Një vështrim mbi sukseset e qëndrueshme të Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i5566-një_vështrim_mbi_sukseset_e_qëndrueshme_të_revolucionit_islamik
Revolucioni Islamik i Iranit është formuar në bazë të motos "Pavarësi, Liri, Republikë Islamike". Ky lloj i të menduarit ende ka mbetur i qëndrueshëm në vazhdimësi të idealeve të Revolucionit Islamik në sistemin e Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2016 04:45 Europe/Tirane
  • Një vështrim mbi sukseset e qëndrueshme të Revolucionit Islamik

Revolucioni Islamik i Iranit është formuar në bazë të motos "Pavarësi, Liri, Republikë Islamike". Ky lloj i të menduarit ende ka mbetur i qëndrueshëm në vazhdimësi të idealeve të Revolucionit Islamik në sistemin e Republikës Islamike të Iranit.

Revolucioni Islamik është një prej ngjarjeve të mëdha dhe me ndikim në shekullin 20 i cili me ndikimin dhe rezultatet e tij në nivel rajonal dhe global, u shndërrua në një revolucion të qëndrueshëm. Esencialisht çdo revolucion në shoqërinë dhe territorin gjeografik të tij ka ndikime të caktuar që bëhen shkak për ndryshime fondamentale. Mirëpo faktorët që bëhen shkak për qëndrueshmërinë e një revolucioni janë vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e ndikimeve të atij revolucioni. Tani kanë kaluar 37 vite nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit. Gjenerata që i përket periudhës pas fitores së Revolucionit Islamik, me kuriozitet kërkon përgjigjeje për disa pyetje të caktuara. Një prej këtyre pyetjeve është kjo që Revolucioni Islamik për çfarë arsye është krijuar dhe motot të cilat kanë luajtur rol në formimin e Revolucionit Islamik, a mund të kenë ndikim edhe në periudhën aktuale? A kanë vazhdimësi ende teoritë e bëra në fillim të Revolucionit? A është e nevojshme vazhdimësia e ideve revolucionare në fazën e stabilizimit të sistemit shtetëror të Republikës Islamike? Këto pyetje dhe me dhjetëra pyetje të tjera në 37 vjetorin e Revolucionit Islamik, kanë preokupuar mendjen e shumë të rinjve të interesuar, sidomos të të rinjve të gjeneratës pas Revolucionit Islamik dhe përgjigja e tyre duhet të kërkohet në rezultatet e qëndrueshme të Revolucionit Islamik. Ky program do të trajtojë disa çështjeje në këtë drejtim. Revolucioni Islamik i Iranit është formuar në bazë të motos "Pavarësi, Liri, Republikës Islamike". Ky lloj i të menduarit ende ka mbetur i qëndrueshëm në vazhdimësi të idealeve të Revolucionit Islamik në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Kjo karakteristikë është shumë e qartë në Revolucionin Islamik të Iranit, në mënyrë që edhe shumë popuj të shtypur të botës e konsiderojnë realizimin e aspiratave të tyre duke marrë për model Revolucionin Islamik të Iranit. Prandaj pa dyshim mund të thuhet se ky revolucion është bërë shkak për formimin e lëvizjeve revolucionare tek shumë popuj të shtypur të botës. Ky ndikim ende ka vazhdimësi dhe më së miri mund të vërehet në lëvizjen e "Zgjimit Islam". Teoricienët në lidhje me Revolucionin Islamik, shpjegojnë ndikimet e këtij Revolucioni në tre fusha politike, ekonomike dhe kulture. Secili prej këtyre ndikimeve për shkak të rezultateve që kanë sjell ato, janë bërë shkak për ndryshime në nivele të ndryshme të cilat në teoritë e revolucionit quhen ndryshime strukturale. Disa teoricienë në analizën e këtyre ndikimeve dhe ndryshimeve kanë përdorur termin "eksportimi i revolucionit" me kuptim të paraqitjes së një stili të ri të jetës politiko-shoqërore. Paraqitja e "stilit islam të jetës" ka rëndësi të madhe në krijimin e zhvillimeve në idetë politike. Teoricienët e çështjeve shoqërore besojnë se një prej sferave të konkurrencës në botë është konkurrenca për pronësi të stileve të jetës. Revolucioni Islamik i Iranit ka arritur të prezantojë një stil të tillë të jetës dhe të luftojë në këtë rrugë dhe ky model të konsiderohet si një prej rezultateve të qëndrueshme të Revolucionit. Revolucioni Islamik njëkohësisht ka prezantuar një model efikas të qëndresës përball politikave hegjemoniste. Për arsye se një prej qëllimeve të rëndësishme të Revolucionit Islamik është mohimi i fuqive arrogante që përfshinë edhe hegjemoninë kulturore. Një prej shkaqeve të rëndësishme të hegjemonisë së fuqive botërore mbi popujt myslimanë është hegjemonia kulturore dhe boshatisja e tyre nga vlerat kombëtare dhe islame.

