Pikëpamjet e Liderit Suprem në takim me drejtuesit organizativ të Haxhit
(last modified Thu, 03 Aug 2017 06:08:27 GMT )
Gusht 03, 2017 08:08 Europe/Tirane

Lideri suprem i revolucionit islamik ditën e dielë në një takim me funksionarë dhe punonjës përgjegjës të institutit të pelegrinazhit dhe Haxhit në Iran, vuri në dukje se ceremonia e Haxhit është një mundësi mjaft e mirë për të shprehur qëndrimet rreth çështjeve të ummetit islam.

Haxhi është një prej nga obligimeve të mëdha hyjnore e cila është theksuar në Kuran dhe në hadithet e Profetit (s.a.v.s). Në haxhin e tre viteve më parë ndodhën 2 ngjarje të dhimbshme, njëra rrëzimi i vinçit në Masxhidul’Heram dhe e dyta dhe më e rëndësishmja vrasja e mijëra haxhinjve në tragjedinë e Minasë ku humbën jetën 464 pelegrinë iranianë, ngjarje që hidhëroi të gjithë myslimanët e botës. Për këtë arsye vitin e kaluar Republika Islamike e Iranit kërkoi që zyrtarët sauditë të garantojnë sigurinë dhe dinjitetin e pelegrinëve dhe haxhinjve iranianë. Mirëpo zyrtarët sauditë nuk pranuan të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe privuan shtetasit iranianë që të zbatojnë detyrën e tyre të Haxhit. Mesa duket sivjet qeveria e Arabisë Saudite ka pranuar angazhimin e saj në garantimin e sigurisë dhe Irani sot është duke dërguar pelegrinët për në ceremoninë e Haxhit.

Takimi i Ajetollah Khamenei me përgjegjës të institutit të pelegrinazhit dhe Haxhit në Iran

Në prag të ceremonisë së Haxhit, zyrtarët dhe punonjësit përgjegjës për këtë ceremoni, zhvilluan një takim me Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik. Ata përveçse raportuan mbi ecurinë e punës, përfituan edhe nga udhëzimet e liderit të nevojshme për Haxhin. Në këtë takim lideri suprem duke cituar ajetin 125 të sures Bekare, foli mbi rëndësinë e Haxhit dhe tha:

125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojnë shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.   

 

Zoti thekson se Qabja është vendi i mbledhjes së njerëzve dhe vendi i sigurisë së tyre. Prandaj siguria është e rëndësishme. Ne nuk e harrojmë ngjarjen e dhimbshme të 2014-ës. Zia ka përfshirë zemrat e ummetit islam dhe kjo zi e paharrueshme ekziston edhe në zemrat e iranianëve. Sigurisht lideri suprem vuri në dukje se përveç sigurisë, dinjiteti dhe krenaria e haxhinjve duhet respektuar me qëllim që pelegrinët pa pasur asnjë shqetësim të kenë mundësi të kryejnë ritet e tyre ashtu siç duhet.

Tragjedia Mina

Në të gjithë botën vendi organizator është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin e vizitorëve që shkojnë në atë vend. Organizator i ceremonisë së Haxhit është qeveria e Arabisë Saudite, e cila ka përgjegjësi të krijojë ambient të sigurt dhe të qetë për pelegrinët e Haxhit. Edhe pse kjo qeveri shpeshherë ka treguar se nuk mund ta kryejë siç duhet këtë përgjegjësi, mirëpo Irani shpreson të mos përsëriten tragjeditë e së kaluarës. Lideri suprem i revolucionit islamik lidhur me vendimin e Iranit për dërgimin e pelegrinëve në Haxh ka thënë: Fatmirësisht zyrtarët e pushteteve të ndryshme u mblodhën në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe analizuan çështjen dhe arritën në përfundimin që të merret pjesë në ceremoninë e Haxhit. Shpresoj që ky Haxh të organizohet në mënyrën sa më të mirë. Shkaku i theksimit të Republikës Islamike të Iranit, në organizimin dinjitoz të ceremonisë së Haxhit për iranianët, është ndikimi personal dhe social i tij. Lideri suprem i revolucionit islamik në takimin që pati me zyrtarët përgjegjës të Haxhit ka thënë: Haxhi është një eveniment shumë i rëndësishëm.

 

Ndoshta ne në evenimentet dhe ngjarjet e tjera islamike ndoshta nuk kemi ndonjë më të rëndësishëm sesa haxhi. Së pari në këtë eveniment të madh dhe të gjerë, potenciali spiritual është tepër i lartë dhe çdokush kërkon lidhje spirituale dhe të përfitojë sa më shumë nga besimi në Zoti dhe kryerja e riteve fetare. Nëse vlerësojmë dhe nëse kërkojmë më shumë spiritualitet, Haxhi është më i obligueshëm sesa çdo gjë tjetër. Për të përfituar nga ky spiritualitet lideri suprem sugjeroi pjesëmarrjen në namazin e Masxhidul’heram dhe të Masxhidul’nabi, leximin e Kuranit dhe përkushtimin në ditën e Arafatit dhe ibadetet e tjera. Sa i përket angazhimit gjatë kohës së ceremonisë së Haxhit, lideri suprem tha: Në çështjen e Haxhit, më shumë se çdo gjë tjetër haxhiu duhet të mendojë që të pastrojë vetveten, të pastrojë zemrën, shpirtin dhe të përfitojë nga ku eveniment i madh fetar. Nëse ndodh kështu, me padyshim ai do të përfitojë nga mëshira hyjnore. Mirëpo cilat janë rezultatet sociale të Haxhit, për të cilat foli Ajetollah Khamenei?

