Speciale me rastin e ceremonisë së betimit të presidentit Ruhani
Presidenti, si kreu i ekzekutivit, duhet të ketë tiparet dhe karakteristikat e nevojshme për të menaxhuar punën në çdo raund të presidencës. Nga kjo perspektivë, zbatimi i dekretit presidencial shërben si një theks në përgjegjësitë e mëdha që ka presidenti në të gjitha punët dhe detyrat që i janë caktuar atij nga kushtetuta e vendit.
Në këtë drejtim Ajetollah Khamenei, në ceremonitë e inaugurimit në periudhat e mëhershme, u ka bërë thirrje zyrtarëve të punojnë me të gjithë fuqinë dhe kapacitetet e tyre për të përdorur burimet e mëdha vendase, pasuritë dhe fuqinë punëtore për të arritur një prosperitet ekonomik të favorshëm për vendin. Këto pika të rëndësishme qoftë në arenën kombëtare por edhe në arenën ndërkombëtare janë të rëndësishme edhe sot gjatë presidencës së 12-të të Republikës Islamike të Iranit, e cila kryesohet për herë të dytë një herë nga Hasan Ruhani.
Përpjekjet politike dhe propaganduese të armiqve për të paralizuar vendin përmes problemeve ekonomike janë një nga çështjet që kërkojnë më shumë përpjekje nga presidenti dhe qeveria. Është e domosdoshme dhe e pashmangshme që kjo rrugë të përfundohet me sukses për të ngritur sa më lart republikën islame të Iranit. Presidenti dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet janë përgjegjës për këtë dhe ata duhet të përpiqen të mendojnë dhe bëjnë përpjekje vazhdimisht dhe të mbështeten në të gjitha kapacitetet politike për të kryer detyra të mëdha dhe të qëndrueshme. Kjo sepse nevojat e sotme dhe të së nesërmes të Iranit janë plotësimi i nevojave, eliminimi i pengesave dhe vazhdimësia e lëvizjes së madhe drejt realizimit të qëllimeve të larta të shtetit të Republikës Islamike të Iranit.
Irani islamik, sot është vënë nën objektivin e armikut në të gjitha fushat e luftës së butë si presioni ekonomik, sanksionet dhe kërcënimet ushtarake. Qëllimi i këtyre armiqësive është largimi i sistemit të Republikës Islamike nga boshti i rezistencës kundrejt sistemit të arrogancës dhe nga lëvizja në drejtim të sovranitetit hyjnor. Qëllimi i ndjekur nga armiqtë e Iranit është që të godasë shtyllat e sistemit të drejtësisë dhe vilajetit. Një nga mjetet shumë të rëndësishme që përdorin Shtetet e Bashkuara në situatën aktuale për të krijuar pakënaqësi në radhët e popullit është komplikimi i situatës ekonomike të Iranit. Prandaj, përpjekjet e presidentit dhe qeverisë për të arritur objektiva të tillë si ekonomia rezistente, tani janë po aq të rëndësishme ashtu si aftësia ushtarake për të penguar kërcënimet dhe për t'iu përgjigjur agresorëve.
Qeveria e njëmbëdhjetë ka punuar shumë në fushën ekonomike për të eliminuar vëllimin e problemeve të shkaktuara nga sanksionet. Qeveria iraniane ka punuar gjithashtu në politikën e jashtme për t'u angazhuar më me efikasitet dhe me ndikim në zhvillimet politike rajonale. Megjithatë, arritjet e secilës prej këtyre përpjekjeve tregon se zyrtarët nuk duhet të mjaftohen vetëm me sukseset që kanë arritur deri më tani. Sepse sot, ashtu siç ka theksuar vazhdimisht lideri suprem, ata duhet të jenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm në të gjitha fushat dhe ndaj të gjitha sjelljeve të armiqve.