Një vështrim mbi historinë e vendeve islame dhe sulmin e shteteve jomyslimane për të plaçkitur resurset dhe rezervat e tyre natyrore, tregon se kjo hegjemoni ka vazhduar me shekuj me radhë duke poshtëruar myslimanët. Përqeshja e vlerave dhe e bindjeve të tyre, si dhe trillimi se feja islame ka të menduar të ngurtë, besëtytni dhe është fe e prapambetur, ishin metodat e tyre për krijimin e kushteve të kësaj hegjemonie kulturore. Kolonialistët perëndimorë duke shfrytëzuar këtë strategji, kanë larguar myslimanët dhe sidomos të rinjtë myslimanë nga identiteti islamik i tyre dhe kanë krijuar përçarje në botën islame. Kjo është bërë shkak që edhe mendimtarët myslimanë, rrugën e zhvillimit dhe shpëtimin nga hegjemonia e dhunës dhe padrejtësisë ta shikojnë në modelet marksiste, komuniste. Disa prej tyre gjithashtu mendonin se krijimi i sistemeve shtetërore sipas modelit të sistemeve demokratike perëndimore, është kulmi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Në një atmosferë të tillë, Revolucioni Islamik në kuadër të një sistemi demokratik të bazuar mbi vlerat fetare, arriti të paraqes një model të "spiritualitetit politik" i cili deri para Revolucionit, nuk ishte përkufizuar në sistemet moderne botërore. Ky model politik shembi muret e sistemeve despotike dhe kolonialiste dhe i tha "JO" sistemit hegjemonist. Revolucioni Islamik i Iranit përkundër lëvizjeve dhe revolucioneve bashkëkohore nuk ra në humnerën e despotizmit. Ky ndryshim u vendos në një pozitë të kundërt me diskursin liberal-kapitalist që besonte se vendet të cilat nuk i dëshirojnë mirëseardhje kolonialistëve, do të përfundojnë në despotizëm. Revolucioni Islamik në praktikë vërtetoi se për t'iu shmangur "despotizmit të brendshëm" me domosdo nuk duhet të pranohet "hegjemoni e huaj". Revolucioni Islamik në realitet paraqiti një "rrugë të tretë" për vendet që kërkojnë të çlirohen nga sistemet despotike. Me ndodhjen e këtij Revolucioni, u krijuan rrethanat për t'u zbatuar në praktikë vlerat islame. Ky rezultat i madh realizoi gjithashtu edhe një lëvizje të qëndrueshme. Në këtë mënyrë parime të tilla si pavarësia, liria, drejtësia, zhvillimi dhe morali i sakrifikimit dhe flijimit të cilat janë ideale të Republikës Islamike të Iranit, u bënë parime të qëndrueshme dhe të pavdekshme. Mirëpo përveç rrethanave kulturore dhe shoqërore, një tjetër vepër e Revolucionit Islamik ishte edhe rezultati politik i Revolucionit Islamik që u bë pikë fillim i ndryshimeve të mëdha dhe fondamentale në nivel rajonal dhe global. Roli të cilin ka luajtur Islami dhe ideologjia islame gjatë zhvillimeve të Revolucionit të Iranit, ishte përhapja graduale e termit "Islami politik". Do të thotë pikërisht Islami i cili në Iran hyri në sferën e politikës dhe me një revolucion të madh, rrëzoi një regjim despotik servil dhe në vend të tij, themeloi një sistem shtetëror të bazuar mbi vlerat islame. Ky ndryshim u bë në rrethanat në të cilat pavarësia politike u realizua si një prej karakteristikave më të rëndësishme të sistemit shtetëror dhe të politikës së jashtme në Iran. Realizimi i motove "jo lindor, jo perëndimor, Republikë Islamike" dhe "Pavarësi, liri, Republikë Islamike", vërteton institucionalizimin e këtyre idealeve në politikën e jashtme të Iranit.

