nuk shkatërrohet.

Largpamësia ishte një tjetër karakteristikë e veçantë e imam Khomeinit(ra). Ai çështjet dhe zhvillimet e brendshme dhe të haja i analizonte me më largpamësi sesa të tjerët. Ai lëvizjen e tij për fitoren e revolucionit islamik e ka nisur shumë vite përpara fitores duke mirinformuar popullin dhe duke edukuar revolucionarë të denjë dhe të devotshëm. Pas fitores së revolucionit islamik, largpamësia e imamit shumë herët ka shpëtuar Iranin nga rreziqet. Një prej shembujve të largpamësisë së imamit, është këshilla e tij për zgjedhjen e Ajetollah Khamenei si pasuesin e vet. Sot kur kanë kaluar 27 vite nga drejtimi inteligjent i Ajetollah Khamenei, mund të kuptohet qartë se sa largpamës ishte imam Khomeini dhe se sa njohuri kishte ai mbi kapacitetin dhe inteligjencën politike dhe informative të ndjekësve të tij sidomos në mbrojtjen e revolucionit. Ajetollah Khamenei ishte ndër ata ndjekës i cili kurrë nuk ka neglizhuar aspak në zbatimin e aspiratave të mësuesit të tij. Ai thotë: Njeriu i madh me emër i periudhës bashkëkohore d.m.th. imam Khomeini (ra), ishte një dijetar i madh, i zgjuar, sakrifikues, mendimtar, politikan, besimtar, jurisprudent trim dhe inteligjent, komandant i drejtë dhe besnik. Ai ishte poet, jurisprudent, filozof, shkrimtar dhe mësues i madh.