 

Ai tha se përveç aspektit personal, haxhi ka edhe karakteristika të tjera sociale dhe në shtjellimin e këtyre karakteristikave shtoi: Islami thekson shumë tek spiritualit. Mirëpo spiritualiteti dhe besimit fetar nuk nënkupton izolim dhe ndarje në një anë apo largim nga njerëzit. Ato përfitime që janë në formë personale, janë edhe në formë sociale. Për këtë arsye lideri suprem ceremoninë e Haxhit e cilësoi shembull të unitetit dhe fuqisë së ummetit islam e cila është e nevojshme për tu përballur me armiqtë. Ai gjithashtu haxhin e cilësoi një potencial të pashembullt social dhe vend për shprehjen e mendimeve dhe qëndrimeve të ummetit islam dhe për këtë arsye në ceremoninë e Haxhit me qindra mijëra myslimanë mund të njihen mbi gjendjen dhe situatën në vendet e njeri-tjetrit. Sa i përket kësaj karakteristike të Haxhit, lideri suprem tha: popujt myslimanë në Haxh njihen me njëri tjetrin dhe bashkohen mes tyre. Ata afrohen me njëri-tjetrin, eliminojnë dyshimet, zbusin armiqësitë dhe gradualisht i eliminojnë ato, afrojnë zemrat dhe japin dorën e ndihmës. Vendet mund të ndihmojnë njëri tjetrin, kombet mund të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ky është haxhi. Myslimanët e botës duke pasur shumë të përbashkëta, sot përballen me përpjekjet përçarëse të brendshme dhe të huaja. Lideri suprem haxhin e quajti vendin për të ruajtur unitetin dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

 

Ai tha: Pelegrinët duhet të përqendrohen në çështjen e unitetit dhe të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të forcuar unitetin midis myslimanëve. Ndërsa shpenzohen miliarda dollarë për të krijuar mosmarrëveshje, fërkime dhe armiqësi mes myslimanëve, myslimanët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e ndihmojnë këtë përpjekje, sepse çdo popull islamik që kontribuon në këtë komplot do të jetë partner në pasojat e këtij mëkati të madh. Një tjetër çështje e rëndësishme në ceremoninë e Haxhit është përdorimi i kësaj mundësie të jashtëzakonshme për të shprehur urrejtjen ndaj armiqve të islamit dhe myslimanëve. Ajetollah Khamenei thekson: Çështja e faljes është një prej çështjeve për të cilat ka theksuar edhe imami ynë që ka thënë se haxhi nuk ka kuptim pa falje. Në Haxh popujt myslimanë mund të parashtrojnë qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme. Ato nga kush pranohen? Popujt. Qeveritë mund të kenë sjellje tjetër dhe të veprojnë ndryshme, ashti siç shikojmë se shumë qeveri myslimane ndjekin një rrugë që është në kundërshtim me kërkesën e popujve të tyre. Mirëpo zemrat e popujve dëshirojnë diçka tjetër. Këtu është vendi ku popujt mund të shprehin mendimin e tyre për çështje të ndryshme.

Haxhi në Arafat

Revolucioni islamik i Iranit, gjithmonë i ka kushtuar rëndësi çështjes palestineze. Për këtë arsye zyrtarët iranianë janë primarë në mbështetjen e popullit palestinez. Lideri suprem në takim me punonjësit e Haxhit tha: Në ceremoninë e Haxhit çështja palestineze nuk duhet lënë në harresë. Është një çështje e rëndësishme. Çështja palestineze në këto 60-70 vitet e fundit është diskutuar gjithmonë. Në disa raste shumë dhe në disa raste pak. Sot gjithashtu është ndër ato raste që për shkak të arrogancës së sionistëve dhe për shkak të tradhtisë së krerëve të disa vendeve, çështja palestineze ka rëndësi të veçantë. Sot boshti kryesor i çështjeve të botës islame është Palestina.

 

Lideri suprem me arrogancën e sionistëve, nënkuptoi sulmet kundër xhamisë Al Aksa dhe heshtjen e qeverive islamike mbi këtë rast. Sa i përket kësaj Ajetollah Khamenei tha: “Sionistët janë bërë të guximshëm dhe të pasjellshëm, duke i dhënë vetes të drejtën për t'u bërë të ashpër me pronarët e xhamisë Al Aksa dhe për t'i parandaluar ata. Ku mundet ummeti Islamik të gjejë një vend më të mirë se Haxhi për të diskutuar mbi xhaminë Al Aksa? Ku është vendi më i mirë për të marrë një pozicion kundër pranisë së djallëzuar të Amerikës në rajon? Haxhi është vendi më i mirë"

Shtypja e palestinezëve në xhaminë Al Aksa

Në përgjithësi lideri suprem Ajetollah Khamenei, ceremoninë e Haxhit e konsideroi një rast të volitshëm ku myslimanët të shprehin problemet e tyre dhe tha: Haxhi është vendi më i mirë ku ummeti islame dhe të gjithë vendet mund të shprehin qëndrimet dhe mendimet e tyre. Haxhi të jep këtë mundësi. Kjo duhet vlerësuar dhe duhet shfrytëzuar. Ai gjithashtu haxhin e cilësoi vendin e përshtatshëm për të zbuluar dhe publikuar ndërhyrjet e Amerikës në vendet islamike dhe ndërhyrjen e saj në formimin e grupeve terroriste dhe takfiriste dhe mbështetjen e regjimit sionist. Haxhi gjithashtu është vendi për të mbrojtur popullin jemenas, të Bahrejnit dhe popujt e tjerë të shtypur të botës.

 

Tags