Sa i përket kësaj lideri suprem ka thënë:
Politikat e ekonomisë duhet të bazohen te politika e një "ekonomie rezistente", një ekonomi kjo që duhet të jetë rezistente ndaj strukturës të saj të brendshme dhe të mund të qëndrojë; kjo ekonomi nuk duhet të ndikohet nga ndryshimet në çdo cep të botës Presidenti, i cili dëshiron të udhëheqë dhe drejtojë këtë vend të madh dhe ka pranuar këtë përgjegjësi të madhe për të ndihmuar njerëzit dhe popullit, duhet të ketë të tilla karakteristika.
Populli i Iranit, gjithmonë ka qenë me qeverinë, gjithmonë ka qenë i interesuar në sistemin qeverisës dhe gjithmonë është i gatshëm të sakrifikojë dhe të përballojë problemet. E kaluara tregon se sa herë që është e nevojshme, ky komb me guximi, integritet dhe identitet është i pranishëm në skenë dhe në arenë për të mbrojtur vendin e tij dhe sistemin e tij. Lideri suprem i Revolucionit Islamik në këtë drejtim thotë: "... Kombi iranian në të vërtetë është manifestimi i fuqisë së Zotit dhe është një investim i madh për sistemin islamik dhe çdo qeveri apo shteti që është i mbështetur nga një popull i tillë, duhet të ndiejë fuqinë dhe detyra kryesore e saj është që të punojë dhe t’i shërbejë këtij populli.
Tani Republika Islamike e Iranit përballet me sfida të vështira, por që nuk janë më të vështira sesa më parë. Kjo për shkak se kombi i Iranit është më i fuqishëm sesa në kaluarën dhe duke tejkaluar pengesa të ndryshme politike dhe ekonomike dhe duke tejkaluar lloje të ndryshme të intrigash dhe komplotesh, sot ky popull për shkak të fuqisë së madhe të njerëzve, është gjendje të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përparimit dhe progresit. Qeveritë e Iranit, njëra pas tjetrës, me mbështetjen e kombit të tyre të madh, kanë qenë në gjendje të zhvillojnë vendin nga aspekti e shoqëror, politik, reputacionit ndërkombëtar dhe autoritetit kombëtar. Sidoqoftë, rruga që përpara është shumë herë më e gjatë sesa ajo e përshkuar deri më tani dhe në fushat e ekonomisë dhe aftësitë parandaluese të kërcënimeve dhe në progresin shkencor apo forcimin e infrastrukturës duhet të bëhet më shumë punë sesa më parë.
Pa dyshim, një ekonomi e fortë dhe siguri e fuqishme janë dy shtylla të rëndësishme në përballje me kërcënimet që vazhdimisht mundohen të godasin vendin. Ndjeshmëria e situatës aktuale në Iran në krahasim me disa vite më parë jo vetëm që nuk është më pak, por në disa raste është edhe më shumë sesa e kaluara, sidomos në aspektin e ndryshimit të sjelljes së armiqve. Ajo që ka rëndësi për sistemin e Republikës Islamike është forcimi i strukturës së brendshme të vendit.
Siç thekson lideri suprem: “ Jashtë strukturave të vendit dhe shtetit të Republikës Islamike të Iranit ekziston një fronti i madh i cili të gjithë kapacitetin e tij për mëse 30 vjet me radhë e ka përdorur që revolucioni të mos zërë rrënjë dhe të mos lejojë që Republika Islamike të jetë e qëndrueshme dhe të mos lejojë që republika Islamike e Iranit të kthehet në shembull dhe model në fusha dhe sektorë të ndryshëm. Nga armiku dhe metodat e tij armiqësore, nuk mund të pritet miqësi, sinqeriteti dhe mëshirë. Nuk themi që të mos i përdorim këto por themi se nuk duhet krijuar besë, nuk duhet krijuar garanci dhe sytë nuk duhen drejtuar tek ata por brenda vendit. Tani kjo mundësi edhe për katër vitet e ardhshme i është dhënë presidentit të zgjedhur të Iranit. Me dekretimin e presidentit të 12-të të Iranit nga ana e liderit suprem, pritet që presidenti dhe qeveria e tij të veprojë ashtu siç duhet në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të saj.