Revolucioni Islamik nga pikëpamja e mendimtarëve
Një prej ngjarjeve më të mëdha të botës bashkëkohore në shekullin e kaluar, padyshim se ishte Revolucioni Islamik i Iranit. Revolucioni Islamik i Iranit ishte një fenomen të cilin mendimtarët perëndimorë për shkak të disa karakteristikave si madhërisë, thellësisë, gjerësisë, popullaritetit dhe natyrës së tij fetare, nuk mundën ta anashkalojnë dhe të mos analizojnë aspektet e ndryshme të tij.
Një prej ngjarjeve më të mëdha të botës bashkëkohore në shekullin e kaluar, padyshim se ishte Revolucioni Islamik i Iranit. Revolucioni Islamik i Iranit ishte një fenomen të cilin mendimtarët perëndimorë për shkak të disa karakteristikave si madhërisë, thellësisë, gjerësisë, popullaritetit dhe natyrës së tij fetare, nuk mundën ta anashkalojnë dhe të mos analizojnë aspektet e ndryshme të tij. Në këtë edicion po paraqesin pikëpamjet e Antony Black rreth ideve politike të Imam Khomeinit (ra).
Antony Black është një prej shkrimtarëve dhe orientalistëve perëndimorë i cili në një prej librave të tij me titull "Historia e të menduarit politik islam" ka analizuar fenomenin e Revolucionit Islamik dhe rëndësinë dhe ndikimin e tij. Ai në këtë libër në lidhje me idetë politike të Imam Khomeinit (ra) shkruan: "Idetë politike të Ajetullah Khomeinit, nga aspekti i insistimit në qeverisjen e personave ose të personit të drejtë, janë plotësisht të ndryshme me idetë e revolucionarëve të tjerë dhe ndoshta nga ky aspekt, ato mund të konsiderohen të pashembullta. Titulli shteti islamik, titull sekondar kishte autoritetin fetar (Vilajete Fakih). Mohimi i kredibilitetit të mbretit si misionar i imperializmit të huaj, ishte mjet për realizimin e këtij qëllimi. Në fund të viteve 1960-ta dhe në fillim të viteve 1970-ta, Ajetullah Khomeini dhe disa figura të tjera, paraqiten këtë ide se në kohen kur shteti të jetë tërësisht në duar të uzurpuesve dhe të pushtetarëve të padrejtë, është e nevojshme që në rast se ekziston mundësia, një fakih (autoritet fetar) i drejtë dhe muxhtahid të marrë në dorë shtetin islam dhe të vendos rendin dhe drejtësinë në mesin e myslimanëve. Arsyeja e paraqitjes së kësaj ideje në kohë të veçantë, ishte induktimi i tyre se regjimi i mbretit ishte një regjim anti-islam".
Antony Black në lidhje me teorinë politike të Imam Khomeinit (ra) në faqen 533 të këtij libri shkruan: "Ajetullah Khomeini në përputhje me filozofinë islame dhe duke përfituar edhe nga filozofia e Platonit dhe Aristotelit, ka deklaruar se qëllimi i ligjit është prodhimi i njerëzve të ndershëm dhe me virtyte të larta njerëzore të cilët do të jenë shembull për zbatimin e ligjit. Ligjet e mira janë krijues të zakoneve të mira. Prandaj, qëllimi i shtetit islam është krijimi i disa kushteve të cilat rezultojnë me prodhimin e njerëzve me moral të mirë dhe me virtyte të larta. Ajetullah Khomeini gjithashtu paraqiti edhe një version të shkurt dhe të ndërlikuar të kësaj pavarësie ku sheriati, ashtu si çdo ligj tjetër, ka nevojë për një shtet për ta vendosur në zbatim atë ligj".
Ky mendimtar perëndimor në lidhje me filozofinë e Imam Khomeinit (ra) thotë: "Ajetullah Khomeini mori këtë pikëpamje revolucionare që për zbatimin e Sheriatit, vetëm një shtet islame mund të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Sipas mendimit tradicional, një shtet derisa të inkurajojë Sheriatin ose të paktën derisa të mos e pengojë atë, mund të ketë legjitimitet. Nëse shteti pengon myslimanët që të kryejnë ritualet e tyre fetare ose nuk i krijon mundësitë që ata të zbatojnë mësimet e fesë së tyre, duhet bërë përpjekje për ndryshimin e atij sistemi shtetëror. Ajetullah Khomeini kishte eksperiencat e tij në këtë drejtim. Për shumë njerëz, sidomos për shtresat e shtypura në Iran dhe në vendeve tjera myslimane, argumentet e tij ishin bindëse, për arsye se pushtetarët të cilët inkurajonin kulturën perëndimore dhe anashkalonin Sheriatin, ishin ata të cilët shtypnin shtresat e varfra".
Antony Black gjithashtu thekson: "Imam Khomeini besonte se vetëm një shtet islamik mund të jetë bazë për zbatimin e Sheriatit Islam. Ky mendim ishte i pranueshëm edhe nga liridashësit sunitë. Epiqendra e teorisë politike të Ajetullah Khomeinit ishte pikërisht kjo pyetje se "cilët janë elementët e shtetit islamik?" Cili person duhet të qeverisë? Përgjigja e tij ishte "Autoriteti Fetar". Kur të jetë një fakih i merituar dhe që posedon kriteret e diturisë dhe të drejtësisë, atëherë zëvendësimi i Imamit në mungesë i takon atij. Ajetullah Khomeini duke marrë parasysh nevojën e perceptueshme të shoqërisë shiite për të patur një qeverisje të mirë, qëndrimet e tij i ndërtojë mbi baza pragmatike".