Me fitoren e Revolucionit Islamik, Irani gjeti përsëri pavarësinë e vërtetë të tij dhe shkëputi të gjitha lidhjet e varësisë së tij nga Amerika. Në realitet, një prej politikave parimore dhe të rëndësishme të Revolucionit në sferën e politikës së jashtme ishte theksimi pikërisht në këtë pavarësi dhe në mohimin e varësisë nga të dy superfuqitë e lindjes dhe të perëndimit, e cila është realizuar në mënyrë të drejtë. Revolucioni Islamik i Iranit në një vështrim ka pasur shumë rezultate në nivel të brendshëm dhe të jashtëm, që edhe pas gati katër dekadave ende vazhdon rrugën e tij me kapacitete më të mëdha. Këto rezultate e kanë bërë të dalluar dhe të rëndësishme pozitën e Republikës Islamike të Iranit në botë. Këto rezultate, gjithashtu kanë ushtruar ndikim serioz mbi teoritë politike dhe mbi politikat strategjike të fuqive të mëdha. Në realitet, Revolucioni Islamik ka ushtruar ndikim të madh edhe mbi lëvizjet çlirimtare në botën islame dhe jashtë saj. Ky Revolucion është bërë shkak për forcimin e moralit të luftës, rezistencës dhe qëndresës së popujve kundër shteteve kolonialiste. Rezultatet e Revolucionit Islamik reflektojnë realitetin dhe natyrën e këtij Revolucioni dhe të sistemit shtetëror të bazuar në atë. Prandaj, nëse rezultatet do të njihen në mënyrë të drejtë, ato mund të luajnë rolin e një mburoje kundër propagandës politike të perëndimit që bëhet kundrejt Republikës Islamike të Iranit. Për këtë arsye një prej qëllimeve strategjike të armiqve në luftën e butë kundër Republikës Islamike të Iranit është njollosja e imazhit të Iranit, zmadhimi i problemeve, vendosja nën pikëpyetje dhe zhvlerësimi i rezultateve të Revolucionit Islamik dhe në fund pretendimi se Republika Islamike e Iranit është e pa efektshme. Strategjia e armiqve të Revolucionit Islamik të Iranit është paraqitja e një perspektive të errët rreth gjendjes së shoqërisë në Iran për të krijuar pesimizëm dhe zhgënjim tek qytetarët, sidomos tek gjeneratat e reja në lidhje me të ardhmen dhe natyrën e sistemit shtetëror në Iran. Ky Revolucion edhe pas 37 viteve, ende është dinamik dhe me ndikim dhe ka mohuar politikat hegjemoniste duke vendosur parim forcën popullore dhe luftën për pavarësi dhe në këtë mënyrë ka arritur të bëhet inspirim për popujt liridashës të botës. Mund të thuhet se Revolucioni Islamik edhe pas gati 4 dekadave, ende është inspirim për lëvizjet revolucionare në vende të ndryshme të botës.