Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve
Revolucioni Islamik i Iranit si një fenomen politik, shoqëror dhe si revolucioni i fundit i shekullit të 20, është një revolucion që ka ushtruar ndikim mbi zhvillimet botërore ndërsa ngjarjet dhe zhvillimet e tij kanë mahnitur shumë analistë.
Jehona e këtij Revolucioni ishte deri në atë masë saqë gazeta angleze "Times" ka shkruar: "Vala e lëvizjes fetare dhe Revolucioni ka përfshirë të gjithë botën dhe bota perëndimore për shkak të Revolucionit të Iranit ka zbuluar edhe një herë Islamin". Në këtë edicion do të njihemi me mendimin e John L. Esposito në lidhje me universalizmin e Revolucionit Islamik të Iranit.
Libri "Revolucioni i Iranit dhe Jehona botërore e tij" në të cilin disa prej mendimtarëve dhe personaliteteve shkencore dhe profesorëve e hulumtuesve të njohur të universiteteve dhe qendrave hulumtuese të vendeve të ndryshme, secili ka shqyrtuar dimensione të ndryshme të jehonës së Revolucionit Islamik të Iranit. Ky libër, për shkak se është gjithëpërfshirës dhe ka një vështrim të thellë shkencor, vlerësues, për shkak se ka një analizë të saktë dhe për shkak se është i bazuar në shumë burime dhe hulumtime frontale, konsiderohet një vepër me vlerë të madhe dhe ndriçuese e çështjeve në këtë fushë. Këto hulumtime janë paraqitur në formë të artikujve të pavarur dhe janë mbledhur në një libër të veçantë me kontributin e John Esposito, profesor i çështjeve ndërkombëtare dhe i studimeve islame në Universitetin Xhorxh Town.
John L. Esposito në lidhje me rëndësinë e Revolucionit Islamik të Iranit shkruan: "Miqtë e armiqtë besojnë se Revolucioni i Iranit ka ushtruar një ndikim të madh në botën islame dhe në Perëndim. Ky Revolucion për disa ishte burim i inspirimit dhe motivimit. Irani bashkëkohor, dekadën e jetës së tij e ka filluar me dy qëllime të binjakëzuar "Institucionalizimin e Revolucionit" dhe "Eksportimin e Tij". Për Republikën Islamike të re, u hartua Kushtetuta e cila parashikoi një sistem shtetëror parlamentar nën drejtimin e Sheriatit Islam dhe Ajetullah Khomeini mori pozitën e Autoritetit Suprem Fetar (Vilajeti Fakih). Si rezultat i kësaj, në shoqërinë e Iranit ndodhi një ndryshim i madh. Shteti pasi mori në dorë sistemin bankar, siguracionet, tregtinë e jashtme dhe industritë e mëdha, arriti t'i paguajë borxhet e jashtme të vendit dhe të krijojë një ekonomi të pavarur e cila ishte shumë më pak e varur për investimet dhe kapitalin e jashtëm. Revolucioni Islamik përveç aspektit teorik, edhe në mënyrën reale në praktikë krijoi ndryshime të thella në perspektivën shoqërore të Iranit".
Armiqtë e Revolucionit Islamik menjëherë pas fitores së Revolucionit Islamik, filluan përpjekjet për tu përballur me ndikimet rajonale dhe globale të Revolucionit Islamik dhe këtë revolucion u munduan ta paraqesin si një revolucion shiit dhe sektarist, mirëpo John L. Esposito ka mendim të ndryshëm në lidhje me këtë çështje. John L. Esposito në lidhje me këtë çështje beson the thotë: "Republika Islamike e Iranit që nga ditët e para të jetës së saj, qëllimin e dytë (eksportimin e Revolucionit) e deklaroi si një prej shtyllave të politikës së jashtme të saj. Asnjë aspekt tjetër i këtij Revolucioni, nuk ka tërhequr vëmendjen e mediave deri në këtë masë dhe nuk ka krijuar frikën tek shtetet perëndimore dhe islame sa e bëri këtë ky qëllim. ... Nuk kemi bërë ekzagjerim nëse themi se keqkuptimet u bënë pengesë që perëndimorët, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos perceptojnë linjat politike të Iranit në përgjithësi dhe jehonën globale të Revolucionit të Iranit në veçanti. Një prej këtyre keqkuptimeve më të zakonshme është ky që Revolucioni i Iranit jashtëzakonisht është shiit dhe sektarist. Mirëpo ky Revolucion që nga ditët e para, me vetëdije ka paraqitur një imazh universal të tij dhe kishte gjithashtu aspirata universale. Për shembull Ajetullah Khomeini theksonte se Revolucioni ka rrënjë në parimet islame, prandaj ai i përket të gjithë njerëzve të shtypur të botës, si atyre shiitë dhe atyre jo shiitë". Ky mendimtar amerikan në vazhdim thotë: "Që nga e nesërmja e fitores së Revolucionit, shumë studentë myslimanë, pavarësisht se cilës shkollë islame i përkisnin, Revolucionin Islamik të Iranit e shikonin si një model për vete. Në këtë mënyrë, studentët sunitë të "Al-Xhama'atul-Islamije" në Universitetin e Kajros kanë deklaruar se revolucioni i popullit të Iranit e meriton që të shqyrtohet në mënyrë të thellë në mënyrë që të mësojmë nga ai, të fitojmë motiv nga ai, si dhe të përfitojmë nga ky model. Në të vërtetë, edhe intelektualët edhe populli i thjeshtë shumë rrallë e konsiderojnë këtë revolucion si një fitore shiite. Shumë prej myslimanëve këtë revolucion e konsideronin "ngadhënjim të islamit mbi forcat djallëzore" dhe "fitore e botës së tretë përballë imperializmit amerikan".